Te hapim dhe nje teme historie tani bazuar ne mediat turke e greke dhe te mesojme se nga e kemi prejardhjen.
Te hapim dhe nje teme historie tani bazuar ne mediat turke e greke dhe te mesojme se nga e kemi prejardhjen.
Idiotlliqet e Albos skane fund, aq sa duhet te shkruhet nje liber plot e perplot.
Ose me mire te lexoje nje: 'Being Albanian' for Dummies...
Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Ekskluzive: "16 orë mbi kishë për të ngritur flamurin në Beograd"
TIRANE - Të gjithë duan që të jenë autorët e ngritjes së flamurit me Shqipërinë e Madhe në mes të Beogradit. Shumë prej tyre janë vetëshpallur si autorë të këtij gjesti që përveç se ngriti ndjenjën kombëtare në maksimun, njëkohësisht acaroi po në maksimum edhe marrëdhënie me Serbinë. Tani është duke u folur vetëm për një të ri. Ai është kuksiani Ismail Morina, i njohur edhe me pseudonimin Ballisti, i cili prej vitesh jeton në Milano, Itali. Në fakt, sot bëhen 1 javë kur Shqipëria po ndeshej me Serbinë, kur droni me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, fluturoi mbi fushë.
Gjatë ditës së djeshme mediat serbe thanë se, bëhet fjalë pikërisht për të riun shqiptar Ismail Morina. I riu që prej asaj dite, ka marrë famë dhe është bërë një nga personazhet më të përfolura. Dikush e ka takuar, e dikush dëshiron ta takojë. Por duket se, ai nuk ka shumë qejf që të bëhet mediatik. Por Shqiptarja.com, ditën e djeshme ka biseduar me një mik të afër të të riut, i cili na ka treguar edhe se si, është arritur që të ngrihet flamuri në mes të Beogradit.
Prej ditësh flamuri në Beograd është kthyer në një hit. Ju si mik i afërt me Ismailin, që besohet se është edhe autori i atij fluturimi çfarë mund të na thoni?
Unë e njoh prej vitesh Ismailin ose Ballistin, siç i themi ne, gati jemi rritë me të edhe pse ai ka vite që është larguar nga vendi. Në fakt, ai është shumë atdhetar dhe patriot. Edhe herë të tjera ka bërë gjëra të çmendura për kombëtaren, siç është ai rasti në Slloveni që u ngjit te rrjetat e stadiumit dhe thërriste që të mbështetej kombëtarja.
Po si ka mundur ai që të shkojë deri në Beograd dhe të bëjë flamurin që të valëvisë?
Në fakt, të gjithë gjëra kanë qenë të rregulluara që të mos kapej dhe të vinte sërish në Shqipëri. Ismaili ka shkuar disa herë në Beograd për të parë vendin ku do të zhvillohej ndeshja. E për këtë ai ka përdorur edhe fotografi të stadiumit Partizani dhe të zonës aty. Siç duket, ai e kishte parë që kisha që ishte pranë stadiumit ishte vendi më i afërt me fushën ku do bëhej ndeshja.
Po si ka arritur të hyjë në kishë dhe aq më shumë që ta nisë dronin me flamur?
Në fakt, Ismaili bashkë me një shokun e tij pasi kanë mbërritë në Serbi, kanë parë nga afër vendin. E ai kishte shkuar në mëngjes te kisha dhe ishte ngjitur në këmbanore. Për disa orë ai kishte qëndruar atje, pa lëvizur, pa ngrënë, me vetëm pak ujë. Këto i kishte bërë që të mos diktohej nga priftërinjtë. Në kohën kur ka nisur ndeshja, ai kishte dalë nga qoshja ku kishte ndjenjur për rreth 16 orë. Sigurisht aty nuk kishte pasë njeri. Ai kishte nxjerrë flamurin dhe e ka vënë në dron. Para se ta nisë në fluturim, Ismaili është betuar para Ismail Qemalit dhe Isa Boletinit. E pastaj me të ka bërë një rrotullim rreth stadiumit, duke e futur në fushë. Rastisi që loja në atë kohë kishte ndaluar dhe që të shikohej flamuri më mirë. Më pas ndodhi që lojtarët serbë e kapën flamurin dhe ndodhi çfarë tani dihet.
Po kur e kishte përgatitë flamurin Ismaili?
Në fakt që në gusht ai ka qenë në Tiranë ku kishte bërë flamurin, që e kishte ekspozu edhe në profilin e tij në Facebook. Foton e ka bërë nga kodrat e liqenit ku edhe e kishte shpalosë. Në fillim ishin shumë që e morë autorësinë e këtij gjesti, po unë e dija që në fillim se kush e kishte bërë.
Po tani ku ndodhet ai?
A këtë nuk e di. Kam folur para disa ditësh me të, por nuk më tha se, ku ishte dhe çpo bënte. Që nga ajo ditë nuk kam folë më. Besoj që ka ikë nga Shqipëria sepse e di që e kërkojnë serbët për atë që bëri edhe pse për ne ai tani është një hero.
Sot bëhen 1 javë kur Shqipëria po ndeshej me Serbinë, kur droni me hartën e Shqipërisë së Madhe dhe me portretet e Ismail Qemalit e Isa Boletinit, fluturoi mbi fushë. Ismail Morina, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për “France 2016”.
Çfarë shkruajtën serbët. Media: Morina mbërriti në Beograd që në 11 tetor
Mediat serbe gjatë ditës së djeshme bënë publike se, bëhej fjalë për shqiptarin 31-vjeçar Ismail Morina për të cilin thuhet se është shpallur në kërkim. Gazeta beogradase “Kurir” thotë se shqiptari mbërriti në Beograd më 11 tetor, dhe sikurse nuk lejohej futja e tifozëve shqiptarë në Serbi, personi që dyshohet se ka ngritur dronin me flamurin e Shqipërisë etnike, ka kaluar për në territorin serb pasi ishte me dokumente dhe me makinë me targa italiane.
Ismail Morina, sipas mediave serbe, ka qëndruar në një hotel i cili ndodhet pranë stadiumit “Partizani”, aty ku mbrëmjen e 14 Tetorit u zhvillua ndeshja Serbi-Shqipëri e vlefshme për eliminatoret e kampionatit evropian “France 2016”. Mediat serbe thonë se shqiptari Islamil Morina është i specializuar në alpinizëm dhe se njihet prej kohësh me Olsi Ramën, vëllain e kryeministrit Rama. Ishin po mediat serbe të cilat akuzuan më herët se ishte Olsi Rama ai që telekomandoi dronin me flamurin e Shqipërisë së Madhe, nga tribuna VIP e stadiumit “Partizani”, ku ai dhe shqiptarët e paktë të akredituar nga FSHF ndoqën "Live" ndeshjen.
Shqiptarja
Kastriot Myftaraj
Tetor 20.
Droni në Beograd u lëshua nga një helikopter i shërbimeve të fshehta serbe; enigma përse Policia nuk e mori kur ra në fushë.
Gjashtë ditë pas incidentit me dronin në stadiumin e Beogradit, ndonëse janë kqyrur me qindra videokamera sigurie që vëzhgonin hapësirën përreth stadiumit, si të policisë ashtu dhe private, as Policia e Serbisë dhe as media, nuk kanë qenë në gjendje që të publikojë asnjë videoregjistrim të trajektores së dronit që nga pika ku u nis e deri kur mbërriti mbi stadium, ku më së fundi u kap nga kamerat televizive që shërbenin për transmetimin e ndeshjes Serbi-Shqipëri.
A thua droni mbiu në qiell bashkë me bannerin? Kështu kanë thënë kur janë pyetur për shkak të hetimeve mbi ngjarjen, policët të cilët në atë kohë kanë qenë me shërbim për të mbikqyrur zonën përreth stadiumit. Në fakt përshtypja e tyre i përgjigjet së vërtetës. Se droni u lëshua nga një helikopter i shërbimeve të fshehta serbe i cili fluturonte në lartësi të madhe, në afërsi të stadiumit të Beogradit, me detyrën e mbikqyrjes së hapësirës ajrore përreth stadiumit gjatë ndeshjes. Kjo është arsyeja që videokamerat e sigurisë kanë qenë jashtë loje. Operacioni ka ndodhur përmbi këndin e tyre të filmimit.
Errësira e natës kamuflonte mirë lëshimin e dronit nga helikopteri. Por megjithatë ata që lëshuan dronin kanë bërë edhe një perde tymuese para helikopterit në kohën e lëshimit të dronit, për t’ u siguruar edhe më shumë për sekretin. Në errësirën e natës, perdja tymuese nuk dallohej nga terri, dhe shërbente që eventualisht edhe nëse helikopteri ishte në rrezen e filmimit të ndonjë videokamere, kjo të mos mund të filmonte gjë tjetër përveç territ. Pasi ka lëshuar dronin helikopteti është ngjitur përsëri në lartësi të madhe dhe është larguar tutje. E kush e pa këtë helikopter atë mbrëmje kur të gjithë beogradasit qenë para televiziorëve për të parë ndeshjen.
Në të vërtetë, të gjithë e panë se droni iu afrua stadiumit nga një lartësi më e madhe se ç’ do të kishte ndodhur nëse ai do të ishte lëshuar nga një pikë në tokë, qoftë edhe nga një ndërtesë. Lartësia e stadiumit në kahun nga ku hyri droni është 21 metra. Droni në momentin që hyri në stadium fluturonte në një lartësi dy herë më të madhe, dhe duket qartë se vinte duke zbritur nga një lartësi më e madhe. Kjo do të thotë se nëse droni është ngritur nga toka, ai ka bërë një hark në qiell çka e ka dyfishuar së paku kohën e fluturimit të tij. Por të gjitha pikat e larta në ndërtesat përreth stadiumit në rrezen e lëvizjes së dronit kanë qenë nën kontroll fizik policor, ose së paku nën mbikqyrje policore, çka do të thotë se droni nuk është lëshuar nga një ndërtesë e lartë, që do të mund ta ulte kohën e fluturimit të tij. Pasi është lëshuar droni është pilotuar nga një operator i shërbimeve të fshehta serbe i cili gjendej në afërsi të stadiumit, me ndihmën e një monitori ku shikonte brendësinë e stadiumit.
Dërgimi i dronit në stadium si një operacion i shërbimeve të fshehta serbe shpjegon dhe sjelljen e çuditshme të forcave policore të pranishme në stadium, që as nuk u afruan ta marrin dronin kur ra në fushë. Fotografia e tifozit që hyri në fushë dhe tërhiqte pas dronin me litar, flet shumë. Ky tifoz kthente kokën pas dhe duket se nuk po i besohet që policët, të cilët deri në atë moment nuk qenë interesuar për objektin fluturues të rënë në fushë, nuk po e ndalin dhe t’ ia marrin dronin. Madje nuk e ndalën as policët në dalje të stadiumit, te dera. Policia Serbe, e cila kontrolloi fizikisht deri edhe lojtarët e përfaqësueses shqiptare për të parë se mos e kishin ata pultin e komandimit të dronit, çuditërisht e lejoi këtë tifoz që të dalë nga stadiumi me dronin. Mund të imagjonohet biseda e tij me policët në dalje të stadiumit;
“Ky është droni, unë e mora i pari dhe dua ta mbaj dy ditë në shtëpi, pastaj mund të vini ta merrni. Unë banoj në Pançevo, këtu pranë.”
“Sa për ne, nema problema,- i kanë thënë policët,- po të jenë dakord edhe xhandarët, se ju e dini që kemi rivalitet me ta.”
“Nema problema”,- thanë edhe xhandarët dhe tifozi u largua nga stadiumi me droning.
Policia shkoi në shtëpinë e tifozit vetëm dy ditë më vonë, pasi e kishte identifikuar nëpërmjet pamjeve televizive njeriun që i kaloi “si miu në mustaqe” në stadiumdhe ia mori dronin. Merret vesh, si ka qenë biseda. Policia i ka thënë këtij qytetari: “Na falni zotëri, erdhëm sipas marrëveshjes që bëmë parmbrëmë te dera e stadiumit. Ju e mbajtët 48 orë dronin dhe tani ai na duhet ne! Ju faleminderit për mirëkuptimin! Por duhet të vini edhe ju me ne, që bota të mos mendojë se kishim marrëveshje.”
“Ju falenderoj edhe unë, dhe në shenjë mirënjohjeje do t’ u tregoj ju se çfarë gjeta te droni, një mikrokamera. Më mirë t’ ua jap ju se xhandarëve që me siguri do të kërkojnë të më pyesin dhe ata.”
“Jo, ne nuk duam të dëgjojmë asgjë të tillë.- I thanë policët.- Dronin ne e kqyrim vetë. Ajo që duam të dimë është se ku e gjetët dronin dhe pse e morët në shtëpi?”
“T’ ju them të vërtetën, u bëfsha shiptar që tani nëse ju gënjej, unë në atë rrëmujë që u bë mendova ta marr dronin dhe t’ ia dorëzoj Policisë, se do ta marrë ndonjë shiptar mendova dhe pastaj ata do të thonë se nuk ka pasur fare dron, por ka qenë një balonë prej letre. Se ju e dini që shiptarët gënjejnë shumë. Një prej tyre ka gënjyer edhe nënën e Kryeministrit tonë të sotëm, së cilës i hyri në shtrat duke i thënë se është burri i saj. Prandaj unë e mora dronin dhe kalova para policëve duke e tërhequr me litar, në pritje që dikush prej tyre të ma kërkonte dronin. Unë në fakt mendova që t’ u them se ky është droni, ejani merreni por pata frikë se mos më qortonin që tallem me policët, se ju e dini që policët në të gjithë botën janë të ndjeshëm për anekdotat që bëjnë njerëzit për ta. Policët mund të më thoshin: ‘A je duke u tallur me ne ti, pse nuk e shohim ne dronin që duhet të na thuash ti me fjalë se ky është droni?’ Dhe kështu, unë duke tërhequr dronin nga litari e policët duke më parë, dola nga stadiumi dhe arrita deri në Pançevo.”
Përtej humorit, mosmarrja e dronit të rrëzuar në fushë është shumë kompromentuese për Policinë Serbe dhe për shtetin serb në përgjithësi. Asnjërit prej shtetarëve të lartë serbë që bënë garë mes tyre për të formuar teori konspiracioni për dronin nuk iu ndez një llampë në tru për të pyetur Ministrinë e Punëve të Brendshme se si ndodhi që asnjë nga katër mijë policët e pranishëm në stadium nuk shkoi ta merrte dronin e rrëzuar në fushë.
Arsyeja për të cilën droni u la në fushë nga Policia, ka lidhje me arsyen se përse ai nuk ishte i pajisur me videokamera, siç ndodh rëndom me këta lloj objektesh fluturues. Nëse dronin do ta kishte dërguar një shqiptar ai do ta pajiste me videokamera për të mundur të kishte pamjet më spëktakolare të fluturimit të tij, si dhe për të vërtetuar pa as dyshimin më të vogël autorësinë shqiptare. Por shërbimet e fshehta serbe nuk kishin interes që ta pajisnin dronin me videokamera se kështu ata që do ta zotëronin do të siguronin videoregjistrime për trajektoren e tij. Ata që drejtonin forcat policore në stadium, e panë se droni nuk kishte videokamera, por nguruan të urdhërojnë marrjen e tij nga Policia, se dyshonin që ai mund të ishte i pajisur me ndonjë mikrokamera. Kështu që nëse e merrnin dronin atëherë do t’ u mbetej në dorë një sekret i padëshirueshëm, nga ato lloj sekretesh shtetërorë, të cilët u marrin kokën madje edhe atyre funksionarëve shtetërorë, që i mësojnë rastësisht ato, por që nuk duhet t’ i dinë. Prandaj shefat e forcave policore në stadium, kanë lejuar që droni të bjerë në duart e një tifozi, të nxirret nga stadiumi prej tij, duke u dhënë 48 orë kohë atyre që e kishin lëshuar dronin që nëse donin të shkonin e ta merrnin atë vetë.
Por shërbimet e fshehta nuk kanë marrë mundimin për të shkuar ta merrnin dronin, meqënëse ata me sa duket nuk kishin vendosur as mikrokamera në dron, dhe ai tani e shumta tani kishte për ta vlerën e një relikeje, por të një relikeje të rrezikshme. Prandaj ia lanë dronin si trofe Policisë, për t’ ia ëmbëlsuar pak pilulën e hidhur që i dhanë me futjen e dronit në stadium. Kështu që Policia mund të shkonte ta merrte atë, duke e deklaruar këtë si një arritje të saj.
Tani Policia Serbe për të larguar sadopak dyshimet që kanë rënë mbi të, lëvizi më së fundi për të urdhëruar arrestimin e kryeidiotit të Shqiptarisë, Ismail Morinaj, nga katundi Shikaj i Kukwsit, cili ka sajuar njw skenar qw e bwn atw autorin e dwrgimit tw dronit nw stadium. Kryebudalli i Shqiptarisë, kur ta shikojë veten me pranga në duar, të tranuar, pasi i dronoi lojtarët e përfaqësues në Beograd, është e sigurt se do të thotë se ka bërë shaka dhe nuk është ai autori i dërgimit të dronit në stadium. Dhe sa për shqiptarët të cilët pretendojnë autorësinë e dronit, dhe posaçërisht Ismail Morinaj “i famshëm”, pretendimet e tyre bien për shkak se nuk tregojnë trajektoren e detajuar të droni që nga pika e nisjes, që pastaj të mund të analizohet kjo trajektore se në ç’ raport ka qenë me mbikqyrjen fizike policore dhe me pozicionimin e videokamerave policore dhe private./Kastriot Myftaraj
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Kastriot Myftaraj
Tetor 17 · Përpunuar.
Përgjigja mjerane e Federatës Shqiptare të Futbollit ndaj deklaratës së dytë të Federatës së Futbollit të Serbisë, mbi ndeshjen Serbi-Shqipëri
Pas deklaratës së dytë që Federata e Futbollit e Serbisë nxorri të nesërmen e ndeshjes Serbi-Shqipëri (deklaratën serbe e kam analizuar këtu në faqen time në shkrimin “Kurthet juridike që ka ndërtuar Federata e Futbollit e Serbisë ndaj Shqipërisë për ‘ndeshjen’ e 23 tetorit në tryezën e UEFA”- Mbi deklaratën e Federatës së Futbollit të Serbisë për ndeshjen Serbi-Shqipëri), erdhi edhe përgjigja e Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF). Ja se cila është deklarata shqiptare:
“Na vjen keq per deklaraten e djeshme te homologeve tane te Federates Serbe. Formulimi dhe mesazhi qe ai percillte, i perngjante thirrjeve fyese qe shoqeruan gjate gjithe kohes qendrimin e kombetares ne stadiumin ‘Partizani’ te Beogradit. Ky tashme eshte nje mentalitet i vjeteruar qe nuk ka lidhje me futbollin dhe bukurine e lojes.”
Kjo është deklarata shqiptare, e cila është vetëm në shqip dhe që me 53 fjalë shqip i përgjigjet deklaratës serbe me 1474 fjalë anglisht. Deklarata shqiptare, ndonëse e dalë nga një institucion, nuk respekton as rregullat minimale gramatikore. Kjo deklaratë e dytë serbe ka shumë rëndësi se atje gjendet argumentimi i plotë i qëndrimit serb në ballafaqimin me Shqipërinë para UEFA-s në 23 tetor. Në deklaratën shqiptare nuk gjen praktikisht asgjë. Çdo tifoz serb sot e di me saktësi se cilat do të jenë argumentet me të cilat pala serbe do të paraqitet në ballafaqimin para UEFA. Shqiptarët nga ana e tyre nuk e dinë se me cilët argumente do të paraqitet FSHF në këtë ballafaqim.
Federata Serbe ka mbajtur një qëndrim të qartë për dronin e dërguar në fushë, që pritet të jetë pika kyçe e diskutimit në zyrat e UEFA-s. Federata Serbe fajëson palën shqiptare për dërgimin e objektit fluturues në fushë, madje me frazeologji të fortë politike. FSHF nga ana e saj, nuk ka ende një qëndrim për këtë.
Deklarata e FSHF është bërë qartësisht në funksion të frymës zbutëse që kërkon të krijojë me Serbinë Qeveria e Kryeministrit Rama, pas asaj që ndodhi në Beograd. Merret vesh deklarata e FSHF ka kaluar nga zyra e Kryeministrit Rama dhe te ajo gjen të njëjtin stil me të cilin ka folur Kryeministri pas ndeshjes, duke arritur deri atje sa të njoftonte se nuk do ta anulojë vizitën e paralajmëruar në Beograd, në 22 tetor. Kështu, për një arsye politike, Shqipëria do të shkojë e tradhtuar në ballafaqimin me Serbinë para UEFA, të nesërmen e vajtjes së Kryeministrit shqiptar në Beograd./Kastriot Myftaraj
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Kastriot Myftaraj
Tetor 15 · Përpunuar.
Dhjetë arsyet përse ishte shërbimi i fshehtë serb ai që e dërgoi objektin fluturues në stadium gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri
1) Nëse e shikoni me vëmendje hartën e Shqipërisë Etnike që gjendet në banerin e zbritur nga ajri në stadiumin “Partizani” të Beogradit, gjatë ndeshjes Serbi-Shqipëri, do të vini re se në këtë hartë, brenda territorit të Shqipërisë Etnike përfshihet dhe Sanxhaku. Sanxhaku është pikërisht ai cepi më veriperëndimor i hartës në baner. Ai ndodhet në jugperëndim të Serbisë dhe në veriperëndim të Malit të Zi. Sanxhaku është një zonë strategjike me popullsi të vogël në raport me sipërfaqen, çka e bën atë një zonë edhe më delikate nga pikëpamja gjeopolitike. Popullsia e përgjithshme e Sanxhakut (në dy vendet) është 390 mijë banorë nga të cilët 48.4% janë deklaruar si të nacionalitetit boshnjak (muslimanë) dhe 6.11% janë deklaruar si të nacionalitetit musliman, këta të fundit sipas praktikës së dikurshme të Jugosllavisë, kur njihej edhe kombi musliman në Bosnjë-Herzegovinë. Kjo do të thotë se të deklaruarit si të nacionalitetit musliman priren nga identiteti etnik boshnjak. Vetëm 1.04% e popullsisë së përgjithshme të Sanxhakut, ose 4062 persona janë deklaruar shqiptarë. Serbët përbëjnë 33.9% të popullsisë dhe malazezët 7.25% të popullsisë. Shumicën e popullsisë e përbëjnë boshnjako-muslimanët (54.5%)
Sanxhakut i është dhënë një rëndësi e madhe strategjike në atë që njihet si shigjeta e gjelbër islamike në Ballkan, që simbolizon aspiratën për krijimin e një shteti islamik në Ballkan që synon të bashkojë Bosnjën e izoluar me trojet e tjera me shumicë muslimane në Ballkan, Kosovën, Maqedoninë Perëndimore, Shqipërinë. Ky bashkim supozohet të arrihet nëpërmjet Sanxhakut. Ky projekt gjeopolitik doli në fillim të viteve nëntëdhjetë, me nisjen e luftrave në Jugosllavi dhe autorësia e tij i përket fundamentalistëve islamikë në Ballkan, ndër ta edhe shqiptarëve. Më tutje, propaganda serbe dhe ajo greke e kanë përdorur shumë këtë mit gjeopolitik.
Sot Serbia dhe Mali i Zi kanë frikë se muslimanët janë duke e fituar Sanxhakun me anë të Xhihadit demografik, do të thotë për shkak të lindshmërisë së lartë të popullsisë muslimane dhe rënies së popullsisë serbo-malazeze, e cila cila përvecse që nuk shtohet biologjikisht, ka prirjen të largohet nga kjo zonë. Kështu që pas 20 viteve popullsia e Sanxhakut do të jetë mbi dy të tretat muslimane.
Sido që të ndodhë, Sanxhaku nuk ka asnjë lidhje me projektin historik të Shqipërisë Etnike. Sanxhaku nuk ishte në hartën që Etërit Themelues të shtetit shqiptar, ndër të cilët spikasnin Ismail Qemal Vlora dhe Isa Boletini, portretet e të cilëve qenë në baner, i paraqitën në janar 1913, në emër të Kuvendit të Vlorës, Konferencës së Fuqive të Mëdha që ishte duke u mbajtur në kryeqytetin e Britanisë së Madhe për të përcaktuar kufijtë e shtetit shqiptar. As shqiptarët, qoftë edhe nacionalistët më të skajshëm, nuk duan që ta bashkojnë Sanxhakun me Shqipërinë dhe as 99% e banorëve të Sanxhakut nuk e dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë. Një pjesë e banorëve muslimanë të Sanxhakut e dëshirojnë bashkimin me Shqipërinë vetëm në kuadrin e një shteti islamik, që të përfshijë edhe Bosnjën. Në hapësirën shqiptare, vetëm ekstremistët islamikë në Shqipëri, Kosovë dhe në trojet e tjera shqiptare e kërkojnë bashkimin me Sanxhakun në kuadrin e një shteti islamik në Ballkan.
Prania e Sanxhakut në hartën e Shqipërisë Etnike është një provë e sigurt se nuk ishte një dorë nacionalisti shqiptar ajo që e dërgoi në stadiumin e Beogradit banerin me hartën e ashtuquajtur të Shqipërisë Etnike dhe me flamurin shqiptar përmjedis hartës. Ajo mund të ketë qenë dora e një radikali islamik shqiptar, por këtu del pyetja se sa mundësi praktike kishte ai që ta bënte një gjë të tillë. Dhe duke konsideruar shkallën e pranisë dhe vëzhgimit policor në stadium dhe në zonën përreth tij, mund të thuhet me siguri se çdo shqiptar kishte zero mundësi që ta realizonte një operacion të tillë.
Prania e Sanxhakut në hartë është praktikisht nënshkrimi i autorësisë që shërbimi i fshehtë serb BIA i ka bërë banerit të dërguar në stadium me minicopter. Me praninë e Sanxhakut në hartë Serbia kërkon të thotë se shqiptarët kërkojnë të ndërtojnë një khalifat islamik. Kështu projektin e Shqipërisë Etnike serbët e paraqitën të lidhur me terrorizmin islamik.
Lojtarët tanë në fushë, që luftuan për të mbrojtur banerin nuk mund t’ i shihnin këto detaje hartografike, ata thjesht luftuan për të mbrojtur simbolin nacional që është shqiponja e zezë në fushë të kuqe, do të thotë, flamuri nacional shqiptar, i cili gjendej midis hartës. Edhe këtu kishte një dinakëri të llogaritur serbe. Serbët e kishin llogaritur edhe reagimin e pashmangshëm të lojtarëve shqiptarë.
2)Asnjë dorë shqiptari me vetëdije të lartë kombëtare, siç po kërkohet të na paraqitet ai që supozohet ta ketë bërë një akt të tillë, nuk do t’ i kishte vendosur dy Etërit Themelues të Shtetit Shqiptar, Ismail Qemal Vlorën dhe Isa Boletinin në fushë të zezë. Ky nuk ishte thjesht një poshtërim. Praktikisht me këtë baneri ishte shndërruar në flamurin e zi të Shtetit Islamik. Prania e Sanxhakut në hartë, dhe fusha e zezë që rrethonte hartën, janë simbole me konotacion të Xhihadit, luftës së shenjtë islamike. Në rast se këtu kemi të bëjmë me një dorë shqiptari, ajo është dora e një ekstremisti islamik që ka vepruar në bashkëpunim me shërbimet e fshehta serbe. Gjithsesi, qoftë drejtpërdrejt dorë serbi ajo e autorit, qoftë dorë shqiptari në bashkëpunim me serbët, ajo që ndodhi është se serbët e paraqitën flamurin shqiptar nw sfondin e flamurit të zi të ISIS (Shtetit Islamik), pra të kyçur në të.
3)Kryeministri i Serbisë Vuçiç tha pas ndeshjes se tre orë para nisjes së ndeshjes së mbrëmshme mes Serbisë dhe Shqipërisë, ai personalisht u kishte thënë zyrtarëve të Bashkimit Europian, se ishte duke u përgatitur një provokim dhe një incident i rëndë nga ana e shqiptarëve me rastin e ndeshjes. Atëherë si shpjegohet që Policia Serbe, e cila kishte një prani të madhe në stadium dhe përreth tij, e pajisur edhe me mjete speciale, lejoi që një minicopter i thjeshtë, praktikisht një lodër për fëmijë, të endel lirisht në hapësirën ajrore përreth stadiumit dhe të hynte në hapësirën mbi stadium e të ulej në fushë? Policia Serbe dhe Xhandarmëria, gjysma e së cilës duket se mbrëmë ishte në stadium dhe përreth tij kanë njësi të specializuara për interceptimin e këtyre lloj objekteve fluturuese. Nuk ishte e nevojshme që të merreshin të dhëna nga radarët se policët që vrojtonin, qoftë edhe me dylbi, nga lartësitë përreth stadiumit, mund ta shihnin lehtë objektin fluturues, i cili bëhej i dallueshëm edhe për shkak të banerit të madh që bartte. Mënyra më e thjeshtë për të rrëzuar objekte të tillë fluturues është që të pilotohet një tjetër i ngjashëm, që përplaset me të, ose që ia pret rrugën duke bartur një rrjetë e cila i nxjerr jashtë funksionimi helikat e minicopterit. Merret vesh, minicopteri mundi të zbresë në fushën e stadiumit, se Policia Serbe deshi që kjo gjë të ndodhte.
Në mos për tjetër, Policia e Serbisë dhe shërbimet e fshehta serbe, duhet të qenë në gatishmëri për të neutralizuar ndonjë “drone” që mund të dërgohej në stadium, për shkak se këto objekte fluturues mund të përdoreshin për ndonjë atentat ndaj shtetarëve të lartë serbë që gjendeshin në stadium. Dhe atje qenë të pranishëm që nga Presidenti i Serbisë, Kryeministri, pjesa më e madhe e Qeverisë etj.
Serbët qenë të parët të cilët e përdorën fjalën “drone” për objektin fluturues, që është një slang për UAV, dhe që ka fituar konotacionin e aeroplanëve pa pilot që përdorën në luftën kundër terroristëve islamikë. Por me “drone” emërtohen të gjithë këto lloj objektesh fluturuese, që nga ato me krahë të fiksuar, që kanë ngjashmëri të madhe me aeroplanët gjuajtës të pilotuar nga njerëzit, deri te ata të llojit copter, me disa helika. Në këtë rast bëhej fjalë për një minicopter me disa helika, që është dhe lloji më lehtësisht i atakueshëm i aparateve të tillë fluturues. Pasi serbët folën për një “drone” kjo fjalë u përhap gjithandej në mediumet e mëdha ndërkombëtare.
4)Duke qenë se ishte ndaluar edhe ardhja e tifozëve shqiptarë, nuk ka asnjë gjasë që në zonën përreth stadiumit, nga ku duhet të jetë ngritur objekti fluturues, të ketë pasur qoftë edhe një shqiptar të vetëm, qoftë ky nga Shqipëria, Kosova, Lugina e Preshevë, apo kahdo qoftë, duke përfshirë edhe shqiptarët me banim në Beograd. Nëse do të kishte qenë ndryshe sot do të kishim një videoregjistrim të shpërndarë nga ky “trim” ku të tregohej ngritja e objektit fluturues, në sfondin e stadiumit të Beogradit, ashtu siç ka qenë dje, me prani të shumtë policore përreth tij.
Objekti fluturues nuk mund të jetë ngritur nga një pikë larg stadiumit, se rrezja e lëvizjes së tij, duke konsideruar modelin e tij, ishte e kufizuar. Por sa më afër stadiumit pika nga ku u nis objekti fluturues, aq më i madh vëzhgimi policor mbi atë pikë. Deri më tani Policia Serbe nuk ka dhënë një version zyrtar për dinamikën e ngjarjes, pra të tregojë së paku pikën se nga u ngrit objekti fluturues. Deri më tani nga pala serbe nuk është paraqitur asnjë videoregjistrim, qoftë edhe privat, ku të tregohet se nga cila pikë është nisur objekti fluturues. Meqënëse hapësira përreth stadiumit ka qenë shumë e monitoruar, ndër të tjera edhe me videokamera, tashmë serbët duhet të kishin paraqitur së paku një videoregjistrim qoftë edhe privat, ku të tregohej ngritja e minicopterit dhe trajektorja ngritëse e tij. Arsyeja nuk është e vështirë që të kuptohet. Merret vesh, serbët janë ende në dilemë se cilën pikë duhet të përzgjedhin, si vendin e ngritjes së minicopterit.
5)Policia e Serbisë ndonëse ka arritur të “zbulojë” se objekti fluturues telekomandohej nga tribuna VIP e stadiumit, nuk ka bërë të ditur asgjë për regjistrimet që janë gjetur në videokamerën e minicopterit, se këta janë të pajisur me videokamera. Nga këto videoregjistrime duhet të ishte zbuluar pika se nga u nis objekti fluturues. Të gjitha këto i them jo për të ndërtuar një teori konspiracioni, por si përfundime logjike mbi bazën e fakteve. Teori konspiracioni është në fakt shpjegimi zyrtar që kanë dhënë serbët për incidentin, dhe që në thelb është se në një stadium dhe zonën përreth tij, ku kishte prani dhe vrojtim të madh policor, hyri një objekt fluturues krejt i pasofistikuar, sikur në vend të policisë së pajisur me mjete speciale të kishte të bëntë me femijë që luanin policin.
6) Nëse dora që dërgoi minicopterin do të kishte qenë ajo e një nacionalisti shqiptar, me siguri që do ta kishte bërë këtë në momentet ku ishte duke u ekzekutuar Hymni Kombëtar Shqiptar. Kështu baneri me hartën dhe flamurin do të zbriste në fushë nën tingujt e Hymnit Kombëtar Shqiptar.
7)Vetëm një dorë serbe do ta dërgonte objektin fluturues në fushë afër mesit të kohës së ndeshjes, kur Serbia ende nuk kishte bërë gol dhe për më tepër pikërisht në kohën kur po dukej se Shqipëria kishte shanse të mira për ta fituar ndeshjen. Nga pikëpamja e serbëve, atyre u doli mirë, se ata ndërprene një ndeshje qe nuk e fitonin dot, dhe për të cilën nisën të tremben se do ta humbnin. Tani serbët do të arrinë së paku përsëritjen e ndeshjes, me pretendimin se ajo u ndërpre pas një provokimi shqiptar.
8)Vetëm një dorë serbe mund ta dërgonte objektin fluturues pikërisht në atë pjesë të fushës ku në ato momente kishte vetëm lojtarë serbë. Baneri u dërgua te lojtarët serbë si një provokim ndaj lojtarëve shqiptarë që këta të fundit t’ i mësynin lojtarët serbë për të marrë banerin nga duart e tyre, kur të shihnin që kolegët serbë po i trajtonin pa respekt simbolet nacionale shqiptare. Nëse do të kishte qenë një dorë shqiptare që e drejtonte objektin fluturues, atëherë ai do të ishte ulur pranë portës shqiptare.
Shtetarë të lartë serbë, duke nisur që nga Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, kanë thënë publikisht se objekti fluturues u telekomandua nga dora e zyrtarëve shqiptarë të cilët gjendeshin në tribunën VIP në stadium. Nëse pilotimi është bërë nga brenda stadiumit, atëherë ky zyrtar shqiptar duhet të ketë pasur një bashkëpunëtor të jashtëm që e vendosi banerin në minicopter si dhe që e vendosi objektin fluturues në një pikë të afërt me stadiumin prej nga ku ai mund të ngrihej. Por në këtë rast nuk kuptohet se përse nuk ka ndërhyrë Policia Serbe për ta interceptuar objektin fluturues të cilin nuk mund të mos e vinte re.
9)Fakti që kanë dalë shqiptarë të cilët e kanë marrë përsipër aktin e dërgimit të banerit nga ajri në fushën e stadiumit të Beogradit, nuk do të thotë asgjë. Ata nuk janë veçse njerëz të llojit që quhen idiotë të dobishëm, në këtë rast të dobishëm për Serbinë. Të tillë idiotë të dobishëm shqiptarë, në mënyrë të pavetëdijshme, historikisht i kanë kryer shërbime të çmuara Serbisë, jo më pak se agjentët e paguar të saj. Por që këta “trima” të bëhen të besueshëm duhet të na tregojnë videoregjistrimet e marra nga videokamera e minicopterit, të cilat ata supozohet t’ i zotërojnë, nëse janë autorët. Tani dalin shumë idiotë shqiptarë të cilët e marrin përsipër autorësinë e kësaj që ndodhi, dhe ironia është se veprojnë ashtu si i kishte bërë llogaritë Serbia.
Me këto që them unë nuk dua që të sajoj një teori konspiracioni por të shpjegoj të vërtetën e një konspiracioni se vetë akti i dërgimit të banerit nga ajri ne stadium gjate ndeshjes është produkt i një konspiracioni, qoftë ky shqiptar apo serb dhe këtë e kupton çdokush që e di kuptimin e fjalës "konspiracion". Tani pyetja eshte se kujt i shërbeu Serbisë apo Shqipërisë. Qartësisht i shërbeu Serbisë. Gjithçka e keqe që kanë bërë serbët deri në minutën 41, kur u ndërpre ndeshja për shkak të zbritjes së objektit fluturues në fushë, u kamuflua në errësirë pas fushës çuditërisht të zezë të banerit të zbritur nga ajri në stadium.
Idiotët që Shqiptaria i ka pasur fatkeqësisht të shumtë, janë duke i dhënë aktit që u bë në Beograd me objektin fluturues të zbritur në stadium vlerën e aktit të supozuar të Isa Boletinit i cili qiti alltien në zyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, në London, në 1913, kur shkoi atje së bashku me Ismail Qemalin. Tash do të krijohen edhe këngë të llojit “Ministrit në Londër shkuan e i thanë…” Në fakt Isa Boletinë as që ka shkelur në zyrën e Ministrit të Punëve të Jashtme të Britanisë së Madhe, kjo për faktin e thjeshtë se as ai as Ismail Qemali nuk u pritën atje. Jo më Shqipëria që sapo ishte shpallur shtet i pavarur, por as shtetet ballkanase nuk qenë pjesëmarrës në Konferencën e Fuqive të Mëdha. Kjo natyrisht nuk i ul meritat e Isa Boletinit dhe të Ismail Qemalit për pavarësinë kombëtare.
Përfaqësuesja e Shqipërisë shkoi në Beograd për të luajtur futboll dhe për të fituar. Dhe luajti mirë deri kur serbët gjetën shkak ta ndërpresin ndeshjen për shkak të zbritjes së objektit fluturues me simbole kombëtare shqiptare. Nëse këtë e ka bërë një dorë shqiptari kjo ka qenë tradhti ndaj kombëtares dhe kombit, se u prish ndeshja dhe kjo ndodhi për një gjë për të cilën në të gjitha mediat e medha ndërkombëtare dhe në deklaratat paraprake të drejtuesve të UEFA-s dhe FIFA-s po fajësohen shqiptarët si provokatorë. Unë doja të shikoja sesi do ta mundnim Serbinë në futboll dhe pastaj serbët po të donin le ta prishnin ndeshjen. Ka disa shqiptarë, jo të pakët fatkeqësisht, të cilët kenaqen qe ne fushe zbriti nje baner me simbole shqiptare dhe nga kjo ata gjejnë një kënaqësi absurde, që ka si kosto se me këtë iu dha shkaku serbëve qe të flasin për një provokim shqiptar të llogaritur jo thjesht për të ndërprerë ndeshjen por për të nisur një luftë civile në Serbi.
Shqipëria dhe kombi perfaqësoheshin në fushe nga lojtarët që po e bënin mirë punën e e tyre. Nuk kishte nevojë për ndërhyrjen e një trimi nga jashtë fushe, që të bënte një akt të cilin askush nga ata që e marrin përsipër me naivitet, nuk e vërteton dot se e ka bërë. Trimërinë po e tregonin në fushë lojtarët e kombëtares sonë. Nuk ishte trimëri t' u jepej shkak serbëve ta quanin veten të provokuar e të ndërpritej ndeshja. Gjithmonë nëse këtë akt e ka bërë nje shqiptar, çka unë nuk e besoj aspak.
10)U duk qartë se serbët kishin një plan të mirëpërpunuar deri në detaje për ta krijuar dhe shfrytëzuar politikisht incidentin, një agjendë të parapërgatitur. Në momentin që objekti fluturues u shfaq mbi stadium, me ç’ rast qenë të kuptueshme implikimet që mund të sillte zbritja e tij në fushë, prania fizike e Policisë Serbe në zonën përreth fushës së stadiumit çuditërisht ishte ulur në vend që të rritej me këtë rast, madje erdhi duke u ulur, deri pas rreth tridhjetë minutave kur ndeshja ishte ndërprerë dhe lojtarët tashmë kishin hyrë në mjediset e brendshme të stadiumit. Prania policore u ul që tifozët të hynin në fushë dhe të keqtrajtonin lojtarët shqiptarë. Por edhe kjo ndodhi sipas një skenari të kontrolluar nga Policia dhe të mbështetur prej saj. Policia nuk e kishte marrë në mbrojtje hyrjen e tunelit në momentin e largimit të lojtarëve nga fusha dhe vetëm në fund, atje shkoi në polic i vetëm.
Serbia, që nga Federat e Futbollit e deri te Qeveria, ka shprehur mendimin unik se zbritja e banerit nacionalist shqiptar nga ajri në stadium ishte një provokim shqiptar i llogaritur për të destabilizuar Serbinë. Domethënë se mbrëmë kishte rrezik që të niste lufta civile në Serbi, ose më saktë të ndodhte një rebelim kundër Qeverisë, që lejoi që shqiptarët t’ i zbrisnin në stadium hartën ku edhe një pjesë e madhe e Serbisë, veç Kosovës përfshihej në atë që serbët e quajnë Shqipëria e Madhe. Kështu destabilizimi do të përhapej në Bosnjë-Herzegovinë, nëpërmjet Republikës Srpska të atjeshme dhe në Malin e Zi, ku gjendet një pjesë e Sanxhakut, të përfshirë në hartën e zbritur në stadium, aq më tepër që në Malin e Zi një e treta e popullsisë është serbe. Kështu Ballkani do të shpërthente përsëri. Dhe për faj të shqiptarëve. Ky është versioni zyrtar i Serbisë tashmë. Serbia, Federata e Futbollit dhe Qeveria, thonë se ata nuk mbajnë përgjegjësi për atë që ndodhi pas zbritjes së banerit nga ajri në fushë. Që nga ai moment faji është i shqiptarëve. Kuptohet se kishin ndodhur akte të dënueshme nga ana e tifozëve serbë edhe para këtij momenti, por ato u errësuan të gjitha nga zbritja në fushë e objektit fluturues. Krejt mediumet e mëdha ndërkombëtare, televizione dhe gazeta e lidhin ndërprerjen e ndeshjes me zbritjen në fushë të atij që e quajnë drone, sipas fjalës që përdorën serbët të parët.
Shenjat janë të këqija edhe sa i përket reagimit të pritshëm të UEFA-s, e cila është instanca e titulluar për të marrë vendim meqënëse kompeticioni ishte europian. Shefi i UEFA-s Platini ka folur kundër përdorimit të sportit për qëllime politike, dhe kjo deklaratë qartësisht ka të bëjë me banerin e zbritur në fushë që përmbante hartën e ashtuquajtur të Shqipërisë Etnike. Ngjashëm ka folur edhe shefi i FIFA-s, Blater. Ky madje ka specifikuar se sporti nuk duhet të përdoret për të përcjellë kumte politike çka është një referencë e qartë për banerin me hartën. Bashkimi Europian me anë të zëdhënëses së tij ka shprehur vlerësimin për mënyrën sesi autoritetet serbe e menaxhuan situatën e krijuar, çka është një mënyrë diplomatike për të fajësuar shqiptarët për shkallëzimin e tensioneve në stadium.
Në këto rrethana është e domosdoshme që Shqipëria, Qeveria dhe Federata e Futbollit, ta denoncojnë incidentin me objektin fluturues të zbritur në fushë si inskenim serb, ku tashmë është e qartë se është përfshirë edhe shteti serb, dhe nuk kemi të bëjmë me një aventurë të ndonjë grupi ekstremist. Tashmë Serbia zyrtare ka fajësuar zyrtarisht Shqipërinë dhe shqiptarët për incidentin, pa i kursyer fjalët e ashpra, prandaj nuk ka vend për diskrecion. Nëse denoncohet botërisht Serbia për incidentin, atëherë e keqja immediate do të jetë se vendimi që do të marrë UEFA pas një jave do të jetë gjithsesi në dëm të Shqipërisë. Serbët përdorën një deus ex machine (zot i zbritur me një mekanizëm), siç quhej në Antikitet zbritja e një hyjnie në skenën e një teatri për të ndryshuar rrjedhën e ngjarjeve. Ky “zot” ishte bir i dinakërisë serbe, të cilën fatkeqësisht shqiptarët e kanë kuptuar vetëm pasi kanë provuar pasojat e këqija të saj.
Serbia që në fillim ka llogaritur dy aleatë të rëndësishëm ndër shqiptarët, që do t’ i mundësojnë përmbushjen me sukses të këtij plani. Të parët janë idiotët e dobishëm, për të cilët fola më lart. E dyta është Shqipëria zyrtare, Qeveria dhe Federata e Futbollit, që duke mos e denoncuar inskenimin serb, do të bëjnë në njëfarë mënyrë lojën e Serbisë./Kastriot Myftaraj
Morali & Miresia
Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.
Flet Olsi Rama: Neveri për akuzat Nuk e ngrita unë flamurin kuq e zi
Olsi Rama, vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, për të cilin mediat serbe pretendojnë se ishte personi që valëviti flamurin e Shqipërisë së Madhe mbi Beograd, hedh poshtë këto akuza. Në një intervistë për agjencinë turke Anadollu shprehet i zhgënjyer për këto pretendime.
"Unë jam shumë i zhgënjyer me pretendime të tilla nga media të caktuara, sepse unë, në asnjë mënyrë nuk kam qenë i përfshirë në diçka të tillë. E vërteta është se unë kam qenë në tribunën VIP të stadiumit me disa miq dhe thjesht bëja foto me aparatin që kisha me vete ", tha vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë.
Ai thotë se pas incidentit të ndodhur, kur flamuri kuq e zi u pa të valëvitej mbi stadiumin Partizani të Beogradit, forca të policisë serbe i bënë kontroll.
"Ata erdhën tek ne dhe më kontrolluan, por nuk më shoqëruan në stacion të policisë siç pretendojnë disa media. Pasi u larguam nga stadiumi, dhe morëm autobusin drejt aeroportit, pranë nesh erdhën disa pjesëtarë të policisë serbe dhe pa asnjë sqarim na urdhëruan që të ndalojmë aty. Unë i sqarova që në fillim se njëkohësisht jam shtetas Amerikan dhe ua tregova pasaportën time”, sqaron Rama.
I pyetur për pretendimet e mediave serbe se kohët e fundit, Rama kishte qenë në Maqedoni, ku thuhet se organizoi incidentin e lartpërmendur, vëllai i kryeministrit shpjegon se thashetheme të tilla nuk janë të vërteta.
"Herën e fundit në Maqedoni isha para pesë ose gjashtë muajsh dhe unë absolutisht nuk kam të bëj me pretendime të tilla. Këto janë plotësisht deklarata të pavërteta," tha Rama, duke shtuar se sporti duhet të vazhdojë të jetë një mënyrë e përafrimit dhe jo e dhunës.
"Unë, si ish-basketbollist, mendoj se sporti duhet të jetë një urë e fuqishme e miqësisë mes njerëzve dhe popujve. Gjithmonë dua që ta promovoj sportin në atmosferë miqësore, por unë duhet të them se atmosfera në stadiumin e Partizanit, natën e kaluar nuk ishte aspak miqësore. Vazhdimisht brohorisnin se si duhen vrarë shqiptarët ", tha Rama.
Së fundi, vëllai i kreut të qeverisë shqiptare, thotë se në pjesën VIP ishin njerëz nga Shqipëria me arsim të lartë, të cilët nuk kanë bërë asgjë gjatë ndeshjes që mund të karakterizohet si provokim apo sjellje jo sportive. "Ne vetëm dëshironim të bënim tifo për Shqipërinë dhe të mbështesnim ekipin tonë, deri sa nuk ju lejua hyrja tifozëve të Shqipërisë. Megjithatë, masat e sigurisë në stadium nuk ishin të mjaftueshme për këtë lojë," tha Olsi Rama për AA.
Vëllai i kreut të qeverisë shqiptare ka dhënë gjithashtu dhe një intervistë për rrjetin televiziv CNN ku shprehet i zhgënjyer për këto pretendime.
“Jam shumë i neveritur nga pretendimet e përfshirjes sime në komandimin e dronit. Është një komplot i thurur që dhe një shkrimtar thriller do të kishte pasur vështirësi të sillte idenë që u vu re gjatë përplasjes Serbi-Shqipëri”, tha për CNN Olsi Rama, vëllai i kryeministrit shqiptar, i cili shtoi se ka qenë duke fotografuar ndeshjen nga tribuna VIP në stadiumin Partizani në Beograd.
“Një drone, që valëviti flamurin e “Shqipërisë së Madhe” mbi një ndeshje futbolli ndërkombëtare, të martën, është bërë subjekt i një trilleri të mistershëm, pasi i vëllai i Kryeministrit së Shqipërisë është akuzuar, nga një zyrtar i qeverisë serbe, se ka qenë personi që e ka pilotuar”, shkruan CNN.
Shqiptarja
Olsi Rama rrëfen per VOA orët e dhunës serbe ndaj shqiptarëve
Vëllai i kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama, personi i etiketuar nga zyrtarët e lartë serbë si drejtues i dronit me flamurin kombëtar në Serbi ka hedhur poshtë akuzat. Në një intervistë për “Zërin e Amerikës”, Olsi Rama sqaron gjithë provokimin e palës serbe gjatë 43 minutave që u luajt ndeshja dhe vendodhjen e tij gjatë kohës kur droni me flamurin e Shqipërisë etnike ishte mbi qiellin serb.
“Pasi ndeshja u ndërpre forca të tjera sigurie të policisë hynë në korridorin e llozhave, filluan të kontrollonin njerëzit, erdhën edhe në atë vendin ku isha unë, më kontrolluan celularin, më morën dhe aparatin, se unë gjithë kohën bëja fotografi. Kisha një aparat Nikon gjysëm profesional, dhe po bëja fotografi për t’u treguar miqve këtu të mi, që nuk kishin mundësi të vinin në Beograd. Tregova aparatin, pritën 10 minuta dhe ikën duke thënë “S’ka problem, s’ka problem!”, por ata po kërkonin në mënyrë absurde telekomandën e dronit tek llozhat tona”, deklaron Rama.
Sipas tij edhe në rastin kur pala shqiptare kërkoi shpjegime për kontrollin e imtësishëm që pala serbe po bënte, përgjigja e marë nga ta ishte aspak korrekte. “Unë i thash që jam qytetar amerikan, ja dhe pasaporta, ndërsa ata më thane se “këtu jemi në Serbi dhe rregullat i bëjmë ne, nuk pyesim fare për asgjë”. Më pas në rrëfimin e tij Olsi Rama tregon se shqiptarët janë mbajtur të bllokuar për rreth 45 minuta nën presionin dhe dhunën verbale të serbëve. Sipas tij, kontrollin dhe mbajtjen për një kohë relativisht të bllokuar nga pala serbe, media e përdori duke e cilësuar si një incident të justifi kuar për atë që kishte ndodhur. Vëllai i kryeministrit Rama ka sqaruar edhe pozicionimin e tij në momentin e ngritjes së dronit me flamurin shqiptar dhe njohjen që vetë ai ka për një pajisje të atillë.
"Unë nuk kam aspak eksperiencë me dronin dhe nuk e di se çfarë quhet pozicion i volitshëm në raport me një objekt që fluturon. Kështu si unë ishin edhe të gjithë shqiptarët e tjerë në një radhë me mua. Si unë ishin edhe 32 mijë personat që ishin në stadium. Gjatë kohës së ndeshjes po bëja fotografi, kisha një aparat fotografik që ishte lehtësisht i dukshëm si aparat fotografik, por besoj se në momentin që ka kaluar droni në përgjithësi masat e sigurisë nuk ishin në lartësinë e duhur, stadiumi ishte goxha i vjetër, masat e sigurisë linin shumë të për dëshiruar them unë pavarësisht se kishte një prezencë të madhe të forcave të rendit. Në momentin që ndodhi dhe rrëmuja vëtë tifozat hynë në fushe, u lejuan të hyjnë në fushë, kjo u pa nga të gjithë në kamera.
Besoj se të ç’orientuar nga e gjithë kjo dhe të papërgatitur, ata erdhën të gjenin një motiv, të gjenin një dicka, dhe në vend që të gjenin telekomandën gjetën Olsin me pak fjalë. Mund të ishin edhe shqiptarë të tjerë që ishin në stadium”, përfundon sqarimin e tij Olsi Rama.
Shqiptarja
Tare: Isha me Olsin në stadium nuk e komandoi ai dronin e flamurit!
ITALI - Ish-sulmuesi i Kombëtares Shqiptare aktualisht Drejtori sportiv i Lazios, Igli Tare, ka komentuar ngjarjen e ndodhur mbrëmë në ndeshjen Serbi-Shqipëri, si dhe ka hedhur poshtë akuzat e mediave serbe për një përfshirje të mundshme të vëllait të Kryeministrit, Olsi Rama në dronin e flamurit të “Shqipërisë së Madhe”.
I pyetur nga mediat italiane, Tare është shprehur se ka qenë në stadium së bashku me Olsi Ramën dhe se nuk ka qenë ai që ka telekomanduar flamurin mbi Beograd. Madje siç thekson Tare i vetmi objekt që kishte Olsi Rama në dorë ishte një aparat fotografik.
“Jam shok me Olsin, nuk ka qenë ide e tij droni, ai kishte vetëm një aparat për të bërë fotografi. Ne ishim së bashku në stadium”, tha ish sulmuesi i Shqipërisë.
Sa i përket asaj që ndodhi në minutën e 42 të takimit, Tare shprehet i zhgënjyer dhe se sipas tij mbrëmë humbi futbolli.
ishte në stadiumin e Partizanit në Beograd dhe ka mbetur i dëshpëruar nga ngjarjet që sollën ndërprerjen e takimit mes Serbisë dhe Shqipërisë.
“Me dëshpërim të thellë them se mbrëmë humbi futbolli. Kam shpresuar se gjithçka do të përfundojë në rregull, por nuk ishte kështu”, deklaroi Tare për mediat italiane.
Për ish-sulmuesin e ekipit tonë kombëtar, ndeshja e djeshme ishte një mundësi e humbur për t’i treguar botës në vitin 2014 se futbolli mund të na bashkojë e jo të na ndajë.
Tare shprehet krenar për sjelljen e treguar nga ana e ekipit kuqezi, që siç nënvizon ish-bomberi, mbrojtën me nder fanellën dhe flamurin në fushë.
“Ishte një rast i madh për të dyja shtetet për të treguar se më 2014, futbolli mund edhe të bashkojë, jo vetëm të ndajë, dhe në fund nuk ia dolën. Sigurisht, jemi krenar nga origjina jonë, djelmoshat kanë nderuar fanellën dhe flamurin në fushë. Kam shpresuar se do të fitojë futbolli, por nuk ishte kështu edhe për faktin se stadiumin dhe qyteti nuk ishin të përshtatshëm për të qenë nikoqir i një ndeshje të tillë”, theksoi Tare, i cili insistoi se vëllai i Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, nuk e dirigjoi dronin që solli flamurin e Shqipërisë së Madhe në stadium.
Shqiptarja
Kastrati: Olsi Rama s'ka lidhje me dronin, autorët i njihni më 23 tetor
TIRANE - “Ju garantoj se vëllai i kryeministrit, Olsi Rama nuk ka lidhje me dronin e ngritur në stadiumin e Partizanit të Beogradit. Unë e di kush e ka ngritur donin. Nuk ka lidhje Olsi Rama me autorët e vërtetë. Spekullimet që janë bërë nga serbët janë lajthitje të mediave të Beogradit”. Ky është reagimi që ka bërë kreu i tifozerisë së Plisave të Prishtinës në një intervistë për gazetën “Shekulli”.
Keni deklaruar para ndeshjes Serbi Shqipëri se do të jeni në Beograd. A ishit në Beograd?
Jo nuk ishim në Beograd. Është bërë shumë propagandë nga mediat serbe që ne të mos shkojmë dhe e kishim të pamundur të ishim atje. Edhe pse dëshira jonë ishte që të shkonim në Beograd, qoftë edhe në mënyrë ilegale, por rrethanat u krijuan që të mos shkonim.
Kush e ngriti flamurin dhe a jeni të përfshirë dhe ju?
Ne nuk ishim pjesë e ngritjes së dronit. Nuk di çfarë të them për ata djemtë që e kanë bërë atë gjest. Ishte një gjë e jashtëzakonshme. “Hallall” iu qoftë. Është një gjë që na ka bërë krenarë të gjithëve.
Ju personalisht i njihni personat që pretendojnë se e kanë ngritur flamurin mbi qiellin e stadiumit të Partizanit në Beograd?
Nuk i njoh personalisht. Por kam përshtypjen që i kam parë nga larg në Slloveni, ditën kur Shqipëria ka luajtur me Slloveninë. Atë ditë njëri nga ata ka vendosur flamurin shqiptar në një lartësi të madhe dhe shumë të rrezikshme. Të them të drejtën kontakte me ta nuk kam pasur.
Ju më herët thatë se dihet autori i ngritjes së dronit. Jeni i sigurtë se personi që ka komanduar dronin mbi stadiumin e Partizanit të Beogradit është I. M., pasi deri tani deklaratat kanë qenë kontradiktore?
Pas datës 23 do të dalin të gjithë personat që e kanë organizuar ngritjen e dronit. Unë di të them kaq. Personin që ka bërë atë akt do ta njihni pas disa ditësh.
Grupin që ka organizuar skenarin e dronit po e mbajnë të fshehtë deri në shpalljen e vendimit të UEFA-s?
Pas vendimit të UEFA-s, do të dalin të gjithë emrat e personave që e kanë organizuar. Ata do të tregojnë me hollësi të gjithë rrugën që kanë ndjekur për të ardhur deri në Beograd. Po ashtu ata do të rrëfejnë edhe mënyrën se si e kanë lëshuar dronin dhe nga e kanë komanduar.
Sa janë gjasat që vëllai i kryeministrit të ketë gisht në këtë ngjarje?
Po ju garantoj me siguri të plotë se vëllai i kryeministrit Rama nuk ka lidhje në atë që ka ndodhur në Beograd. Këto janë lajthitje të mediave serbe. Është e vërtetë që ka pasur një organizim nga personat që e kanë bërë atë akt, por ju siguroj që në atë iniciativë nuk është përfshirë asnjë person i njohur dhe aq më pak vëllai i kryeministrit shqiptar. Ne kemi informacione se droni është futur nga disa persona që jetojnë jashtë shtetit. Personat që kanë organizuar futjen e flamurit me dy heronjtë anash në stadiumin e Partizanit të Beogradit, në stadiumin ku tifozët serbë po bënin thirrje raciste ndaj shqiptarëve, kanë kryer një akt për tu përshëndetur.
Shqiptarja
Krijoni Kontakt