Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 9
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete sociale

    Emri:  ramiz-lladrovci-e1413998941347-520x400-300x230.jpg

Shikime: 2277

Madhësia:  18.0 KB
    Ramiz Lladrovci

    Që prej disa kohësh është bërë shqetësues lajmi se, mjaft djem të rinj, shqiptarë janë bërë pjesë e palëve që luftojnë në Siri, më të shumtët në rradhët e ndryshme opozitare, shumë nga të cilat kanë prirje të theksuara të islamit radikal apo të një formë të re të Xhihadit. Janë bërë publike edhe fotot e tyre, ndërkohë që kanë ardhur informacionet edhe për të vrarët e parë, në një tokë të huaj, e cila, deri dje, ishte aq e largët dhe, lidhja mes dy vendeve tona, thuajse nuk ekzistonte.

    Shqetësimi erdhi duke u rritur, po bëhej nje plagë serioze, dhe, qeveria, duke parë se mundësitë e parandalimit ishte të pamjaftueshme, vendosi të dekretojë një ligj pamor, sipas të cilit, kushdo që shkon të luftojë në vende të tjera, dënohet deri në 15 vite burg. Por, edhe pas këtij dekretligji, asgjë nuk ka ndryshuar, lëvizja islame, me tipare të forta tashmë vehabiste selafiste në Kosovë, sa vjen e bëhet më e pranishme, tonet e liderëve të saj, të njohur e të panjohur, po bëhen më të ashpra, prania e tyre në jetën e njerëzve është më e zëshme, dhe ndërkohë, ata po marrin primarin në disa nga eventet e jetës sonë.

    Ditë më parë, për të gjithëm, u bë e njohur një deklaratë, që si duket kishte burimin tek agjensia jonë e Informacionit, se shqiptarët po shkojnë të luftojnë në Siri më së shumti për çështjen e parave. Pra, si mercenarë. Një deklaratë e tillë, sido kudo, e zbeh problemin, e adreson në një kah tjetër, e bën atë nga një problem themelor në një çështje ekonomike, e shndërron nga një rritje e ndikimit dhe pranisë së formave ekstreme të besimit islam në një çështje të jetesës.

    Duke qenë një pjesë e vogël e së të vërtetës, kjo nuk është e gjitha. Problemi është më i thellë se kaq, dhe shpesh herë, ne ngurrojmë ta themi, edhe nga droja e keqkuptimit me njerëzit, edhe nga ndikimi që krerët e kësaj rryme kanë në politikën shqiptare, por edhe nga egërsia e reagimeve në rrjetet sociale dhe jo vetëm aty.

    Është e ditur tashmë se ndaj çdo qëndrimi konstant, kombëtar, ndaj lëvizjeve vehabiste selafiste në Kosovë, do të kesh përballë një fortunë të organizuar, të cilat kërkojnë të krijojnë staturën e një njeriu të humbur, të shitur dhe pa din e pa imam, por po ashtu është e ditur, se edhe liderë të lëvizjeve politike, njëri ndër ta edhe Albin Kurti, bëjnë kujdes të mos e prishin në asnjë rast me liderët e kësaj lëvizje, prononcohen haptas edhe pro saj, lëshojnë e marrin mesazhe mirëkuptimi, e ndoshta edhe financimi; por edhe qeveria e Kosovës, duke dashur të mbulojë punën e saj vetëm përmes një projektdekreti, ka drojën se tashmë, në këtë fazë të Kosovës, kur vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja, mund të humbasë nga kundërvënia e kësaj force, që shfaqet tashti si religioze, por që është edhe politike.ose më saktë, që ndikon në politikë e që nesër mund të jetë pjesë e furishme e politikës.

    Shpesh herë lindjen e kësaj rryme ekstreme islame e kemi parë si vazhdë e ndikimit të shteteve islame, të rrjeteve të ndërtuara prej tyre, e kontributit që kanë dhënë , qoftë shtetërore, si Arabia Saudite, apo jo zyrtare, përmes indidividëve. {Është e ditur se qeveria saudite ose jo zyrtarët e saj kanë dërguar donacione të mëdha në institucione ose tek indidividët, për hapjen e xhamive vehabiste selafiste, për të bërë të njohur ideologjinë ekstreme islame. Në këtë xhami, sipas traditës së tyre, mund të punojnë ose imamë të dërguar prej tyre, ose të përgatitur prej tyre, çka në fund të fundit është e njëjta gjë.Po ashtu, ata kanë ndikuar në krijimin e televionit PEACE TV, ku themeluesi i saj, Zahir Narik, është i njohur për urrejtjen ndaj besimeve të tjera fetare, dhe fondet për këtë Tv janë zyrtare ose jo zyrtare pikërisht nga sauditët.Ndërkohë, e gjithë popullsia shqiptare, kudo ka ka jetuar, ka qenë e shquar për tolerancën ndaj besimeve të tjera, i ka respektuar e mbrojtur ato, u ka hapë udhën e lirë të së drejtës për besimin përkatës dhe nuk është bërë pengesë as në kohrat më të vështira të përplasjeve fetare.

    Mirëpo, dhe vijmë kështu, në thelbin e këtij shkrimi, jo çdo gjë që është e dukshme, është e gjitha. Shpesh herë ajo që fshihet bart më shumë rreziqe.

    Në Kosovë, ashtu si edhe në Bosnje një dekadë më parë, krijimi i terrenit për lëvizjet ekstreme islame, lindi pas luftës për çlirimin e vendit. Por me një ndryshim të madh: në Bosnje atë, lëvizjen vehabiste selafiste, e bartën, e sollën me vete, muxhadinët, luftëtarët e fesë, që shkuan nga bota islame për të luftuar sëbashku me vllazërinë islame të Bosnjes. dhe, që pas luftës, si shpërblim për atë që kishin bërë, qëndruan në Bosnje, morën shtetësinë e këtij shteti, dhe duke qenë të mirëorganizuar dhe , po ashtu të fuqishëm financiarisht, krijuan sektet e tyre, ndaj të cilëve shteti ose nuk reagoi,ose reagoi me shumë vonesë Në Kosovë, gjatë luftës, nuk patëm luftëtarë muxhahidinë, edhe ata pak vetë që deshën të ishin pjesë në fllim, u dëbuan dhe nuk zunë vend.

    Por, edhe në Bosnje, edhe në Kosovë, ka një passkenë që pak njihet: shërbimi i fshehtë serb. Të gjitha shënimet e shërbimeve të ndryshme të inteligjencës, të cilat kanë studjuar rritjen e lëvizjes vehabiste në Bosnje janë në një emërues të përbashkët: ndikimin e shërbimit të fshehtë serb në këtë proçes. Por, në Kosovë, kjo është edhe më e dukshme se në Bosnje, dhe ka një zanafillë që në ditët e para të pas luftës, përmes rekrutimeve të mëhershme. Shërbimi i fshehtë serb në Kosovë, përmes disa nga liderët e njohur, si Zdravko Tolimir, Dragan Stojmenoviç, Simon Tomanov, që ishte njëkohsisht edhe zevendësi i shefit të KOS-it, shërbimit të fshehtë ushtarak, Aleksandër Vasiljeviç, ndërtuan në Kosovë një rrjet bashkëpunëtorësh në mjedisin islam, shqiptar ose jo shqiptar, të cilët, të lidhur edhe me strukturat ushtarake të kohës, u bënë më pas edhe pjesë të politikës në Kosovë. Por edhe vendi ku, një pjesë e politikës së Kosovës, gjeti strehën e saj.

    Në shtypin e Kosovës është cituar disa herë Fuat Ramiç, politikan i ditës, si i lidhur me këto qarqe të shërbimit të fshehtë serb, por, i njëjti është njëri ndër paraqitësit radikal të vijës së ashpër islame në Kosovë, bartës i protestave, i vendosjes së shamisë, përçmimit të besimeve të tjera fetare dhe intolerancës.

    Ose të kemi një shembull tjetër. Website e njohur në Kosovë, sidomos për përforsimin e linjës vehabiste e selafiste në Kosovë është “botaislame.com”. Përmes saj bëhen thirrje për luftë të shenjtë, për xhihad, për mbështetjen e sivllezërve islamë në Siri dhe në botën arabe, ajo është bërë një strehë e njohur e mendimit radikal. Mirëpo pak vetë e dinë se pas kësaj faqe ekstreme islame qëndron shërbimi i fshehtë serb. Kjo website është e krijuar nga Milutin Jovanoviç, i cili tani jeton në Sigtuna, Suedi dhe është pronari i kësaj, ndërsa menazhimi, i kësaj faqeje, e cila del haptas në përkrahje të Xhihadit, zihet në një kuzhinë serbe, në Kragujevac, prej Jovan Jovanoviç.

    Do të ishte naive të mendohej se serbët këtë faqe urrejtje e nxitjeje në gjuhën shqipe e kanë ngritur për hobi dhe pa asnjë qëllim tjetër, ashtu si do të ishte naive të mendohej se kjo nuk mbështetet nga struktura zyrtare ose jo zyrtare serbe.

    Që prej lëvizjes së Rezistencës në Kosovë, e gjithë media revanshiste proserbe, por edhe mendimi akademik i saj, në çdo kohë, është përpjekur të paraqesë rrezikun islamik në Kosovë si një rrezik për të gjithë Perëndimin, si një vatër nga ku mund të bulojë e më pas të shpërthejë infeksioni islamik ekstrem. Kjo është edhe arsyeja përse tashmë, në një formë më të sofistifikuar, mllefi i vjetër vjen në një formë të re.

    E vërteta është se ekstremi vehabist selafist në Kosovë nuk është në ato përmasa sa po shfaqet në Bosnje. Por e keqja është se ajo po vjen e rritet, po fiton terren, dhe disa shfaqje të tij të sforcuara drejt dhunës, nesër mund të ndikojnë në heqjen e aureolës së tolerancës ndërfetare që ka populli ynë.

    Dy janë rrezikshmëritë më të ndjeshme sot ndaj vendit: qeverisjes dhe mendimit politik në Kosovë: ringjallja e shërbimit të fshehtë serb në Kosovë, dhe kjo ka filluar të duket gjithnjë e më shumë, në politikë, në ekonomi, në propogandë, në rehabilitimin e figurave të njohura proserbe; dhe së dyti, në krijimin e një mjedisi të përshtatshëm për lëvizjen vehabiste selafiste, e cila, është tepër e dëmshme për njerëzit tanë, dhe që, njerën këmbë të financimit të saj të padukshëm, e ka pikërisht në qarqet e shërbimeve të fshehta serbe.

    Momenti është që t’u pritet hovi, të kenë ndalesën e tyre të domosdoshme, pasi nuk mund të jemi një vend perëndimor dhe i civilizuar nëse rrjetëzimi i këtyre strukturave rritet e bie ndesh me aspiratën tonë.



    *Botuar në DITA në 25 shkurt 2014
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Nuk ka nevoje te jesh filozof e dijetar te arrish te mbledhesh 2+2. Kjo shihet fare mire dhe eshte nje deduksion i thjeshte logjik. I dime ne ne forum se kush e ka krijuar botaislame si website dhe kush e menaxhon, nuk e dikerkan organet e sigurise ne Kosove? Ne i kemi dhe ne forum disa elemente te tille qe thjesht fusin xixat e nxisin urrejtje nderfetare apo mbeshtesin e bejne thirrje per xhihad. Sic e thashe dhe ne nje pergjigje tjeter, largimi i tyre qe ketej, perjashtimi apo demaskimi nuk zgjidh ndonje gje te madhe pervec pastrimit te forumit. Problemi eshte prania e tyre ne shoqerine shqiptare dhe cfare duhet bere qe te neutralizohen.

  3. #3

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Sipas Ramizit..., fajtor na qenka serbi qe po shumohen wahabitet dhe salafitet ne Kosove!
    Sa hunde kerrabe dhe tru dythundraku qenka!
    Po pse duhet ti vem fajin te tjereve per hallet dhe plaget tona? Pse nuk duhet ta shkundim me guxim pluhurin e shkretetirave vet neve!?
    Pa u jargavitur qe gjoja na e kane fajin te tjeret qe kemi mjekerrosha vullnetare ne siri dhe irak, ku fakti qe si kosovaret si boshnjaket
    duhet ta pastrojne vete pragun e deres dhe copen e rrugices qe kane perballe daljes ne bote........ e jo ti bien daulles qe fajin e ka udeb-ja ose 007!
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar arbereshi_niko për postimin:

    ane (10-01-2015)

  5. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Citim Postuar më parë nga arbereshi_niko Lexo Postimin
    Sipas Ramizit..., fajtor na qenka serbi qe po shumohen wahabitet dhe salafitet ne Kosove!
    Sa hunde kerrabe dhe tru dythundraku qenka!
    Po pse duhet ti vem fajin te tjereve per hallet dhe plaget tona? Pse nuk duhet ta shkundim me guxim pluhurin e shkretetirave vet neve!?
    Pa u jargavitur qe gjoja na e kane fajin te tjeret qe kemi mjekerrosha vullnetare ne siri dhe irak, ku fakti qe si kosovaret si boshnjaket
    duhet ta pastrojne vete pragun e deres dhe copen e rrugices qe kane perballe daljes ne bote........ e jo ti bien daulles qe fajin e ka udeb-ja ose 007!
    Pershendetje
    Jemi ba edhe ne si arabet..merr le Izraeli ..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  6. #5

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Jo Ane, jo si Izraeli po fare REZIL jemi bere...!
    Lutem Zotit sa here qe degjoj lajme, qe mos te dalin trimat me flete shqiptar te bejne ate per te cilen po adestrohen ne kalifat.
    Pasi do ti vinte vulen emrit Shqiperi e shqiptar.
    - Sa fatkeqesi pikerisht vendi qe la kockat per krishterim dhe Evrope, te numerohet si pjese e kalifatit.........
    Pershendetje
    Mësoi të tjerët me jetën tënde dhe jo me fjalët e tua

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Dale....Dale... !!! Se Fasulet sjane zjer akoma !! Kalifati,Extremi,Xhihadi,Isis,Etj, Zoti Na ruajt se deri tani kemi harmoni Fetare ne shqiperi,Dashte Zoti vazhdojme me kete harmoni qe kemi ,Dhe te ndergjegjesojme sa me shume popullin per qendrueshmeri njerezore, duke thene se vrasja,ose vetevrasja,nuk i takon njeriut marrja e nje jete ,por vetem zotit,
    Lutem Zotit qe te na mbroje nga i ligu i keqi dhe Djalli i cili po vepron me shpejtesi maramendese, O zot o Zot !!!
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anëtarësuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Fakti qe i ashtuquajturi terrorizem islamik mundohet te shitet si pjese e Islamit zgjidhjen kryesore duhet ta gjeje te Islamistet."Islami eshte fe e paqes" ..e kemi degjuar kete nga gjithe lideret boteror keto dite.Dhe ashtu eshte.Une mendoj qe distancimi dhe lufta kunder ketyre terroristeve nuk eshte bere me forcen e duhur nga udheheqesit fetar.Nuk mjaftojne vetem parrullat e mbajtura ne duar nga muslimanet ku shkruhet "mos fol ne emrin tim"per ti distancuar.Nese duan vertet te lajne faqen e tyre duhet qe cdo hoxh ne cdo xhami ta hap fjalen e tij me shqetesimin per kete rrezik ekstrem qe i kanoset kesaj feje.Nuk habitem fare qe keto grupe terroriste apo paraterroriste financohen nga serbia pasi eshte e vetmja leter qe e nxjerr ate fituese ne luften per Kosoven.Shteti Shqiptar ne Kosove e Shqiperi duhet patjeter te ndihmoje komunitetin musliman por edhe duke e nxitur qe ta kryejne detyren qe u takon.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  9. #8
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Ne Shqiperi dhe ne Kosove, te gjithe elementet te cilet nga injoranca apo ngaqe paguhen prej sherbimeve te huaja, tentojne te minojne tolerancen dhe bashkejetesen nderfetare, gje e cila eshte gur themeli per integritetin tone kombetare duhet te izolohen dhe denohen ne baze te ligjeve perkatese, qofshin keta muslimane, orthodokse apo Katolike.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e lace
    Anëtarësuar
    18-09-2014
    Postime
    240

    Për: Kush fshihet pas islamit radikal, investimeve në media dhe egërsisë në rrjete so

    Termi xhihad (arabisht جهاد = xhihād mundim, përpjekje, luftë, insistim (ngulmim); e shkruar ndonjëherë edhe në formën anglisht jihad ose djihad) cilëson në kuptimin fetar një koncept të rëndësishëm të fesë islame, përpjekjet ose luftën në rrugën e zotit (arabisht الجهاد في سبيل الله = xhihādu fī sabīl illāh).

    kjo luftë është në shërbim të zgjerimit dhe mbrojtjes së territorit deri sa feja islame të bëhet feja mbizotëruese.

    Etimologjikisht ai ka kuptimin e mundimit në një drejtim të caktuar.[1] Në kuran dhe sunna ky term nënkupton në radhë të parë luftën e armatosur.
    Në islamologji është i zakonshëm formulimi i xhihadit si luftë e shenjtë me kuptimin e luftës së urdhëruar nga zoti, të kryer për të dhe të shpërblyer prej tij.
    Teoria e xhihadit e ka origjinën në kuran dhe në sunna-n e Muhamedit. Në këto burime ky term përdoret në kuptimin ushtarak si luftë kundra armikut. Vargjet përkatëse të kuranit janë zbuluar në kuadër të konflikteve të profetit dhe ndjekësve të tij me kundërshtarët e tyre politeistë arabë si dhe çifutë dhe kristianë. Këto vargje si dhe shprehjet dhe veprat të autorizuara Muhamedit, sunna e tij, përbëjnë bazën kryesore të zhvillimit të mëvonshëm të teorisë së xhihadit në ligjet islamike.[18]

    Emri xhihad figuron në kuran katër herë.[19] I shoqëruar nga format e ndryshme të foljeve ai gjendet aty tridhjet e pesë herë.[20] Ai pasohet zakonisht nga shprehja „në rrugën e zotit“[21], „me gjënë dhe gjakun“[22] ose të kombinuara bashkë:[23]
    Mos u Beni te gjithe Mesuesa se per kete do te gjukoheni ashper !!!

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •