Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Mero Baze irritohet me Edi Ramen: Pėrfundimisht je karagjoz...

    Mero Baze irritohet me Edi Ramen: Pėrfundimisht je karagjoz, tė kesh mik ty tė prish punė, tė kesh armik tė ha munė


    Historia mė e bujshme e njė skandali qeveritar me reklamat po shkon drejt mbylljes. Arben Imami, i cili ka dhėnė 1.2 milion euro nė prag tė fushatės elektorale nė vitin 2013 pėr kompaninė e Frangajt, duke shkelur dhe ligjin elektoral, nuk do tė merret pėrfundimisht si i pandehur. Sipas njė vėzhgimi tė BIRN, edhe Ministria e Mbrojtjes pas kėsaj ėshtė tėrhequr nga beteja.

    Nė tė vėrtetė, skandali i Imamit dhe vartėsve tė tij, nuk ishte i vetmi. Gazeta TemA ka publikuar email-et e Frangajt me kėshilltaren e ish- ministrit tė Punės, Ksera, tė cilėt pėrveēse talleshin me ministrin si “katundar” me njė fjalor ordiner, flisnin pėr nja 220 mijė euro, tė cilat i mori Frangaj. Tė tjera histori tė ngjashme janė ato tė koncerteve anti-opozitare tė Majit apo Dhjetorit 2010, ku rreth 1,3 milion dollarė paguheshin nga ministri nė adresė tė njė kompanie eventesh tė PD-sė. Nuk bėhet fjalė pėr akuza nė ajėr, por pėr fakte qė janė nė zyrat e shtetit shqiptar.

    Pėrfituesi arrogant nė emėr tė pushtetit, ishte Frangaj dhe media e tij, sė bashku me kompaninė satelit rreth vetes.
    Edhe pse nė vitin e parė tė qeverisjes sė socialistėve pati pėrpjekje formale pėr t’i paditur kėto shkelje, dosjet thuajse u mbyllėn. Prokuroria nuk veproi nė asnjė rast dhe historia e kėtij abuzimi tė madh me paratė e taksapaguesėve, ėshtė tashmė njė inkurajim i madh pėr zyrtarėt e rinj tė administratės, lidhur me ndėshkueshmėrinė. Fakti qė askush nuk u ndėshkua pėr abuzimin me pushtetin, inkurajon ēdo zyrtar tė qeverisė sė re tė bėjė gjėra tė ngjashme.
    Por, mė inkurajues se kaq ėshtė shembulli i keq, qė kryeministri jep nė raportet publike me “TV Klan”. Nė fjalimin e tij me humor pėr Vitin e Ri, ai pati njė batutė dhe pėr mua, duke mė konsideruar tė mėrzitur pse “kishte vėnė Frangajn nė krye tė vendit”. Fjalimi ishte i paqortueshėm pėr t’u tallur me gazetarėt, por kryeministri nuk e ka problemin me ne, por me popullin qė e ka votuar. Nė sytė e atyre qė e kanė votuar, “TV Klan” apo Sandri, janė simbol i abuzimit me pushtetin. Dhe kur shikojnė se kryeministri, jo vetėm qė tashmė i ka nė krye tė vendit, por dhe bėn humor me kėtė gjė, ai nuk ėshtė tallur me ne, por me ata qė e kanė votuar. Minimumi, ata mendojnė se Rama dikur ka gėnjyer nga halli, por mund tė jetė dhe mė keq. Shumė prej tyre mendojnė se kryeministri tani ka tė njėjtin hall me njerėzit e tij tė reklamave dhe eventeve si Sandri dikur, dhe nuk ia vlen tė merret me histori qė pėrsėriten. Pra, nė mendjen e mbėshtetėsve tė tij, dosjet e mbyllura, pėrkthehen edhe nė gojė tė mbyllura nga sjellje tė ngjashme. Dhe nė kėtė rast, akuzat pėr korrupsion tė hajdutėve tė djeshėm, mund tė ringjitin, qoftė dhe nėn devizėn e pėshtirė, “tė gjithė njėlloj janė”.
    Unė nuk do tė isha i lumtur nė asnjė rast, qė kryeministri tė sillej ndaj Klanit, siē Berisha ėshtė sjellė ndaj nesh. Nuk do tė doja qė Sandrit t’i digjej makina, tė nxirrej nga Kinostudioja e tė rrethohej me policė, tė mos i jepej asnjė reklamė dhe tė persekutohej me fis e farė ēfarė kishte, siē bėri Berisha. Por, kjo pėshtirosja publike, qė “TV Klani ėshtė nė krye tė vendit”, ėshtė sinjali mė i qartė pėr drejtėsinė dhe sidomos pėr prokurorėt tanė qokaxhinj, qė tė mos shfletojnė asnjė fletė tė dosjeve tė korrupsionit tė tyre.
    E vėrteta e hidhur ėshtė se Rama nuk po ndihmon “TV Klanin” “duke e respektuar”. Duke e respektuar, pėr tė bėrė gallatė me ne tė tjerėt, Sandri dhe Klani nuk jetojnė dot. Ata duan sėrish reklama, prona tė zhvatura si nė kohėn e Berishės, sekserllėqe tenderash dhe rrugėsh, fshatrat turistike dhe leje pėr tė ndėrtuar mes pishave etj. Rama nuk ka shenja se po ua jep kėto dhe kjo do tė thotė se ai mund t’i kapė mizat me mjaltė. Por, e keqja ėshtė se modeli i Klanit ishte njė kauzė publike, ndėrsa tani u bė njė shtėpi publike e pėshtirė, e cila i humbet kuptimin rolit tė medias. “Gallata” e kryeministrit dhe sidomos argėtimi i tij me servilizmin e ri tė Klanit, po bėjnė mė shumė dėm, se sa nėse Klani do tė ishte njė media e ashpėr e kritike, qoftė edhe e pamend kundėr tij.
    Dosjet qė po mbyllen nė Prokurori, janė pikėrisht rezultat i kėtij karagjozllėku dhe i konsiderimit tė Shqipėrisė si “Kafja e Rognerit”, ku tė gjithė e njohin njėri-tjetrin edhe kur nuk flasin me gojė, edhe kur pėrqafohen. Shqipėria nuk e ka kėtė shans. Ajo u beson betejave dhe fjalės publike, ashtu sikundėr zhgėnjehet nga tallja me to. Ėshtė shumė e vėshtirė ta shpjegosh si karagjozllėk pėrqasjen miqėsore publike, me njė fenomen qė ėshtė arsyeja pėrse je votuar. Pėr mė tepėr, kjo me “TV Klanin”, ku meqė jemi tek populli, i shkon shumė ajo fjala e urtė, “Ta kesh mik tė prish punė, ta kesh armik tė ha m…”

    Mero Baze: Dosjet e mbyllura dhe gojėt e mbyllura

    Lajmi

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    skender76 (10-01-2015)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,758

    Pėr: Mero Baze irritohet me Edi Ramen: Pėrfundimisht je karagjoz...

    Shkrim koti. Ben dhe Mero sikur revoltohet,ben sikur nuk kupton.Ka filluar te kopjoj Braēen;"un e thash por nuk i dihet pse e thash, militantet ta degjojne qe e thash".

    Jane;thash-e themi miqesore,se e dinim qe Berishes do ti hanim m...

  4. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,015
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Mero Baze irritohet me Edi Ramen: Pėrfundimisht je karagjoz...

    Ta morren kafshaten nga goja o Mero!

    Albo

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •