Close
Faqja 15 prej 39 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 141 deri 150 prej 387
  1. #141
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Albon duhet ta zgjedhim per "misionar" te OKB dhe te zgjedhe problemet dhe konfliktet ne tere boten.
    Francen po e shpall fajtore qe paska lejuar te lindin aty keta njerez!
    Asnjehere nuk e pash qe kritikove "kolonizatoret" grek ?! Kan kolonizuar gjysmen e trojeve shqiptare, por ty kjo nuk te intereson!!
    Po ku din ti Albo se cfare eshte demokracia dhe kultura evropiane? A duhet evropianet te ndryshojne ligjet dhe kulturen per shkak te ketyre psikopateve arab?
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #142
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    Franca po korr sot ate qe ka mbjelle vete dekada me perpara.

    - Multikultarizimi i deshtuar francez, ka bere qe sot ne qytetet franceze te kete lagje e zona te tera ku nuk vepron ligji e shteti, por sundon Sheria e emigranteve muslimane te mbledhur ne to.
    - Kur terroristet islamike merrnin peng qytetare franceze, shteti francez paguante miliona terroristeve per ti liruar, duke financuar keshtu hapur keto organizata terroriste.
    - Kur SHBA i kerkoi francezeve te ndihmonte ne luften kunder terrorizmit islamik ne Irak, Afganistan e mbare boten, pergjigjia qe moren ishte: "lufta kunder terrorizmit eshte lufta juaj jo e jona".
    - Kur organizata terroriste si Hamasi ne Palestine, Hezbullah ne Liban, ndermarrin akte terroriste ndaj Izraelit dhe shteti izraelit kunderpergjigjet, francezet jane te paret te denojne izraelitet.

    Aktet terroriste ne Paris jane akte te kryera nga qytetare franceze, te lindur ne France, te rritur ne France, produkte te "kultures franceze" qe eshte kaq superiore sa qe "asimilon cdo njeri pa dallim feje, rrace, gjinie apo origjine". Sot qytetaret franceze jane zgjuar nga gjumi letargjik ne te cilin i vune liderat e tyre politike me perrallat e mesiperme dhe mesuan qe: "Terroristet i kemi ne mes te Parisit, jo ne Siri e Irak, jo ne televizor, por ne rruget e Parisit, ne te njejtat rruge ne te cilat ecim e jetojme edhe vete." Dhe akte te tilla kane per te ndergjegjesuar popullin francez e mbare Evropen, qe te flakin tej keto ideologjira te mbrapshta se bashku me ata qe i mbrojne e shperndajne ato.

    Terroristet islamike sapo i shpallen lufte Frances e gjithe francezeve. Ngelet per te pare nese francezet, sterniperit e kryqezatoreve latine dhe niperit e kolonizatoreve, u ka ngelur ndonje fije trimerie...

    Albo
    Faktikisht Franca dhe e gjithe bota perendimore po korr urrejtjen qe mbolli Amerika ne lufterat e shumta ne lindjen e mesme qe si synim kryesor kishin kontrollin e naftes.

    Perpara se Amerika te fuste hundet ne lindjen e mesme ne vitet 80 nuk ka pasur asnje sulm terrorist nga ekstremistet islamike. Ne 20 vitet deri kur nisi aksioni pushtues ne Afghanistan ka pasur me pak se 15 sulme terroriste nga ekstremistet Islamike ne te gjithe boten. Ne 13 vitet prej nisjes se luftes ne Afghanistan e deri me sot ka pasur plot 100!
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #143
    i/e regjistruar Maska e VOLSIV
    Anėtarėsuar
    14-10-2009
    Postime
    1,069

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin

    - Kur SHBA i kerkoi francezeve te ndihmonte ne luften kunder terrorizmit islamik ne Irak, Afganistan e mbare boten, pergjigjia qe moren ishte: "lufta kunder terrorizmit eshte lufta juaj jo e jona".

    Albo
    Tani nuk eshte me lufta vetem e amerikes. Rrezimi i kullave ne newyork beri qe politikanet amerikane te kishin mbeshtetjen e popullit per lufte ne irak. Kjo qe ndodhi ne paris i jep mbeshtetje politikaneve europiane qe te perfshihen ne luftra ose te rrine urte kur futet amerika dhe te recitojne poezine fallco te terrorizmit.
    Do thoni ju sa eshte mundesia qe kjo te jete e verteta?
    Nuk di ta them fiks por mund te them qe kullat u rezuan nga amerikanet, ne irak nuk gjeten arme te shkaterrimit ne mase sic u pretendua, bin ladeni ishte agjent i cia-s, grupet terroirste u ndihmuan nga vete amerikanet dhe sauditet. Kete mund te them.
    La verita' ti rendera' libero!

  4. #144
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Ka gati 15 vjet qe po merremi me frutat e nje peme qe ushqehet nga INJORANCA,DISKRIMINIMI,PABARAZIA EKSTREME,DIKTATURA,MAFIA e 100 lloj poshtersish te tjera.Jane fruta te hidhur qe nuk mjafton ti shkaterrosh por u duhet hequr ushqimi dhe shkulur rrenjet.
    Per rastin konkret mendoj qe ka qene e mundur dhe eshte qe ashtu si perben krim te tallesh me holokaustin apo genocidin armen te jete krim edhe tallja me Jezusin Buden apo Muhamedin.Kuptohet qe kjo sdo mjaftonte se ata qe e bene masakren ishin fruta helmuese te pjekura dhe do binin diku tjeter.

    Eshte ne doren e atyre qe kane fuqin ne dore ta bejne boten me te mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shitesi : 11-01-2015 mė 12:49
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  5. #145
    i/e regjistruar Maska e shitesi
    Anėtarėsuar
    17-11-2003
    Vendndodhja
    ne frymemarrjen time
    Postime
    1,069

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Po shifja duartrokitjet qe moren perfaqsuesit e 4 besimeve fetare Shqiptare te lidhur krah me krah ne marshin e sotem ne Paris.Shume mesazh i bukur.
    Feja e Shqiptarit eshte Shqiptaria

  6. #146
    New York Maska e mario_kingu
    Anėtarėsuar
    09-12-2004
    Vendndodhja
    New York
    Postime
    2,225

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Krenar per komunitet shqiptare ne france sot krah me krah si vllezer I tregoj botes ja kush eshte shqiperia


    Te marrin shembull nga keta prifterinj dhe hoxhallar
    Partizoni

  7. #147
    i/e regjistruar Maska e SERAFIM DILO
    Anėtarėsuar
    06-01-2008
    Postime
    7,771

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    "Po i vjen fundi botes ! Kur u bon dhe shqiptaret me dhon men per fen u "prish" muabeti".


    Megjithate,nji bravo e meritojn.

  8. #148
    i/e regjistruar Maska e Ceni-1
    Anėtarėsuar
    18-10-2012
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    832

    Pėrse Franca nuk i zbaton slloganet masonike tė Liberté, Égalité, Fraternité-sė ...

    Pėrse Franca nuk i zbaton slloganet masonike tė Liberté, Égalité, Fraternité-sė me muslimanėt e saj?

    Olsi Jazexhi

    Francės dhe Evropės Perėndimore sot i ka ardhur koha dhe momenti qė t'i anullojnė politikat e tyre diskriminuese dhe imperialiste kundėr Islamit dhe muslimanėve dhe tė zbatojnė siē duhet slloganet masonike tė Liberté, Égalité, Fraternité-sė. Nėse ato bėjnė kėtė gjė, edhe qytetarėt muslimanė do tė sillen mirė dhe do ta shohin Francėn si atdheun e tyre.

    1.
    Sulmi qė u bė nė zyrat e revistės franceze Charlie Hebdo nė datė 7 janar 2015 e ka tronditur shumė Perėndimin. Udhėheqėsit perėndimorė qė nga presidentėt e kryeministrat e Francės, Gjermanisė, Shteteve tė Bashkuara, Britanisė etj, tė gjithė pa pėrjashtim i dėnuan sulmet dhe vrasjen e gazetarėve tė revistės Charlie Hebdo dhe atentatorėt i pėrshkruan si terroristė, barbarė, frikacakė etj. Nė radhėn e denoncuesėve ndaj atentatorėve francezė u rreshtua edhe udhėheqja servile shqiptare. Kryeministri frankofon dhe katolik i Shqipėrisė, Edi Rama shkroi nė twitter se ishte trishtuar, revoltuar dhe solidar me Francėn. Lulzim Basha e Ilir Meta bėn tė njėjtėn gjė. Edhe liderėt kosovarė, bėn tė njėjtėn gjė. U rreshtuan me Francėn, siē bėn edhe shoqatat e gazetarėve tė Tiranės dhe tė Prishtinės tė cilat shpresojnė qė tė marrin fonde tė reja nga ambasada franceze pėr kėtė solidarizim.

    Solidarizimi masiv i liderėve perėndimorė dhe servilėve tė tyre shqiptarė, nė shikim tė parė duket shumė human. Nė Francė u vranė 12 roje dhe gazetarė nga 2 apo 3 muslimanė francezė, dhe nė emėr tė "fjalės sė lirė" dhe "lirisė sė medias" teologjia e demokracisė liberale tregon qė ne duhet tė prekemi tė gjithė e tė vėmė kujėn pėr kėtė hata tė madhe. Megjithatė, fakti qė tė bėn pėrshtypje ėshtė se si udhėheqėsit perėndimorė dhe shqiptarė, ashtu edhe komentatorėt nė Tiranė dhe Prishtinė, nuk kanė reaguar kėshtu kur gazetarė janė vrarė edhe nė vende tė tjera tė botės. Nė konfliktin e 8 korrikut 2014 nė Gaza ushtria izraelite vrau mbi 2200 civilė, gra, fėmijė, pleq, gazetarė, punėtorė etj. Mes tė vrarėve kishte mbi 17 gazetarė. Megjithatė si liderėt perėndimorė ashtu edhe zarat e tyre shqiptarė nuk reaguan sikur po reagojnė sot. E njėjta gjė ndodh edhe me gazetarėt rusė qė po vriten e merren peng nė Ukrainė. Qeveria franceze e presidentit Francois Hollande ashtu sikur edhe ajo e kriminelit tė luftės Nikolas Sarkozy kanė stėrvitur, furnizuar, armatosur dhe mbėshtetur terroristė islamikė qė nga Siria e deri nė Libi, tė cilėt kanė vrarė, pėrdhunuar, djegur e shkatėrruar shumė herė mė shumė sesa kėta tė fundit nė Paris. Pėr njė person qė nuk e njeh politikėn e Evropės dhe grupet qė sot kontrollojnė mediat nė tė - pyetja mund t'i lindi e thotė: si shpjegohet qė udhėheqėsit perėndimorė dhe zarat e tyre shqiptarė bėhen histerikė kur 3 terroristė vrasin 12 gazetarė nė Paris, por nuk bėzajnė fare kur Franca dhe terroristėt qė ajo mbėshtet vrasin njerėz e gazetarė nė masė nė Siri, Libi, Mali, Palestinė, Bregun e Fildishtė etj? Pėrgjigja ėshtė qė jetojmė nė njė botė tė ndyrė dhe hipokrite, dhe reagimet histerike e politike nuk bėhen me zemėr nė dorė, por me laps te veshi.

    2.

    Revista Charlie Hebdo, gazetarėt e sė cilės u vranė nė kėtė 7 janar ishte njė revistė rrugaēe, islamofobike dhe raciste. Me karikaturat e saj ajo ka sulmuar, pėrēmuar e ofenduar nė mėnyrė tė vazhdueshme muslimanėt francezė por edhe grupe tė tjera qė jetojnė nė Francė. Kulmi i sulmeve tė saj kundėr muslimanėve francezė erdhi nė vitin 2006 kur ajo u rreshtua nė listėn e disa mediave perėndimore tė cilat nuk treguan aspak sensitivitet ndaj ndjesive tė muslimanėve dhe botuan karikatura kundėr profetit Muhamed. Edhe pse ish-presidenti francez Zhak Shirak i dėnoi kėto provokime, Nikola Sarkozy dhe Francois Hollande e mbėshtetėn ofendimin e Charlies, nėn pretekstin e lirisė sė fjalės. Por pėr muslimanėt francezė, sidomos ata qė janė me orgjinė nga Afrika dhe Algjeria, shteti francez ėshtė vendi i fundit nė botė qė respekton lirinė e fjalės. Franca ėshtė njė nga vendet mė diktatoriale tė Evropės, e cila persekuton, burgos, dhe pėrndjek qytetarėt e saj tė cilėt guxojnė tė thonė ndonjė gjė kundėr lobeve tė fuqishme qė kontrollojnė vendin. Qė dikush tė kuptojė dhe bindet sesa liri fjale ka nė Francė, mund tė shohi nė wikipedia shkrimet mbi antisemitizmin apo dėnimin e gjenocidit armen nė Francė dhe tė kuptojė se ēfarė terrori shtetėror ekziston nė kėtė vend kundėr fjalės sė lirė, dhe sesa shumė artistė, intelektualė e mendimtarė dėnohen pėr shkak se nė kėtė vend nuk ka liri fjale.

    Por ndėrsa Franca bėn mirė qė i mbron hebrejtė, armenėt dhe grupe tė tjera interesi tė cilėt janė persekutuar nė shekuj nga katolikėt, ajo nuk bėn tė njėjtėn gjė me muslimanėt. Edhe pse nė Francė, muslimanėt pėrbėjnė rreth 10% tė popullsisė, aq sa janė edhe katolikėt nė Shqipėri, politikat franceze qė rrjedhin qė nga koha e kolonializmit i diskriminojnė dhe pėrbuzin muslimanėt nė format nga mė tė ulėtat. Muslimanėt francezė diskriminohen nė arsim, qeverisje, sulmohen brutalisht nė media dhe nga organet e sigurisė, e 60% e tė burgosurve sot nė Francė janė muslimanė. Me ligjin famėkeq tė marsit 2004 Franca i ka shpallur luftė totale grave muslimane me shami tė cilat pėrjashtohen nga tė gjithė sferat publike tė vendit. Ligjin e saj gjenocidal, Franca ia ka imponuar edhe dy vendeve muslimane tė Evropės, Kosovės dhe Shqipėrisė.

    Diskriminimi dhe pėrbuzja nė jetėn e pėrditshme, dhe ndėrhyrjet imperialiste tė Francės nė tė gjithė Lindjen e Mesme dhe Afrikė, kanė krijuar nė mendjen e shumė qytetarėve muslimanė francezė idenė se vendi i tyre ėshtė njė vend i keq, racist, qė i do tė keqen atyre. Rasti mė i fundėm i pushtimit ushtarak tė Libisė dhe vrasja nga agjentėt francezė tė liderit libian Muammar Gaddafit, dhe dėrgimi nga Franca i terroristėve dhe spiunėve tė saj pėr tė djegur dhe shkatėrruar Sirinė janė vetėm dy shembuj qė ilustrojnė politikėn brutale qė Franca ndjek me botėn e islamit.

    3.
    Sulmi qė tre terroristė francezė ndėrmorėn kundėr revistės Charlie Hebdo kėtė 7 janar nė Paris, edhe pse mediat franceze dhe ato perėndimore po mundohen ta ndėrlidhin me Islamin - i cili akuzohet nga udhėheqėsit e krishterė perėndimorė si fe e dhunės dhe terrorit - nė fakt ka tė bėj mė shumė me Francėn dhe terrorin qė regjimi laik-katolik francez ushtron prej shekujsh kundėr popujve muslimanė dhe afrikanė. Gjatė nisjes sė pranverės arabe, qeveritė franceze tė Sarkozisė dhe Hollandės dėrguan me qindra terroristė dhe agjentė francezė qė tė bėjnė terror nė Lindjen e Mesme ku vranė disa mijėra tė krishterė dhe muslimanė arabė. Shumė nga kėta terroristė tani qė Franca i ka lėnė nė baltė po kthehen nė vendin e tyre tė cilin ata e urrejnė. Tė pėrbuzur, pėrndjekur dhe diskriminuar nga regjimi laik-katolik francez, zhgėnjimin ata e pėrkthejnė nė aktet dhune. Nė kėto muajt e fundit ne kemi parė sa e sa raste qė muslimanė francezė kanė sulmuar objekte tė ndryshme nė vend. Por qeveria franceze - qė prej revoltave tė vitit 2005 kur popullatat arabe dhe afrikane dogjėn lagje tė tėra tė Parisit - nuk do qė tė adresojė problemet e qytetėrėve tė saj me politika sociale dhe integruese. Ajo ka zgjedhur taktikėn e terrorit policor pėr tė nėnshtruar popullatat muslimane. Ndryshe nga Shqipėria, ku edhe pse katolikėt janė 10% e popullsisė e Perėndimi e Franca bashkė na kanė "mundėsuar" qė kryeministri dhe shumica e ministrave tanė tė jenė tė krishterė fondamentalistė - nė Francė, nuk ndodh njė gjė e kėtillė me muslimanėt. Ata mbahen me dhunė institucionale jashtė strukturave shtetėrore.

    Udhėheqėsit francezė qė nga kryeministri Hollandė, Nikola Sarkozy apo fashistja Marie Le-Pen, tė gjithė pa pėrjashtim lehin e garojnė sesi tė poshtėrojnė e nėnshtrojnė sa mė shumė qytetarėt e tyre afrikano-veriorė. Pjesė e poshtėrimit tė Islamit nė vend ishin edhe provokimet e revistės Charlie Hebdo e cila nė pothuajse ēdo numėr tė saj ofendonte profetin Muhamed dhe simbolet e shenjta tė Islamit. Edhe pse udhėheqėsit francezė dhe aleatėt e tyre tė NATO-s mbrojnė poshtėrimet publike qė i bėhen Islamit nė vend - nėn pretekstin e lirisė sė fjalės - edhe njė budalla e kupton qė nė Francė nuk mbrohet fjala e lirė, por liria pėr tė poshtėruar muslimanėt.

    4.
    Frustrimi qė vjen nga papunėsia, racizmi, diskriminimi fetar dhe shoqėror me tė cilin pėrballen muslimanėt e Francės i ka bėrė ata qė tė vėshojnė nė masė nė konfiktet xhihadiste qė sot kryhen nė Lindjen e Mesme. Muslimanėt francezė e urrejnė Francėn, pasi aty trajtohen si qytetarė tė dorės sė dytė. Klasa e bardhė laik-katolike qė sot sundon Francėn, i sheh ata me pėrbuzje dhe urrejtje. Fakti qė pas vrasjes sė gazetarėve tė Charlie Hebdo nė sheshet e Francės vėrshuan me mijėra francezė tė bardhė katolikė qė protestonin kundėr terroristėve muslimanė afrikanė, tregon qartė tensionin e madh fetar dhe etnik qė ekziston nė kėtė vend.

    Edhe pse Franca arriti ti vrasė atentatorėt e gazetarėve tė saj, ajo akoma nuk ka arritur tė zgjedhė problemin e saj me Islamin dhe popullatat afrikane qė ka nė vend. Liderėt francezė, nė vend se tė ulen dhe heqin ligjet diskriminuese, nė kėto ditėt e fundit zihen me njėri tjetrin sesi ti keqtrajtojnė sa mė shumė muslimanėt. Udhėheqėsja fashiste Marie Le-Pen kėrkon ti deportojė jashtė vendit, tė risjellė ligjin e vdekjes dhe gijotinėn - tamam sikur terroristėt e ISIS-it. Kryeministri Holland po zotohet qė tė punėsojė edhe mė shumė spiunė e policė pėr tė mbajtur nėn kontroll popullatat muslimane. Ndėrsa mediat vazhdojnė tė fyejnė e poshtėrojnė muslimanėt gjithmonė e mė shumė.

    Tė gjendur tė pagojė, tė paintegruar dhe tė pėrbuzur muslimanėt francezė po shkojnė gjithnjė e mė shumė drejt ekstremizmit dhe ndėrmarrin masa tė dėshpėruara dhune kundėr Republikės sė Pestė. Vrasėsit e gazetarėve tė Charlie Hebdo ishin njerėz tė dėshpėruar, tė cilėt Republika e Pestė Franceze nuk diti ti integrojė sipas slloganit masonik francez tė Lirisė - Barazisė dhe Vėllazėrisė. Ata ishin tė mėrzitur me Francėn, e prandaj vendosėn tė vdesin duke sulmuar simbolet ofenduese tė fesė sė tyre, tė cilat liderėt francezė i quajnė "fjalė e lirė".

    5.
    Reagimet histerike tė udhėheqėsve francezė dhe aleancės franceze sot nėpėr botė, duke pėrfshirė edhe servilėt e Kosovės dhe Shqipėrisė, pėr vrasjen e gazetarėve tė Charlie Hebdo-sė nuk do t'i zgjidhin dot problemet e Francės. Edhe dalja e udhėheqėsve "tė moderuar" muslimanė qė dėnojnė terrorizmin dhe thonė qė ai nuk ka lidhje me Islamin, nuk do i bėjnė derman dot Francės. Fajin Francės qė qytetarėt e saj bėhen terroristė dhe vrasin gazetarė e policė nuk ja ka Islami por vetja e saj. Ajo ėshtė qė sulmon e pushton vende muslimane nga Afrika e deri nė Siri. Ajo ėshtė qė ēoi qytetarė tė saj tė djegin Libinė dhe Sirinė. Dhe ajo ėshtė qė i pėrbuz, diskriminon dhe poshtėron qytetarėt e saj muslimanė nėpėrmjet "fjalės sė lirė" sikur revista Charlie Hebdo e mė pas u kėrkon muslimanėve qė ta pranojnė kėtė poshtėrim publik. Reagimet histerike tė pushtetarėve francezė, NATO-istė, apo edhe tė fondamentalistėve kristjanė nė Shqipėri kundėr Islamit, nuk do t'i japin fund pėrplasjes midis popullatave muslimane dhe katolike nė Francė dhe Evropė. Vetėm kur Franca dhe Evropa tė kthehen nė vende tė lira, tė barazisė dhe vėllazėrisė sikur masonėt francezė propagandonin nė shekullin e XX, e t'i mbrojnė dhe respektojnė muslimanėt si qytetarė mė tė drejta tė barabarta; e vetėm kur Franca tė ndjeki shembullin e Shqipėrisė e cila pėr kryeministėr ka njė psikopat nga minoriteti katolik - dhe edhe Franca tė zgjedhi njė arab musliman si kryeministrin e saj - vetėm atėherė punėt mund tė ndryshojnė pėr Francėn dhe Evropėn. Por nėse Franca do tė vazhdojė t'i trajtoj qytetarėt e saj muslimanė sikur ata tė jetojnė nė Republikėn Qendrore tė Afrikės, lexuesit tanė duhet tė jenė tė sigurtė qė nė tė ardhmen do tė shohin spektakle tė reja luftimesh nė teatrin francez. Arabėt do tė vrasin francezė, e francezėt do tė vrasin arabė dhe liderėt perėndimorė do tė dėnojnė terrorizmin si gjithmonė dhe mediat e tyre do tė mallkojnė Islamin.

    6.
    Francės dhe Evropės Perėndimore sot i ka ardhur koha dhe momenti qė t'i anullojnė politikat e tyre diskriminuese dhe imperialiste kundėr Islamit dhe muslimanėve dhe tė zbatojnė siē duhet slloganet masonike tė Liberté, Égalité, Fraternité-sė. Nėse ato bėjnė kėtė gjė, edhe qytetarėt muslimanė do tė sillen mirė dhe do ta shohin Francėn si atdheun e tyre. Por nėse ata trajtohen sipas metodave fashiste tė Nikolla Sarkozisė, Le-Pennit dhe Hollandės, Evropa duhet tė jetė e sigurtė qė do tė pėrballet me konflikte tė tjera, sikur ky i fundit edhe nė tė ardhmen.




    E Premte, 9 Janar 2015; 23:12
    “Fe e vetme (e pranuar) tek Allahu ėshtė Islami” (Ali Imran, 19).

  9. #149
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anėtarėsuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Pėr: Masaker ne Paris - sulmohet "Charlie Hebdo" 12 te vdekur

    Logjika e shendoshe Franceze nuk e ka problem multikulturalizmin! ne ballkan nuk do te shpetonte ndonjeri pa u perlyer me ndonje send.


  10. #150

    Pėr: Pėrse Franca nuk i zbaton slloganet masonike tė Liberté, Égalité, Fraternité-sė

    Ja dhe kryetalibani i Shqiperise e paska zhgarrativur pacavuren e rradhes. Dhe dudumet e marrin dhe e postojne direkt si te jete xhevair.

    Qe ne titull duket sa tendencioz eshte artikulli. Se cfare ishte nevoja te perkufizohej Liberté, Égalité, Fraternité si slogan masonik, ate vetem turkoshaku Olsi e di. Masonike ose jo si perifrazime, ato nuk mbajne autoresi sepse jane ne thelb simbole te paqes, zhvillimit e perparimit. Gje qe islamiku Jazenxhiu e ka te veshtire ta kuptoje pasi eshte mbrujtur me nocione qe biend ndesh me mendimin e lire.

  11. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    jarigas (11-01-2015)

Faqja 15 prej 39 FillimFillim ... 5131415161725 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •