Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,963
    Postimet në Bllog
    22

    Shqiperia e Rilindur: Shqiptarët që kërkojnë azil në BE, trefishohet numri në 2014

    Numri i shqiptarëve që kërkojnë azil në vendet Shengen është rritur me 266 përqind, raporton Top Channel.

    Sipas raportit më të fundit të agjencisë europiane, FRONTEX, Shqipëria regjistron përqindjen më të lartë, 266 përqind më shumë se në 2013, e ndjekur nga Mali I Zi me 164 përqind, Bosnja 65 përqind, Serbia 44 përqind, ndërsa Maqedonia regjistron një rënie prej 6 përqind të kërkesave pêr azil në Europë.

    Dyndja më e madhe e azilkërkuesve shqiptarë vërehet në Gjermani me 5970 kërkesa gjithsej, që vlerësohet gati 662 përqind më shumë se një vit më parë. Dokumenti i Varshavës daton më 17 Nëntor dhe vlerëson prurjet e raportuara nga shtetet anëtare nga 29 shtatori deri në 2 Nëntor.

    Shqipëria renditej në Tetor e dyta me 19 përqind, pas Serbisë (48%) që kryesonte për gati gjysmën e numrit të përgjithshëm të kërkesave për azil nga 5 vendet ballkanike përfituese të regjimit pa viza.

    Nga 33 706 azilkërkuesë të regjistruar në tërësi përgjatë 10 muajve në 5 vendet më të prekura të Shengenit, Gjermania mbetet vendi më i synuar nga rajoni me 77 përqind kërkesa më shumë se një vit më parë, ndërsa Suedia pati raste sa viti i kaluar, por FRONTEX analizon se kjo u shkaktua nga rritja prej 59 përqind e numrit të azilkërkuesve shqiptarë, ku numërohen 1352 aplikime të reja këtë vit.

    Me përjashtim të Suedisë e Luksemburgut që nuk kanë kthyer asnjë shqiptar me forcë, por vetëm vullnetarisht, përkatësisht 4 dhe 44 shqiptarë, Belgjika detyroi 31 persona të kthehen pa dëshirën e tyre dhe 61 të tjerë vullnetarisht, Gjermania ktheu 71 me forcë dhe 5 me vullnet të lirë, ndërsa nga Zvicra u kthyen me detyrim 41 shqiptarë dhe nuk u regjistrua asnjë kthim vullnetar.

    MAPO

  2. #2
    Moderator Maska e benseven11
    Anëtarësuar
    10-09-2002
    Vendndodhja
    new jersey-usa
    Postime
    13,816

    Për: Shqiperia e Rilindur: Shqiptarët që kërkojnë azil në BE, trefishohet numri në 20

    Ikin nga Shqiperia nje tufe injorantesh nga fshatrat,ku ska te ardhme
    ikin edhe nje tufe dembelash ne qytet qe kane plan te hyjne ne Europe dhe jetojne me asistenca
    si shqiptaret ne Greqi.
    Enveri i la fshatrat fshatra sepse donte ti kthente malet ne fusha lol,pike e zeze.
    Rama po te mendoje nje cike dhe ti bjere kalemit duhet te ndertoje nje strategji
    me kabinetin e tij qe te ktheje fshatrat ne qytete te vogla dhe te filloje te fuse pak industri ne keto qytete te reja per te krijuar vende pune
    dhe zhvilluar ekonomine.
    Per aq nevoja per zarzavate fruta dhe drithera sa ka shqiperia nuk ka nevoje te kesh fshatra fare i merr import nga greku,te mbulon greku dhe italiani gjithe vitin
    .Nuk ja vlen te mbash fshatra ne Shqiperi.Fshatrat transformoi ne qytete te vogla,fut shkolla dhe industri aty.
    Fshatrat nen 200 banore duhet te bashkohen me fshtra fqinje dhe krijojne qytete. Eshte qesharake te mbash fshatra sot.
    Amerika ska fshatra fare.Pse ska fshatra? S'ka sepse punojne smart.
    Fsahtrat i perkasin epokes se vjeter ,nuk vazhdohet me keshtu.
    ≈♥♠♣♦≈ovguide.com/movies

  3. #3

    Për: Shqiperia e Rilindur: Shqiptarët që kërkojnë azil në BE, trefishohet numri në 20

    Benseven, njerezit masivisht ikin nga vendi i tyre vetem per dy arsye, lufte (perfshi luften civile) dhe papunesi/uri/mungese te ardhmeje.

    Sa per Ameriken qe ska fshatra, je gabim. Ka dhe plot biles. Vetem se perdoret si emertim ne varesi te shtetit ku ndodhen dhe sipas ndarjeve administrative qe aplikon cdo shtet ne USA. Ja te dhenat e meposhtme sipas censusit te vitit 2000

    city 10,016
    comunidad 147
    municipality 1
    town 4,431
    urbana 78
    village 3,770
    ------------------
    total 18,443

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •