Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 23
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve!



    Shqipëria rezulton të jetë një nga vendet 54 shtetet me të cilat CIA ka bashkëpunuar për aktivitete e tortura të jashtëligjshme. Në raportin e detajuar prej 6700 faqesh, lexohet se një nga vendet qe lehtësuan punën e CIA-s ishte edhe Shqipëria,. Në raport nuk tregohet se ku konsistonte saktësisht “puna” e secilit vend.

    Mësohet se janë 21 shtetet evropiane, mes të cilave 17 anëtare të Bashkimit Evropian që janë angazhuar në këto aktivitete të CIA-s.

    Britania e Madhe, Gjermania, Spanja, Portugalia, Belgjika, Danimarka, Finlanda, Islanda, Austria, Republika Çeke, Greqia, Qipro, Kroacia, Bosnja-Hercegovina dhe Shqipëria janë ndër shtetet evropiane që janë në raportin për përdorimin e dhunës nga ana e CIA-s.

    CIA dhe autoritete të tjera të SHBA-së nuk kanë vepruar të vetme, por kanë krijuar marrëdhënie me një sërë partnerësh rreth globit për të ndihmuar në zhvendosjen, torturën dhe arrestimin sekret të atyre që SHBA dyshonte se kishin lidhje me terrorizmin. Në 2012-n dhe 2013-n, Parlamenti Europian i bëri thirrje të gjithë anëtarëve të BE-së dhe shteteve të tjera që të hetonin rolet e tyre në këto operacione.

    Në SHBA ekziston frika se publikimi i raportit do ngjallë urrejtje dhe do nxisë sulme të reja antiamerikane. Ka shumë që mendojnë se detajet e tij duhen botuar “në një kohë më të përshtatshme”.

    Por presidenti Obama mendon që nuk egziston “një kohë e përshtatshme dhe një tjetër e papërshtatshme për të thënë të vërtetën. Presidenti Barack Obama e përshkroi përdorimin e asaj që është thënë të jetë torturë si një dëmtim i imazhit të Amerikës në botë. “Nuk ka një kohë të përkryer për të publikuar një raport si ky, por kjo është një gjë që na dallon nga të tjerët. Kur bëjmë diçka të gabuar e pranojmë”,-tha Obama.

    Përfshirja e Shqipërisë në manovrat e CIA-s

    CIA sajoi pikë doganore false në Shqipëri për operacionet antiterroriste

    Nga Besar Likmeta, Birn.

    Pasi arrestoi dhe burgosi në vitin 2004 një qytetar gjerman, gabimisht i dyshuar për terrorizëm, agjentët e CIA-s e sollën atë në Kuçovë ku agjentët shqiptarë e akuzuan se kishte hyrë ilegalisht në Shqipëri dhe e riatdhesuan në Gjermani për të mbuluar gjurmët.

    Kahlid al-Masri, një qytetar Gjerman me origjinë Libaneze u arrestua në Maqedoni në fund të vitit 2003, dhe u burgos në Afganistan nga CIA i dyshuar për lidhje me organizata terroriste, përpara se të lirohej në Shqipëri në 28 Maj të vitit 2004.

    Sipas raportit të deklasifikuar të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes të CIA-s, të bërë publik këtë javë nga Senati Amerikan, al-Masri pasi u arrestua nga autoritet Maqedonase u transferua në një qendër sekrete izolimi të CIA-s në [Afganistan] në Janar të vitit 2004.

    Në Afganistan al-Masri u mbajt për gati katër muaj në një qeli të ‘vogël dhe të pisët,” duke u marrë shpesh në pyetje gjatë të cilave ai pretendon se është keqtrajtuar.
    Kabllogramet e CIA-s të 27 dhe 28 Janarit 2004, al Masri “ngjante i hutuar pse ishte dërguar në këtë burg,” dhe “i sigurtë kur thonte që CIA kishte njeriun e gabuar.”
    Edhe pse agjentët e CIA-s nuk ishin të sigurt që al-Masri kishte lidhje me organizata terroriste, ata nuk ishin të gatshëm ta lironin atë për shkak se besonin se lirimi i tij mund të vinte në rrezik interesat Amerikane.

    Një nga stacionet e CIA-s me emër të koduar ALEC ishte i mendimit që al-Masri nuk duhej të lirohej, ndërkohë që një divizion tjetër kërkonte që qeveria Gjermane të mos njoftohej për lirimin e tij.

    Për të zgjidhur kontradiktat, rasti i al-Masrit u morr në dorë nga Këshilli i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, i cili vendosi lirimin e tij dhe lajmërimin e qeverisë Gjermane.
    Sipas Këshillit të Europës, CIA i kërkoi Shkupit ta rikthente në Maqedoni al-Masrin, por Maqedonia refuzoi.

    “Mund ta imagjinoni që gjëja e fundit që Maqedonasit donin ishte që ta merrnin problemin mbrapsht,” i tha një burim i CIA-s këshillit të Europës në 2007.

    Zgjedhja e dytë e CIA-s ishte Shqipëria, e cila për shkak të afërsisë së saj gjeografike më Maqedoninë, krijonte mundësinë që Al-Masri të dërgohej me makinë në kufirin Maqedonas, në gjendje të çorientuar, gjë “që do të reduktonte besueshmërinë e tij në qoftë se do ta bënte historinë e tij publike.”

    Të dhënat e siguruara nga Këshilli i Europës tregojnë që al-Masri u transferua nga Kabuli nëpërmjet një avioni çarter të CIA-s në aeroportin e Kuçovës.

    Por ndryshe ka çfarë dihej më parë, ai nuk dërgua kurrë në kufi me Maqedoninë. Sipas raportit të Komitetit për Studimin të Programit të Burgosjes, CIA përdori një ‘pikë kufitare të rreme në Shqipëri, ku oficerët [Shqiptarë] i thanë atij që kishte hyrë në Shqipëri ilegalisht dhe do të riatdhesohej në Gjermani.”

    Përpara se ta hipte në një avion linjë për në Frankfurt në aeroportin Nënë Tereza, CIA i dha al-Masrit 14.500 euro dhe i ktheu sendet e tij personale.

    Qeveria shqiptare ka refuzuar vazhdimisht të japë detaje mbi rolin e saj në programin e burgosjeve dhe transferimit të të dyshuarve për terrorizëm të CIA-s.

    Kërkesa të bazuara në ligjin e të drejtës së informimit drejtuara autoriteteve shqiptare nga organizata si Access Info Europe, nuk kanë marrë kur përgjigje.

    Detajet e lirimit të al-Masrit janë pjesë e një raporti prej 500-faqesh të Komitet të Inteligjencës të Senatit Amerikan i cili zbulon se programi sekret i CIA-s për burgosjen e të dyshuarve për terrorizëm nuk ishte efektiv, mbështetej në të dhëna të rreme, dhe në të njëjtën kohë ishte shumë brutal se CIA i kishte dhënë të besonte ligjvënësve Amerikan.

    Raporti zbulon që CIA në mënyrë të vazhdueshme kishte gënjyer qeverinë Amerikane dhe publikun mbi me informacione të rreme mbi programin, i cilin ‘ka dëmtuar pozitën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në botë.”

    Shqiptarja

  2. #2

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Po ato te vitit 2008 nuk ike treguar ku CIA torturoi myslimane ne Shqiperi ne bodrume te fshehta? Dhe me dijenine e plote te qeverise shqiptare?

  3. #3

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Obama eshte nje imbecil qe e fundosi Ameriken me keq se sa ishte e fundosur.

  4. #4

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Uli papunesine, tani na e pergjysmoi dhe cmimin e benzines.

  5. #5

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Per benzinen falendero kokderresine e Putinit. Te ishte per Obamen benzina njesoj do vazhdonte. Ti je i pari qe pergjigjesh ne mbrojtje te Obames. Ne 3 ditet e fundit kam marre pjese ne qindra faqe ku ska armerikan qe ta mbroje. Nejse, ceshtje opinioni.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Taulanti97 (11-12-2014)

  7. #6

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Eshte rritur ndjeshem prodhimi i naftes ne Amerike qe nga ardhja e Obames ne pushtet. Papunesia gjithashtu eshte ulur ndjeshem. Thjesht po them fakte qe nuk mund te kundershtohen dhe qe nuk nxjerrin Obamen si shum te zote apo shume te keq per Ameriken. Jam i sigurte qe mund te gjesh dhe shuem gjera te keqija.


  8. #7

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Qyfyre, Amerika nuk ka dashur dhe nuk do t'i perdore burimet e saj dhe jo se e mundesoi Obama me ndonje mrekulli. Kete rradhe Amerika i hapi puset dhe e coi prodhimin ne 9 milion fuci nga 1 milion fuci qe bente me pare me qellim uljen e cmimit te naftes ne rang global si menyra per te goditur Rusine financiarisht.

  9. #8
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    O Qyfyre!

    Ti mund te jesh shakator i madh me keto qyfyret qe keput ne forum, por nuk je numri #1. Numri #1 eshte Bracja i Beratit! E njeh Bracen e Beratit apo jo? Eshte figure e shquar e popullit shqiptar. Kur Bracja i Beratit degjoi e lexoi kete lajmin e ketij raportit, doli ne Kuvend para gazetareve e tha:

    "Ka ardhur koha qe te hetojme e denojme SHISH per keto akte kriminale!"

    Gazetaret nuk qeshen, se nuk e kuptuan shakane e Braces se Beratit, por Alboja kur e degjoi ne Amerike qeshi.

    1. Bracja i Beratit kerkon te hetoje dhe denoje SHISH meqe ndihmoi SHBA ne luften kunder terrorizmit islamik.
    2. Bracja i Beratit ne mendjen e tij tha: Obama kerkon te falur per "torturat ndaj terroristeve islamike", kurse ne do ti fusim keta spiunet tane ne burg!

    Kurse Qyfyrja i NYC eshte shakator i madh, por jo aq i madh sa Bracja i Beratit. Qyfyrja e ben Albon te qeshi kur thote qe Obama e uli edhe papunesine ne Amerike, na uli bile edhe cmimin e benzines!

    1. Ashtu si puna e INSTAT, qyfyrja lexon vetem "kryeartikujt" e lajmeve, dhe aq di qyfyrja. Nuk e di qyfyrja qe papunesia reale ne Amerike eshte 3 here me e larte se ajo zyrtare po te perfshish edhe njerezit qe kane hequr dore fare nga kerkimi i punes. Dhe qyfyrja nuk e di qe numri i pjesmarrjes se njerezve ne tregun e punes, eshte me i ulti ne 30 vjetet e fundit te historise se ketij vendi!

    2. Qyfyrja nuk e di qe meritat per boomin energjetik ne Amerike, nuk i takojne Obames por shteteve te Amerikes, me governatore republike, si South Dakota, apo Luisiana, apo Pennsylvania, qe po eksplorojne edhe nafte edhe gaz natyror. Obama jo vetem qe nuk e ka ndihmuar kete boom, por e ka demtuar ate me politikat e tij. Pasi ne mendjen e nje socialisti si Obama, ashtu si ne mendjen e atij budallait tone ne Tirane, sa me i larte cmimi i naftes, aq me mire per ta, pasi kjo i shtrengon njerezit qe te mos perdorin me nafte e benzine, por te perdorin energji te paster, prodhuar nga era, dielli e me the te thashe. Se liberaleve socialiste si Obama jane te dashuruar me ambientin ore, aq shume e duan e punojne per te mbrojtur ambientin, sa para ambientit as jeten e njerezve nuk veme!

    Te na rroje sa malet Bracja i Beratit, Edi Rama dhe Obama bashke se i kemi si yje i kemi!
    Kurse te gjithe ata spiunat e CIA(s) qe na torturojne terroristat per te mbrojtur qyfyren e forumit qe te mos i bien kullat mbi koke, keta ne burg le te kalben!

    Albo

  10. #9

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Qyfyre, Amerika nuk ka dashur dhe nuk do t'i perdore burimet e saj dhe jo se e mundesoi Obama me ndonje mrekulli. Kete rradhe Amerika i hapi puset dhe e coi prodhimin ne 9 milion fuci nga 1 milion fuci qe bente me pare me qellim uljen e cmimit te naftes ne rang global si menyra per te goditur Rusine financiarisht.
    Kur nisi konflikti me Putinin dhe kur nisi rritja e prodhimit ne Amerike?

  11. #10

    Për: Raporti: Shqipëria ndihmoi CIA-n me torturat kundër terroristëve islamikë

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    O Qyfyre!

    Ti mund te jesh shakator i madh me keto qyfyret qe keput ne forum, por nuk je numri #1. Numri #1 eshte Bracja i Beratit! E njeh Bracen e Beratit apo jo? Eshte figure e shquar e popullit shqiptar. Kur Bracja i Beratit degjoi e lexoi kete lajmin e ketij raportit, doli ne Kuvend para gazetareve e tha:

    "Ka ardhur koha qe te hetojme e denojme SHISH per keto akte kriminale!"

    Gazetaret nuk qeshen, se nuk e kuptuan shakane e Braces se Beratit, por Alboja kur e degjoi ne Amerike qeshi.

    1. Bracja i Beratit kerkon te hetoje dhe denoje SHISH meqe ndihmoi SHBA ne luften kunder terrorizmit islamik.
    2. Bracja i Beratit ne mendjen e tij tha: Obama kerkon te falur per "torturat ndaj terroristeve islamike", kurse ne do ti fusim keta spiunet tane ne burg!

    Kurse Qyfyrja i NYC eshte shakator i madh, por jo aq i madh sa Bracja i Beratit. Qyfyrja e ben Albon te qeshi kur thote qe Obama e uli edhe papunesine ne Amerike, na uli bile edhe cmimin e benzines!

    1. Ashtu si puna e INSTAT, qyfyrja lexon vetem "kryeartikujt" e lajmeve, dhe aq di qyfyrja. Nuk e di qyfyrja qe papunesia reale ne Amerike eshte 3 here me e larte se ajo zyrtare po te perfshish edhe njerezit qe kane hequr dore fare nga kerkimi i punes. Dhe qyfyrja nuk e di qe numri i pjesmarrjes se njerezve ne tregun e punes, eshte me i ulti ne 30 vjetet e fundit te historise se ketij vendi!

    2. Qyfyrja nuk e di qe meritat per boomin energjetik ne Amerike, nuk i takojne Obames por shteteve te Amerikes, me governatore republike, si South Dakota, apo Luisiana, apo Pennsylvania, qe po eksplorojne edhe nafte edhe gaz natyror. Obama jo vetem qe nuk e ka ndihmuar kete boom, por e ka demtuar ate me politikat e tij. Pasi ne mendjen e nje socialisti si Obama, ashtu si ne mendjen e atij budallait tone ne Tirane, sa me i larte cmimi i naftes, aq me mire per ta, pasi kjo i shtrengon njerezit qe te mos perdorin me nafte e benzine, por te perdorin energji te paster, prodhuar nga era, dielli e me the te thashe. Se liberaleve socialiste si Obama jane te dashuruar me ambientin ore, aq shume e duan e punojne per te mbrojtur ambientin, sa para ambientit as jeten e njerezve nuk veme!

    Te na rroje sa malet Bracja i Beratit, Edi Rama dhe Obama bashke se i kemi si yje i kemi!
    Kurse te gjithe ata spiunat e CIA(s) qe na torturojne terroristat per te mbrojtur qyfyren e forumit qe te mos i bien kullat mbi koke, keta ne burg le te kalben!

    Albo
    Ne fakt un lexoj statistika, nderssa ti ndryshon titujt e temave per ti ber 'kryeartikuj" lajmesh per ti kthyer ne tema politike. Kerkon te diskutosh per gjera qe nuk kupton si funksionojne. Shan INSTAT per trukime shifrash, kur raportojne papunesine, ashtu sic raportohet ne gjithe boten. Ke lajthitur, i pergjigjesh nje komenti per naften ne amerike me Brace e Rama.

    Dhe vazhdon akoma me "papunesine reale". Duket qarte qe sapo e paske zbuluar kete fenomen qe nuk e dinte askush deri me sot.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 11-12-2014 më 10:33

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •