Rusia e gatshme për Luftën e III Botërore
Rusia ka pozicionuar forca të mëdha ushtarake në Arktik, gati për të zhvilluar një luftë të re botërore kundër SHBA-ve dhe vendeve të tjera Perëndimore. Revista prestigjioze amerikane “National Interest” ka publikuar një studim, i cili analizon pozicionimin e forcave ruse në Arktik, duke konstatuar se atje është vendosur një fuqi aq e madhe ushtarake, e cila është e gatshme të udhëheq me një luftë botërore, e cila mund të shpërthejë si pasojë e tensioneve në mes fuqive të mëdha.
Sipas kësaj reviste, Rusia ka pozicionuar në Arktikë së paku pesë lloje armatimi, me të cilat mund t’i kundërvihet çfarëdo lloj sulmi të mundshëm.
Arktiku, si një pikë gjeostrategjike, është bërë mjaft e rëndësishme për shkak të fenomenit të shkrirjes së akullit, pasi kjo mundëson studime më të lehta të ujërave, mineraleve dhe pasurive të tjera natyrore, citon Telegrafi.
Nuk duhet harruar se Rusia është plotësisht e gatshme ushtarakisht në Arktikë, shkruan “National Interest” duke shtuar se Rusia për vite të tëra është përgatitur ta aftësojë Arktikun, kurse për këtë e ka përvojën edhe nga periudha e Bashkimit Sovjetik.
Rusia ka pozicionuar në Arktikë katër anije nukleare akullthyese, të cilat janë të angazhuara për operacione në Arktik dhe të rëndësishme në aspektin strategjik për veprime të mundshme ushtarake, kurse SHBA dhe Kanadaja kanë vetëm disa anije të rëndomta akullthyese përgjatë zonës kufitare.
Përveç kësaj nën akull janë stacionuar nëndetëset e fuqishme “Ajkula”, gjithsej 6 të tilla dhe që janë superiore në raport me nëndetëset e vendeve perëndimore.
Aeroplanët luftarak Mig-31, të cilët kanë predispozita të larta për fluturime në hapësira me ajër tjetër dhe me shtypje atmosferike, siç është Arktiku, gjithashtu është një adut për luftë kundër aeroplanëve luftarakë amerikanë. Aktualisht Rusiaka mbi 200 aeroplanë Mig-31.
E njëjta vlen edhe për bombarduesit Tu-95 dhe Tu-142, të cilët gjithashtu janë të krijuar për hapësira specifike siç është Arktiku, shkruan “National Interest”.
“Këta bombardues do të jetë e vështirë t’i eliminosh në një hapësirë prej 5 mijë kilometrash, sa është radiusi luftarak i Arktikut”, thotë për revistën eksperti ushtarak Robert Farli.
Farli potencon se në Arktikë janë pozicionuar njësi të ndryshme elitare të ushtrisë speciale të Rusisë, të cilat që nga epoka e Bashkimit Sovjetik janë stërvitur për sulme ndaj NATO-s dhe për luftë në rrethana të jashtëzakonshme.
Telegrafi/
Krijoni Kontakt