Kush dhe pse e sulmon Gjergj Kastriotin dhe Nene Terezen
Materiali ne vijim eshte nje permbledhje e krijuar me qellim dhenien e nje pergjigje te asaj qe thuhet ne titull. Qe te shmanget keqkuptimi, nuk jam une autori i ketij materiali por e kam shkeputur nga liberthi i Ismail Kaderese te titulluar Poshterimi Ne Ballkan sprove
Ajo qe kam bere eshte bashkimi i dy pjeseve ku ai flet per sulmin ndaj Gjergj Kastriotit dhe Nene Terezes dhe perpjekur te sqaroje nje pikepyetje e madhe qe shpesh eshte ngritur nga shumica e shqiptareve mbi arsyen dhe autorsine e sulmit shpesh mjaft te eger ndaj ketyre dy figurave madheshtore kombetare. Keta autore ai rendom i quan si rimohues, ne kontekst me gjithe fenomenin e mohimit te vlerave dhe promovimit te antivlerave ne Shqiperi e ne Ballkan.
Shkrimin e titullova ne kete menyre pasi perligj me se miri permbajtjen e materialit ne vijim. Po ashtu dua te shtoj qe ne nje te ardhme te afert, nese do kem kohe te mjaftueshme do hedh ne forum gjithe librin e Kadarese. Eshte nje material analitik qe ja vlen te lexohet nga cdo shqiptar ku (mendoj personalisht) ka ditur ti thote te vertetat ashtu sic jane e sic meritojne te thuhen.
Sulmi ndaj Gjergj Kastriotit
...Me Gjergj Kastriotin, Skenderbeun, shtyllen tjeter te kombetarizmit, figuren me te madhe te popullit shqiptar, e me sa duket, te gjithe historise se re te gadishullit, ka ndodhur pak a shume e njejta gje si me iliricitetin. Nje nervozizem here i hapur, here tinzar, nje fushate sistematike, here e mbuluar, here e shpallur, nje kembengulje vulgare per ta perbaltur, here duke i nderruar identitetin, here duke e paraqitur si sajim te propagandes komuniste etj.,etj. Shkurt, nje perpjekje per ta shpallur mit te nacionalizmit shqiptar.
Personazhi i Gjergj Kastriotit, perpara se te rimerrej prej shqiptareve, u krijua ashtu si iliriciteti, ne Europe. Hero i nje epoke te tere, si rrallekush, ai u kthye ne nje ikone, ne fillim ne kontinent, e pastaj ne nje pjese te botes, Amerike, Rusi e gjer ne Japoni. Mbi nje mije libra, e po aq vepra artistike, u krijuan e vazhdojne te krijohen per te ne dhjetra gjuhe e dhjetra vende: biografi, studime, botime arkivore, poema, romane, drama, portrete, shtatore, vepra muzikore, nga Lope de Vega te Vivaldi e dhjetra autore te shquar. Nderkaq mjafton te permendim se vetem dy perqind e bibliografise kastriotiane eshte krijuar e botuar ne Shqiperi, per tu bindur se Kastrioti nuk ka qene e as mund te ishte nje mit i nacionalizmit shqiptar, ne kuptimin e keq te tij. E nese do te vinte keq per te humbur nje rast te perdorimit te fjales mit, atehere do te thoshim se perpara se te ishte nje mit shqiptar, Kastrioti ka qene nje mit europian.
Cili eshte kyci per te shpjeguar dukurine e tij? Heronj me shpate e me kale, ka patur me teprice ne gadishullin tone epik. As shpata, as kali, por tjeter gje e shpjegon te fshehten e fames se Skenderbeut. Perpara se te ishte kordhetar, ai ishte ideatori, programuesi i nje orientimi te ri per shqiptaret dhe krejt ballkanasit: orientimi drejt Perendimit. Prej arberesheve ai u pagezua me cilesorin i pafat, ngaqe beri nje lufte fatalisht te humbur. Por, ndersa lufta e tij perfundoi me humbje, ideja qe themeloi, programi i tij, ngadhenjeu. Sot, ne shekullin e 21, kur Shqiperia me fqinjet e saj te Ballkanit perendimor, behet gati per te hyre ne Europe, programi i tij mbetet i vetmi per te gjithe.
Ai eshte i vetmi prijes shqiptar qe komandoi trupa te bashkuara shqiptare e europiane kunder shtetit osman. Ndaj, me natyrshem se kurre rri sot shtatorja e tij ne dy kryeqytetet Tirane dhe Prishtine, perbri shenjave shqiptare dhe evropiane-atlantike, qe me mire se atij, si shkojne askujt.
Pas kesaj pyetja se ke bezdis Gjergj Kastrioti, sot ne kohen tone behet e pashmangshme. Pergjigja eshte e qarte: ai bezdis te gjithe ata, qe per arsye te ndryshme, pergjithesisht te erreta, jane kunder prirjes evropiane te kombit shqiptar, kunder orientimit perendimor, rrjedhimisht, kunder zgjedhjes se sotme politike qe ka bere vendi yne, i cili, pas nje sere aleancash te deshtuara, eshte renditur me ne fund ne nje aleance te madhe natyrale, ate qe mbron qyteterimin kunder barbarise.
Shpallja si mite nacionaliste e gjithe modeleve qe deshmojne kete prirje, qe nga Kastrioti e Nene Tereza, zevendesimi modeleve me te tjera, shumica poshteruese: figura pashallaresh mizore qe i sherbyen jo lirise por roberise, rebelime te hapura proturke, si ai i Haxhi Qamilit, pashallaret e kuq, qe e zevendesuan flamurin otoman me ate panbolshevik, figura mafiozesh e monstrash politike qe valevitin sot nje flamur te trete, ate te korrupsionit, e keshtu me rradhe, gjer te emblema e fundit, ate qe duhet ti fshije te tjerat e te kthehet ne nje shenje identifikimi te ketij populli: anije te mbushura me refugjate, qe e braktisin vendin. Sic shihet, asgje ndertuese nuk ka ne kete tablo te re qe i propozohet botes shqiptare. Ne te ka vetem kaos, mbrapshti dhe braktisje.
Qe qarqeve te ndryshme ne Ballkan, u intereson kjo gjendje gjysmenokdauni ne te cilen ka rene vendi yne, (rivaliteti ekonomik per dikend, statusi i Kosoves per dike tjeter, e keshtu me rradhe), kjo merret me mend, por qe rimohues shqiptare marrin pjese, madje me shume zell, ne kete sulm kunder vendit te tyre, kjo eshte vertete deshperuese.
Pervec iliricitetit dhe figures se Kastriotit, si mite coroditese dhe burim kryesor i fatkeqesise shqiptare u shpallen tezat e rilindasve. Te percaktuara si mite te flamujve te pergjakur e te kokave te prera (ndikim kulturor amatoresk nga filmat e kategorise se trete, per luftrat midis te bardheve dhe indianeve te Amerikes), u perbalten ne menyre cinike pikat e nje prej programeve me te ndritura qe ka njohur historia e gadishullit ballkanik.
Cilat kane qene, ne te vertete, mitet e rilindasve shqiptare? I pari dhe mbi te gjitha, pervec Kastriotit, ishte miti i flakjes se pushtimit turk, bashke me otomanizmin oriental. Pastaj vinin me rradhe miti i zgjidhit te ndergjegjes kombetare. I ruajtjes se teresise truallsore te Shqiperise. I orientimit perendimor e i modelit zviceran. I harmonise fetare dhe i harmonise midis Veriut dhe Jugut. I kultit te gjuhes shqipe.
Edhe ne kishte mite, qe tingellonin si naive, si ai i Shqiperise Zonje te rende te dikurshme, e katandisur me pas me rrecka, ose i prejardhjes pellazge, ose i sublimit te virtyteve e bukurise shqiptare, keto e te tjera si keto, nuk i prishin pune askujt. Kryesorja ishte qe, ne kete program nuk kishte urrejtje, e aq me pak tmerre, si to te pastrimit etnik, qe ishin formuluar nderkaq ne disa nga programet e fqinjeve tane.
Per cudi, rimohuesit tane, aq te vemendshem per ti gjetur njolla Rilindjes se vendit te vet, nuk kane verejtur asgje te keqe ne mitet qe paralajmeruan tragjedine e fundit ne Ballkan: Kosova djep i Serbise, ku jeton qofte edhenje serb eshte Serbi, etj., etj. Edhe kur flaket moren qiellin dhe bota e tere u rreqeth nga masakrat e Kosoves, ata prape nuk pane asgje dhe vazhduan ti binin kembanes kunder kombetarizmit shqiptar.
Shkrimtari, qe me se shumti e barti ne shekullin e 20 mitologjine rilindase, ishte Gjergj Fishta. Sipas logjikes se rimohuesve tane, Fishta ka bere nje gje te keqe. Mirepo ata, tani per tani, nuk guxojne ta prekin ate. Ata vazhdojne te zhyten thelle e me thelle ne mashtrim dhe hipokrizi kur ngulin kembe qe mitet shqiptare i transferoi ne shekullin tone Enver Hoxha. Kinse kritika e tyre per shefin komunist, eshte, ne te vertete, lavderimi me i madh per te.
Ne e dime mire cberi Enver Hoxha me programin rilindas. Ne e dime mire se si psikozen kunder otomanizmit e ktheu ne psikoze kunder kapitalizmit. Programin properendimo, ne te kunderten e tij. Modelin zvicerian, ne modelin sovjetik e kinez. Harmonine fetare, ne ndalimin e te gjithe besimeve. Mitin e virtyteve te shqiptarit, ne mit te njeriut te ri, te kundert me te parin. Se fundi, mitin e Zonjes se rende te dikurshem, tani me rrecka, ne mitin e Zonjes gjithmone me rrecka, tani, Shoqe e nderuar.
Ci propozohet sot Shqiperise, si shkembim per mohimin e miteve rilindase? Ne rradhe te pare veteposhterimi. Kenga e kukuvajkes, fryma mohuese per gjithcka. Shkurt, mitit te atdheut, me te gjitha ngarkesat kunderthenese, qe ai ka marre, ne historine e gjithe popujve, i kundervihet miti i vendit te pamundur, thene ndryshe , te mallkuar.
Mekati me i pafalshem i rimohueseve eshte se, me transformimin qe i bejne se keqes shqiptare, nga rregjimi komunist tek kombi shqiptar, ata, dashur padashur, behen mbrojtesit e ketij rregjimi. Me alibine qe i bejne diktatures, ata nxisin nje pyetje te percudur: cte bente i gjori regjim komunist me kete popull, qe gjithcka te tij: historine, kulturen, mendesine i kishte te prishura ne themel?
Ti gjesh nje pergjigje pyetjes se ce ushqeu zellin e rimohuesve, ne kete fushate te palodhur, nuk eshte aq e veshtire. Dy duhet te jene arsyet. E para, mbrapeshtira shpirterore e njerezve, e atyre qe deshtimet, brengat, ambiciet e paarrira , i projektojne tek te tjeret, ne kete rast tek atdheu i vet, duke e bere ate shkak per to. E dyta, eshte edhe me e rende: perfitimi. Eshte thene edhe me pare dhe eshte mire te perseritet pambarimisht, se antishqiptarizmi eshte kthyer sot ne nje profesion fitimprures. Perbaltja e Shqiperise, fyerja, perqeshja, tallja cinike, te gjitha keto shperblehen. Per to dergohen ftesa per forume nderkombetare, jepen honorare, bursa, cmime. Djem te mamave qe punojne ne zyra evropiane, dhe qe skuptojne asgje nga hallet e popujve, ngaterrojne, me sa duket, disidencen e djeshme kunder regjimeve totalitare, me kete kinse disidence, surrogato te saj. Ky surrogat nuk sulmon e nuk mohon regjime, por popuj te tere. Ai eshte binjak i racizmit.
Djemt e mamave, duke kujtuar se ne kete sulm kunder identiteteve kombetare luftojne nacionalizmin, bejne ne fakt te kunderten: e nxisin ate. Nje shpelarje e patriotizmit ne Ballkan, nje erozion i atdhetarizmit te shendetshem grek, shqiptar, serb, maqedon, malazes etj., mund te ringjalle te keta popuj fantazmat e vjetra prej te cilave mezi po shkeputen.
Eshte per te ardhur keq, madje shume keq, qe psikoza per te cilen u fol me larte, prek shpeshhere intelektuale te rinj, thelbi i mendesise dhe i veprimtarise te se cileve nuk duhej te kishte asgje te perbashket me ate psikoze.
Shkrimtare te talentuar, si Bashkim Shehu e Ardian Vehbiu, i pari i njohur gjeresisht me romanet e tij, i dyti, autor i librit te shkelqyer Kulla e sahatit, liber nismetar, qe mund te kishte ne letersine tone ate vend qe pati ne letersine frenge Nderkalimi i Milanos, i Mishel Butor-it, jane gjendur te perzier ne polemika, shpeshhere te shterpa.
Krijoni Kontakt