Shenasi Rama: Ja kush e shiti Lėvizjen e Dhjetorit, Saliu dhe Azemi dora e Ramiz Alisė, Edi Rama vrau frikėn, roli i Pardesyve tė Bardha, i klaneve Kapo dhe Hoxha







Nė prag tė pėrvjetorit tė 24 tė Lėvizjes Studentore ’90, e cila kulmoi me pėrmbysjen e regjimit komunist dhe startimin e tranzicionit tė pambarimtė, prof. Shenasi Rama, njė nga protagonistėt dhe liderėt e kėsaj lėvizjeje historike, gjatė njė interviste pėr gazetėn SOT, sjell dhe zbardh detaje tė reja. Rama pohon se Lėvizja Studentore nuk ishte spontane, por pasojė e turbullirave tė brendshme dhe tė jashtme, e rrėnimit ekonomik, e prishjes me rusėt, e izolimit, e ndėrgjegjėsimit tė masave popullore, e pamundėsisė sė regjimit pėr tė ruajtur pozitat etj. Duke u ndalur tek fillimet e lėvizjes, Rama flet pėr njerėzit e parė qė vranė frikėn, ndėrsa pėr herė tė parė, flet pėr ata qė e shitėn dhe shfrytėzuan Lėvizjen Studentore. Shenasi Rama analizon rolin e Sali Berishės dhe tė Azem Hajdari, tė cilėt i lidh gjithnjė me lojėn dhe planet e Ramiz Alisė. Ndėrsa Arben Imamin e quan njė karagjoz teatri, Rama thekson se ka pasur njė plan edhe pėr eliminimin e tij.


-Prof. Rama, cilat janė arritjet e Lėvizjes Studentore tė viteve 1990-1991 dhe si e shikoni ju rolin e kėsaj lėvizjeje nė historinė e 100 viteve tė shtetit shqiptar? -


Duke lėnė mėnjanė shumė individė, elemente e kontribute, do tė thoja se shtatė arritjet e mėposhtme tė Lėvizjes Studentore e meritojnė vėmendjen e analistėve dhe tė historianėve. Sė pari, ishte mobilizimi e strukturimi i studentėve nė masėn kritike qė e gjeti dhe e fitoi zgjidhjen e duhur politike nė njė moment historik kur paria e Tiranės dhe intelektualėt ishin krejtėsisht tė paralizuar e tė pazotėt qė tė vepronin si duhet. Sė dyti, ishte fitimi i pluralizmit nga ana e vetė studentėve dhe dhėnia e shembullit tė sjelljes sė vėrtetė demokratike e kombėtare. Sė treti, ishte themelimi, drejtimi, dhe mbėshtetja qė iu dha partisė sė parė opozitare si njė formė moderne kundėrvėnie ndaj njė sistemi ende shumė tė fuqishėm. Sė katėrti, ishte mobilizimi i masave popullore nė mbėshtetje tė ndryshimeve politike, ekonomike e shoqėrore qė do tė mund tė ndėrtonin njė tė ardhme mė tė mirė pėr tė gjithė shqiptarėt. Sė pesti, ishte ruajtja e dallueshmėrisė sė Lėvizjes Studentore nga partitė politike. Shumė nga studentėt u pėrfshinė nė politikė, por karakteri, individualiteti, dhe besimi politik i Lėvizjes u ruajt i patjetėrsueshėm pėrmes organizatave dhe individėve tė veēantė. Sė gjashti, dhe e lidhur pazgjidhshmėrisht me kontributin e mėsipėrm ishte planifikimi, organizimi, drejtimi, dhe mbyllja me sukses e Grevės Historike tė Urisė qė e detyroi sistemin tė hiqte statujėn dhe emrin e themeluesit tė vet, Enver Hoxhės, dhe tė pranonte humbjen e legjitimitetit dhe tė ēlironte masėn e madhe tė njerėzve qė deri atėherė ishin tė betuar, dhe do tė vdisnin, po t’u thuhej pėr Enver Hoxhėn. Kjo edhe ēliroi masat e gjėra tė popullit, dhe tė gjithė shtresat nga kontrolli, frika, detyrimi, dyshimi dhe krijoi kushtet pėr njė fillim realisht tė ri. Por, sė shtati, e para tė gjithave, vlera themelore e Lėvizjes Studentore ishte e lidhur me natyrėn e kėtij fillimi tė ri, dhe ky ishte mesazhi thellėsisht patriotik e kombėtarist qė i dha frymėn gjithė veprimtarisė sė saj mė tė rėndėsishme dhe nė veēanti, kėtyre arritjeve qė u pėrmendėn mė lart. Edhe pse kishte ideologji e besime tė tjera qė u bartėn dhe u manifestuan nga individė e grupe tė ndryshme, fryma kombėtariste ishte pėrcaktuese nė momentet mė kritike dhe nė vendimet qė u morėn. Kjo e bėri Lėvizjen njė kontribut tė veēantė e tė dallueshėm nė atė periudhė kritike dhe pikėrisht pėr kėtė arsye, ai kontribut ėshtė themeli i respektit dhe vlerėsimit qė duhet tė shprehet nga tė gjithė shqiptarėt pėr Lėvizjen e pėr pjesėmarrėsit e saj. Ėshtė unike nė historinė tonė sepse ishte e para lėvizje universitare, se ishte nė vazhdim tė traditės studentore pėr tė kontribuar pėr ndryshimin pėr mirė, sepse nuk kėrkoi gjakderdhje por vetėsakrifimin e studentėve; nuk kėrkoi tė ngujonte vendin nė tė shkuarėn por njė fillim tė ri, nuk synonte tė vendoste kapitalizmin, por tė ndėrtonte njė shtet-komb tė mundėsive tė barabarta, nuk u nis thjesht si revoltė kundėr sistemit por si shprehje e ndėrgjegjes historike nė pėrgjigje tė nevojės sė momentit kritik, dhe mė e rėndėsishmja, me dėshtimin e ekstremeve ideologjike, tė kapitalizmit tė egėr e tė paskrupullt, e tė shtetit nė shėrbim tė njė ideologjie tjetėr kozmopolitane si socializmi, Lėvizja, ose mė mirė, unė e tė tjerėt qė i kemi dhėnė drejtim nė njė pikė a nė njė tjetėr, synuam qė tė bėhemi si tė gjithė tė tjerėt, si Europa, e cila mbas revolucioneve e dy luftėrave botėrore e gjeti zgjidhjen tek ndėrtimi i shtet-kombit, nė shėrbim tė tė gjithė kombit. E kjo bėhej e bėhet duke gjetur e kultivuar ekuilibrat e duhura, duke shikuar nga e ardhmja, duke kultivuar mirėsinė e dashurinė pėr shqiptarin tjetėr e urrejtjen pėr tė dėmshmen e tė keqen, duke e kuptuar se e mirė e tė gjithėve kėrkonte qė tė ruhej shteti, qė kishte qėnė e ishte shumė efektiv, dhe tė vihej nė shėrbim tė tė gjithėve e jo vetėm tė njė kaste qė donte tė mbijetonte nė sundim tė vendit.


-Si e mbani mend ju fillimin e lėvizjes, ishte njė shpėrthim spontan apo akumulim i disa lėvizjeve tė padukshme dhe i rrethanave tė tjera?


Nė vitin 1990, vendi ishte nė gjendje kritike, sistemi ekonomik kishte dėshtuar, projekti politik e ideologjik, po ashtu. Prishja e Bashkimit Sovjetik kishte krijuar njė gjendje thuajse tė pamundshme pėr ruajtjen e regjimit, edhe pse mendoj, se sistemi kishte shumė legjitimitet. Por, as ata qė e drejtonin vendin nuk besonin mė nė atė qė thonin pėrditė. Kishte kohė qė kishin nisur lėvizjet nga lart e nga poshtė. Demonstrata e 14 Janarit nė Shkodėr, Demonstrata e Heshtur nė Tiranė, rebelimi i Kavajės, 2 Korriku, lejimi i organizatave tė tjera, hapja e kishave dhe xhamive, lirshmėria e njerėzve dhe vetėdija se tashmė ishim nė prag tė njė kohe tė re ishin shenjat e qarta se nuk kishte rrugė tjetėr pėrpos ndryshimit. Nga fundi i gushtit e fillimi i shtatorit, mbasi dėshtuan me tė gjithė palėt, strukturat partiake dhe tė shėrbimeve iu drejtuan studentėve. Mendimi im ėshtė se strukturat iu drejtuan studentėve me tė gjithė mėnyrat, me provokime, me njerėz, me krijimin e mundėsive pėr t’u shprehur, por edhe me lejimin e individėve tė veēantė qė tė shpreheshin hapur e lirshėm si nė rastin e Edi Ramės, apo qoftė edhe nė rastin tim, sepse edhe nuk e kam mbajtur fort gojėn. Ajo ishte njė periudhė kritike pėr regjimin por edhe njė periudhė romantike pėr ne, ishte njė periudhė e ėndrrave dhe gjithkush shihte njė mundėsi pėr tė bėrė diēka. Kėshtu duke folur pėr veten, them se nė Maj tė vitit 1990, unė nisa tė formoj shoqatėn “Gjergj Fishta” nė Shkodėr, por njerėzit mė iknin nga tavolina. Nė Tetor kėrkova hapur tė drejtat njerėzore e fola hapur nė Korēė, nė konferencėn e talenteve tė reja, dhe kishte edhe takime me tė huaj, pati njė botim nė Kosovė ku dy studiues iu treguan se i kisha ēuar tek vendi ku ishin hedhur eshtrat e Fishtės nė Drin e mė tepėr, ka edhe njė intervistė timen tek Corriere della Sera etj., qė po tė donte sistemi na kishte fshirė nga faqja e dheut. Mirėpo nė mendėsinė e strukturave duhej njė kalim i butė dhe prandaj u drejtuan nga studentėt. Duke e parė mundėsinė e lejimin, studentėt filluan tė lėviznin, se aq duhej. Dhe problemi i Lėvizjes ėshtė si ai i interpretimit tė lumit… lumi rrjedh, por shpejtėsia dhe fuqia e tij varet se si pėrdoren. Strukturat donin tė kontrollonin studentėt dhe tė arrinin objektivat e tyre, dmth, njė ndryshim formal dhe vendosjen e njė pluralizmi fiktiv “sa tė hidhnin lumin.” Lėvizja iu doli pėr duarsh dhe ndryshoi rregullat e lojės. Kėshtu qė fikja e dritave, takimi me Adil Ēarēanin etj., ajo qė ndodhi nė datėn 8 dhjetor e me radhė ishin lėvizje tė menduara mirė, hyrja e ime dhe e disa tė tjerėve nė lojė ishin tė papritura, sepse ne ishim ngritur me 6 dhe me 7 dhjetor, kishim kėrkuar t’i ngrinim njerėzit por nuk mbėshteti njeri, dhe unė me disa shokė nė orėn tetė nė mėngjes ikėm se menduam se do tė na arrestonin dhe mandej u kthyem me 9 dhjetor kur u faktorizuam. Kėshtu kishte nga tė dy elementėt.


-Mjegulla e mitit dhe e teorive konspirative nuk e kanė lėnė pa e mbuluar Lėvizjen Studentore pėr demokraci. A ishte lėvizja e diktuar nga Ramiz Alia dhe faktorė tė jashtėm, pėr tė shpėtuar udhėheqjen e njė regjimi qė po shkėrmoqej, apo ishte fryt i njė vetėdije tė re tė brezit tė ri, pėr liri, demokraci, dinjitet dhe vlerat njerėzore?


Ramiz Alia ka qėnė politikan i rrallė, njeri hijesh, por shumė i zgjuar dhe i rrethuar nga njė tufė injorantėsh politikė, por njė fat qė ishte nė krye tė shtetit nė atė moment. Nganjėherė, nė politikė, edhe dobėsia e pavendosmėria ėshtė forcė dhe e dobishme. Ai ka qėnė nė presion tė jashtėm qė tė ndryshohej gjendja, dhe nė presion tė madh nga brenda qė tė mos hiqej dorė nga pushteti. Kjo nuk do tė thotė se ne nuk kishim vetėdije dhe se nuk dinim se ēfarė kėrkonim. Reduktimi qė ju i bėni qėllimeve tona nuk ėshtė as i saktė e as i dobishėm. Unė pėr vete kam qėnė e jam atdhetar, dhe ajo qė kam kėrkuar ka qėnė e mira e popullit tim. Demokracia ėshtė njė mėnyrė pėr tė zgjedhur udhėheqjen e jo rrumpallė pėr ēdo zagar, liria ėshtė e duhet kuptuar si e drejta pėr tė thėnė mendimin tėnd, edhe po tė jetė krejt i ndryshėm por pa cėnuar rendin e tjetrin, dhe pėrpjekja e jonė ka qėnė me ju dhėnė dinjitetin e barabartė tė gjithėve, edhe atyre qė ishin tė dėnuar me breza, edhe atyre qė ishin pjesė e strukturave dhe ndjeheshin tė privilegjuar se kishin njė patllake, apo fuqi politike. Pra, kishte edhe vetėdije nga brezi i ri, disa mė tė logjikshėm e mė tė qartė pėr objektivat, e disa mė ėndėrrimtarė, sepse aq e kishin moshėn, si dhe qartėsi shumė tė madhe nga ana e Ramiz Alisė se si duhej vepruar. Mirėpo, pavarėsisht ēdo gjėje qė ai bėnte, nuk pranoi kush tė lėvizte! As nga intelektualėt, qė ai nisi t’i thėrriste si “tė shquar” as nga figurat e artit me tė cilėt filloi tė diskutonte me durim edhe pėr lopėt, as nga brezi i ri i kontrollueshėm qė ishin rritur nėn hijen trefishe tė strukturave tė sigurimit, tė partisė e tė rinisė. Lėri kėto qė thonė sot, atėherė e kishin lepurin nė bark, dhe ende e kanė edhe pse lehin pa ndėrprerje. Prandaj Alia e sistemi, duke parė atė qė ndodhi nė Ēekosllovaki etj., u drejtua tek studentėt. Njė grup shumė i vogėl, ndėr ta edhe unė, e nxori lojėn jashtė kontrollit nė pikat kyēe si pluralizmi, mėnjanimi i intelektualėve qė iu duheshin, apo rrėzimi i Enver Hoxhės, tė tjerė si Azem Hajdari iu dolėn pėr duarsh kur panė mundėsinė e pushtetit sepse u nisėn tė gjenin elektoratin e vet, dhe kjo ishte njė gjė qė ata nuk e kishin parashikuar. Ama, kishte njė kontribut tė spikatur dhe tė vetėdijshėm nga ana e studentėve qė nuk lejojmė tė na mohohet.


-Si arriti njė kastė politike, duke filluar qė nga Sali Berisha, Imami, Selami etj., tė pėrfitonin nga kjo lėvizje, madje edhe ta manipulonin, duke dominuar pėr njė ēerekshekulli nė politikė, pėr t’u pasuruar dhe fryrė, gjithnjė duke u deklaruar si frymėzues dhe lider tė lėvizjes?


Po lėre Imamin se ai njė karagjoz teatri ėshtė, figura kyēe kėtu ėshtė Sali Berisha. Lėvizjen Studentore nuk kanė arritur ta manipulonin, sepse aq sa u bė prej saj, nuk zhbėhet, ajo ėshtė histori, mund ta interpretojnė por jo ta ndryshojnė. Por e kanė mbytur sepse kanė arritur tė blejnė e tė shesin pjesėmarrėsit qė duke shkuar mbas pushtetit i kanė ulur tek kėmbėt e tyre tė gjitha, me merita e me tė meta, sepse pushteti tė korrupton. Nė fillim sistemi kishte nevojė pėr Saliun dhe kėta tė tjerėt, dhe i pėrdori me shumė shkathtėsi, dhe kėshtu unė e tė tjerėt u mėnjanuam shpejt. Njė ndėr gabimet kryesore ishte se duke e menduar thjesht si njė rrugaē e katundar e lamė Azemin me dalė si figurė dhe ai ishte njeriu i sistemit dhe kaq u desh, sepse ai u bė nyja ku u lidhėn tė gjithė. Nė dy ditė Azemi u bė legjendė. Edhe pse miti ishte i rremė, sepse ai i shėrbente sistemit, dhe miti i shėrbente sistemit, ne e pranuam se nuk kishim hyrė aty pėr poste, por pėr tė shpėtuar vendin nga kriza e nga lufta civile dhe jo pėr dekorata e merita. Kėshtu shkoi kjo punė. Saliu doli nė lojė sepse duhej dikush nga veriu tė kontrollonte lojėn, tė kontrollonte Kosovėn, tė ishte i dobėt moralisht por i besueshėm, dhe sepse ishte i piketuar qė tė dilte nė krye tė lojės si intelektual, mjek me rreth tė gjerė e me lidhje tė tjera edhe nga jashtė dhe si njeri i klanit Kapo. Klanet e tjera kishin Gramoz Pashkon dhe tė tjerėt qė nuk hynė dot nė lojė ose formuan parti tė tjera. Mirėpo, edhe Saliu iu doli duarsh, mbas Dhjetorit 1991 kur e kuptoi se ia kishin ngjeshur paq e rėndėsishėm, dhe e kuptoi se pushteti i vėrtetė tashmė vinte nga diku tjetėr. Mirėpo, Saliu ėshtė shumė i zgjuar, dhe e kuptoi se mbijetesa e tij nė politikė varej nga mpiksja e interesave vendore qė nuk ishin tė lidhura me sistemin e mėparshėm. Dhe kėshtu, me njė zotėsi tė madhe profesionale, ai arriti tė mblidhte bashkė nė njė shportė karavidhesh qė quhet PD, hajnat, fundėrrinat e sistemit, tė pėrdorurit, tė persekutuarit, njerėzit qė ishin tė punėsuar nė strukturat e shtetit gjatė periudhės sė sundimit tė tij e kėshtu gjatė qeverisjes sė parė krijoi njė strukturė besnike tė tij. Tani nė lidhje me Lėvizjen, kontributin e saj dhe vendin tim e tė shokėve tė mi qė vazhdojnė tė jenė tė injoruar e tė heshtur, kush do tė dilte e tė thoshte se si ishte puna? Jo vetėm qė gjėrat ishin bėrė me shpejtėsi e pak vetė ishin nė dijeni, por kėta qė ishin nė dijeni ishin shitur tė gjithė, donin njė kothere, femra e apartamente e rrugė jashtė shtetit. E kėshtu, filluan tė thonė marrėzira e rrena, njerėzit i besonin, sepse duhet thėnė, unė vetė isha njeri shumė i panjohur pėr tė gjithė, sepse nuk dihej as nga vija, ku shkoja dhe pse isha aq i bindur pėr rrugėn qė duhej ndjekur dhe me rezerva qė i bėnin tė paqetė, dhe me nė dukje i egėr, por me fleksibilitet ideologjik, gjė tė cilėn kėta as nuk e kuptonin e as e kuptojnė as sot. Shto kėtu marrėzinė kolektive, se propaganda ishte e frikshme aq sa njė herė mė ėshtė ulur njėri nė tavolinė e po mė tregonte se ēka kishte bėrė ai, e unė nuk iu besoja veshėve kyēi i punės se si dolėn kėta nė lojė u bė Azem Hajdari. Me transformimin e Azemit nė hero, presioni mbi mua dhe tė tjerėt ishte i tmerrshėm. Askush nuk na besonte, por ne arritėm tė bėjmė edhe grevėn e urisė, qė kėta nuk e gėlltisin dot dhe ajo tregoi se kush ishte kush nė atė punė. Prandaj, Saliut i duhet identifikimi i tij me Lėvizjen pėrmes Azem Hajdarit. Azemi ėshtė tanksi mbas tė cilit mbrohen tė gjithė kėta pardesy-bardhėt, spiunėt, veglat, tė futurit, plehrat e sistemit. Saliu nuk ėshtė budalla. Ai e di se kush e bėri punėn dhe kush i mori meritat, dhe nė kėtė pikė Azemi ishte heroi qė i duhej sistemit dhe Saliu ishte paterica e sistemit. Prandaj, Saliu e pėrkujton Azemin si frymėzues dhe si drejtues tė Grevės sė Urisė kur dihet qė e kemi vėnė tė rrijė tek dera e banjos dhe qė ka qėnė kundėr e qė ėshtė munduar ta sabotojė grevėn sė bashku me Saliun. Po ashtu, Saliu mbledh rreth vetes tufėn e tė dėrguarve nga strukturat dhe i sjell me vete nė Qytetin Studenti tek ai monument idiot qė i ka ngritur Azem Hajdarit. Njė kohė na ka nxjerrė edhe Dhėndrin e Trustit tė Gėshtenjave, Disidentin e Djathit, shkaktarin qė nė Grevėn e Urisė vinte era e kėmbėve sepse ky mbante kambale zbori, qė tė provojė versionin e tij tė historisė dhe e vė pa pikė turpi tė bėjė historinė. Kėshtu qė kush do tė merrej me ne? Kush do ta thoshte tė vėrtetėn? Mirėpo, mbasi kėta kanė thėnė njė miliona rrena, tani ne kemi filluar t’i nxjerrim se ēka thėnė njeri nuk ka thėnė tjetri, dhe historinė e di mė mirė unė qe e kam bėrė se ai e ka me tė dėgjuar nga Azem Hajdari apo nga fjalimet e Saliut nė Opinion. Unė Azemin nuk e kam pasur mik, por armik, dhe mund tė them pa mėdyshje, e kam pasur armik pėr vdekje. Megjithatė, Azemi ka meritat e veta qė askush nuk mundet t’ia mohojė. Ai ka edhe krimet qė askush nuk mundet t’ia mbulojė. Por Azemi ka qėnė dora e zgjatur e strukturave dhe njeriu qė pėr hir tė interesave tė veta shiti tė gjithė shokėt e shoqet e veta. Mirėpo kėta e pėrdorėn si gjallė ashtu edhe vdekur, por ky nuk ėshtė problem im. Problemi im ėshtė tė shpjegoj atė qė ndodhi, tė them tė vėrtetėn, dhe koha do t’i vėrė gjėrat nė vend.


-Si protagonist dhe lider i lėvizjes, sipas mendimit tuaj, cili ėshtė roli i Sali Berishės dhe Ramiz Alisė nė kėtė lėvizje?


Si kėta tė tjerėt, Saliu nuk ka ndonjė rol nė Lėvizje sepse atje ishte njė masė studentėsh dhe nja pesė vetė qė morėn vendimet kryesore. Saliu ėshtė figurė kyēe e PD-sė dhe e tranzicionit, por jo e Lėvizjes. Ramiz Alia e shihte Lėvizjen nga lart, kishte strukturat dhe njerėzit e vet dhe ishte tjetėr gjė sepse ai ishte shteti. As njėri e as tjetri nuk e toleroi Lėvizjen, pikėrisht sepse shkoi mė larg ēdo gjėje qė ata kishin parashikuar dhe tė dy punuan, bashkė e veē e veē pėr ta minuar. Mbyllja e Universitetit, arrestimi i im dhe i shumė tė tjerėve, pėrpjekjet me mė heqė qafe janė prova tė mjaftueshme. Megjithatė, Saliu do tė ngordhė e kurrė nuk do ta thotė tė vėrtetėn, sepse ajo e nxjerr ashtu si ka qėnė e ėshtė, dhe mua ashtu si kam qėnė e si jam.


-Sot pas 24 vitesh, gjithkush rend qė tė gjejė njė rrėnjė tė vetėn nė Lėvizjen e Dhjetorit. Madje ka nga ata qė dhėndrin, bijat dhe familjarėt po i paraqet si pjesė tė lėvizjes. Cili ėshtė komenti juaj?


Normal, ėshtė e natyrshme. Duan t’ia lėnė partinė familjes sė tyre. Mirėpo partitė mbahen me ide, jo me familjen. Le tė dalin tė gjithė e tė na thonė se ku kanė qėnė e ē’kanė bėrė dhe pastaj do tė shihet se kush e bėri punėn dhe kush lavdėrohet. Edhe supė tė ishte ajo Lėvizje do tė mbaronin dikur meritat se nuk po merret vesh se kush bėri ēka. Megjithatė, me kohė, kėta do tė sillen si katundarė tė zgjuar, dhe sa kohė qė iu ec puna do tė gėnjejnė sa tė munden. Unė kam hallin tė dalė e vėrteta e kėta kanė hallin tė ruajnė pasurinė e sė shpejti edhe kokėn.


-A ka sot ndonjė forcė politike legjitimitetin dhe tė drejtėn morale tė flasė dhe tė organizojė ceremoni nė emėr tė Lėvizjes sė Dhjetorit, a kanė ndonjė lidhje idealet e lėvizjes me parinė politike tė Tiranės?


Jo. Nuk e kanė legjitimitetin. Legjitimitetin e kanė pjesėmarrėsit, por mė shumė e kanė ata qė kanė dhėnė kontributin kyē nė pika kyēe, dhe kėto janė arritjet, strukturat, dhe kontributi i Lėvizjes nė histori. Kur tė pyetet se ēka ke bėrė ti? Cili ėshtė kontributi i yt nė atė Lėvizje, pėrveēse pėr tė thėnė se ke qėnė kėtu e aty, ka pak njerėz qė e kanė atė legjitimitet. Nė kėtė pikė, atė legjitimitet e kam vetėm unė e shokėt e mi, ata qė identifikohen me vlerat e saj dhe me arritjet e saj, qė nga fillimet e protestave me 6-7 Dhjetor e deri mbas mbylljes sė Grevės sė Urisė. Tė tjerėt kanė qėnė kalimtarė. Shfaqje mund tė bėjnė tė gjithė, por arritjet e asaj Lėvizje, ato qė pėrmenda mė lart, janė tė lidhura me mua, sepse unė ia kam dhėnė drejtimin, dhe unė as nuk shitem e as nuk blihem dhe ato bindje nuk janė tė diskutueshme. Kam heshtur pėr shumė vite sepse kam dashur tė vihen gjėrat nė vend nga tė tjerėt, tani qė u bė kjo punė “shtatė vetė kemi ngrėnė njė kokėrr ulliri” nė luftėn imagjinare kundėr komunizmit, mė duhet me dalė e me thanė se po plakemi e ėshtė turp tė mbajmė veten e fėmijėt tanė me rrena e gėnjeshtra. Ata qė duan legjitimitet le tė dalin e tė lajnė shpirtin e vet, por nuk besoj se do ta bėjnė.


-Pse vallė nuk u riaktivizua njė lėvizje e tillė nė momente tė tjera kritike tė vendit, si gjatė terrorit tė ’94-96, trazirave tė ’97 apo gjatė viteve tė mėvonshme, kur korrupsioni u perfeksionua nė sistem?


Lėvizja janė njerėzit, idealet e strukturat qė veprojnė nė njė gjendje tė caktuar. Mė vonė u pa se njerėzit shiteshin, nuk kishin ideale pėr tė dhėnė jetėn, dhe strukturat nuk bėhen me njerėz qė mendojnė se i dinė tė gjitha vetė e nuk duan tė ndjekin rrugėn qė duhet. Pėr me tepėr, tani them se ajo qė ndodhi ishte njė rastėsi, sepse idealet tona ishin tė papranueshme pėr njerėzit, dhe prandaj mbetėm njė grusht e fillikat vetėm. Strukturat u pėrpinė nga PD qė i pėrdori studentėt si deshi vetė, dhe njerėzit ndoqėn Azem Hajdarin e Sali Berishėn. Mirėpo, ata uzurpuan Lėvizjen e meritat e saj, kėta e mbyllėn gojėn dhe u shitėn pėr njė kothere, ne tė tjerėt ishim nė mėrgim, dhe pa njė mundėsi pėr tė folur, e pa ndonjė interes pėr t’u dėgjuar. Ama ajo qė po bėjmė ėshtė njė gjė e ndryshme. Po iu themi se iu kemi thėnė qė atėherė se kėshtu do tė pėrfundoni dhe nė kėtė rrugė do tė shkoni nė se nuk ndiqni rrugėn e duhur. Ajo rrugė nuk ka ndryshuar, ne jemi pak, por mė mirė pak e nė shoqėri tė sė drejtės e tė vėrtetės se shumė e pėr lumė.


Adriatik Doci

SOT