Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1

    “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    Emri:  IMG_0649-640x426.jpg

Shikime: 676

Madhësia:  80.0 KB

    Nxënësit e Shkollës Shqipe “Alba Life” e cila operon në tri lagje të Nju Jorkut dhanë një program të bukur artistik në shkollën publike amerikane PS 173 në Manhattan me rastin e 102 Vjetorit të Pavarësisë. Jo rastësisht u zgjodh Manhattani për të shfaqur këtë program artistik, por kjo u bë me qëllimin për të nderuar shkollën e parë shqipe në Manhattan që u hap muajin e kaluar dhe për t’u bashkuar të gjithë në Diten e Shenjtë të Flamurit. Në këto ditë festash nxënësit dhe mësuesit janë gjithmonë të preokupuar për ta pritur Ditën e Flamurit me programe të bukura artistike. Salla e veshur me ngjyrat e Flamurit kuq e zi u mbush plot e përplot me nxënësit, mësuesit, artistët dhe prindërit të cilët mezi po prisnin të dilnin në skenë fëmijët e tyre plot talent. Bota e tyre e magjishme tërheq çdo të rritur, kur ata luajnë dhe qeshin me njeri-tjetrin, miqësohen aq shpejt sikur të kenë qenë njohur prej kohësh. Programin e ka hapur Dr.Valbona Zylo Watkins e cila pasi ka përshëndetur të gjithë të pranishmit dhe iu ka uruar atyre: Gëzuar Ditën e Flamurit dhe 102 vjetorin e Pavarësise, ka ftuar mësueset dhe nxënësit të vazhdojnë programin sipas radhës.
    Programi ka filluar me dy himnet kombëtare: shqiptare dhe amerikane. Himni Kombëtar shqiptar është intepretuar nga Dëshira Ahmeti Kërliu sopranoja e parë shqiptare me origjinë nga Dibra e madhe në operën e Shkupit, ndërsa Himni Kombëtar amerikan është intepretuar nga nxënësja e shkollës shqipe, artistja e vogël dhe plot talent Kristina Melo.

    Programin e kanë hapur nxenesit e shkollës shqipe në Manhattan që sipas traditës si mikpritesja që ishte i takonte për të qenë e para dhe për të përshëndetur me një buqetë të bukur poezish. Eshtë vendi për të përmendur mësuesen veterane dhe të përkushtuar znj.Liza Pllumbi e cila me një pasion dhe profesionalizëm iu kishte mësuar fëmijëve poezi të bukura atdhetare, patriotike si dhe këngë. Mësuese Liza ka qenë një bashkëpunëtore e ngushtë me bordin e shkollës për të hapur Shkollën Shqipe në Manhattan dhe kanë punuar fort për ta realizaur atë së bashku me znj.Nora Nilaj qe realizuan për të ushtruar mësimin e gjuhës shqipe në mjediset e shkollës publike amerikane PS 173. Për arsye familjare mësuese Lizën e cila nuk kishte mundësi të vinte në këtë program e zëvendësoi mësuese Dita që jep mësim në Brooklyn. Skena ndrinte dhe dukej sikur sytë e fëmijëve lëshonin dritë si prozhektor në sallë nga ndjenja e kënaqësisë dhe krenarisë të cilët e pritën me plot dashuri Festën e Flamurit, ata të veshur me ngjyrat e Flamurit i dhanë jetë e gjallëri ditës së shtunë në këtë festë të bukur. Nxënësit me poezitë si Gjuha Shqipe recituar nga Kevin Preldakaj, sa të dua Shqiperi, nga Anxhelika Hysaj, Shko dallëndyshe nga motrat Kristina dhe Klea Lisi, Gjuha e bukur Shqipe nga motrat Nilaj i dhanë dhe më shumë jetë ditës së shtunë. Nora Hysaj këndoi Qingji i vogël, ndërsa Aleksandra dhe Nora Hysaj kërcyen vallen dyshe malsorshe.
    Pas Manhattanit në skenë janë paraqitur nxënësit e shkollës shqipe në Staten Island të drejtuara nga mësuesja e tyre Valbona. Nxënësi Rilind Bardhi ka recituar poezinë Shoku Im, Gjuha Shqipe nga Dea Watkins, Atdheu, Julinda dhe Rozafa Dimnaku, Sabrina Velovic, Flamuri me Shqiponjë, Liana, Ylli i vogël lart në qiell, Fiona Doda Abetare. Pas poezive të bukura nga nxënësit e Staten Island është kënduar kënga aq popullore e dashur për të gjithë shqiptarët: Fol Shqip se je Shqiptar, këngë që u shoqërua me emocion, levizje të trupit, të duarve, nga të gjithë nxënësit e skenës, interpretuar nga Fiona Doda, ndërsa gjithë salla e shoqëronte me duartrokitje ritmike.

    Ndërsa i dëgjoja e magjepsur e gjitha melodinë e këngës dhe tekstin me vargjet si: Çdo behar kur vije për festa dhe gëzime, vështirësinë e gjej në gjuhën e nënës sime/ Shqip të foli nëna, kur erdhe në jetë/ mos e harro gjuhën kudo që të jesh/një fjalë po ta them/ amanet nga të parët/ ta mbash për jetë/ fol shqip se je shqiptar!, më dukej sikur Manhattani, qyteti që s’fle kurrë gjumë, oshëtiu i gjithi, ndërsa oqeani buçiti, gjëmoi me zëra fëmijësh Perëndie, SHQIP!


    Mësuese Afërdita ka drejtuar programin e nxënësve të saj në Brooklyn që ka filluar me poezitë të recituara nga Lejla Hasani, Irsa Cinari, Gabriela dhe Griselda Përmeti, Angie Bahçja, Sara Lunaj, Brian Kacubaj, Agolli. Në violinë ka interpretuar Brian Kaçubaj, Ode to Joy të Bethovenit. Të gjithë fëmijët së bashku kënduan këngën: “Hapa dollapa” dhe kërcyen mjeshtërisht Buburrecin. Mësuese Marjana e ka filluar programin në radhë të parë duke përshëndetur prindërit, mësuesit, nxënësit dhe shprehu kënaqësinë që ishte pjesë e stafit të shkolles dhe falënderoi organizatorët e hapjes së shkollës shqipe për mundësitë që i kanë dhënë per ta ushtruar profesionin e mësuesisë, me nxënësit e rritur. Mësuese Marjana e ka hapur programin e saj me Anisa Shahun që recitoi “Atdheu”, Sa të dua Shqipëri nga Endri Gjona, Gjuha jonë nga Ariela, O malet e Shqipërisë nga “Oresti Salillari dhe Rafael Gjona”, Ty Flamur të duam shumë nga Sabrina Lulanaj dhe Aurora Shahu. Pasi kanë mbaruar interpretimet nxënësit janë drejtuar nga sopranoja e shquar, Lindita Mezini Lole për të kënduar këngën “Zogu i verdhë”, këngë që dukej dhe ndjehej aq ëmbël si cicërrima fëmijësh. Programi është mbyllur me këngën e Gjuhës Shqipe që është njëkohësisht dhe hymn i shkollës kompozuar nga prof.Petrika Melo dhe interpetuar nga Kristina Melo dhe gjithë nxënësit. Nxënësit këndonin me dashurinë e papërshkruar për Gjuhën Shqipe si: Mezi presim shkollën shqipe, që të flasim dhe të mësojmë, me shkronjat e alfabetit, si ëngjëjt Kombin e mbrojmë. Interpretimi i tyre u shoqërua duke valëvitur Flamujt Kuq e Zi që mbanin në duar me shkabën dykrenore.

    Pas programit të pasur artistik, z.Qemal Zylo themelues i shkollave Shqipe ka falënderuar në radhë të parë të gjithë nxënësit që vinë me aq dashuri dhe pasion dhe ulen në bangot e shkollës për të mësuar SHQIP, prindërit, shprehu mirënjohjen e pakufishme për bashkëpunimin me mësueset e përkushtuara si Ditën, Lizën, Marjanën, Armelën, etj, të gjithë të pranishmit si dhe Konsullen e Përgjithshme znj.Vlora Citaku, Konsullin e Kosovës z.Korab Mushkolaj dhe z.Ismet Kurti kryetarin e shoqatës së mirënjohur “Ana e Malit” që morën pjesë në këtë manifestim të bukur shkollor. Z.Zylo iu uroi të gjithë të pranishmëve: Gëzuar Festën e Pavarësisë, Ditën e Flamurit që u ngrit më 28 Nëntor 1912 nga plaku i urtë Ismail Qemali me Is Boletinin prej Kosove dhe gjithë shqiptarët. Znj.Vlora Citaku iu ka uruar gjithë të pranishmëve: Gëzuar Ditën e Flamurit, Ditën tonë kombëtare, ku për këtë ditë u derdh shume gjak për ta kurorëzuar me Pavarësinë e saj. Sot në këtë ditë dua të nderoj dhe kujtoj dhe Kongresin e Manastirit që mblodhi gjithë dijetarët shqiptarë, më 14 Nëntor deri më 22 nëntor, për përcaktimin e Alfabetit të gjuhës shqipe, ndaj dhe u quajt edhe Kongresi i Alfabetit të Gjuhës Shqipe.

    Znj.Çitaku tha se: Nuk ka më kënaqësi dhe emocion që të shikosh gjithë këta nxënës shqiptarë të lindur dhe rritur në Amerike dhe të flasin dhe të këndojnë shqip. Kurrë mos e harroni gjuhën e nënës, vazhdoni ta pasuroni atë, se nëpërmjet saj ju do të njiheni dhe do të ndjeni në shpirt traditat dhe kulturën e mrekullueshme të popullit shqiptar. Sot si Konsulle e Përgjithshme e Kosovës, në emrin e Repbulikes së Kosovës dhe Ministrit të Diasporës z.Ibrahim Sh.Makolli do t’ju ndaj çertifikatën e mirënjohjes për kontribut të veçantë në arsimin plotësues të mësimit shqip në Diasporë si Shkollë Shqipe në Amerikë. Vlerësimi i saj për Shkollën Shqipe “Alba Life” është mirëpritur me duartrokitje nga të pranishmit. Festimi i Ditës së Flamurit në Manhattan ishte një ditë që u nderua me madhështi nga nxënësit e Shkollës drejtuar nga mësuesit e tyre në Gjuhën Shqipe, në gjuhen e nënës së tyre! Ishte një e shtunë Manhattani i cili oshëtiu në 102 Vjetorin e Pavarësise së Shqipërisë nga kënga: Fol SHQIP, se je SHQIPTAR!

    22 Nëntor, 2014
    Manhattan, New York

  2. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    anita340 (29-11-2014)

  3. #2

    Për: “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    New York-u stoliset me flamuj kuq e zi me rastin e Ditës së Flamurit


    Emri:  kjo-flamur-bronx-arthur-640x478.jpg

Shikime: 599

Madhësia:  95.4 KB



    Më shumë se 800 flamuj janë vendosur qysh dje në disa nga rrugët kryesore në Staten Island, Brooklyn dhe Bronx



    BRONX – STATEN ISLAND, NY – 26 nëntor, 2014: Ishulli Staten Island, një nga pesë ndarjet kryesore të New York-ut i është bashkuar për herë të parë Bronx-it në stolisjen e rrugëve me flamuj kuqezi me rastin e festës kombëtare të shqiptarëve. Në Bronx, kjo ndodh për të pestin vit radhazi.
    Zbukurimet e “kryeqytetit” të ri të Shqiptarëve të Amerikës, Nju Jorkut, po bëhen tashmë jo vetëm në të gjithë shtëpitë klubet, e lokalet e shqiptarëve, po edhe në disa prej rrugëve ku ata banojnë me shumicë. Mirëpo ajo që të bie në sy menjëherë sa hynë në zemër të qytetit natyrisht që për të 5-tin vit me rradhë janë dy anët e rrugët e hijeshuar këto ditë me flamurin kuqë e zi, në segmenti e rrugës që mban emrin Nënë Tereza mes Lydig dhe Hollande Avenue. Rruga e famshme “Arthur Avenue”, si edhe anët e rrugëve që kanë shumë biznese e dyqane shqiptare, si në “Morris Park”, “Huge Avenue”, “187 Street”, “William Bridge”, “Pelham Parkway”,etj.

    Këto rrugë dhe disa të tjera në ishullin Staten Island gjithë këtë javë, janë lajmëtarët e festës së pavarësisë, teksa janë të stolisure me flamurin kuq e zi. Ndërkohë, që edhe kompani argëtimi, shoqatat e arganizatat e komunitetit kanë ditë që kanë nisur përgatitjet për mbrëmjet festive, dhe kan paraljmëruar koncerte me këngëtar edhe nga Kosova, Shqipëria dhe trevat e tjera shqiptare Përkrah këtyre flamujve, në shenjë falenderimi ndaj SHBA-së për kontributin e saj për Kosovën e çështjen shqiptare valëviten edhe me flamuj amerikanë. Vendosja e flamujve është bërë e mundshme nga nisma e Mark Gjonajt – i cili është dhe sponsorizuesi kryesor financiar si dhe nga veprimtarë të tjerë të komunitetit si: Harry Bajraktari , Ben Çelaj, Beqir Kuka, dhe të rinjve dhe të rejave nga Rrënjët Shqiptare (me president Marko Kepin) por edhe nga bordet e komuniteteve dhe disa anëtarëve të Këshillit Bashkiak të Qytetit.
    “Kjo i jep bashkësisë shqiptare, këto ditë feste edhe një ndjenjë tjetër të krenarisë sonë kombëtare, kur për të parë këto flamuj kuq e zi – duke u valëvitur, përkrah flamurit amerikan si një falenderim për atë çfarë kanë bërë për ne Shtetet e Bashkuara”, thotë Mark Gjonaj.

    Asambleisti i parë shqiptar në New York do të organizojë me shpenzimet e tij një darkë festive, të hapur për publikun e gjerë, në Nju Jork, në “Caterers Maestro” në Bronx – Nju Jork. Sipas Gjonaj, jo zyrtarisht në zonën e Tri-Shtetshit, mendohet se janë mbi 250.000 shqiptarë dhe afërsisht 100,000 jetojnë në lagjet Bronx, Kuins, Bruklin dhe Staten Island në Nju Jork. “Është e rëndësishme për shqiptarët që të vazhdojnë për të festuar kulturën dhe trashëgiminë e tyre,” ka deklaruar Gjonaj.

  4. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    anita340 (29-11-2014)

  5. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    Tetova



    Emri:  10801477_958193437542546_2844879076046524518_n.jpg

Shikime: 917

Madhësia:  56.5 KB
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. 4 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    anita340 (29-11-2014),eagle7 (01-12-2014),MaqoKorca (30-11-2014),_MALSORI_ (29-11-2014)

  7. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    13-05-2013
    Postime
    215

    Për: “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Tetova



    Emri:  10801477_958193437542546_2844879076046524518_n.jpg

Shikime: 917

Madhësia:  56.5 KB
    Shum bukur !

  8. #5

    Për: “Fol shqip, se je shqiptar” oshëtiu në Manhattan për 102-vjetorin e Pavarësisë

    Ka pasur shum aktivitete neper New York kesaj rradhe dhe shume me teper flamuj rrugeve se zakonisht. Ose jane shtuar akoma me shuem shqiptaret ose jane bere me patriota

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •