-
Europa i tradhëtoi shqiptarët që në rrethimin e Shkodrës…..
Profesoresha veneciane Lucia Nadin : Europa i tradhëtoi shqiptarët që në rrethimin e Shkodrës…..
Nga Erida Çela
Ajo, ne kete erresire te krijuar rreth historise se popullit tone ne Itali, eshte nder te paktet ne kete kohe qe po ben “drite” mbi historine tone duke e lidhur me ate te Venecias.. Mbresa nga prezantimi i nje libri me teme historike per kryeheroin tone kombetar Gjergj Kastrioti Skenderbeu, zhvilluar ditet e fundit ne Venezia Itali.
Eshte nje intelektuale e persosur, e thjeshte , qe ka insistuar per 20 vjet , qe kur ka njohur Shqiperine te nxjerre ne pah lidhjet tona me Italine dhe Venecian ne vecanti.. Prandaj shqipetaret qe jetojne ne Itali e respektojne dhe i ndjekin shkrimet dhe hulumtimet qe profesoresha ka botuar dhe vazhdone te botoj vitet e fundit. Problem eshte qe njohja dhe publikimi i nje HISTORIE KOMPLEKSE te nje populli, qe deri me sot eshte pare si nje ” leter e djegur” (qe nuk i intereson Evropes, ose qe i intereson te degjohet sa me pak ) Duhen shume investime nga shteti shqiptar dhe kerkim ne fondet e arshivave Evropiane per te dale disi ne drite! Ne qe i ndjekim te tilla konferenca, shpesh here edhe pse shkojme me deshire, ndjehemi ne konflikt me veten per te thene ate qe mendojme ne menyre te paster.. Pse ?? E para nuk ja vlen te flasesh dicka qe mund te tingelloje “keq” , pikerisht aty ku dicka flitet per vendin tend edhe pse e interpretuar nga kendveshtrimi i huaj, e dyta , se n.q.s gjen shqiptare afer, jane ata qe te mbajne te mbledhur dhe te ndrojtur, sepse te tille jane ndier ne keto 23 vjet emigrim..
Kush jemi ne Shqiptaret?? Edhe nga tregimi i znj. se nderuar Lucia Nadin , me perforcohet mendimi i nje populli viktime, te perdorur nga dipllomacia e huaj si nje vend …. Kufi mbrojtes midis orientit dhe perendimit, gje qe duket shume qarte ne historine e Gjergj Kastriotit Skenderbeut dhe me pas me rrethimin e Shkodres! Shqiperia ne kete rrethim humbi mbas paktit, qe beri “Serenisima ” Republika Veneciane me Pushtuesit Osman.. Serenisima e kishte ne mbrojtje Shqiperine deri ne ato momente, per shkak te marreveshjeve te meparshme te shekullit XIV dhe shkembimeve ekonomike midis dy brigjeve.. Shqiperia para sundimit turk del nje vend me zhvillim ne prodhimin artizanal.. Ishin bere shume marreveshje me Italine ( Venezian)… Sic eshte statuti i Shkodres , zbuluar nga kjo Profesoreshe.. Mbas vdekjes se Skenderbeut per te cilin u shkruajt qe kur ishte ne jete duke e trasformuar ne nje personazh legjende ne te gjithe Evropen dhe me larg, Shqiperia u la vetem , shtetet Evropiane, ne kete rast Venezia, per te ruajtur ekonomine e tyre e leshojne Shkodren, vendin e fundit te rezistences ndaj Osmaneve, me qellim qe osmanet te mos perparonin ne Itali dhe Evrope.. Per kete Serenissima ( dhe Evropa pergjithesisht) qe perdori Shqiperine si Kufi midis perparimit Osman dhe Evropes, duke e abandonuar Shqiperine dhe prishur marreveshjen per mbrojtjen e saj ! Terheqja nga marveshja beri qe Venezia ti afroi banoreve te saj strehim e duke i mbeshtetur ekonomikisht( thjesht per vrasje ndergjegje) …Per Skenderbeun u fol deri ne shek. e XVIII dhe me pas u la ne harrese.. Sot nuk studiohet ne librat shkollore popthuaj asgje per Gjergj Kastriotin Skenderbeun kete hero te shpetimit te Europes nga invazioni Osman ne shekullin e 14-te!!!!! Kujt i intereson , nje vend i vogel te cilin Evropa vete e copetoi dhe sot e mban si per lemoshe duke i leshuar apo te terhequr kapistallin (litarin) rreth qafes! Shenim i Autores se pershtatjes per lexuesin (Shqiptaret duhet te dine mire , se nuk mund te jene te “beses” ne politike, por besen ta ruajne vetem me popullin e tyre, me te dashurit dhe te afermit)!
Ndersa pjesemarresit Italiane ne takim, profesore, intelektuale , pensioniste , te pakte te interesuar per kete histori , degjonin me nje interes thjesht historik.
Shenim i autores se pershtatjes per lexuesin …(Jemi nje popull viktime qe akoma besojme ne nje Evrope , qe na ka varrosur prej kohesh! Me poshte degjoni pak si shikohej Shqiperia, “placke” e Vatikanit apo e Serenisimes , qe konfliktonin me njera tjetren per figuren e Skenderbeut)!
https://www.google.se/url?sa=t&rct=j...1aZmbJL9wJTTeQ
Ndryshuar për herë të fundit nga Bajraku : 28-11-2014 më 13:16
-
-
Për: Europa i tradhëtoi shqiptarët që në rrethimin e Shkodrës…..
Mania e shqiptareve per te bere me faj Evropen per te gjitha deshtimet e tyre historike, eshte nje crregullim mendor i shqiptareve si popull qe erdhi si pjese e indoktrinimit anadollak osman te tyre. Dhe e keqja e shqiptareve eshte se ky mentalitet anadollak vazhdon edhe sot e kesaj dite, edhe pse shume te verteta historike kane dale ne drite.
1. Shkodren nuk e tradhetoi Evropa, e tradhetoi Esat Pashe Toptani per 10,000 napolona floriri qe mori nga malazezet.
2. Shqiptaret nuk i tradhetoi Evropa por tradhetuan veteveten, pasi asnjehere nuk ngriten armet kunder pushtuesit osman per te fituar pavaresine e tyre si gjithe popujt e tjere fqinje ballkanike qe ishin ne te njejtat pozita si ne.
3. Copetimi i Shqiperise u firmos nga osmanet ne Shen Steafan, mareveshja qe solli perfundimin e luftes ruso-turke te cilen turqit e humben.
4. Thirrja e Lidhjes se Prizrenit nuk u thirr nga shqiptaret por u thirr nga Sulltani per te perdorur injorancen e shqiptareve ne lidhje me traktatin e Shen Stefanit, e per ti kthyer keta shqiptare kunder vendeve fqinje.
5. 60,000 shqiptare te armatosur ishin ne Prizren dhe nuk denjuan te ngrinin armet kunder Turqise e te shpallnin pavaresine e tyre, por u perdoren nga Turqia per te vonuar implementimin e mareveshjes se Shen Stefanit.
6. Trojet ku banonin shqiptaret nuk u cliruan nga pushtimi osman nga pushka e shqiptareve, por nga ushtrite e vendeve fqinje.
Nuk eshte faji i Evropes qe shqiptaret ishin nje popull i asimiluar osman qe i qendroi besnik Portes se Larte deri ne fund te saj.
Dhe ne nje dite si kjo e sotmja, 28 nentor, thoni LAVDI ZOTIT qe patem njerez patriote me vizion si Ismail Bej Vlora, qe beri ate qe nuk e beri dot Lidhja e Prizrenit dhe ata 60,000 shqiptaret e armatosur besnike te Sulltanit, por nxitoi te shpalli te pakten ne leter pavaresine e Shqiperise ne Vlore, para se gjithe territori i vendit te pushtohej nga ushtrite e vendeve fqinje, e te ndahej si placke lufte. Dhe 80% e gjithe inteligjences shqiptare te kohes, kryesuar nga Konicat, Nolen e Mith'at Frasherit, nuk besonin se Shqiperia mund te ekzistonte si e pavarur pa Perandorine Otomane! Bile shume prej tyre, e pane aktin e pavaresise se Ismail Bej Vlores qe sot e festojne gjithe shqiptaret ne bote, si nje akt tradhetie!
Boll u qurravitet si viktima edhe 1 shekull me pas, por gjeni kurajon qe te shikoni te verteten historike ne sy per ate qe eshte. Dhe kjo e vertete ka per t'iu cliruar nga mentalitetet anadollake qe nuk na kane lene te ngrejme koke si popull per me shume se 1 shekull.
Albo
Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 28-11-2014 më 13:40
-
-
Për: Europa i tradhëtoi shqiptarët që në rrethimin e Shkodrës…..
Autorja flet per rrethimin e Shkodres qe pershkruan dhe Barleti, pra fill mbas vdekjes se Skenderbeut. Nuk flet per Shkodren ne Luften e Pare Boterore.
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund të hapni tema të reja.
- Ju nuk mund të postoni në tema.
- Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
- Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt