
Postuar mė parė nga
Albo
Pyetjet e tua me lart, deshmojne dy gjera per ty: a) ti nuk e njeh Zotin b) ti ke nje kuriozitet apo deshire per te njohur Zotin. Por menyra se si ti kerkon te mesosh mbi Zotin eshte duke bere pyetje kot me kot. Kur ke nje problem me shendetin, ti nuk shkon e pyet nje elektricist te te vizitoje e shikoje se ku eshte problemi me dhimbjen e kokes apo jo? Jo, shkon ne spital apo ne zyren e nje doktori, dhe i kerkon doktorit te te vizitoje e te thote se ku qendron problemi me shendetin tend. Kur ben pyetje ne lidhje me Zotin, nuk eshte e rendesishme qe vetem ti besh keto pyetje, por eshte e rendesishme edhe kujt ia drejton keto pyetje per te marre nje pergjigje. Ke per te mesuar vetem nese ua drejton keto pyetje njerezve me besim, njerezve te Zotit, qe ia kane dedikuar jeten e tyre peligrinazhit shpirteror per tu prekur e njohur me Zotin. Vetem keta njerez do te mund te te deshmojne ate qe dine per Zotin, dhe kjo nuk do te jete vetem nje "dije teorike", si fjalet qe po lexon ne kete forum, por nje PERJETIM i misterit te Zotit. Keta njerez kane perjetuar misterin e Zotit dhe ate qe dine eshte ajo qe kane perjetuar. Pra nuk kemi te bejme vetem me dije teorike dhe dogmatike.
Prandaj per ne te krishteret orthodhokse, deshmine universale te Zotit e besimit, nuk ia atribuojme nje njeriu te vetem, por ia atribuojme vetem Kishes Orthodhokse - Kishes se Shenjte Katolike dhe Apostolike. Vetem Kisha Orthodhokse mund te na mesoje per Zotin dhe te ndaje me brezat e njerezimit te njejtat te verteta te pandryshueshme e te patjetersueshme, qe vete Zoti Krisht i besoi qe te ruaje e deshmoje njerezimit. Kisha Orthodhokse e ben kete gje nepermjet asaj qe ne e quajme Tradita e Shenjte e Kishes, qe permbledh deshmite e perjetimit te besimit nga te gjithe njerezit e shenjte ne shekuj brenda kesaj Kishe.
Gabimi tjeter i madh qe shume njerez bejne qe duan te mesojne mbi Zotin e besimin eshte se i afrohen Zotit me paragjykimet e tyre njerezore. Keta njerez nuk jane te sinqerte ne kerkimin e njohjes se Zotit, dhe ketyre njerezve Zoti u qendron larg, si ne kete boten mbi toke, edhe ne ate boten tjeter pertej vdekjes. Ka vetem nje menyre per te njohur Zotit nga ana e njeriut dhe ajo rruge eshte rruga e perulesise plot frike e pendim.
Dhe pengesa tjeter e madhe per njerezit e kohes se sotme per te njohur Zotin eshte ajo qe une e quaj "dashuria e vetvetes" kurse bota e quan "veteqenderzimi". Njerezit ne kohen e sotme kujtojne se bota vertitet rreth tyre dhe jane te plotfuqishem, te gjitheditur, dhe cdo gje duhet t'iu serviret me luge te florinjte ne goje, pa levizur asnje muskuj e pa u munduar fare. Kjo manifestohet edhe ne pyetjet qe ti ben ne kete teme, ku ti pret qe te mesosh e marresh ate qe kerkon ne cast e pa u lodhur fare.
Shenjtoret e Kishes Orthodhokse heqin dore nga kjo bote materiale me te gjitha te mirat e kenaqesite e saj mishtore, dhe shpenzojne gjithe jeten e tyre ne shketetire apo ne vende te shkretuara te botes, ne kerkim te perjetimit dhe pranise se Zotit. Pra me pak fjale, njohja e Zotit nuk eshte "dije teorike" qe mjafton ta lexosh e kuptosh dhe kaq mjafton per te mesuar per Zotin. Njohja e Zotit eshte perjetim! Njeriu mund te perjetoje misterin e Zotit vetem nese i afrohet Atij me perulesi shpirterore: me frike dhe besim Perendie!
Por nese i afrohesh Zotit me perbuzje e paragjykime njerezore, Zoti do te ktheje shpinen ty ne kete bote e ne perjetesi.
Albo
Krijoni Kontakt