Drashkoviē: Kosova e pavarur ėshtė realitet
Ish-shefi i diplomacisė serbe Vuk Drashkoviē e konsideron edhe ai historike viziten e Kryeministrit shqiptar Edi Rama nė Beograd, ndėrsa nė intervisten e dhene "Deutsche Welle-s", bėn dhe njė pohim befasues, duke e cilėsuar pavaresinė e Kosovės, njė realitet.
"Vizita ėshtė e njė rėndėsie shumė tė madhe. Kryeministri i Shqipėrisė erdhi nė Beograd dhe bisedoi me shefin e ekzekutivit serb. Rama vizitoi gjithashtu bashkėsinė etnike shqiptare nė Preshevė, Medvegjė dhe Bujanoc. Nga ana tjeter, e ka ftuar homologun serb pėr vizitė nė Tiranė. Edhe sikur tė mos kishin rene dakort pėr asgjė tjetėr, vetė nėnshkrimi i njė marrėveshje pėr lėvizjen vetėm me kartė identiteti tė shtetasve tė Shqipėrisė dhe Serbisė nė kėto vende, paraqet njė arritje historike. Pas nėnshkrimit tė kėsaj marrėveshjeje, e shpresoj edhe vizitės sė Vuēiēit nė Tiranė, jam shumė i sigurtė se me dhjetėra e dhjetėra mijėra turistė serbė do tė nisen drejt bregdetit shqiptar. Jam i bindur se atje do tė shkojnė tė rinj dhe njerėz te biznesit. Nė mėnyrė masive do tė nisen drejt Serbisė edhe shqiptarėt. Kjo ėshtė njė marrėveshje e karakterit europian, qė shėnon europianizimin e relatave mes Shqipėrisė dhe Serbisė. Unė nuk dua t'i vė re shkėndijat qė kanė ndodhur mes kryeministrave Rama dhe Vuēic. Nuk u kushtoj kurrfarė rėndėsie dhe them se shume shpejt do tė harrohen", thotė Drashkoviē.
Drashkoviē kujtoi se tashme eshte realitet qe pavaresine e Kosovės e njohin 108 vende dhe fakti qe Serbia, qe prej vitit 1999 nuk ka me sovranitet mbi te, ashtu siē nuk ka as pushtet juridik, legjilativ dhe ekzekutiv apo forca policore e ushtarake.
Realiteti tjeter qe shoh une, - shton ish-ministri i Jashtem serb,- eshte se Serbia dhe Shqipėria duan tė jenė pjesė e Bashkimit Evropian dhe se nga 28 vendet anėtare tė BE, 23 e njohin pavarėsinė e Kosovės. Kjo ėshtė ana politike dhe kėto janė fakte tė pakontestueshme, thotė ai.
I pyetur nga gazetari qe kujton pervojen e gjate diplomatike te politikanit veteran serb, nese beson ne paqe dhe pajtim mes serbėve dhe shqiptarėve nė Kosovė, Drashkoviē shprehet se ky eshte nje proces qe nuk mund te ndalet, e shton se per gjithe ēfare ka ndodhur ne kosove, Millosheviēi dhe regjimi i tij mbajne pergjegjesi historike.
/ Top Channel
Krijoni Kontakt