Ti semik a nuk e shef qe kjo teme asht vetem per te mledh ku jan e ku sjan anilizat e analeshve kundra rames?
Te lutem shum mjaft dole prej teme.
Ti semik a nuk e shef qe kjo teme asht vetem per te mledh ku jan e ku sjan anilizat e analeshve kundra rames?
Te lutem shum mjaft dole prej teme.
JO NEGOCIATA VETĖVENDOSJE
Kjo teme eshte per te mbledhur cdo analize, pro e kundra Rames. Askush nuk po ju pengon te sillni materiale qe kontribojne ne teme. Une kam sjelle plot materiale nga te dyja spektret . Ne vend qe te kerkosh analesht, shko kerko analistet. Perndryshe sic i thone dhe ne anglishten qe perdor perdite: put up or shut up !
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
O Derjans Amerika ,mendoj qe postimi nuk eshte jashta teme.
Eshte nje korrektesi nga Serbija qytetare qe te vendosin ne balline Kryeministrin e Shqiperise dhe te botojne nje intervju te gjate me te,ne njeren nga gazeta me prestigjioze ne Serbi duke i dhene hapesire qe ne nje atmosfere me miqesore te spjegohen qendrimet me hollesisht.Gazete qe prezenton mendimin e nje Serbije liberale dhe te qyteteruar,sepse Kryeministri shqiptar u sulmua egersisht dhe ne menyre shizofrene nga shtypi i verdhe serb dhe rrethet radikale-fashiste serbe per nje deklarate qe tregon realitetin e Kosoves qe e has kudo.
Perndryshe ketu sillen shkrime pro et contra Rames,apo je i hedheruar qe u fshin disa postime tua.Ke te drejte te prekesh,nuk je i vetem qe te behet delet ate qe shkruan...hajt se su be pune e madhe,shkojme tutje !
Rri qetė dhe fol Shqip !
ane, ti ke ba shum mir qe ke ba google translate...,
Te t'ndihmoj pak, shkrimi fillon me "Incidente alla conferenza stampa..."
E di mo e di....
Mbaje veten burr....
Edhe ty mia@ te ka shpetu ajo pjesa e pare ku thuhet se ishte incident??!!
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Darius : 13-11-2014 mė 18:31
paqen, e sjell vetem drejtsia
Myftaraj Serbia e respektoi Kryeministrin e Shqipėrisė nė
vitin 2014 mė pak se Esat Toptanin nė 1914 Kur nė shtator 1914 Esat Toptani shkoi nė
kryeqytetin e pėrkohshėm tė Serbisė nė Nish
(Serbia e kishte zhvendosur kryeqytetin nga
Beogradi nė Nish pėr shkak tė luftės botėrore), ai
u prit me nderime zyrtare si njė kryetar shteti. Nė
stacionin e trenit tė Nishit, ku Esat Toptani mbėrriti nga Selaniku, ishte ngritur flamuri
shqiptar. Gjithashtu, flamuri shqiptar u ngrit dhe
nė sheshin para selisė sė qeverisė serbe, ku Esat
Toptanit iu bė pritja zyrtare nga Kryeministri
Pashiē i Serbisė, me bandė muzikore ushtarake
dhe me rojė nderi. Serbia ia bėri kėto nderime Esat Toptanit se donte tė krijonte pėrshtypjen qė
ai pėrfaqėsonte Shqipėrinė dhe kishte autoritetin
e duhur pėr tė bėrė nė emėr tė shtetit shqiptar
marrėveshjet e fshehta pėrkatėse. Se Toptani nė
fakt ishte njė politikan i arratisur nga Shqipėria ku
ishte akuzuar pėr rebelim ndaj pushtetit tė ligjshėm dhe tani kėrkonte mbėshtetjen
ushtarake dhe financiare serbe pėr t u rikthyer nė
Shqipėri ku tė merrte pushtetin me dhunė. Si
shpėrblim Esat Toptani do ta shiste Shqipėrinė te
Serbia. Duke e nderuar sa mė shumė Esat
Toptanin, Serbia donte kėshtu qė t i krijonte legjitimitet atij si sundimtar i Shqipėrisė, ēka ishte
nė interes tė Serbisė. Duke nderuar Esatin si
sundimtar tė Shqipėrisė, Serbia nė fakt
poshtėronte Shqipėrinė.
Nė rastin e vizitės sė Edi Ramės nė Beograd,
Serbia kishte synimin e kundėrt, donte qė tė tregonte se po e poshtėronte sa mė shumė
Kryeministrin e Shqipėrisė. Ndryshe nga Esati, Edi
Rama shkoi nė Beograd nga Tirana, si
Kryeministėr i Shqipėrisė, qė ngulmon prej
kohėsh tė shkojė nė Beograd, jo pėr tė kėrkuar
ndihmėn serbe pėr tė marrė pushtetin nė Shqipėri, por pėr arsye se nė traditėn e partisė qė
ai drejton Beogradi ėshtė Jerusalemi politik.
Duke poshtėruar Edi Ramėn gjatė vizitės nė
Beograd, Serbia poshtėronte edhe Shqipėrinė tė
cilėn fatkeqėsisht e pėrfaqėson Edi Rama sot.
Mungesa e flamurit shqiptar nė aeroportin e Beogradit, nė momentin e arritjes sė Edi Ramės
atje, ishte vetėm i pari ndėr poshtėrimet qė iu
bėnė jo thjesht Kryeministrit Rama, por edhe
Shqipėrisė. Ceremonia zyrtare e pritjes sė
Kryeministrit Rama u mbajt nė sheshin para
Pallatit Serbia (selia e qeverisė serbe), ku mbahen ceremonitė e pritjes sė shtetarėve tė lartė
tė huaj qė vizitojnė Serbinė. Pėrreth sheshit
gjendet njė varg shtyllash nė tė cilat me kėto raste
ngrihet njė varg flamurėsh tė Serbisė dhe tė
vendit nga i cili ėshtė vizitori, sipas rendit: njė
flamur serb njė i vendit nga i cili vjen vizitori. Nė ceremoninė e sotme flamurėt mungonin nėpėr
shtylla. Merret vesh, kjo ndodhi se serbėt kishin
vendosur qė ta bėnin ceremoninė zyrtare pa
flamurin shqiptar. Nė skaj tė sheshit ishte vetėm
njė flamur i madh serb. Edi Rama gėnjeu
paturpėsisht qė nė nisje tė fjalimit tė tij nė konferencėn e pėrbashkėt pėr shtyp me
Kryeministrin serb Vuēiē, kur tha: Rastėsia e desh
qė njė ditė pas kremtimit, nė mbarė Europėn, tė
25 vjetorit tė rėnies sė murit tė Berlinit, tė ngrihet
sot nė Beograd, flamuri kombėtar i Shqipėrisė
dhe tė nderojmė himnet e njėri-tjetrit, pėr tė parė njė takim mes kryeministrash tė dy vendeve tona
pas 68 vitesh.
Nė tė vėrtetė, flamuri shqiptar mungoi nė
ceremoninė zyrtare tė pritjes ku u ekzekutuan
hymnet e dy vendeve. Kur Edi Rama aktronte me
dorėn nė zemėr, nė ndėrkohė qė ekzekutohej Hymni kombėtar shqiptar nė sheshin para Pallatit
Serbia, ai nuk kishte pėrballė flamurin shqiptar
por vetėm atė serb. Ky ishte poshtėrimi i dytė qė
serbėt i bėnė Hymnit Kombėtar Shqiptar dhe
flamurit kombėtar shqiptar, pas poshtėrimit qė i
bėnė nė 14 tetor, me rastin e ndeshjes Serbi- Shqipėri. Dihet se Hymni Kombėtar nė ceremonitė
zyrtare, ekzekutohet vetėm nė prani tė flamurit tė
vendit pėrkatės. Me mungesėn e flamurit shqiptar
nė ceremoninė zyrtare shtetėrore nė Beograd, u
poshtėruan njėherėsh Hymni Kombėtar Shqiptar
dhe Flamuri Kombėtar Shqiptar. Pas ekzekutimit tė dy hymneve, nė momentin qė Edi Rama u
pėrkul para flamurit tė Serbisė, qė mbahej nga
roja e nderit, siē ėshtė rregulli nė ceremoni tė tilla,
ai ende nuk kishte parė njė flamur shqiptar tė
vendosur sipas protokollit tė vizitave tė tilla!
A mund tė besohet se ky Edi Rama i cili nuk ishte nė gjendje tė siguronte respektimin e protokollit
tė vizitave tė tilla zyrtare, me praninė e flamurit
shqiptar nė aeroport dhe nė vendin e ceremonisė
zyrtare tė pritjes, dhe i cili pranoi tė marrė pjesė
nė njė ceremoni zyrtare pritjeje ku mungonte
flamuri shqiptar, mund tė thotė fjalė qė zenė vend pėr Kosovėn, apo tė shkojė nė Luginėn e
Preshevės si Kryeministėr i Shqipėrisė? Sigurisht
qė jo!
Kumtin e parė pėr Kosovėn Kryeministri Edi Rama
e dha qė kur zbriti nė aeroport dhe i shtrėngoi
dorėn drejtorit tė Zyrės pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė, Marko Djuriē, i cili jo mė kot
ishte pėrzgjedhur si anėtar i dėrgatės serbe qė do
ta priste Kryeministrin shqiptar nė aeroport. Zyra
pėr Kosovėn pranė Qeverisė sė Serbisė ėshtė
ngritur pėr tė treguar me njė simbolikė
institucionale se Kosova ėshtė pjesė e Serbisė. Duke i dhėnė dorėn Marko Djuriēit Edi Rama
shprehu pėlqimin e tij qė Kosova tė jetė pjesė e
Serbisė. Pasi Kryeministri Rama kishte shtrėnguar
dorėn e Djuriē, ēdo deklaratė e tij pėr Kosovėn nuk
mund tė ishte veēse hipokrizi e pastėr, retorikė e
rrejshme. Edi Rama, kishte shumė dėshirė qė me rastin e
konferencės sė pėrbashkėt pėr media qė do tė
kishte me Kryeministrin serb Vuēiē, t i shkėpuste
kėtij njė deklaratė tė zbutur pėr akuzat qė i kishte
bėrė Vuēiē mė parė, se Kryeministri shqiptar ishte
organizator i aktit terrorist me dronin nė stadiumin e Beogradit, nė bashkėpunim me
vėllain e tij, Olsin, i cili ishte ekzekutor. Prandaj
Kryeministri Rama kishte ngarkuar gazetarin mė
tė afėrt pranė tij, Sokol Ballėn e Top Channel qė t i
bėnte Vuēiēit njė pyetje, e cila padyshim qė ishte
formuar me shumė kujdes nga vetė Edi Rama: Para disa javėsh, pas incidentit tė dronit, bėtė
deklarata shumė tė ashpra dhe thatė ndėr tė tjera
se hetimet do tė na surprizojnė. Zyra juaj e
shtypit, u citua nga CNN se ishte pėrfshirė edhe
vėllai i zotit Rama. Sot dukeni mė i qetė dhe folėt
pėr njė fillim pragmatist pėr marrėdhėniet mes dy vendeve. Sė paku ēėshtjen e dronit e zgjidhėt?
Ndryshe nga ē priste Edi Rama, Vuēiē, nuk nguroi
qė tė pėrsėriste akuzat qė kishte bėrė, por duke
thėnė se Serbia kishte vetėfrenim nė kėtė ēėshtje
vetėm pėr arsye diplomatike: E kam thėnė qė do
tė befasohen shumė njerėz, por pėr shkak tė marrėdhėnieve tė mira dhe Europės kam dashur
tė mos ndėrhyj, por dua tė them se kjo ēėshtja e
dronit ka qenė e organizuar mirė. Disa ditė
pėrpara kėsaj ngjarjeje kėtu kanė ardhur njerėz
disa herė dhe natyrisht ata qė ndiqen nga organet
kompetente pėr akte kriminale. Madje edhe UEFA e ka regjistruar 3-0 ndeshjen me Serbinė.
Kur Vuēiē tha se dėrgimi i dronit ishte njė veprim i
organizuar mirė, ai me kėtė praktikisht i pėrsėriti
nė prani tė Edi Ramės akuzat pėr kėtė tė fundit
dhe vėllain e tij si terroristė. Kjo kuptohet edhe
nga ajo qė tha Vuēiē pėr njerėzit qė ndiqen nga organet kompetente serbe pėr aktet kriminale.
Kėta njerėz janė Olsi Rama dhe Ismail Morinaj,
sipas atyre qė kanė bėrė tė ditur autoritetet
kompetente serbe dhe vetė Vuēiē, pas ndeshjes
Serbi-Shqipėri. Pas tha kėto fjalė, Vuēiē, me
mjeshtėri tė madhe diplomatike, edhe faktin qė Serbia nuk po arrin qė t i vėrtetojė dot akuzat pėr
atentat terrorist me dron nė stadiumin e
Beogradit, e paraqiti si njė favor qė po ia bėnte
Shqipėrisė pėr shkaqe diplomatike. Nė kėtė pikė,
Kryeministri Rama duhet tė kishte kėrkuar hetime
ndėrkombėtare pėr dronin. Por ajo qė bėri Edi Rama ishte se ai gjeti rastin qė t ua bėjė me dije
serbėve se ai ėshtė njeriu i tyre nė Tiranė, ėshtė
Esati i ri, kur tha: Gjithsesi, unė preferoj tė flas
pėr basketbollin. Unė do ta vlerėsoja shumė nėse
do tė kishim njė ndeshje nė Tiranė, ndėrmjet
veteranėve tė skuadrės tonė kombėtare dhe ekipit kombėtar tė Serbisė. Unė do tė isha shumė i
lumtur tė luaja me Serbinė dhe nėse Alkesandri
do tė ishte i lumtur tė luante me Shqipėrinė do tė
ishte njė ndeshje miqėsore fantastike. Dhe
rezultati, do tė jetė e sigurt qė Serbia do tė fitonte.
Jo vetėm prej tyre, por edhe sepse unė do tė luaja me ta.
Pas asaj qė ndodhi nė 14 tetor nė ndeshjen Serbi-
Shqipėri dhe reagimeve tė shtetarėve mė tė lartė
serbė qė pasuan atė, Edi Rama gjen kurajėn
esatiane qė tė thotė se ai ėndėrron qė tė luajė me
Serbinė kundėr Shqipėrisė, nė njė ndeshje basketbolli! Nė tė folmen diplomatike, duke
konsideruar ato qė kanė ndodhur sė fundmi mes
dy vendeve, kjo ka kuptimin se ai Edi Rama do tė
luajė pėr ngjyrat e Serbisė edhe nė politikė.
Nė fund tė konferencės pėr shtyp, Kryeministri
serb nuk ia dha dorėn homologut shqiptar, si e kėrkon etiketa nė raste tė tilla, por vetėm sa i
tregoi me dorė derėn se nga dilej, ēka nuk kishte
kuptim tjetėr veē atij se po iu thoshte serbėve dhe
botės, se e dėbova kėtė horr qė mė ngeli te dera e
shtėpisė e donte tė hynte patjetėr brenda.
Edi Rama nuk u duk aspak i fyer nga poshtėrimet e njėpasnjėshme qė i bėnė serbėt, dhe qė janė tė
parecedent nė analet e marrėdhėnieve
ndėrkombėtare, nė rastin e vizitave zyrtare. Kjo
ndodhi se Edi Rama ėshtė i vetėdijshėm se serbėt
nuk e kanė me tė personalisht, por me
Shqipėrinė, me kombin shqiptar, me simbolet shtetėrore-kombėtare shqiptare. Nė takimet me
dyer tė mbyllura, Vuēiē me siguri qė ėshtė sjellė
shumė mė ndryshe me Edi Ramėn, nė mėnyrė
shumė miqėsore. Tani e tutje Edi nuk ėshtė mė
Edi por Esati./Kastriot Myftaraj
Pastaj cfare ..cka ka shqetesuese ketu deri ne ate pike sa Shqiperia te rrezikohet te "ndeshkohet" nga nderkombetaret vetem pse kryeministrit serb si pelqeu fjalimi i Edi Rames ne lidhje me Pavaresine e Kosoves ,pavaresi qe po keta nderkombetar e kane pranuar vet..mos qenka Pavaresia e Kosoves pune tinez ose dicka e turpshme qe nuk duhet permendur ?
There is a special place in hell for women who don't help other women.
Madeleine Albright
Vetem forumi shqiptar e ka cilesuar "incident diplomatik"
Krijoni Kontakt