Close
Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 121 deri 130 prej 194
  1. #121
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Studimi, femrat vuajnė mė shumė nga dhimbja e kokės

    TIRANE- Dhimbja e kokės prek mė shumė femrat. Ky fakt ėshtė pohuar nga studiuesit, tė cilėt kanė renditur disa arsye pse gjinia femėrore e vuan mė shumė kėtė problem.

    Njė nga tezat kryesore qė shpjegojnė pse femrat vuajnė nga dhimbja e kokės apo migrena ėshtė edhe faza e ovulimit apo para ciklit menstrual, pasi nė kėtė periudhė vėrehet njė rritje e estrogjenit dhe pakėsim i progesteronit.

    Por njė njė tjetėr arsye ėshtė edhe jeta e pėrditshme shumė e tensionuar, e cila i shtyn femrat tė kontrollojnė emocionet e tyre dhe zakonisht preken mė shumė femrat nė karrierė.

    Ndėrkohė, sipas statistikave dhimbja e kokės ėshtė edhe e trashėguar. Nėse tė dy prindėrit vuajnė nga dhimbja e kokės, ju keni 50% probabilitet tė keni dhimbje koke. Nėse vuan vetėm njė prej prindėrve, probabiliteti qė ju ta trashėgoni kėtė problem ėshtė 30%.

    Nė nivelin psikologjik ky shqetėsim lidhet me personalitetin e predispozuar pėr tė vuajtur nga dhimbja e kokės, nė tė cilėn pėrfshihen persona me nivel tė lartė inteligjence, shumė tė ndjeshėm, me aftėsi tė mėdha vetėkontrolli, temperament energjik, superkritikė, etj.

    Zakonisht dhimbja e kokės prek tė gjitha moshat, ndėrsa nis tė shfaqet rreth adoleshencė dhe nė moshėn 30-50 vjeēare. Ndėrkohė qė edhe fėmijėt shpesh herė preken nga ky shqetėsim. Gjatė njė kėrkimi shkencor mes fėmijėve tė shkollės fillore ėshtė vėrejtur se mė shumė se njė e katėrta e tyre vuanin shpesh herė nga dhimbja e kokės.

    (m.k/balkanWeb)
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  2. #122
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Mia@ je ne terezi me ate koment? Me shume se 1/3 e shqiptareve jane me PD-ne. Sipas teje qenkan antishqiptare? Sju vjen turp me keto mbrockulla qe kepusni?
    Meqe fole per brockulla...

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Shkelje skandaloze protokollare. Cdo vizite zyrtare e nje kreu shteti ne vendin mikeprites shoqerohet me venie te simboleve kombetare te vizitorit. Ndaj mendim te njejte me Ingenuous, ky eshte TURP!!!
    Shikoje dhe vete VIDEO KRONIKEN e ABC News.
    Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  3. #123
    i/e regjistruar Maska e hot_prinz
    Anėtarėsuar
    29-05-2007
    Vendndodhja
    Frankfurt
    Postime
    9,878

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Edi Rama me kete rast duhet ta nderroje emrin, ta beje Edi Kastrioti.
    tempus fugit, amor manet in aeternum corde

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar hot_prinz pėr postimin:

    iliria e para (11-11-2014)

  5. #124

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Citim Postuar mė parė nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Meqe fole per brockulla...



    Shikoje dhe vete VIDEO KRONIKEN e ABC News.
    Imbecil do mbetesh, nuk ndryshon dot lehte. Fjala turp eshte per serbet. Ca me citon kot me kot se je bere si Taku i Lemes me gjerat qe thua.

  6. #125
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Si konsideron antishqiptar por ne na konsideron komunist, e lloj-lloj epitetesh te tjera qe na jane ngjitur me nje fjale? Se nuk mbaj mend te jesh hedhur ndonjehere ndaj akuzave te pabaza te pd-ve ndaj dikujt qe shprehet kundra Sales. Apo nuk te duket ofendim ty? Vetem antishqiptar qenka ofendim? Me vjen jeq por disa ketu vetem shqiptar eshte gjynah ti quash.
    Feelings change - memories don't.

  7. #126

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Se dija qe pake patur nevoje per mbrojtje Po ashtu nuk kam pare ndonje PD ketu pervec epiteteve qyqare qe hidhen majtas djathtas. Mire qe eshte virtualitet se do ja kishte kaluar dhe betejes se Stalingradit

  8. #127
    cherry blossom girl
    Anėtarėsuar
    14-05-2010
    Postime
    6,095

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Citim Postuar mė parė nga hot_prinz Lexo Postimin
    Edi Rama me kete rast duhet ta nderroje emrin, ta beje Edi Kastrioti.
    jo po ta therrasim engjell fare si eshte ajo fjala e urte? ujku qimen e nderron... ne baze te interesave... nuk i duhet besuar shume politikaneve jo

  9. #128
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp



    Modeli i serbėve tė Kosovės edhe pėr Luginėn
    11.11.2014 | 16:44
    Kryeministri i Shqipėrisė, Edi Rama, ka deklaruar sot nė Preshevė, se shqiptarėt anembanė duhet tė ndihen krenarė qė i respektojnė minoritetet dhe se pakicat duhet tė jenė jo faktor ndarjeje, por burim bashkimi.
    “Mė lejoni, qė kėtu pėrpara jush, nė vendin ku shqiptarėt sot hasin vėshtirėsi qė nuk i hasin nė vende tė tjera ku jetojnė, pėr hir tė vėrtetės, nėnvizoj me krenari se ne shqiptarėt, shqiptarėt e Shqipėrisė, shqiptarėt e Kosovės, shqiptarėt e dy shteteve qė janė garantė tė paqes, stabilitetit dhe tė ecurisė demokratike tė rajonit, mund tė jemi me plot gojėn, krenarė pėr mėnyrėn sesi respektojmė minoritetet. Mund tė jemi me plotė gojėn krenarė, sepse kemi tė gjithė tė drejtėn, bazuar jo nė Konventa, jo nė letra, por nė fakte, t’i tregojmė botės mbarė se: ‘Po! Nė Shqipėri dhe nė Kosovė ka modele tė admirueshme tė bashkėjetesės; ka modele tė admirueshme tė respektit pėr liritė dhe pėr tė drejtat e minoriteteve!’ E, me kėtė krenari, por duke u nisur nga vetja, ne kemi tė drejtėn tė kėrkojmė tė njėjtėn gjė edhe nga tė tjerėt”, ka thėnė Rama.
    Ai ka deklaruar nė Luginėn e Preshevės se liria dhe tė drejtat e ēdo shqiptari janė tė paprekshme, pavarėsisht vendit ku ai jeton.
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #129
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Rama nė Beograd, vazhdim i ndeshjes Serbi-Shqipėri

    Nga Armand Shkullaku on 11/11/2014

    ArmandShkullakuKryeministri Edi Rama nuk e anuloi vizitėn e tij nė Beograd pas skandalit tė ndeshjes sė futbollit Serbi-Shqipėri, nė emėr tė marrėdhėnieve tė reja me njė vend fqinj (me tė cilin historia na ndan mė shumė se na afron) si dhe tė perspektivės europiane tė rajonit. Vizita ndodhi dhe pas saj shtrohet pyetja: A janė mė tė mira marrėdhėniet tona me Serbinė tani? A ndikoi vizita e Ramės pėr tė lėnė pas tė shkuarėn dhe pėr tė shikuar drejt sė ardhmes europiane?

    Sigurisht qė jo. Dhe Edi Rama e ka ditur kėtė edhe duke pohuar tė kundėrtėn ndėrsa kėmbėngulte tė shkonte nė Beograd. Ai e ka ditur qė vizita e tij do tė prodhonte lajm ndėrkombėtar. Jo atė tė “epokės sė re mes dy vendeve”, por atė tė konfirmimit tė hendekut qė i ndan ato. Nė sytė e mediave botėrore me siguri qė do tė rishkruhet prapė klisheja e vjetėr e Ballkanit tė mpleksur nė konfliktet e historisė. Vizita e Edi Ramės nė Beograd, ashtu si droni mbi stadiumin e Beogradit, vėrtetoi qė miti i marrėdhėnieve tė reja nė rajon ėshtė pikėrisht njė mit i shpifur. Mjafton njė incident, mjafton njė deklaratė, pėr tė shpėrfaqur hipokrizinė e pėr t’i hapur udhė tensionit.

    Shtyrja apo anulimi i vizitės sė Ramės nė Beograd nuk ishte pėr t’i hedhur benzinė zjarrit, por pėr tė treguar se Shqipėria do tė hynte nė derėn e dikujt vetėm pasi ky i fundit ta respektonte atė si shtet. Ta respektonte me bindje dhe jo pėr fasadė. Shtrėngimi i duarve nuk mund tė mbulonte realitetin qė ėshtė aty dhe qė tė gjithė e panė nė fytyrėn e kryeministrit serb. Megjithatė, Edi Rama shkoi nė Beograd dhe mjaftoi njė fjali e tij pėr Kosovėn pėr tė rindezur emocionet e njėjta me ato tė pasndeshjes sė futbollit. Nga ky kėndvėshtrim, ndryshimi i vetėm ėshtė se Rama ua shau motrat serbėve nė Beograd (ashtu si ballist Morina) dhe jo rrugėve tė qyteteve shqiptare. Kjo sigurisht qė shkon kah ndjenjat patriotike, pse jo nacionaliste, tė goditjes sė “armikut” nė folenė e tij. Nuk ėshtė ēudi qė pėr kryeministrin shqiptar tė nisin tė thuren kėngė ashtu si pėr Lorik Canėn.

    Politikisht, pėr konsum tė brendshėm, Edi Rama ka arritur kulmin e simpatisė sė tij. Por kur e krahason kėtė qė ndodhi me fjalimet e tij qė i referohen luftės sė parė botėrore, njė shekulli urrejtje dhe gjaku dhe misionit tė vetė Ramės pėr t’i tejkaluar ato, ka njė ngėrē. Njė ngėrē pėr vetė Edi Ramėn, qė e mbėrtheu mes kostumit perėndimor dhe nevojės pėr njė xhamadan kuqezi. Sigurisht qė Rama nuk mund ta shmangte Kosovėn gjatė vizitės sė tij, ashtu si edhe vizitėn nė Preshevė, por mėnyra se si zgjodhi ta bėnte tregon pėr njė cytje nga protagonizmi individual dhe jo nga njė vetėsakrificė nė emėr tė asaj qė vetė predikon sot e gjithė ditėn. Nuk do mend tė parashikohej se si do tė reagonin serbėt ndaj shprehjes ‘Kosova e pavarur ėshtė njė realitet i patjetėrsueshėm’ dhe po ashtu merret me mend se Rama i hapi vetes njė vend nė historinė shqiptare duke e thėnė kėtė nė mes tė Beogradit, live, pėrpara gjithė botės. Por ai nuk mund tė pretendojė mė se nė Serbi shkoi nė emėr tė sė ardhmes europiane, si misionar i epokės sė re. Ai shkoi nė Beograd si pėrfaqėsues i zemėrimit kombėtar dhe ia doli ta shprazė atė duke i bėrė tė ndihen krenarė miliona shqiptarė. Kėtė mund ta kishte bėrė edhe duke mos shkuar nė Beograd, por do ishte njė akt diplomatik dhe jo njė ngjarje historike. Rama zgjodhi historinė. Sepse pas kėsaj vizite, epoka e re pėrfundon aty ku kanė pėrfunduar deri mė sot edhe iniciativa tė tjera.

    Pas incidentit mes dy kryeministrave, gazeta e njohur amerikane “Uashington Post” do tė shkruante se shkrirja e akujve mes dy vendeve zgjati sa njė konferencė shtypi. E nė tė vėrtetė, ajo qė pasoi e po vazhdon ende ėshtė rikthimi i tensioneve mes dy vendeve. Nė Preshevė situata ėshtė e nderė, ndėrsa nė Kosovė dhjetėra serbė dolėn nė Mitrovicė e paralajmėruan protesta edhe nė Graēanicė si reagim ndaj deklaratave tė Ramės. Nuk dihet nėse nė kėmbėnguljen pėr realizimin e takimit, kancelarja Merkel e kishte parashikuar edhe kėtė pėrshkallėzim. Edi Rama, me siguri po. Ai e kėrkoi takimin jo pėr tė takuar Vuēiēin, por historinė.

    Anulimi i vizitės do tė kishte qenė mė i urtė se sa njė vizitė pėr tė treguar se sa shumė nuk e durojmė njėri-tjetrin. Anulimi i vizitės ishte nė vetvete shenjė dinjiteti, pa qenė nevojė ta tregonim qė kemi dinjitet nė njė moment kur pritej diēka tjetėr. Pritej qė takimi tė prodhonte ulje tė tensionit nė emėr tė njė politike tė re dhe jo njė autor qė ta nėnshkruante atė.

    Edi Rama nuk mund ta shmangte Kosovėn. Por nėse kishte shkuar me njė mision mė tė lartė, do tė duhej ta pėrmendte atė siē bėjnė shumė zyrtarė tė lartė perėndimorė. Qė me Beogradin ndajmė qėndrime tė kundėrta pėr Kosovėn, por le tė shohim se ku mund tė ecim pėrpara mes dy vendeve. Nėse serbėt nuk meritojnė tė trajtohen si shtet normal, atėherė vizita shėrben vetėm si njė zgjatim i dronit, historike por jo misionare. Rama, nėn avujt e historisė zgjodhi tė jetė i ashpėr dhe i prerė. Ai zgjodhi tė flasė nė mėnyrė absolute dhe definitive pėr Kosovėn pasi e kishte parashikuar reagimin serb. Rama nuk provoi qė homologu i tij tė kėrkonte ndjesė pėr thirrjet “vriti shqiptarėt”, as qė Beogradi tė distancohej nga thėniet se shqiptarėt nuk bėhen dot shtet, por zgjodhi Kosovėn duke e ditur se kjo do ta bėnte tė hidhej pėrpjetė Vuēiēin. Efekti ishte i arrirė.

    Ia doli. Shumė shqiptarė janė entuziastė sot po aq sa ditėn kur Ismail Qemali e Isa Boletini fluturuan mbi Beograd. Tė zhgėnjyer mund tė ndihen ata, brenda apo jashtė Shqipėrisė, qė kėmbėnguljen e Ramės pėr tė shkuar nė Beograd e shikonin si shenjė tė njė politike tė re, moderne dhe pa komplekse. Nė fakt ishte njė vazhdim i dronit, ku meqenėse nuk qe protagonist herėn e parė, nuk mund ta humbte shansin pėr tė vėnė vulėn e tij nė histori. Sigurisht qė pėr kėtė i erdhi nė ndihmė njė vend fqinj i kompleksuar, gati primitiv dhe ende nėn presionin e sė shkuarės, qė ai e shfrytėzoi jo nė emėr tė marrėdhėnieve tė reja, por tė protagonizmit tė vjetėr ballkanik.

    Ka shumė raste nė botė, kur pėr hir tė njė qėllimi mė tė madh sakrifikohen ēėshtje tė nxehta nė tryezėn e bisedimeve. Pėrndryshe, siē thotė “Uashington Post”, pėrpjekjet pėr afrim zgjasin sa njė konferencė shtypi. Pėr tė gjithė ata qė u ngritėn nė kėmbė pas ndeshjes nė Beograd, Edi Rama bėri mirė qė shkoi nė Beograd.

    http://mapo.al/2014/11/11/rama-ne-be...erbi-shqiperi/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  11. #130
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Rama viziton Beogradin, incident diplomatik ne konferencen per shtyp

    Rama me dronin e Kosovės nė Beograd

    Nga Arben Vata on 11/11/2014

    Sarben-vataerbėt e krisur tė paktėn, sigurisht qė do tė kenė njė “argument” mė shumė tani pas vizitės sė djeshme tė Edi Ramės nė Beograd, pėr ta akuzuar atė si organizator tė shfaqjes sė dronit me flamur mbi stadiumin “Partizani” nė kryeqytetin serb gati njė muaj mė parė. Rama kryeministėr pėrdori Kosovėn si “dron” qė e lėshoi papritur pėrgjatė atmosferės edhe ashtu tė tensionuar nė pallatin kryeministror, ndėrsa vėllai i tij Olsi u etiketua nga qeveria serbe si ideatori i dronit mbi stadium mė 14 tetor, ndėrsa luante Kombėtarja e Serbisė me tonėn. Homologu serb i Ramės me tė vėrtetė nuk e priste qė Rama tė fliste me gazetarėt pėr Kosovėn, dhe Rama me deklaratėn e papritur i shėrbeu nė fakt politikisht kryeministrit Vuēiē dhe atyre qė mbėshtesin teorinė qė shqiptarėt nuk iu pėrmbahen marrėveshjeve dhe praktikave diplomatike e atyre tė mikpritjes. Por takimi i Ramės nė Beograd nuk mund mbetet vetėm nė kėtė “incident”.

    Ndryshe nga sa pritej, Rama nuk shpjegoi se pėrse e shtyu vizitėn e planifikuar mė 22 tetor. Rama nuk ishte ai i Nju Jorkut, ku i nxitur ndoshta nga reagimet nė rrjetet sociale apo dhe qėndrimi atje pėr disa ditė nė kohėn e dhunės ndaj shqiptarėve, foli me tone tė forta nacionaliste. Dje nė Beograd, Kryeministri i qeverisė shqiptare nuk tha asnjė fjalė pėr Balėn e futbollistė tė tjerė shqiptarė qė u dhunuan nė stadium nga policė dhe persona nė kėrkim pėr dhunė e racizėm ndaj shqiptarėve. Ky duket tė ketė qenė “pazari” i Ramės me kryeministrin Vuēiē pėr realizimin e vizitės.

    Kosova duket se ishte pika e dytė e rėndėsishme pėr tė cilėn serbėt janė dakord qė tė mos pėrmendej, ndėrsa palėt bėnin gati axhendėn e takimeve. Shumėkujt nė Tiranė e Prishtinė mund t’i jetė dukur ndonjė trimėri e Ramės, qė tha se Kosova ėshtė e pavarur. Pėr tė qeshur nė fakt, sepse kėtė e thonė politikanėt e Prishtinės sa herė takohen nėpėr Europė e SHBA me serbėt. E kėtyre ua thonė mė shumė se gjysma e qeverive nė botė. Ndryshe do tė kishte qenė nėse Rama do tė thoshte nė mes tė Beogradit se “Kosova ėshtė Shqipėri”. Nė kėtė rast tė gjithė, pavarėsisht pėlqimeve apo pėrkatėsive politike, do ta kishim mbėshtetur pa asnjė mėdyshje Edi Ramėn.

    Rama shkoi nė Beograd pėr interesa tė veta politike, siē ia pėrmendi edhe Vuēiē nė replikat e tij, por nuk shtoi asnjė kredit; as brenda dhe as jashtė vendit.

    Ai u pėrpoq tė paraqitej si europianist, por u akuzua si provokator. Shkoi pėr tė dėnuar dhunėn e sharjet masive raciste ndaj shqiptarėve, por nuk foli asnjė fjalė e nuk kėrkoi dėnimin e autorėve nga drejtėsia serbe. Nėnshkroi dy-tri marrėveshje, qė shumė mirė mund t’i firmosnin ministrat e tij, dhe asgjė mė shumė. Ftoi Vuēiēin tė luajė basketboll nė Tiranė dhe mori njė refuzim tė pastėr diplomatik. Tensionoi mė tej atmosferėn nė njė konferencė tė trazuar shtypi dhe nuk mori as shtrėngimin e duarve tė kryeministrit serb nė fund tė saj. Pėr ata qė mbajnė mend vizitat e Ilir Metės nė Serbi, kujtojnė se ato ishin ku e ku mė tė mira sesa kjo e Edi Ramės.

    http://mapo.al/2014/11/11/rama-dronin-e-kosoves-n/
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

Faqja 13 prej 20 FillimFillim ... 31112131415 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •