-
Ultra nacionalisti Sheshel kthehet nė Serbi
Ultra nacionalisti Sheshel kthehet nė Serbi

Ultra nacionalisti serb Vojislav Sheshel u kthye nė Beograd pasi Gjykata ndėrkombėtare pėr krime lufte nė Hagė, e liroi atė pėrkohėsisht, pėr shkak tė gjendjes shėndetėsore.
Gjykata e Kombeve tė Bashkuara i dha mundėsi atij tė kėrkojė trajtim mjekėsor nė Serbi, me kusht qė tė mos ndėrhyjė tek viktimat apo dėshmitarėt dhe qė tė kthehet nė Hagė kurdo qė kjo i kėrkohet nga Gjykata.
Mjekėt serbė qė e kontrolluan atė kohė mė parė thanė se ai vuan nga kanceri nė zorrėn e trashė qė i ėshtė shpėrndarė edhe nė veshka.
Qindra mbėshtetės dolėn ta pėrshėndesin atė kur arriti nė aeroportin e Beogradit nga Amsterdami.
Vojislav Sheshel, 60 vjeēar, ndodhej nė Hagė qė nga vitit 2003 ku ėshtė gjykuar pėr krime tė luftės dhe krime kundėr njerėzimit pėrgjatė luftėrave nė fillim tė viteve nėntėdhjetė, qė ēuan nė shpėrbėrjen e ish Jugosllavisė.
Zeri i Amerikes
-
-
Pėr: Ultra nacionalisti Sheshel kthehet nė Serbi
Ideatori i Serbisė sė Madhe Sheshel kthehet nė Serbi?
Serbia nėn ethet e kthimit tė Vojisllav Sheshelit nė vend. Tribunali i Hagės ka vendosur qė Sheshel mund tė largohet nga burgu, deri nė shqiptimin e denimit. Lirimi i tij mund tė ketė pasoja tė rėnda pėr skenėn politike.
Nė Beograd ende nuk dihet saktė se kur do tė kthehet lideri i radikalėve, ultranacionalisti Vojisllav Sheshel. Tė premten (07.11.2014) ai i ka dorėzuar gjėrat nė qelinė e tij nė burgun e Sheveningenit nė Hagė, ku ėshtė liruar deri nė shqiptimin e vendimit. Por pėr shkaqe sigurie nuk do tė kumtohet vendimi se kur do tė largohet nga Haga, deri sa nuk e lėshon territorin holandez.
Radikalėt e Sheshelit po pėrgatiten nė Beograd pėr njė „pritje madhėshtore“. Ata i gėzohen kthimit tė liderit tė tyre, me shpresė se Partia Radikale Serbe, do tė rimėkėmbet pas humbjes nė zgjedhjet e fundit dhe mbetjes jashtė parlamentit. Lirimin e Sheshelit nga Tribunali e pėrjetojnė „si njė fitore tė madhe“. Ministri serb Rasim Ljajiq, i ngarkuari i Qeverisė serbe pėr bashkėpunim me Tribunalit thotė se Shesheli, nuk do tė kthehet para tė martės. Ndėrsa radikalėt pohojnė se Sheshel do tė kthehet sot, nesėr, pasnesėr… Sidoqoftė, analistėt nė Beograd mendojnė se kjo fitore e Sheshelit ėshtė vetėm njė fitore e Pirros, sepse Vojisllav Sheshel vuan nga kanceri i metastazuar nė mėlci. Disa prej tyre madje pohojnė se atij i kanė mbetur vetėm edhe disa muaj jetė, ndaj pritet qė Sheshel tė jetė shumė aktiv prej ditės sė parė dhe nuk do tė kursejė askėnd nė Serbi.
Shqetėsimet e Qeverisė dhe Vuēiqit
Por radikalėt nė kėtė moment janė tė vetmit qė i gėzohen kthimit tė Sheshelit. Shumėkush ka frikė madje nga destabilizimi politik i vendit, pasi qė Sheshel ka paralajmėruar se do tė kthehet “pėr t'u hakmarrė”. Kjo hakmarrje ka tė bėjė me kumbarėn e tij Tomisllav Nikoliq (tani president i Serbisė) dhe kryeministrin Aleksandar Vuēiq, tė cilėt mė shumė se 15 vjet kanė qenė numri dy dhe tre nė Partinė Radikale Serbe, tė udhėhequr nga ultranacionilisti Vojisllav Sheshel. Nikoliq dhe Vuēiq janė ndarė nga radikalėt dhe ia kanė kthyer shpinėn Sheshelit, nė vitin 2008 kur kanė themeluar Partisė Pėrparimtare Serbe. Nė zgjedhjet e fundit, kjo parti e ka fituar shumicėn absolute tė votave. Disa nga autoritetet serbe besojnė madje se lirimi i Sheshelit ėshtė pjesė komplotit perėndimor kundėr Vuēiqit.
„Kjo ėshtė njė pėrpjekje pėr destabilizimin e Qeverisė serbe dhe kryeministrit Aleksandar Vuēiq. Ky vendim ėshtė me motive politike dhe ėshtė pjesė e presioneve ndaj Vuēiqit“, pohon ministri i Punės Aleksandar Vulin, duke shtuar se „Vuēiq nuk duhet tė ketė frikė“, sepse ai „ėshtė angazhuar mė sė shumti pėr lirimin e Sheshelit“.
Ideja e Serbisė sė Madhe
Vojisllav Sheshel ka qenė dhe mbetet ideatori kryesor i idesė sė dėshtuar pėr krijimin e Serbisė sė Madhe, e cila do tė pėrfshinte pjesė tė mėdha tė Kroacisė, Bosnje-Hercegovinės dhe gjithė Kosovėn. Kėto ide janė mbėshtetur nga tė gjithė radikalėt e atėhershėm, pra edhe nga presidenti dhe kryeministri i tanishėm, tė cilėt tani konsiderohen bartėsit e idesė proevropiane nė Serbi. Kjo ideologji ka shėrbyer edhe si insipirim i njėsive paramilitare ēetnike tė vojvodės Sheshel, tė cilat kanė qenė pjesė e luftėrave nė ish-Jugosllavi.
Sheshel ėshtė dorėzuar nė Hagė nė vitin 2003 ku akuzohej pėr organizimin dhe drejtimin e disa njėsive paramilitare, pėr tė cilat dyshohet se kanė kryer krimet lufte nė Bosnje dhe Kroaci. Sheshel akuzohet edhe pėr nxitje verbale tė luftės, nxitjen e vrasjeve dhe keqtrajtimin e joserbėve nė Vojvodinė. Tre vite mė vonė ka filluar procesi kundėr tij, por ky proces nuk ka qenė efikas si proceset e tjera. Procesi kundėr tij ka zgjatur gati 12 vite, me ndėrprerje, greva urie, ndėrrime tė trupit gjykues etj. Ndėrkohė qė ende nuk dihet se kur do tė shqiptohet vendimi kundėr tij dhe a do tė ketė ndonjė vendim.
Mundėsia reale e veprimit tė Sheshelit
Vojisllav Sheshel do tė kthehet nė Serbi pa kushte. Ai nuk do tė ketė kufizime nė aktivitetet e tij politike, ndaj edhe pritet qė menjėherė tė aktivizohet nė rrjedhat politike Analistėt nė Serbi janė tė bindur se Shesheli dhe radikalėt e tij ultranacionalistė do t'i turbullojnė ujėrat politike. Ai do tė pėrpiqet tė hakmerret ndaj Nikoliqit dhe Vuciqit. Do tė pėrpiqet tė mbledhė rreth vete edhe forcat e tjera ultranacionaliste.
„Shesheli kthehet me kurorėn e fituesit dhe viktimės, qė do t'i sjellin shumė simpati edhe tek ata qė nuk janė pjesė e radikalėve. Nuk pėrjashtohet as mundėsia e bashkimit tė tij me forcat e tjera“, pohon analisti Gjorgje Vukadinoviq. Analisti tjetėr Cijetin Milivojeviq problemi mė i madh i Sheshelit do tė jetė shėndeti dhe mosha. „Ai ka shkuar nė Hagė si politikan i suksesshėm e tani kthehet si njeri i sėmurė i cili i ka kaluar 12 vjet nė burg, pas asnjė vendim. Megjithatė Sheshel do tė bėjė gjithēka pėr ta rrėzuar pushtetin e tanishėm dhe pėr tė shkatėruar Partinė SNS, tė Nikoliqit dhe Vuciqit“, pohon Milivojeviq.
DW
-
-
i/e regjistruar
Pėr: Ultra nacionalisti Sheshel kthehet nė Serbi
Njeri nder figurat me te urryera ne Ish-Jugosllavi nga te gjithe popujt joserb.Fajtor direkt per shume krime,formues i grupeve paramilitare serbe qe ben krime te medha ne Bosnje,Kroaci,Kosove.Frymezues i i nacionalizmit extrem serbomadh ~ fashist.Themelues i Partise Radikale Serbe qe ka projekt Serbine e madhe me moton "Aty ku ka nje varr serb,aty eshte Serbi","Per cdo serb te vrare do i pushkatojme 100 boshnjak","Shqiptareve do i ja nxjerrim syte me pirun".Per cudi nxenesit e tij Nikolic & Vucic sot jane ne Pushtet ne Serbi,njeri si President tjetri si Kryeminister.
Dem dhe padrejtesi qe Gjyqi i Hages nuk e denoi, qe viktimat e viteve `90 ne ishJugosllavi te marrin nje lloj drejtesie.
Nje urrejtes i madh ne shpirt,aq sa u semure nga kanceri.E mira eshte qe do vdes me dhimbje te medha dhe ngadal nga kanceri mbas nja nje viti.
Per hire te vertetes behet fjale per nje njeri-monster por me pergatitje te madhe intelektuale,mbrojti disertacion ne Juridik ne moshen 22 vjecare !!!
Shkofsh ne ferr !
-
-
Pėr: Ultra nacionalisti Sheshel kthehet nė Serbi
Kėngėtarja serbe: Mirė qė Shesheli ėshtė duke vdekur

Prishtinė, 14 nėntor 2014 – Kėngėtarja e njohur serbe, Jelena Karleusa, nėpėrmjet njė postimi nė Twitter, ėshtė indinjuar nga deklarata e Vojisllav Sheshelit se ai ishte gėzuar pėr vrasjen e ish-kryeministrit tė Serbisė, Zoran Gjingjiq.
Ajo i ėshtė pėrgjighur nė tė njėjtėn mėnyrė deklaratės sė Sheshelit, duke thėnė se ėshtė mirė qė Shesheli ėshtė duke vdėekur nga kanceri.
“Sheshel pėrsėriti se ėshtė mirė qė e kanė vrarė Gjingjiqin. Nė kėtė kontekst, mė duhet tė shtoj se ėshtė mirė qė Shesheli ėshtė duke vdekur nga kanceri”, transmeton koha.net.
Vojislav Sheshel, i akuzuar nga Tribunali I Hagės pėr krime lufte dhe krime kundėr njerėzimit, tė kryera nė Kroaci, Bosnjė e Hercegovinė dhe Vojvodinė, ėshtė liruar pėrkohėsisht pėr arsye humanitare, pasi ai vuan nga kanceri. (r.m.)
-
Regullat e Postimit
- Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
- Ju nuk mund tė postoni nė tema.
- Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
- Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
-
Rregullat e Forumit
Krijoni Kontakt