Sipas vendit dhe kuvendi o Bamaba. Nuk kishte pse te futeshin gjithe ato forca pa arsye. Sapo gjendja u acarua u be dhe nderhyrja. Qe te kuptohemi, gabime nga siguria Serbe kishte me oke, sidomos lenja e futjes ne fush te njerezve te skeduar si puna e Ivanit. Mirpo duke pasur parasysh se c'eshte bere me pare me skuadra te tjera ne stadiumin e Partizanit, kjo ishte ndeshja me e sigurte SIDOMOS po te miret parasysh qe po luanin kundra "Armiqve" te gjithanshem te tyre
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Kjo eshte pikerisht ajo qe une quaj "qurravitje" me lart. Cfare rendesi ka ne kete pike kush e leshoi dronin ne fushe? Ajo qe ndodhi, ndodhi dhe nuk kthehet mbrapsht dot ne kohe.
Por meqe pyet, po te pergjigjem. Nuk duhet te jesh detyrimisht brenda ne stadium qe te komandosh nje dron. Dhe nuk eshte e vertete qe ne stadium nuk kish tifoze shqiptare, kishim gjithe miqte e Rames se bashku me te vellane e kryeministrit ne tribune qe shikonin ndeshjen. Dhe deri me sot, ka dale nje "Ballist" shqiptar qe ka pranuar e botuar ne facebook qe ka qene ai njeriu qe ka leshuar dronin ne stadium.
Kush eshte budallalleku me i madh, qe te besosh qe dronin me parrulle te "Shqiperise Etnike" ta leshonin serbet apo shqiptaret?!
Kur emocionet triumfojne, llogjika nuk i hyn njeriu ne pune.
Albo
Albo,
Pikerisht keshtu si po flet dukesh qe po udhehiqesh nga emocionet.
Ne cdo vend te botes nuk te denon dot njeri pa pasur PROVA.
Dhe si ai ballisti e pranuan edhe shume grupe te tjera tifozesh. Atehere kush i bie e ka bere?
Por perseri marrim rastin qe e ka bere ky ballisti nqs ka prova per te.
Ai kishte hyre ne Serbi si shtetas italian. Atehere sipas teje mos duhet denuar federata Italjane e futbollit?
Po te ishe zotrote ne Serbi dhe te kishe nxjerre pasaporten Amerikane per te hyre dhe te prezantoheshe si Amerikan dhe ta ngrije dronin, te hetonim federaten Amerikane?
Federata e vendit mik qe ta dish ti mban pergjegjesi vetem per tifozet qe jane brenda ne stadium me bileta te shitura nga ajo federate. Pra federata jone ishte pergjegjese vetem nqs kete do e kish bere ndonje mik i Rames apo Duka apo ku di une ndonje nga ata 35 vete.
Edhe Serbet prandaj u corren per ta lidhur dronin me ndonje pjesetar te stafit apo me ndonje person qe ishte te tribuna vip por nuk ja doli dot.
Dhe sa per rregullat e lojes, keto nuk i ben as ti as federata Serbe dhe per nje ndeshje percaktohet qarte nepermjet rregullave dhe ligjeve te rregullores se disiplines se UEFAs.
Dhe UEFA ka nderprere dhe ka dhene pike ne tavoline per shume me pak se sa aq sa ndodhi ne Beograd.
Por UEFA ne kete rast nuk beri drejtesi sportive por politike dhe kjo u pa se ku vuri theksin.
Nderkohe qe ngjarjet duhet ti analizonte sipas kronologjise kohore, e nisi analizen dhe akuzat nga fundi duke u mbajtur ison serbve dhe duke quajtur dronin si katalizator.
When pleasure remains, does it remain a pleasure?
Ti po e nderton llogjiken tende te diskutimit pikerisht mbi ate "qurravitje". Ata qe ishin ne stadium nuk ishin tifoze por pjese e delegacionit shqiptare kur perfshiheshin ne shumice absolute gazetare dhe fare pak biznesmene. Pra une me te drejte them qe ti vazhdon te vesh shenjen e barazimit midis tifozerise serbe dhe asaj shqiptare kur kjo e fundit ishte inekzistente. Cuditerisht ti njeriu me botekuptim jo qurravec i qendroke te njejtes linje si linja zyrtare serbe duke pranuar pretendimet e ketyre te fundit qe drone eshte kontrolluar nga brenda stadiumit dhe mundesisht Olsi Rames (ose nga jashte stadiumit nga nje personazh fantazem). Une e di fare mire sesi komandohet nje drone e atij lloji se i kam blere nje te ngjashme djalit tim. Po te njejtat drone perdor policia serbe per crowd control gjate ndeshjeve me tifozeri problematike. Te gjitha opsionet jane ne tavoline. Sa per ballistin e Tetoves apo nja 10 te tjere qe kane dale neper FB apo Twitter as qe i marr parasysh fare. Me ato le te merret gazeta Kurir. Zyrtarisht shteti shqiptar ska asnje perfshirje ne nje incident te tille, shqiptaret pjesmarres ne stadium skane asnje perfshirje ne kete incident, asnje shqiptar nuk eshte ndaluar nga autoritetet serbe dhe te jete faktuar qe eshte autori i ketij akti. Pra deri ne momentet qe flasim ky akt eshte pa autor. Propaganda serbe e ndertoi sulmin e saj pikerisht duke e quajtur per te qene autorisin e ketij akti dhe apriori vendosi qe eshte veper e shqiptareve pavaresisht nga mungesa totale e cdo prove. Gje qe me te drejte te shtyn te mendosh qe ishte ne interesin e shtetit serb ky acarim. Sidomos duke ju referuar dhe te kaluares dhe sjelle nder mend bemat e kasapeve te Ballkanit. Spo komentoj mbi banderolen sepse dhe per ate kam rezervat e mija por qe skane ndonje interes per kete teme.
Nese nje popull i tere reagoi kur pa simbolet shqiptare te valeviteshin ne mes te Beogradit, kjo erdhi si rezultat i gjithe situates se para ndeshjes, refuzimi i serbeve per tifozeri shqiptare, refuzimi absurd dhe komplet poshterues i simboleve kombetare shqiptare tek delegacioni shqiptar, atmosfera e rende perpara fillimit te ndeshjes, fishkellimi dhe ofendimi i himnit kombetar, thirrjet e egra nacionaliste dhe rraciste ndaj nje populli te tere, loja e vrazhde ndaj lojtareve tane per te ardhur ne momentin kur ju vu kapaku cdo gjeje me ate qe tashme te gjithe e dime fare mire. Pra Albo ky nuk eshte reagim emocional por reagim me revolte ndaj nje sjellje aspak civile dhe dinjitoze mbi kombin tone. Une perpiqem te mos jem emocional dhe te udhehiqem nga llogjika por kur kjo e fundit perputhet me te paren atehere nuk quhem emocional por i motivuar.
p.s. U pergjigja per hir te debatit dhe sidomos meqe me je drejtuar mua. Po shtoj duke ju referuar tonit te perdorur nga ty ne kete shkrim si dhe ne nje shkrim tjeter qe te ka rene shume niveli i komunikimit dhe po i katandis pergjigjet ne luge me corbe te prishur. Le ta mbajme diskutimin civil dhe pa ofendime. Mos e kthejme ne personale se pastaj ske ca pret nga antaresia kur shikon adminin dhe smod te krifen e te grihen virtualisht.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
gesti_7 (31-10-2014)
Eshte cmenduri te pretendohet se shqiptaret duhet te kishin dale prap ne fushe per te vazhduar ndeshjen, me tifoz apo pa tifoze. Ata u goditen nga te gjithe, nga tifozet, nga disa nga lojtaret kundershtare, nga punonjesit e stadiumit e mmase dhe nga ndonje polic ku i dihet. Si mund te dilnin ata nga dhoma e tyre, kur nuk dinin se serbi qe u dilte para do i godiste apo do i pershendeste. Duke lene menjane shtypin shqiptar, se sigurisht eshte i njanshem, mund te lexohen mediat e huaja, ku veshtire te gjesh ndonje qe thote "bravo, u vu drejtesia ne vend".
Ta ndrova gjo un nick'un?
Po ta perseris dhe nje here se paska ide te gabuara. Nuk me intereson fare pergatitja apo gaditshmeria e forcave te sigurise serbe....mua me interesojne faktet. Dhe fakt eshte se ne fushe hyne tifoza duke goditur lojtaret tane. Ne vend te karriges mund te ishte ndonje send me i forte e ta kishte demtuar me rende Balaj'n. Ose ne momentin qe po hynin ne dhomat e zhveshjes...lojtaret mund te ishin demtuar akoma me shume....etj etj.
Te kerkoj ndjese, e kam bere pa qellim Bamba. Gabim ortografik
Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !
Serbia drejt rikthimit te nacionalizmi i Milloshevicit
Nje shkrim per incidentet dhe protestat ne Serbi pas ndeshjes ne Beograd, ku flitet kryesisht per Aslan Ballajn pronarin e furres se bukes qe u dogj nga serbet
http://bigstory.ap.org/article/663827a53a834de094f41f70959fc1e0/fears-serbia-return-iron-rule-nationalism
Krijoni Kontakt