Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21

Tema: Ju

  1. #1

    Ju

    Shkrimin e meposhtem une e quaj Ranti i Soni-t


    Ju

    Nga Edison Ypi





    Ju ishit skllevėr, por hiqeshit tė lirė, tė qeshur, tė lumtur.

    Ju mbaheshit pėr trima, por dridheshit nga frika.

    Ju hiqeshit mė tė ndershmit e botės, por s’latė bijė dhe mbesė dhe kushurirė pa e shitur nė Itali sapo muarėt vesh se kushtonte jo mė pak sa njė lopė.

    Ju ishit tė uritur dhe tė rreckosur, por mbaheshit pėr tė ngopur, tė veshur e tė mbathur.Ju tani jeni tė lirė, por ankoheni gjithė kohėn, si tė pakėnaqur, tė palumtur.

    Ju votoni, por tė zgjedhurit nuk i respektoni.

    Ju votoheni, por pėr zgjedhėsit nuk doni t’ja dini.

    Ju, kishit pak libra, por lexonit shumė, romane, poezira.

    Ju tani keni pafund libra, por lexoni “Aventurat e Noc Rrokut”.

    Ju kishit pak mundėsi pėr tė parė televizion, por shihnit shumė filma.

    Ju tani keni pafund televizione, por shihni pak ose aspak filma.

    Ju mbrėmjeve shihni shumė programe televizive me analista dhe opinionista qė tė lenė pa ment me dijenitė dhe shkathtėsitė e tyre gjirizore, por ata duke qėnė tė shitur nuk thonė dhe nuk do j’ua thonė kurrė tė vėrtetat qė j’u interesojnė juve, por rrenat qė u interesojnė atye qė u kanė hedhur kockėn.

    Ju qė s’kishit as makina as qerre por kishit shumė qef tė udhėtonit, nuk mund tė shkonit dot, le nė Gollobordė apo Korab, por as nė Spille ose Patok, se quheshin zona kufitare dhe tė gjente belaja.

    Ju tani keni mjete tė fuqishme tė shpejta dhe rrugė pėr tė udhėtuar, por udhėtoni fare pak ose aspak. Po tė kalosh, pėr shembull, nė njė vend magjik, nga Peqini nė Lushnje pėrmes Darsisė dhe Dumresė, sheh kodra dhe liqere me tė ikė menia e kresė, por gjatė asaj rruge sheh a s’sheh nja dy a tre makina, edhe ato tė banorėve lokalė.

    Ju thoshit se e donit atdheun kur Shqipėria dergjej nėn thundrėn e njė ēete vrasėsish qė e quanin veten ēlirimtarė, fitimtarė etj., por tani qė Shqipėria nuk ėshtė e vrasėsave por e juaja, ju nuk doni Shqipėrinė, doni Italinė, Gjermaninė, Amerikėn.
    Ju tė rinjtė mbaroni shkollat jashtė, por s’gjeni dot punė brenda se karriket i kanė zėnė tė vjetrit dhe s’i lėshojnė fytin tua sharrosh.

    Ju Kosovėn ua ēliroi NATO, por ua zaptoi mafia.

    Ju Maqedoninė perėndimore nuk ua preku kush, por po ua bėjnė ēorap politikanėt llafazanė dhe hajdutė zgjedhur prej jush tė cilėt ēirren pėr Liri dhe Shqiptari derisa e kthejnė nė ēast pllakėn sapo ulen nė njė kolltuk dhe nisin tė heshin si peshq.

    Ju doni taksa tė ulėta, mundėsisht asnjė taksė, por doni dhe makinėn tė vijė tė marri plehrat, doni tu asfaltohen rrugėt dhe rrugicat dhe tė gjitha lehtėsirat e tjera, me pare tė rėna nga qielli.

    Ju i telefononi tjetrit, por gjithmonė pėr hallin tuaj, kurrė pėr ndonjė hall tė tijin.

    Ju e ndihmoni partinė tė vijė nė pushtet, por kurrė nė mėnyrė idealistike, gjithmonė pėr ndonjė interes, pėr shembull, pėr t’ju gjetur njė punė.

    Ju hiqni spinėn e dushit, demek pėr kursim, por jeni aq tė trashė sa nuk dini dhe nuk kuptoni se heqja e spinės nuk ėshtė veprim as inteligjent dhe as kursimtar, por thjesht njė budallallėk.

    Ju, kur jeni shitėsa nuk ja vini kurrė ēmimin mallit, por kur jeni blerėsa jeni gjithė kohėn tė revoltuar pėr ēmimin qė mungon, dhe ē’ėshtė mė e bukura, me shpresė pėr tė dalė fitimtar gjatė njė lufte tė heshtur nervash disaminutėshe me shitėsin, ju nuk ja vini kurrė nė dukje atij mungesėn e ēmimit tė produktit mbi njė copė karton, ndėrkohė qė pėr t’i kėrkuar faturėn tatimore as qė bėhet fjalė.

    Ju, kur jeni hallexhinj, bėrtisni nė kupė tė qiellit kundėr korrupsionit, por kur bėheni nėpunėsa shndrroheni menjėherė nga bėrtitėsa tė revoltuar nė tė korruptueshėm dhe tė korruptuar tė heshtur dhe tinzarė.

    Ju kur jeni fukarenj dhe shihni ndonjėrin qė pasurohet, j’u ērregullohet gjumi, jeni gati ta shqyeni dhe tė merrni kazmėn t’ja shembni atė qė ka ndėrtuar, por kur qėllon qė j’u bie ndonjė lek nė dorė dhe nisni e majmeni, filloni ta urreni, dhe bėni ēmos qė mundėsisht edhe ta vrisni armatėn e fukarenjve, alter egon tuaj, veten e dikurshme, nga frika se mos kthehet e hakmerret pėr tradhėtinė.

    Ju edhe punoni, por keq.

    Ju dini tė punoni dhe mirė, madje tė keni edhe rendiment tė kėnaqshėm, por vetėm nė punėt e liga, thashethemet, intrigat, spiunimet.

    Ju keni apartamente tė mėdhaja tė bollshme tė teprueshme, por, meqėnse tė jetuarit nėpėr kotecat e dikurshėm j’u ka hyrė nė gjak, e pamundur tė mos ja merrni frymėn vetes duke i mbyllur ballkonet me lloj lloj vetratash dhe duraluminash pėr tu treguar mė tė squt se arkitekti.

    Ju keni mbi kokė qiell dhe kaltėrsi, por nuk i ngrini kurrė kryet t’i shihni.

    Ju keni Histori, por pėrtoni ta njihni, preferoni ta shihni nėpėr filma ku protagonistėt dhe heronjtė nuk janė kurrė njerėz normalė, por gjithmonė ose tuhafa ose vrasėsa.

    Ju keni gjeografi, por nuk doni ta shkelni.

    Ju keni fshatra tė bukur si ėndėrra, por refuzoni t’i vizitoni.

    Ju keni pyje tė magjishėm, tė bukur dhe tė freskėt, por i prisni.

    Ju keni mes jush njerėz tė ditur dhe tė ndershėm, por nuk i respektoni.

    Ju keni miq qė j’u duan, por nuk i doni, i refuzoni.

    Ju flisni keq me fjalė tė rėnda dhe tė hidhura pėr fqinjin, tė largėtin, tė huajin, por ngaqė ata i keni frikė, atyre u rrini larg, nuk u afroheni.

    Ju flisni butė, me fjalė tė ėmbėla pėr tė afėrmin, mikun, familiarin, por mgaqė tė afėrmėve nuk nuk ua keni frikėn sepse prej tyre nuk j’u vjen asnjė rrezik, u afroheni jasht mase, i invadoni, i rrini ngjitur, u zini gjithė hapėsirėn, i bezdisni, i tmerroni, i lodhni dhe i dėshpėroni.

    Ju keni ligje moderne, por nuk i respektoni.

    Ju jeni tė rrethuar me qytetėrim, por prej tij nuk doni tė mėsoni, nuk doni tė kuptoni, sepse ju nuk ndjeni.

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Foleja_ (04-10-2014)

  3. #2
    i/e regjistruar Maska e JuliusB
    Anėtarėsuar
    06-08-2012
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    620

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Po ky edison ypi ca kastravecin esht ? Apo ky eshte nga ata "qytetaret" qe shajne fshatarin "O KATUNDAR, O malok" ne menyre qe te ndihet sadopak qytetar. Ore nuk qyteterohesh duke share fshatarin.
    Dhe edisoni nuk e largon dot veten e vete nga shqiptaret.
    Dhe ky shqiptar eshte.
    Po ti darius me habit.
    Ti me mir nga te gjithe ketu duhet ta dish qe gjerat nuk jan kaq te thjeshta. Duhet ta dish qe ky eshte nga ato shkrime qe duken te bukura por jane boshe. Nuk jane gjerat kaq te thjeshta.

  4. #3
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Sa jan shtu Maks Velot
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  5. #4
    bubbly
    Anėtarėsuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Na qenka bere e modes ne Shqiperi, qe 'frymezime' apo lajthitje me sakte te sigurojne attention per 3 dite neper media. Sick people, nje fije e vogel e ndan trurin nga normaliteti ne rreshqitje. Ky Ypi paska shku per lesh!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anėtarėsuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    As e mora mundimin te lexoj shkrimin. Do jete po kaq cilesor sa vet titulli. TURP!
    Feelings change - memories don't.

  7. #6
    i/e regjistruar Maska e mateo
    Anėtarėsuar
    24-06-2002
    Vendndodhja
    united kingdom
    Postime
    286

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Citim Postuar mė parė nga PINK Lexo Postimin
    Na qenka bere e modes ne Shqiperi, qe 'frymezime' apo lajthitje me sakte te sigurojne attention per 3 dite neper media. Sick people, nje fije e vogel e ndan trurin nga normaliteti ne rreshqitje. Ky Ypi paska shku per lesh!
    I think he got it spot on,,,we Albanians are a bunch of ignorant wannabe' s por e verteta lendon
    mateo

  8. #7

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Citim Postuar mė parė nga JuliusB Lexo Postimin
    Po ky edison ypi ca kastravecin esht ? Apo ky eshte nga ata "qytetaret" qe shajne fshatarin "O KATUNDAR, O malok" ne menyre qe te ndihet sadopak qytetar. Ore nuk qyteterohesh duke share fshatarin.
    Dhe edisoni nuk e largon dot veten e vete nga shqiptaret.
    Dhe ky shqiptar eshte.
    Po ti darius me habit.
    Ti me mir nga te gjithe ketu duhet ta dish qe gjerat nuk jan kaq te thjeshta. Duhet ta dish qe ky eshte nga ato shkrime qe duken te bukura por jane boshe. Nuk jane gjerat kaq te thjeshta.
    Soni thote Ju por perfshin te gjithe shqiptaret edhe veten e tij. Une njoh personalisht dhe kam shpenzuar goxha kohe me te vite me pare. Ne ka dicka qe Sonit i duhet hequr kapelja eshte qe ai nuk pretendon te jete me i mire se katunari apo maloku, apo te ndihet qytetar. Soni eshte nga ata qe i thote gjerat sic i shikon dhe fshikullon cdo gje qe fshikullohet, perfshi ketu dhe veten e tij. Te pelqen ose jo eshte tjeter gje.

  9. #8
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Soni thote Ju por perfshin te gjithe shqiptaret edhe veten e tij. Une njoh personalisht dhe kam shpenzuar goxha kohe me te vite me pare. Ne ka dicka qe Sonit i duhet hequr kapelja eshte qe ai nuk pretendon te jete me i mire se katunari apo maloku, apo te ndihet qytetar. Soni eshte nga ata qe i thote gjerat sic i shikon dhe fshikullon cdo gje qe fshikullohet, perfshi ketu dhe veten e tij. Te pelqen ose jo eshte tjeter gje.
    Ky nuk eshte asgje tjeter me teper se nje idiot dhe psikopat. Ky shkerdh*te ti thote vetes dhe familjareve te tij por jo ti drejtohet te gjithe shqiptareve.

    Me mjaftuan vetem 5-6 rreshta per te mos vazhduar me tej me pacavuren e nje te shkalluari nga trute.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anėtarėsuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    ka harruar te shtoje benzin nokia dhe samsung 5 dhe iphone, sa na djek ne patrioteve kur ndonjeri thote te verteten
    jeshét prčmč ne aliarčm
    jeshčm more jeshčm
    po drita skeshčm

  11. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Ju, shqiptarė tė trashė e shkėrdhata

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Soni thote Ju por perfshin te gjithe shqiptaret edhe veten e tij. Une njoh personalisht dhe kam shpenzuar goxha kohe me te vite me pare. Ne ka dicka qe Sonit i duhet hequr kapelja eshte qe ai nuk pretendon te jete me i mire se katunari apo maloku, apo te ndihet qytetar. Soni eshte nga ata qe i thote gjerat sic i shikon dhe fshikullon cdo gje qe fshikullohet, perfshi ketu dhe veten e tij. Te pelqen ose jo eshte tjeter gje.
    me citoni nje paragraf qe nuk thote te verteten edison velo

  12. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar drague pėr postimin:

    mesia4ever (04-10-2014)

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •