Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Ankesat e Greqisë, Nikolla: Do punojmë për tekstet duke respektuar fqinjësinë

    Ankesat e Greqisë, Nikolla: Do punojmë për tekstet duke respektuar fqinjësinëTIRANE - Ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla bën të ditur se autoritetet shqiptare kanë ngritur grupe pune, për të shqyrtuar ankesat e Greqisë për tekstet e shkollave. Sipas ministres Nikolla, grupet e punës do punojnë për të bërë të mundur që tekstet e shkollave të respektojnë fqinjësinë e mirë.

    Ministrja e Arsimit bëri të ditur se në muajin nëntor pritet të zhvillohen edhe takime mes palës shqiptare dhe autoriteteve greke, lidhur me këto tekste shkollore.

    Disa deputetë grekë kanë shfaqur shqetësim për tekstet shkollore shqiptare. Sipas tyre, Shqipëria nuk e ka respektuar marrëveshjen me Greqinë për heqjen e referencave irredentiste në librat e Gjeografisë apo ato të Historisë. Gjithçka nisi pas disa publikimeve në shtypin grek, që i referohen një artikulli të fundit për librat shkollorë të Gjeografisë së Shqipërisë në blogun në greqisht "Fjala e lirë e Gjirokastrës".

    Dy deputetë të Parlamentit grek kanë thirrur në interpelancë ministrin e Arsimit, Andreas Loverdos, për të kërkuar menjëherë nga autoritetet shqiptare korrigjimin e këtyre teksteve shkollore. Në fillim, deputeti i partisë së djathtë "Grekët e Pavarur", Terenc-Nikolaos Kuik, dhe më pas deputetja e partisë qeverisëse Demokracia e Re, Tania Iakovidhou, kanë denoncuar para Parlamentit grek se në librat me të cilët nxënësit shqiptarë mësojnë gjeografinë e vendit të tyre, ende ka referime irredentiste për treva shqiptare brenda territorit grek. Ndërsa paralelisht, nga librat grekë të Historisë është hequr në bazë të marrëveshjes dypalëshe, historia reale për helenizmin vorio-epirot, nga lashtësia deri në ditët e sotme.

    (er.nu/BalkanWeb)

  2. #12

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    E di cfare eshte ironike? Greqia eshte nje vend qe mban ende ligjin e luftes me Shqiperine dhe ankohet per referenca irredentiste neper librat shkollore shqiptare.

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e CRASH
    Anëtarësuar
    30-12-2012
    Postime
    92

    Për: Greqia çon Shqipërinë në Bruksel

    Interesante! I pranon si fqinje sot, neser te masakron - te kryqezon - te debon nga troja jote! Ne fund xhelati akuzon viktimen per histori! te korigjoj tekstin, ne vend te shpates ta zevendesoj me lulen!

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •