Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 8
  1. #1

    Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te tyre

    Shqiptarėt, 39 kryeministra nė Stamboll dhe shtatė Papė nė Vatikan

    (Fotoja e mesiperme eshte e Papa Clementit XI)

    Kryeministrat shqiptarė tė Perandorisė Osmane kurrė nuk i shėrbyen atdheut tė vet/
    * Asnjė Kryeministėr shqiptar i Perandorisė Osmane, nuk u kujtua dhe njė ditė tė vetme pėr atdheun e tij/
    -Gjergj Kastriot Skėnderbeu dhe Ali Pashė Tepelena dy figurat historike qė punuan pėr Shqipėrinė/
    -Huniadi i kėrkon Skėnderbeut, qė shqiptarėt tė mos luftojnė me hungarezėt./- Gjergj Kastrioti Skėnderbe, la privilegjet qė i ofronte oborri sulltanor dhe Krijoi Shtetin e Arbėrit/
    -39 fermane dolėn nga kancelaritė sulltanore, pėr ti dhėnė pushtetin kryeministror 39 shqiptarėve/
    -Mė 1515, Sulltan Selimi i preu kokėn Ahmet Pashė Dukagjinit, pasi ai synoi pavarėsinė e Egjiptit/
    - Njė fund tragjik pėsoi Kara Ahmet Pasha mė 1555, Sulltani i kishte dhėnė motrėn pėr grua/
    - Nė vitin 1822 sulltan Mahmuti II, ekzekutoi Ali Pashė Tepelenėn duke i prerė kokėn, sepse: “Pashai Shqiptar” ndiqte politikėn e njė tolerance tė gjerė fetare/
    - 7 papėt qė drejtuan Vatikanin, i patėn kushtuar vėmendje tė madhe popullit tė vuajtur shqiptar/

    Nga Harallamb Kota – studiues/

    Historia tregon…

    Nė 31 gusht tė vitit 2014, nė shtypin shqiptar u botuan dy artikuj tepėr interesant, pėr 39 kryeministra shqiptarė qė administruan perandorinė otomane tė sunduar nga Porta e Lartė nė vitet 1475-1920 dhe 7 Papė qė drejtuan Selinė e Shejtė nė Vatikan nga viti 174 deri nė vitin 1721. Pėr ēudinė e tė gjithėve, vjeshta e vitit 2014 hyri me shira tė rrėmbyer, duke ndėrprerė si me thikė ditėt verore tė plazhistėve. Njė lajm makabėr pėr vjedhjen e “Bankės Shqiptare” kishte pushtuar tė gjithė vendin. Ndėrsa pėrgatitjet pėr vizitėn e papės nė Shqipėri, po bėheshin nė heshtje tė plotė dhe sipas programit qeveritar. Pas kėtyre ngjarjeve, kėrkesat pėr ndryshime rrėnjėsore e “Ribėrjen e Shqipėrisė”, vinin nga kancelaritė perėndimore, duke na kujtuar vjeshtėn e Stambollit mė 1830, kur nė lagjen Perra, nė klubin e Mirban Arnautit u paraqitėn “Pendat e Arta”: Hasan Tahsini, Naum Veqilharxhi, Jani Vreto, Kostandin Kristoforidhi,Vaso Pasha, Ismail Qemali, vellezėrit Frashėri-Abdyli, Samiu e Naimi dhe mė pas shumė tė tjerė, qė kėrkonin tė ngjallnin Arbėrinė, tė krijonin shkrimin shqip dhe tė bėnin Shqipėrinė shtet, sipas modeleve tė shteteve perėndimore. Pas viteve 1990, klubi i “Mirban Arnautit” nė qytetin e madh tė Stambollit, gjallonte pėrsėri nga emigrantėt e shumtė shqiptar tė ardhur nė Turqi, pas pėrmbysjes sė madhe politike nė Shqipėri. Nė 8 shtator 2014, nė klubin e “Mirban Arnautit” nė Stamboll, nė ambientin e tij tė shėrbimit, tė pajisur me komoditetet e kohės, hynė tre “Burra Historik”, tė cilėt zunė vend nė njė tavolinė dhe i bėn shenjė kamerierit pėr tė marrė porosinė. Kamerieri qėndroi i palėvizur. Nė krye tė banakut u duk njė burrė i hollė dhe i gjatė, qė mbante njė palė mustak si flatra shqiponje. Ai u afrua, i pėrshėndeti dhe u tha: -Unė jam Mirban Arnauti. Tė gjithė shqiptarėt qė vijnė nė Stamboll, fillimisht ndalojnė nė klubin tim. Pa u ndalur nė ligjėrimin e tij, Mirbani ju drejtua tė porsaardhurve: –Ti duhet tė jesh Pellazgu, ju drejtua tė moshuarit me leshra tė gjatė, tė cilat ja mbulonin kryet’ e bashkoheshin me mustakėt si kreshpa, duke lėnė jashtė vetėm hundėn e hollė, qė nuhaste vazhdimisht ambientin, ku ishte futur.-Ndėrsa ti tjetri je Iliri. Edhe ty tė njoha nga xhoka qė ke veshur. Mė i riu midis udhėtarėve, nxitoi e u prezantua: –Unė jam Arbėri. Tė gjithė qeshėn me shkathtėsinė e tij djaloshare dhe u shtruan nė njė bisedė tepėr tė kėndshme. Shqiptarėt qė vinė nė Stamboll, -tha Mirban Arnauti, fillimisht ndalojnė nė klubin tim. Kjo histori ka filluar mijėra vite pėrpara, nė kohėn kur kėto vise quheshin Ilion. I pari udhėtar i largėt qė shkeli kėtu ishte njė lajmės, i cili me tė mbėrritur, u takua kokė mė kokė me “Mirban Pellazgjikun” e i tha: -Mirmidonėt nuk duan tė luftojnė me Dardanėt. Kjo ėshtė dėshira e Akilit, biri i Zeus pellazgut, pėr Hektorin, birin e Priam dardanit. Por zotat nuk e pranuan marrėveshjen. Ato dėshironin luftėn dhe heronjtė pellazgjik u vranė nė sheshin e betejės, nė Trojė. Mė pas, klubi ndryshoi emėr. U quajt “Mirban Iliriku” nga Aleksandri i Madh e “Mirban Epiroti”nga Qezari i Romės,emėr qė e mbajti deri mė 1415, kur sulltan Mehmeti I, mori peng djemtė e Gjon Kastriotit dhe i pruri nė oborrin e tij nė Stamboll.

    Skėnderbeu dhe hungarezėt

    Nė fillim tė nėntorit tė motit 1443, nė klubin tonė, i cili siē thashė mė parė quhej ende “Mirban Epiroti”, erdhi njė “Lajmėtar” dhe tha: -Huniadi i kėrkon Skėnderbeut, qė shqiptarėt tė mos luftojnė me hungarezėt. Perėnditė qė morėn jetėn e Akilit dhe Hektorit nuk ekzistojnė mė. Tashmė ka vetėm njė zot, qė ėshtė i prirur pėr paqe dhe jo pėr luftė. Marėveshja e lidhur midis dy gjeneralėve mė tė mėdhenj te kohės, u zbatua menjėherė. Nė betejėn e Nishit, sipas njė plani tė pėrgatitur mirė, Skėnderbeu braktisi ushtrinė gjaksore tė osmanėve, qė kėrkonte shkatėrrimin e civilizimit perėndimor.

    Skėnderbeu nė Krujė

    Nė 28 nėndor 1443, ēliroi Krujėn dhe ngriti pėrsėri flamurin e Kastriotėve nė bedenat e kalasė. Nė 2 mars 1444, thirri Kuvendin e Lezhės dhe nė krye tė ushtrive tė bashkuara tė principatave ēliroi trojet arbėnore’ dhe pėr 25 vjet rresht, theu tė gjitha ushtritė e sulltanėve. Mirbani heshti pėr njė ēast dhe pasi mori njė copė herė frymė vazhdoi: -Gjergj Kastrioti Skėnderbe, ėshtė heroi ynė kombėtar, me tė cilin duhet tė krenohemi dhe tė mburremi, sepse la privilegjet qė i ofronte oborri sulltanor dhe Krijoi Shtetin e Arbėrit. Ndėrsa pėr 39 kryeministrat qė i shėrbyen Portės sė Lartė, duhet tė ulim kryet, pasi zgjeruan kufijtė e perandorisė osmane dhe zhdukėn shtetin e Arbėrit. Pas vdekjes sė Skėnderbeut, Porta e Lartė hartoi njė strategji tė rafinuar me shqiptarėt, dhe vuri nė zbatim sistemin e dervishermesė, qė ishte marrja e fėmijėve tė krishterė nė moshė tė vogėl dhe edukimi pėr shėrbimin nė ushtri, ku mė tė mirėt mbaheshin pėr shėrbimin nė pallatin e sulltanit. Kushti i parė qė tė bėje karrierė nė perandorinė osmane, ishte qė tė bėheshe mysliman, gjė e cila nuk sillte probleme pėr shqiptarėt, tė cilėt nuk ishin fanatik e fetarė, por pėrkundrazi tepėr tolerantė pėr fenė e tjetrit dhe nuk pėrbėnte asnjė pengesė pėr ndėrrimin e fesė. Sistemi funksionoi. Me qindra fėmijė shqiptar u rrėmbyen nga vatrat atėrore, qė ushtria osmane i dogji e i shkrumboi. Fėmijėt u sollėn nė Stamboll, ku shėrbyen nė radhėt e jeniēerėve dhe u pėrdorėn si mish pėr top. Disa prej tyre mbetėn gjallė, u dalluan dhe ngjitėn shkallėt e karrierės pėr pushtet, duke u graduar me ofiqe tė shumta nė ushtri. Mė i devotshmi,mė i egri dhe mė gjakatari, zgjidhej dhe emėrohej nė detyrėn e kryeministrit.

    Fermanėt e Stambollit

    Dhjetėra fermane sollėn nė pushtet shumė shqiptarė, tė cilėt mė pas poshtėroheshin, burgoseshin dhe vriteshin. 39 fermane dolėn nga kancelaritė sulltanore, pėr t’i dhėnė pushtetin kryeministror 39 shqiptarėve dhe po aq dolėn me nxitim pėr largimin e tyre. Pėr disa kryeministra shqiptar u zbatuan skemat e fshehta tė eliminimit fizik’ e pėr disa tė tjerė urdhri pėr ekzekutim me prerjen e kokės. Pėr ti patur nė vėzhgim dhe nėn kontroll, sulltani u jepte pėr grua motrėn, vajzėn ose princeshat e oborrit. Mė 1475, i pari kryeministėr shqiptar i caktuar nga sulltani, ishte Gjedik Ahmet Pasha dhe mė 1920 i fundit ishte Demat Ferit Pasha. Mirban Arnauti tregonte me shumė dėshirė dhe tepėr hijerėndė, i rrethuar nga njė numėr i madh arnautėsh, siē i thonė turqit shqiptarėve. Mes tyre dėgjonin tė heshtur tre tė ardhurit’ Pellazgu, Iliri dhe Arbėri. Atė mbrėmje, ambienti i klubit ishte mbushur plot me shqiptar, tė cilėt vinin ēdo mbrėmje, takoheshin dhe bisedonin me njeri tjetrin. Mirbani nė bisedė e sipėr me tre“Burrat Historik”, ndaloi njė ēast e plot pasion vazhdoi lexova me njė frymė tė dy artikujt, mbeta i shokuar e thashė: -Si mund tė ngazėllehen shqiptarėt pėr 39 kryeministra tė sulltanėve,tė cilėt i shėrbyen vetėm Padishahut dhe asnjėherė Shqipėrisė? Mirban Arnauti, ndali pak ēaste, mori frymė thellė, piu njė gotė ujė tė mbushur plot dhe vazhdoi: -Historia e 39 kryeministrave shqiptarė, ėshtė lufta e pėrgjakshme e tyre, nė krye tė pushtetit perandorak dhe ushtrisė osmane, pėr pushtimin e plaēkitjen e vendeve Arabike dhe shkatėrrimin e civilizimit Europian. Kryeministri perandorak, pėr nga rėndėsia e pushtetit vinte pas Padishahut, i cili i mbulonte me lavdi, kur nė krye tė ushtrive osmane arrinin fitore dhe zgjeronin territorin e perandorisė dhe u priste kokėn kur forconin pushtetin duke rrezikuar fronin sulltanor dhe kur pėsonin humbjen e luftėrave.

    Haim Ahmet Pasha dhe Hercegovina

    Kur Haim Ahmet Pasha mė 1514, nėnshtroi Hercegovinėn e ndėrmori disa ekspedita plaēkitėse nė Hungari, Austri e Poloni,duke u ndeshur me flotėn e Venedikut, me tė cilėn ishte bashkuar Hungaria, Franca e Spanja’ tė bekuara nga Papati, u mbulua me lavdi nga Sulltan Bajaziti. Ndėrsa mė 1515, Sulltan Selimi i preu kokėn Ahmet Pashė Dukagjinit, pasi ai synoi pavarėsinė e Egjiptit nga pushteti Sulltanor. Njė fund tragjik pati dhe Ibrahim Pasha me origjinė nga Parga e Ēamėrisė. Ibrahimi komandoi ushtritė osmane tė sulltan Sulejmanit tė “ndritur”. Ai shtypi me armė tė gjitha kryengritjet brenda vendit’ e nė vitin 1526, nė krye tė ushtrisė osmane, ku merrte pjesė vetė sulltani, sulmoi Hungarinė,pushtoi Budėn e rrethoi Vjenėn,tė cilėn nuk e shtiu nė dorė. Edhe pse i shėrbeu Portės sė Lartė nė vitin 1536, u vra nga njerėz tė vėnė nga sulltani. Pas tij,u caktua Ajaz Mehmet Pasha, i cili ne vitet 1536 – 1539, shtypi kryengritjen e shqiptarit Ahmet Pasha, njė funksionar i lartė i rebeluar ndaj qeverisė qendrore, si dhe kryengritjen qė shpėrtheu nė vendlindja e tij Himarė.

    Kara Ahmet Pasha

    Njė fund tragjik pėsoi Kara Ahmet Pasha mė 1555. Sulltani i kishte dhėnė motrėn pėr grua, por dyshoi dhe i preu kokėn. Me vrasje pėrfundoi karriera e Ferad Pashės, qė drejtoi luftėn kundėr Vllahisė, duke vrarė shumė shqiptarė kryengritės, tė cilėt drejtoheshin nga Naum Veqilharxhi. Po me vrasje pėrfundoi edhe karriera e Taban Mehmet Pashės, i cili u ekzekutua nė vitin 1637 nga sulltani. Interesante ėshtė vrasja mė 1644 e Mustafa Pashė Kamekazi, nga sulltan Murati IV, pasi ai, nuk i dėshironte reformat administrative tė propozuara prej tij. Edhe Matjani Tarhanxhu Mustafa Pasha,u ekzekutua nga sulltani mė 1653, pasi ishte i pakorruptueshėm dhe bėnte detyrėn si duhej. Mbas vitit 1656, nė krye tė qeverisė osmane erdhėn Qypyrlitė, tė cilėt ishin me origjinė nga Berati dhe nė tė gjithė karrierėn e tyre, i shėrbyen me devotshmėri Portės sė Lartė. Qypyrlitė nuk i shėrbyen asnjėherė Shqipėrisė dhe vendlindjes. Pinjolli i tyre, Mehmet Pasha, u dallua pėr pushtime tė shumta, zgjeroi territorin e perandorisė dhe vuri qetėsinė duke vrarė me mijėra vetė qė nuk i bindeshin. Pas tij, deri mė 1676 qeverisi i biri, Fazlli Ahmet Pasha, qė me zell tė madh pushtoi kėshtjellat rreth Vjenės dhe synoi tė pushtonte kryeqytetin Austriak. Deri mė 1690 qeverisi Fazlli Mustafa Pasha, qė rinisi fushatėn kundėr Austrisė e rimori territoret nė Danub. Nė bashkėpunim me Patrikanėn e Stambollit, Mustafa Pasha trajtoi shumė mirė tė krishterėt e popullsinė jomuslimane tė perandorisė, me pėrjashtim tė shqiptarėve dhe popullsisė sė krishterė shqiptare. Nė vitin 1692, sulltani ekzekutoi Ali Pashė Arabxhiun nga Ohri, pėr kryerje pa dėshirėn e tij tė veprimtarive politike nė drejtimin e shtetit. Nė vitin 1822 sulltan Mahmuti II, ekzekutoi Ali Pashė Tepelenėn duke i prerė kokėn, sepse: “Pashai Shqiptar” ndiqte politikėn e njė tolerance tė gjerė fetare, e ktheu Janinėn nė vatėr tė rėndėsishme arsimore e kulturore, lejoi tė pėrdorej gjuha e shkruar shqipe dhe po orvatej tė shkėputej nga “Porta e Lartė” .

    Ditėn e ngritjes sė flamurit nė Vlorė…

    Mirbani ndaloi pėrsėri njė ēast dhe mė tej vazhdoi: -Kėtu nė kėtė klub, nė vitet kur qeveriste kryeministri shqiptar Gjirtili Mustafa Nail Pasha nga Kosturi, Pendat e Arta shqiptare punonin nė fshehtėsi pėr alfabetin shqip dhe bėrjen e Shqipėrisė. Pushteti perandorak, i goditi, i burgosi dhe i internoi. Edhe nė vitin 1908, ku Pendat e tjera tė Arta u mblodhėn pėr njėsimin e shkronjave shqip, nė Kongresin e Manastirit, kryeministėr ishte shqiptari Mehmet Ferit Pashė Vlora, i cili jo vetėm nuk e pėrkrahu njėsimin e shkronjave shqip, por dėrgoi ushtri pėr ta penguar dhe burgosur veprimtarėt shqiptar. Ditėn e ngritjes sė flamurit nė Vlorė dhe shpalljes sė mėvetėsisė sė Shqipėrisė, nga burrat e kombit tė mbledhur rreth plakut tė urtė, Ismail Qemal Vlora, nė krye tė qeverisė osmane qėndronte Mirsili Said Halim Pasha,i cili pėrkrahte fshehtas shtetet ballkanike pėr copėtimin e Shqipėrisė. Edhe dy kryeministrat e fundit tė perandorisė osmane, Ahmet Izet Pasha mė 1918 dhe Demat Ferit Pasha mė 1919-1920, nuk e pėrkrahėn shtetin kombėtar shqiptar, por lejuan copėtimin e territorit tė tij, nė favor tė fqinjėve ballkanik. Kishte kaluar mesnata dhe tė gjithė bujtėsit u shpėrndanė. Atė natė tre udhėtarėt pushuan nė shtėpinė e Mirbanit e tė nesėrmen i zoti i shtėpisė,i pėrcolli nė aeroportin “Ataturk” tė Stambollit. Unė, tha “gjysh pellazgu”, do tė qėndroj kėtu, pasi Stambolli ėshtė Troja, ėshtė mesi i Pellazgjisė, ndėrsa nė Shqipėri do tė shkoj Iliri dhe djali i tij Arbėri. U ndanė dhe avioni u ngjit lart. Duke fluturuar mbi Stamboll, atė e bir vėshtronin dy objektet ogurzeza tė shqiptarėve, Fanarin dhe Portėn e Lartė. Lot tė hidhur u rrodhėn nga sytė. Qielli ishte zymtėsuar pėrsėri me re tė dendura dhe tė zeza. Shiu filloi mė me furi. Tė dy pasagjerėt kishin marrė linjėn Stamboll-Romė-Tiranė. Avioni bėri njė rrethrrotullim mbi qytetin e Romės dhe nėn qiellin pa re tė saj, dalluan dy objektet mitike, Koloseun dhe Vatikanin.

    Nė Vatikan kanė drejtuar 7 Papė shqiptar

    Nė pushimin e uljes nė aeroport, Arbėri pyeti plot kėrshėri Ilirin. Baba, mė trego lidhur me Papėt Shqiptarė, qė kanė drejtuar Vatikanin. Iliri kishte lexuar, shtypin dhe i tha: -Sipas gazetės, nė Vatikan kanė drejtuar 7 Papė shqiptar. I pari Shėn Eleuteri, ėshtė zgjedhur Papė mė 174. Duhet tė dish, qė nė ato vite, Iliria ishte nėn perandorinė Romake. Sipas historisė, krishtėrimin nė Iliri e solli Shėn Pali nė vitin 40 pas krishtit. Thonė, qė Krishti fliste edhe shqip. Fjala Jezu Krisht, shpjegohet nė gjuhėn shqipe dhe do tė thotė: “Je Zeusi Krijes” ose “Zoti Njeri”. Jezus e thėrriti “mėsuesin” njė shqiptar, kur ai po predikonte. Iliri u kollit dhe vazhdoi : -Vetėm njė popull i krishterė, mund tė nxirrte njė Papė dhe ta vendoste nė krye tė Vatikanit. Papa “Shėn Eleuteri”, punoi shumė pėr kishėn dhe njėkohėsisht i kushtoi vėmendje trojeve dhe popullit Ilir. Nė periudhėn qė ai drejtoi Vatikanin nga viti 174 deri mė 189, nė Iliri mori zhvillim tė madh arti i tė shkruarit shqip me germa latine. U krijuan shumė skulptura, mozaikė dhe dėshmi kushtuar perėndive dhe njerėzve tė shquar, midis tė cilave edhe ajo e mjeshtrit ilir me banim nė qytetin mitik Partha, e gjetur nė qytetin antik tė Bylisit, kushtuar Asklepit, perėndisė sė mjekėsisė, tė cilėn mjeshtri e ka nėnshkruar me emrin lycotas ( gurskalitėsi). Pas tij, nė vitet 283-296, ėshtė “Shėn Kaji”, e nė vitet 640-642 “Shėn Gjoni”. Papa qė la gjurmė nė historinė shekullore tė Selisė sė Shenjtė dhe nė historinė e kombit shqiptar, ėshtė Klementi XI, Gjon Francesk Albani-Laci, me origjinė nga familja Albani. Djemtė e kėsaj familje kanė qenė luftėtarė nėn urdhrat e Gjergj Kastriotit Skėnderbe dhe emigruan nė Itali, pas vdekjes sė kryezotit tonė.

    Giovani Francesko Albani

    Giovani Francesko Albani, mė 1699 kishte inkurajuar dy mėsues arbėreshė tė ēelnin nė Himarė njė shkollė shqipe, ku mėsohej me gėrma latine. Ai u zgjodh papė nė 8 dhjetor tė vitit 1700’ dhe u quajt papa Klementi XI, i cili e drejtoi vatikanin pėr 21 vite me radhė. Qysh nė vitin 1701, themeloi pėr shqiptarėt e Italisė njė kolegj nė San Dimitria Korone dhe mė 1708 siguroi njė vėnd tė pėrhershėm pėr njė student shqiptar. Mė pas dėrgoi nė Shqipėri, nė tė gjitha diogjezat priftėrinj shqiptar, hapi njė shkollė shqip nė Kurbin nė prill 1711, me pėrgatitje mjeshtrash qė tė mėsojnė letrat, shkrim e lexim shqip. Deri nė fund tė shekullit XIX, Papa Klementi XI, pasi u njoh me gjendjen e mjeruar tė shqiptarėve nėn sundimin perandorak turk,influencoi pėr frenimin e kovertimit me dhunė tė shqiptarėve nga tė krishterė nė mysliman. Megjithatė pėr ruajtjen e unitetit tė popullit shqiptar ėshtė kuptimplote thėnia e tij : “ …Mos braktisni vėllezėrit tuaj, qė u kthyen nė myslimanė. Zoti ėshtė njė….” Gjatė gjithė periudhės kur sundoi nė Selinė e Shenjtė, u interesua pėr zhvillimin e kulturės shqiptare, pėr gjuhėn shqip duke mbėshtetur botimin e veprės sė albanologut Luibnici, ku shfaqeshin pikėpamje mbi origjinėn ilire tė shqiptarėve.

    7 papėt qė drejtuan Vatikanin, i patėn kushtuar vėmendje tė madhe popullit tė vuajtur shqiptar

    Ėshtė e rėndėsishme tė dimė,- i tha Iliri Arbėrit, tė vėrtetat dhe rėndėsinė e tyre pėr ēėshtjen shqiptare. Nga shtypi mėsuam qė: 39 kryeministrat shqiptarė tė perandorisė osmane, kishin drejtuar luftėra gjakatare dhe nuk kishin bėrė asgjė pėr Shqipėrinė. Ndėrsa 7 papėt qė drejtuan Vatikanin, i patėn kushtuar vėmendje tė madhe popullit tė vuajtur shqiptar. Ėshtė me interes tė pėrmendim edhe papėt jo shqiptar, qė ndihmuan Skėnderbeun nė luftėn e tij kundėr ushtrive osmane, tė cilėt ishin nė krye tė Selisė sė Shenjtė. Ato janė: papa Eugjen IV (1431-1447), papa Nikolla V (1447-1455), papa Kalisti III (1455-1458 ) dhe sė fundmi papa Piu II ( 1458-1464 ), qė e konsideronte Gjergj Kastriotin –Skenderbe si komandant tė ushtrisė sė krishterė Europiane, kundėr pushtuesve turq. Nė bashkėpunim me selinė e shenjtė, Skėnderbeu po tregonte qysh nė fillim tė fushatės sė tij antiosmane, njė orientim perėndimor. Disa historianė, me dėshirėn keqinformuese nuk thonė qė shqiptarėt nė kohėn Skenderbejane ishin tė krishterė dhe u konvertuan nė myslimanė shumė shekuj pas vdekjes sė tij. Duke patur qėllime tė mbrapshta, ata abuzojnė duke thėnė qė: “Skėnderbeu ishte kryqtar”. Kjo nuk ėshtė e vėrtetė ka thėnė Fan.S.Noli. Sipas Nolit “….Papėt e ndihmuan Skėnderbenė me tė holla tingėlluese, qė arrinin nė mijėra dukate ari tė thesarit papal…” , si duket pėr luftėn qė po bėnte kundėr pushtuesit osman, duke u bėrė mburojė ndaj depėrtimit tė osmanėve nė brendėsi tė Europės. Iliri nuk foli mė, ndėrsa i biri Arbėri tha: -Kuptohet baba, ēfarė kontributi dhanė pėr Shqipėrinė 39 kryeministrat shqiptarė qė i shėrbyen sulltanėve dhe orientit dhe ēfarė kontributi dhanė pėr Shqipėrinė, pėr kulturėn dhe gjuhėn shqipe, 7 papėt shqiptar, qė i shėrbyen oksidentit. Avioni i linjės Stamboll – Romė- Tiranė, u ngrit nė fluturim. Nė bordin e tij ishin edhe dy shqiptarėt e kthyer nga “Historia”, Iliri me tė birin Arbėrin. Me tė mbėrritur nė aeroportin e Rinasit nė Tiranė, at e bir, u nisėn pėr nė vendlindje. Kishin vendosur tė punonin pėr dheun e tyre.(Ne Foto:Papa Klementi XI (Gjon Franēesk Albani l. 23 korrik 1649, Urbino – v. 19 mars 1721, Roma)

  2. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    Sorkadhe_Kelcyre (28-09-2014)

  3. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    O Harallamb,

    Kur ulesh dhe lexon histori, ti nxjerr ate metrin tend qe thote:

    - Sa ka bere ky njeri per Shqiperine?

    Dhe sipas metrit te Harallambit studiues se historise, personazhet e historise me origjine shqiptare duhet ti ndajme ne "bij te nenes" dhe ne "bij te mjerkes". Bij te nenes jane te gjithe ata qe sipas Harallambit "kane punuar per Shqiperine", kurse te gjithe ata qe nuk kane punuar per Shqiperine jane "bij te mjerkes". Domethene, ata Papat qe nuk kane bere asgje per Shqiperine, pasi e lane ate te pushtuar nen Porten e Larte, duhet ti numerojme si "bij te mjerkes", apo jo o Harallamb? Po ate Nene Terezen me fame boterore qe ia dedikoi gjithe jeten e saj te varferve ne rruget e Kalkutes e botes, e jo ne rruget e Shqiperise, ta numerojme edhe ate si "bije e mjerkes"? Edhe muslimanet shqiptare te panxene nga dija ne rruget e Shqiperise keshtu si ty mendojne o Harallamb.

    Tani, qe te mos ngeleni pre e injorances suaj historike:

    1. Historia dokumentohet dhe nuk interpretohet.

    Boll na moret shembullin e Enver Hoxhes qe na e rishkruajti historine e atij populli qe nga gjeneza me doren e tij ne veprat e tij, dhe na dilni edhe ju sot me interpretime te tilla bajate. Ne vend qe te na shkruani artikuj ku na sillni interpretimet dhe paragjykimet tuaja te historise, a nuk do te benit mire qe te dokumentonit te gjitha faktet historike qe kane te bejne me jeten dhe vepren e ketyre njerezve me origjine nga kjo toke? Po ta benit kete gje, nuk kishit nevoje te benit interpretimet tuaja bajate, pasi kushdo qe i lexon keto fakte historike, i interpreton dhe del vete ne perfundimet e veta. Nuk kane nevoje njerezit sot per "udhezues" dhe "revizioniste" historie, shqiptaret sot kane nevoje te lexojne e degjojne te verteten e tyre historike, te virgjer, te paster, te paprekur, ashtu sic ka ndodhur.

    2. Vlerat e nje njeriu nuk maten me kontributin ndaj Shqiperise pasi Shqiperia nuk eshte bota.

    Ne mendjen e shume shqiptareve, bota eshte e madhe sa vendi i tij i origjines. Kjo bote here merr formen e Shqiperise, here te qytetit apo fshatit e krahines se origjines. Nje driteshkurtesi marramendese ku cdo gje shikohet, peshohet e vleresohet e pare nga nje bisht toke ne Evrope me emrin Shqiperi. Kur nje njeri me origjine shqiptare zgjidhet Peshkop ne Fronin e Shen Pjetrit ne Rome apo te Shen Ndreut ne Konstandinopoje, ai njeri nuk u perket me vetem Shqiperise e shqiptareve por i perket mbare botes, dhe puna e pergjegjesia e tij nuk jane vetem nga vendit e popullit te tij te origjines, por gjithe popujve te botes. E njejta gje edhe per perandoret apo veziret me origjine shqiptare. E veshtire kjo te kuptohet nga njerez qe kujtojne se bota eshte e madhe sa Shqiperia!

    3. Personazhet e historise me origjine shqiptare meritojne te njejtin respekt

    Te gjithe personazhet e historise me origjine shqiptare, qofshin pape, qofshin vezire, qofshin perandore, qofshin murgj e murgesha, meritojne te kuptohen drejt ne kontekstin e kohes qe jetuan, dhe te vleresohen njesoj per arritjet e tyre. Qe do te thote, nuk mund ti ndajme personazhet e historise ne "bij te nenes" e ne "bij te mjerkes", por duhet ti numerojme si motra e vellezer qe ne kohen e tyre, arriten majat e suksesit e pushtetit fale punes e perkushtimit te tyre. Dhe kjo nuk duhet te na mbushi gjoksin vetem me ate ndjenjen boshe te krenarise, por duhet te na shtyje qe ti shohim keta njerez si shembuj frymezimi ne punen tone sot. Nese vazhdojme ti numerojme shqiptaret e famshem te historise si "bij te nenes" dhe "bij te mjerkes", si pa vetedije ajo qe ju jeni duke bere eshte shkaterrimi i vetedijes se perbashket shqiptare.

    Albo

  4. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Albo pėr postimin:

    Nuh Musa (29-09-2014)

  5. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-01-2009
    Postime
    3,263

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    Albo,cfar dmth Harallamb? Seriozisht pyes se nuk edij?
    Jetė e rėndė.......!!!

  6. #4

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    Citim Postuar mė parė nga AnaH_M Lexo Postimin
    Albo,cfar dmth Harallamb? Seriozisht pyes se nuk edij?
    Harallamb eshte emri i autorit te shkrimit, Harallamb Kota/

  7. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    AnaH_M (29-09-2014)

  8. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anėtarėsuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    Citim Postuar mė parė nga Albo Lexo Postimin
    O Harallamb,

    Kur ulesh dhe lexon histori, ti nxjerr ate metrin tend qe thote:

    - Sa ka bere ky njeri per Shqiperine?

    Dhe sipas metrit te Harallambit studiues se historise, personazhet e historise me origjine shqiptare duhet ti ndajme ne "bij te nenes" dhe ne "bij te mjerkes". Bij te nenes jane te gjithe ata qe sipas Harallambit "kane punuar per Shqiperine", kurse te gjithe ata qe nuk kane punuar per Shqiperine jane "bij te mjerkes". Domethene, ata Papat qe nuk kane bere asgje per Shqiperine, pasi e lane ate te pushtuar nen Porten e Larte, duhet ti numerojme si "bij te mjerkes", apo jo o Harallamb? Po ate Nene Terezen me fame boterore qe ia dedikoi gjithe jeten e saj te varferve ne rruget e Kalkutes e botes, e jo ne rruget e Shqiperise, ta numerojme edhe ate si "bije e mjerkes"? Edhe muslimanet shqiptare te panxene nga dija ne rruget e Shqiperise keshtu si ty mendojne o Harallamb.

    Tani, qe te mos ngeleni pre e injorances suaj historike:

    1. Historia dokumentohet dhe nuk interpretohet.

    Boll na moret shembullin e Enver Hoxhes qe na e rishkruajti historine e atij populli qe nga gjeneza me doren e tij ne veprat e tij, dhe na dilni edhe ju sot me interpretime te tilla bajate. Ne vend qe te na shkruani artikuj ku na sillni interpretimet dhe paragjykimet tuaja te historise, a nuk do te benit mire qe te dokumentonit te gjitha faktet historike qe kane te bejne me jeten dhe vepren e ketyre njerezve me origjine nga kjo toke? Po ta benit kete gje, nuk kishit nevoje te benit interpretimet tuaja bajate, pasi kushdo qe i lexon keto fakte historike, i interpreton dhe del vete ne perfundimet e veta. Nuk kane nevoje njerezit sot per "udhezues" dhe "revizioniste" historie, shqiptaret sot kane nevoje te lexojne e degjojne te verteten e tyre historike, te virgjer, te paster, te paprekur, ashtu sic ka ndodhur.

    2. Vlerat e nje njeriu nuk maten me kontributin ndaj Shqiperise pasi Shqiperia nuk eshte bota.

    Ne mendjen e shume shqiptareve, bota eshte e madhe sa vendi i tij i origjines. Kjo bote here merr formen e Shqiperise, here te qytetit apo fshatit e krahines se origjines. Nje driteshkurtesi marramendese ku cdo gje shikohet, peshohet e vleresohet e pare nga nje bisht toke ne Evrope me emrin Shqiperi. Kur nje njeri me origjine shqiptare zgjidhet Peshkop ne Fronin e Shen Pjetrit ne Rome apo te Shen Ndreut ne Konstandinopoje, ai njeri nuk u perket me vetem Shqiperise e shqiptareve por i perket mbare botes, dhe puna e pergjegjesia e tij nuk jane vetem nga vendit e popullit te tij te origjines, por gjithe popujve te botes. E njejta gje edhe per perandoret apo veziret me origjine shqiptare. E veshtire kjo te kuptohet nga njerez qe kujtojne se bota eshte e madhe sa Shqiperia!

    3. Personazhet e historise me origjine shqiptare meritojne te njejtin respekt

    Te gjithe personazhet e historise me origjine shqiptare, qofshin pape, qofshin vezire, qofshin perandore, qofshin murgj e murgesha, meritojne te kuptohen drejt ne kontekstin e kohes qe jetuan, dhe te vleresohen njesoj per arritjet e tyre. Qe do te thote, nuk mund ti ndajme personazhet e historise ne "bij te nenes" e ne "bij te mjerkes", por duhet ti numerojme si motra e vellezer qe ne kohen e tyre, arriten majat e suksesit e pushtetit fale punes e perkushtimit te tyre. Dhe kjo nuk duhet te na mbushi gjoksin vetem me ate ndjenjen boshe te krenarise, por duhet te na shtyje qe ti shohim keta njerez si shembuj frymezimi ne punen tone sot. Nese vazhdojme ti numerojme shqiptaret e famshem te historise si "bij te nenes" dhe "bij te mjerkes", si pa vetedije ajo qe ju jeni duke bere eshte shkaterrimi i vetedijes se perbashket shqiptare.

    Albo
    Mir Harallmbi u gjt se ca asht, po keto me te kuqe kush ma thot se ca don me than. A mos e ke shkru gabimisht "Mjerk" ne vend t'fjales "Njerk" ?
    Ky shtet ėshtė ky qė ėshtė sepse qytetarėt tanė janė kėta qė janė !

  9. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-09-2013
    Postime
    58

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    shqiptaret sot kane nevoje te lexojne e degjojne te verteten e tyre historike, te virgjer, te paster, te paprekur, ashtu sic ka ndodhur. Po ti ēar din per virgjerin historike te kombit shqiptar,mos hezito ena e trego ndoshta dota dim pernder nese ti do na thuash virgjeritetin e historis ?

  10. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    21-10-2012
    Postime
    98

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    Historia dokumentohet dhe nuk interpretohet.
    edhe kjo nuk eshte pune e kollajshme

    Vlerat e nje njeriu nuk maten me kontributin ndaj Shqiperise pasi Shqiperia nuk eshte bota.
    nacionalizmi dhe internacionalizmi apo ssi i thone sot globalizmi

    Personazhet e historise me origjine shqiptare meritojne te njejtin respekt
    te njejtin respekt si per tjeret personalitete te botes

  11. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    607

    Pėr: Kryeministrat shqiptare te perandorise osmane kurre nuk i sherbyen atdheut te ty

    Citim Postuar mė parė nga Lisidon Lexo Postimin
    shqiptaret sot kane nevoje te lexojne e degjojne te verteten e tyre historike, te virgjer, te paster, te paprekur, ashtu sic ka ndodhur. Po ti ēar din per virgjerin historike te kombit shqiptar,mos hezito ena e trego ndoshta dota dim pernder nese ti do na thuash virgjeritetin e historis ?
    jo mor burr si te mesojm historin e vertet siq ka ndodhur jo nuk ben kursesi, se gjysma e shqiptareve do cmenden si te dal ne shesh se enveri ishte kukull dhe se bente qfar i thoshte miladin popovici jo mo burr kjo e vertet ende duhet te mbetet keshtu e pa zbuluar, te dal ne drite ajo qe shum shqiptar menduan vetem per baben e stamollit e kurr su menduan per shqiperin jo nuk ben, te dal ne drit se ded gjo luli luftoi edhe me shqiptar e i sherbeu me zell malit te zi jo nuk ben kursesi, me mir te mbetet keshtu si eshte se qfar bejm ne pastaj

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •