Close
Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 35
  1. #1
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    NGA: ARBANA XHARRA

    Për fat të keq, bota i sheh shqiptarët më keq se ç'janë, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet", kështu thotë në një intervistë për gazetën "Zëri", shkrimtari Ismail Kadare. Në përvjetorin e çlirimit të Kosovës, Kadare rikujton se 15 vjet më parë në historinë e Evropës dhe të SHBA-ve ndodhi diçka tepër e rrallë, për të mos thënë e panjohur, një luftë e një lartësie morale të paparë, që kryente pjesa më e përparuar e botës, për mbrojtjen e një populli gjysmë të humbur e të braktisur, Kosovës. Sa i përket rritjes së disa grupeve antiperëndimore mes shqiptarëve, të indoktrinuar nga ideologji ekstremiste fetare, Kadare thotë se ky akt është më shumë se mosmirënjohje, është një projekt i hershëm serb...

    Kosova gjashtë vjet shtet i pavarur, në anën tjetër kemi Shqipërinë mbi 100 vjet shtet. Çfarë drejtimi janë duke marrë shqiptarët ?

    Kahu që janë duke marrë shqiptarët, përpara se të cilësohet i tillë, apo i atillë, mendoj se ka një cilësim: ai është kahu i vetëm. Çdo kah tjetër nuk do të ishte veçse një rrugë pa krye, një moskah, po të përdorim një fjalë të guximshme. Shkëputja nga Evropa dhe rikthimi në të është një histori sa e vjetër aq dhe e re.

    Gjeografikisht jemi në Evropë, por cila është mendësia e shqiptarëve, sa afër Evropës realisht jemi ?

    Jo vetëm jemi, por kemi qenë gjithmonë gjeografikisht në Evropë. Për shqiptarët s'ka pasur një tjetër gjeografi nga e cila ata kanë dalë, për të zgjedhur një më të mirë, ose më përfituese... Pas bombave, ishte pikërisht Evropa ajo, (Evropa e artit, elegancës dhe e sqimës, siç na pëlqen ta përfytyrojmë), që gjeti ashpërsinë e duhur, për ta mbyllur pa mëshirë në një qeli të Hagës, ku dhe do të vdiste në vetmi, si një shkretan. Evropa megjithatë, nuk mund të jetë çudibërëse. Ajo s'e rrëzoi dot në gjallje Stalinin, Hoxhën apo Çausheskun. Ndërkaq ajo ushqeu, me aq sa mundte, ëndrrën për rrëzimin e tyre.

    Si na sheh bota, të emancipuar apo të prapambetur ?

    Për fat të keq, bota na sheh më keq se ç'jemi. Pra, më pak të emancipuar dhe më shumë të pagdhendur. Për një vizion të pasaktë, vështruesi mund të ketë gabimin apo fajin e vet. Në rastin tonë nuk mendoj se ka ndonjë dashakeqësi të programuar. Ka qenë më tepër ndërlikim fatkeq rrethanash. Në radhë të parë, ka qenë modeli i komunizmit tonë, më i keqi në kontinent. Dihet se fajin për të e kemi vetë, ashtu siç vetë ne dhe askush tjetër do të paguajmë kujtimin e tij ...Pak kohë përpara bombardimit të Serbisë, në Paris qarkulloi pëshpërima se gjenocidi armen i vitit 1915 ishte drejtuar nga gjeneralët shqiptarë. Pëshpërima synonte armiqësimin e lobit të fuqishëm armen me shqiptarët, rrjedhimisht me Kosovën. Ajo u përhap aty-këtu në Tiranë, e shoqëruar nga një tjetër pëshpërimë e rreme: mohimi i mbrojtjes së hebrenjve, e shpallur prej "çmitizuesve" vendas si "mit kombëtarist". Ismail Qemali, i cili, ndonëse i dorëhequr, ende pranohej si kryeministër historik i Shqipërisë, ishte i pari shef shteti në botë, që në tetor 1917 (pra vetëm pak kohë pas gjenocidit), dënoi publikisht në shtypin e Londrës, në një studim madhështor, të vërtetën e tmerrshme të masakrës. Ende sot historia jonë nuk e përmend këtë akt, që e nderon aq fort Shqipërinë.

    Ka shqetësime, si kurrë më parë, se mes shqiptarëve po rritet një frymë antiperëndimore, me propaganda kundër vlerave evropiane. Çfarë ka ndikuar që të zhvillohet kjo frymë dhe në interes të kujt çon ajo ?

    Në qoftë se kjo del të jetë e vërtetë, mendoj se është gjëja më e pakuptueshme dhe më e paarsyeshme që mund të ndodhë përpara syve tanë. Shpresoj ende se nuk është veç një lajthitje e çastit. Është një verbëri e pafalshme, për të cilën duhet të ndihemi fajtorë të gjithë. Në fund të fundit është një projekt i hershëm serb, famëkeqi drafti i Çubriloviçit, i cili ka parashtruar rrugën për të tërhequr në kurth shqiptarët. Thelbi i kurthit ka qenë armiqësimi shqiptarë - Evropë. Në këtë draft, një vend i veçantë i kushtohej rolit që do të luanin imamët dhe hoxhallarët e Kosovës për shpërnguljen e një pjese të kombit shqiptar jashtë Evropës dhe sidomos për turqizimin e tij.

    Ku e ka hallin Serbia me shqiptarët, do që të mos na shohë të evropianizuar ?

    Testamenti i Çubriloviçit, ende i padënuar nga Serbia, e shpall të qartë se Serbia s'mund të ketë jetë normale me kombin shqiptar përbri. Rrjedhimisht doktrina e tij jep si zgjidhje zhbërjen, shpërnguljen ose shfytyrimin e plotë të këtij kombi rival. Vetëm kështu, sipas mendjes së sëmurë nga shovinizmi, Serbia, përbri Shqipërisë së përçudnuar, do të dukej më e qytetëruar në sytë e Evropës! Rrjedhimisht do të përfitonte favoret evropiane dhe, kryesorja, një skajim sundues në gadishull. E vetmja shpresë, edhe ajo gjysmë haluçinante, ka qenë shfytyrimi i botës shqiptare. E mbushur me xhami dhe tek-tuk ndonjë shkollë e vetmuar (shkollat janë për sllavët, për ju mjaftojnë xhamitë), hapësira shqiptare përherë e më tepër do t'i ngjante Anadollit. Në draftin e tij, Çubriloviçi ka gjithmonë parasysh bashkëpunimin turko-osman. Qoftë marrëveshje të fshehta për shpërnguljen shqiptare, qoftë ndalimin e gjuhës shqipe. Për këtë të fundit, pavarësisht nga përgjërimet mallëngjyese për miqësi, ende nuk ka një kërkim ndjese. Më pëlqen të besoj se herët a vonë Serbia ka gjasë të çlirohet nga xanxa të tilla. Këto ditë, një koleg yni tepër i njohur, Dobrica Qosiq, në prag të ikjes nga kjo botë, e çliroi ndërgjegjen e vet duke lënë më në fund një porosi të arsyeshme lidhur me keqkuptimin serb për Kosovën.

    Lidhur me çështjet e mësipërme ka një debat në Kosovë, gjatë të cilit shtrohen pyetjet: a ishin osmanët ata që na shpëtuan nga sllavizmi? Dhe, a mund të krahasohet Perandoria Osmane me NATO-n e sotme ?

    Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike bëhen përpjekje që mirënjohja t'i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër. Gjatë viteve të robërisë osmane, me qindra herë duhet të jetë trajtuar çështja "e mirënjohjes" që shqiptarët duhej të kishin ndaj osmanëve, ngaqë këta të fundit i paskëshin shpëtuar nga Evropa! Debati i sotëm që përmendni ju nuk është veçse përsëritje e këtij jermi. Tani për tani kundërshtarët e Evropës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën "evropianizëm" pas "sllavizmit", por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të kthehen kundër Evropës dhe SHBA-ve. Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe... Në vend që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundërevropiane, që ishin në të vërtetë kundër shqiptarëve, vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje.

    Gazeta Shqiptare/
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  2. 4 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Anesti_55 (24-06-2014),jarigas (18-06-2014),Kreksi (19-06-2014),xfiles (18-06-2014)

  3. #2

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Gjithe thelbi i shkrimit eshte fraza e meposhtme:

    Është tepër e habitshme, për të mos thënë makabre, që disa vjet pas shpëtimit të Kosovës prej ndërhyrjes atlantike bëhen përpjekje që mirënjohja t'i kalojë Turqisë! Kjo histori është e vjetër. Gjatë viteve të robërisë osmane, me qindra herë duhet të jetë trajtuar çështja "e mirënjohjes" që shqiptarët duhej të kishin ndaj osmanëve, ngaqë këta të fundit i paskëshin shpëtuar nga Evropa! Debati i sotëm që përmendni ju nuk është veçse përsëritje e këtij jermi. Tani për tani kundërshtarët e Evropës nuk dalin haptas, e maskojnë fjalën "evropianizëm" pas "sllavizmit", por nesër, kur të ndihen më të fortë, do ta hedhin maskën dhe haptas do të kthehen kundër Evropës dhe SHBA-ve. Kam lexuar në shtypin tuaj se këto grupime radikale drejtohen nga shërbimet e fshehta serbe dhe pse jo, ruse. Vrasja e dy aviatorëve amerikanë prej një shqiptari të Kosovës në Frankfurt, ashtu siç u bë e njohur, shpaloste një simbolikë të keqe... Në vend që të nxirreshin mësime ndaj akteve të tilla kundërevropiane, që ishin në të vërtetë kundër shqiptarëve, vazhduan lëshimet. E bashkë me to provokimet meskine kundër Perëndimit, për të përfunduar te xhihadistët shqiptarë në Siri, që i vunë kapakun gjithçkaje.
    Dhe i kemi dhe ketu ne forum derdimene te tille. Dikush nga budallalliku, dikush nga verberia fetare e dikush me qellim, po i bejne sherbimin me te mire serbit dhe ngulin thiken ne shpine shqiptarise. E paska ditur mire Cubriloviçi sesa te lehte do e kishte me shqiptaret.

  4. 4 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    jarigas (20-06-2014),MARGUS (20-06-2014),Shaboni (17-06-2014),xfiles (18-06-2014)

  5. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Domethene o Ismail Kadare, ti po thua, qe ata qindra "muxhahedinet" shqiptare qe luftojne ne Siri, e qe na i nxjerrin turrinjte ne youtube qe ti shohim ne e tere bota, keta na i paska derguar Serbia ne Siri? Qyqja me none, sa te thella paskan qene gjerat e nuk e kemi ditur. Mire qe na e mesove ti o Ismail.

    E moret vesh ju muxhahedinet ne Siri, qe lexoni forumin shqiptar: ju nuk kini shkuar me deshire ne Siri te luftoni e lini koken andej, ju ka derguar Serbia! Jazek u qofte qe degjoni Serbine e nuk degjoni Ismailin!

    Nje pyetje kisha une shoku Kadare,

    - Kur keto fytyrat e muxhahedineve shqiptare ne Siri dalin ne ekranet e televizioneve te Parisit e Evropes, rriten apo ulen shanset e tua per ta marre ate te shkrete Nobel per te cilin s'te ze gjumi?

    Dhe Ismaili, qe gjithe jeten e tij ka pare interesin e vete e te askujt tjeter sic dijne ta bejne gjirokastritet e vertete, thote: "Evropiane! Shqiptaret nuk jane muxhahedine e terrorista! I ka bere te tille Serbia!"

    Kur realitetin nuk e shikon ne sy nje nga mendjet e ndritura te kombit, cfare pret nga shqiptari i thjeshte?!

    O Ismail, na thuaj kur Kosova te kete fituar pavaresine nga Serbia, se 15 vjet iken, e ti po na thua qe Serbia prape e ka nen kontroll e ben sic i do qejfi me shqiptaret ne Kosove.

    Albo

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Albo për postimin:

    angmokio (18-06-2014)

  7. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Domethene o Ismail Kadare, ti po thua, qe ata qindra "muxhahedinet" shqiptare qe luftojne ne Siri, e qe na i nxjerrin turrinjte ne youtube qe ti shohim ne e tere bota, keta na i paska derguar Serbia ne Siri? Qyqja me none, sa te thella paskan qene gjerat e nuk e kemi ditur. Mire qe na e mesove ti o Ismail.

    E moret vesh ju muxhahedinet ne Siri, qe lexoni forumin shqiptar: ju nuk kini shkuar me deshire ne Siri te luftoni e lini koken andej, ju ka derguar Serbia! Jazek u qofte qe degjoni Serbine e nuk degjoni Ismailin!

    Nje pyetje kisha une shoku Kadare,

    - Kur keto fytyrat e muxhahedineve shqiptare ne Siri dalin ne ekranet e televizioneve te Parisit e Evropes, rriten apo ulen shanset e tua per ta marre ate te shkrete Nobel per te cilin s'te ze gjumi?

    Dhe Ismaili, qe gjithe jeten e tij ka pare interesin e vete e te askujt tjeter sic dijne ta bejne gjirokastritet e vertete, thote: "Evropiane! Shqiptaret nuk jane muxhahedine e terrorista! I ka bere te tille Serbia!"

    Kur realitetin nuk e shikon ne sy nje nga mendjet e ndritura te kombit, cfare pret nga shqiptari i thjeshte?!

    O Ismail, na thuaj kur Kosova te kete fituar pavaresine nga Serbia, se 15 vjet iken, e ti po na thua qe Serbia prape e ka nen kontroll e ben sic i do qejfi me shqiptaret ne Kosove.

    Albo
    Ndonjehere je vertete i papare Albo
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #5

    Që thua ti shoku Albo, nuk ka asgjë për t'u çuditur nga konstatimi i të nderuarit Ismail Kadare. Pse do thuash ti .. hë thuaj pse Sepse kur po bën Greku ç'i do qefi me Himarën dhe popullin Himariot që as e ka pasur ndonjëherë dhe as që do ta ketë nën thundrën e tija, pse mos ta bëj Serbi që e kishte Kosovën 100 vjet nën vete ( për të mos thënë që e kishte që në kohë të vëllezërve të vet Osman

    Unë e di që ty të pëlqen t'i paraqesësh Shqiptarët si ekstremistë Islamik, si Hashashxhi e si kontrabandistë, por duhet ta dish që askush nuk influencohet nga balta që hedh ti apo kushdo tjetër mbi Shqiptarët sepse Shqipëtarët nuk janë një, dy apo 1000 kriminelë, drogaxhinjë e kontrabandistë.. por janë 10 Milon njerëz të ndershëm që punojnë , jetojnë dhe kanë aspiratë të tyre Bashkimin Europian. Janë një popull paqedashës , ndryshe nga fqinjët e vet rracistë dhe pushtues të cilët historikisht historia i njeh për popuj pushtues dhe masakrues.

    Pra, ti flit e shkruaj ç'të duash se përveç skortës tënde të muxhahajdinëve dhe Berishjane asnjë nuk t'i vë re ato që shkruan !
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan Wordless për mendimin e shprehur në këtë postim:

    MARGUS (20-06-2014),xfiles (18-06-2014)

  10. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Që thua ti shoku Albo, nuk ka asgjë për t'u çuditur nga konstatimi i të nderuarit Ismail Kadare. Pse do thuash ti .. hë thuaj pse Sepse kur po bën Greku ç'i do qefi me Himarën dhe popullin Himariot që as e ka pasur ndonjëherë dhe as që do ta ketë nën thundrën e tija, pse mos ta bëj Serbi që e kishte Kosovën 100 vjet nën vete ( për të mos thënë që e kishte që në kohë të vëllezërve të vet Osman

    Unë e di që ty të pëlqen t'i paraqesësh Shqiptarët si ekstremistë Islamik, si Hashashxhi e si kontrabandistë, por duhet ta dish që askush nuk influencohet nga balta që hedh ti apo kushdo tjetër mbi Shqiptarët sepse Shqipëtarët nuk janë një, dy apo 1000 kriminelë, drogaxhinjë e kontrabandistë.. por janë 10 Milon njerëz të ndershëm që punojnë , jetojnë dhe kanë aspiratë të tyre Bashkimin Europian. Janë një popull paqedashës , ndryshe nga fqinjët e vet rracistë dhe pushtues të cilët historikisht historia i njeh për popuj pushtues dhe masakrues.

    Pra, ti flit e shkruaj ç'të duash se përveç skortës tënde të muxhahajdinëve dhe Berishjane asnjë nuk t'i vë re ato që shkruan !
    Fatkeqsisht Albo ka te drejte!
    Detyre e armikut eshte te punoje kunder nesh por jane shqiptaret vet ata qe finalizojne qellimet e tyre ,Shefqet Krasniqi me ata hoxhallaret tjere idiot ,Memli Krasniqi ,Milazim Krasniqi ,Rexhep Qosja ,perkrahesit e Janulles ,Hashim Thaci me banden e tij etj etje etj ,nuk jane serbe apo greke por shqiptare!
    Ndryshuar për herë të fundit nga ane : 18-06-2014 më 06:40
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ane për postimin:

    Kreksi (19-06-2014)

  12. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Fatkeqsisht Albo ka te drejte!
    Detyre e armikut eshte te punoje kunder nesh por jane shqiptaret vet ata qe finalizojne qellimet e tyre ,Shefqet Krasniqi me ata hoxhallaret tjere idiot ,Memli Krasniqi ,Milazim Krasniqi ,Rexhep Qosja ,perkrahesit e Janulles ,Hashim Thaci me banden e tij etj etje etj ,nuk jane serbe apo greke por shqiptare!
    Ke të drejtë ... edhe Albo bën pjesë te ato Shqiptarë !!
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  13. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Ke të drejtë ... edhe Albo bën pjesë te ato Shqiptarë !!
    As mos e ve ne dyshim kete ..
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  14. #9
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,592
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    si politikan i vjeter, kadareja do ta kete mire me te gjitha palet, pervecse me serbine, ..ne fakt po ben nje "fli" ne emer te shqiptarizmes, duke i paraqitur shqiptaret zemerbute qe genjehen nga serbet dhe po keshtu naive edhe BE-ne, qe i ha keto gjera,... dhe nuk sheh realitetin
    por, ismaili, nuk e di pse e ka kaq frike realitetin, pasi proturqizmi eshte i hapur ne Shqiperi deri tek kryeministri,..,
    mos e bej si struci ismail..
    Duaje te afermin tend si veten

  15. #10
    not exist Maska e skender76
    Anëtarësuar
    10-06-2003
    Vendndodhja
    Sa me larg Shqiperise...
    Postime
    4,790

    Për: Ismail Kadare: Plani serb, shqiptarët të turqizuar e kundër Evropës

    Ore shoke....

    Po pse ore, nuk e din i madhi Ismail se cfare populli jemi neve??!!

    Ai fukaraja, po na con mesazh qe t'cohemi nga gjumi, kurse ju beni replika....

    Ai po na tregon se cdo na gjeje nese nuk shkundemi nga semundjet qe na jan ngjit per trupi...
    paqen, e sjell vetem drejtsia

Faqja 0 prej 4 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •