ISIS, Rishfaqet Lavdrim Muhaxheri vret të riun me antitank, më pas flet shqip
Përveçse me prerje kokash dhe vrasjesh me armë, tani militantët e ISIS vijnë me një tjetër lloj vrasjeje barbare. (Kujdes pamjet janë të rënda duhet të shihen nga persona mbi 18 vjeç)
Në videon shokuese të shpërndarë nga ISIS, tregohet ekzekutimi i një të riu me Bazuka (armë që gjuan predha e përdoret për të shpërthyer tanqe dhe avionë).
I riu quhet Ibrahim Shraideh dhe është anëtar i klanit Alshaitat në qytezën Abu Hamam dhe është kapur rob nga militantët e IS.
Personi që ekzekuton të riun e kapur rob nga pamjet ngjan me Lavdërim Muhaxheri i cili i është shpallur në kërkim si terrorist, dhe para disa kohësh mendohej se ishte vrarë.
Kjo është biseda që zhvillohet mes Lavdrim Muhaxherit dhe viktimës në video:
Lavdrimi: Nga je?
Viktima: Abu Haman
Lavdrimi: Çfarë ke bërë?
Viktima: Kam qëlluar me bazuka
Lavdrimi: Sa nga vëllezërit tanë ke vrarë?
Viktima: Dy
Lavdrimi (i drejtuar nga grupi i tij): Ok, ky nuk është problem. Ky është armik i Allahut, ka vrarë vëllezërit tanë me bazuka dhe në të njëjtën mënyrë do të ndëshkohet.
Ne fund te videos, Lavdrim Muhaxheri pas disa fjalësh arabe flet edhe shqip, ku ndër fjalët që kuptohen janë: “Cdo njo që lufton …… vallahi keni me gjet fundin si ky qen”
Pas ekzekutimit, xhihadistet brohorasin “Allahu eshte me i madhi”. Video është lançuar nga militantet e ISIS pak kohë pasi keta të fundit kanë marrë kontrollin e plotë të qytetit më antik në Siri, Palmira.
Ne foto: Lavdrim Muhaxheri me bazuka ne dore dhe viktima i lidhur (djali me te kuqe)
ORA NEWS
Lavderim Muhaxheri, shqiptari nga Kosova i cili njihet si nje nga personazhet e rendesishme ne hierarkine e ISIS dhe qe u be i njohur me publikimin e videos ku i priste koken nje robi lufte, mesa duket nuk ka vdekur ne nje aksion te forcave te Asadit para disa muajsh. Shtypi shqiptar ne ate kohe u mbush me lajmin qe Muhaxheri (i shpallur ne kerkim nga qeveria e Kosoves si dhe Interpoli si terrorrist) humbi jeten ne nje beteje midis ISIS dhe forcave qeveritare te Asadit. Jo vetem kaq por mediat u perpoqen te intervistonin dhe familjaret e tij te cilet refuzuan komentet publike. Mesa duket e gjitha ka qene nje disinformacion pasi Lavderim Muhaxheri jo vetem qe eshte shendoshe e mire por ka dale perpara gjithe botes me aktin me te fundit dhe nga me barbaret duke ekzekutuar perpara kamerave nje rob lufte. Si mjet per ekzekutim ka perdorur nje raketehedhese ose RPG.
Me poshte po postoj link ku ndodhet video pasi vete video eshte shume grafike. Madje do keshilloja persona qe kane probleme me zemren ose probleme me gjendje te fikti, ta evitojne pamjen e kesaj video
http://www.consciouslyenlightened.com/?p=1216#
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
Krijoni Kontakt