Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22

    The Wall Street Journal: Priten arrestime të bujshme në Kosovë të imamëve

    Kosova nisi një operacion të madh mëngjesin e së hënës kundër militantëve të dyshuar vendas, të cilët kishin luftuar Siri dhe Irak, duke arrestuar të paktën 40 persona dhe konfiskuar armë e eksploziv në dhjetëra vende, njoftojnë autoritetet, thuhet në tekstin e së përditshmes prestigjioze amerikane “The Wall Street Journal”.Ky veprim përbën aksionin më të madh kundër militantëve të dyshuar në Kosovë, ku qeveria prej kohësh kishte hedhur poshtë shqetësimet rreth kërcënimit nga ekstremistët. Duke folur në kushte anonimiteti, një zyrtar qeveritar tha se arrestimet erdhën disa muaj pas paralajmërimit të autoriteteve vendore nga shërbimet e huaja të inteligjencës për një sulm të mundshëm terrorist në Kosovë.Megjithatë, në një deklaratë të policisë thuhej vetëm se arrestimet e së hënës patën në shënjestër personat të cilët kishin luftuar në Siri dhe Irak për grupin ekstremistë sunit, Frontit Al-Nusra, një degë e Al-Qaedas që përkrah sundimin global islamik dhe shtetin islamik, grup ky i cili ka pushtuar së fundi sipërfaqe të konsiderueshme të territorit në Irak.“Unë kam autorizuar mbrëmë një operacion të gjerë për të gjetur dhe arrestuar pjesëtarët e dyshuar të grupeve që luftuan në Siri dhe Irak. Mund të konfirmoj se 40 persona janë arrestuar deri më tani, por janë gjetur edhe eksplozivë, armë dhe materiale të tjera në disa nga 60 lokacionet që janë bastisur gjatë këtij operacioni”, tha kryeministri Hashim Thaçi në një deklaratë për “The Wall Street Journal”, transmeton Indeksonline.Kosova, e cila shpalli pavarësinë më 2008, ka një popullsi me shumicë shqiptare myslimane. Qeveria gëzon marrëdhënie të ngushta me SHBA dhe vendet e tjera perëndimore dhe kushtetuta siguron një ndarje të qartë midis fesë dhe shtetit.Por, prej kohësh ishte raportuar se një numër kosovarësh kishin shkuar për të luftuar në radhët e grupeve militante në Siri dhe Irak. Në muajt e fundit policia ka intensifikuar arrestimet pas qarkullimit të videove dhe imazheve të burrave kosovarë të përfshirë në luftime. Muajin e shkuar u shfaqën pamje në të cilat pretendohej të ishte një luftëtar kosovar duke prerë koka.Për më tepër, policia njoftoi se operacioni kundër ekstremistëve do të vazhdojë, duke vënë në shënjestër ata që u bashkohen grupeve terroriste brenda ose jashtë vendit dhe njerëzit që i mbështesin, financojnë apo rekrutojnë ata. Zyrtari i qeverisë u shpreh se autoritetet po përgatisnin akuza ndaj disa imamëve për nxitjen e krimeve të urrejtjes. Në një intervistë telefonike të zhvilluar të hënën, kryeministri Thaçi tha se autoritetet besojnë se janë me dhjetëra e jo me qindra kosovarë që luftojnë në Irak dhe Siri.Thaçi theksoi se një “numër i vogël i të rinjve” janë nxitur të luftojnë si rezultat i propagandës në mediet sociale dhe për shkak të ndikimit të “një numri të vogël imamësh”. Ai tha se qeveria po punon ngushtë me SHBA-në, Turqinë dhe BE-në për ta menaxhuar problemin.Kryetarja e Kosovës, Atifete Jahjaga u takua me diplomatë të lartë perëndimorë në Prishtinë, të hënën, për t’i informuar ata rreth aksionit, njofton një diplomat perëndimor.Është shënuar një shqetësim në rritje në mesin e qeverive evropiane për rreziqet terroriste që vijnë nga të rinjtë që kthehen nga luftimet në Irak dhe Siri. Autoritetet besojnë se një francez i dyshuar për vrasjen e katër njerëzve në muzeun Hebraik në Bruksel, në maj, ishte kthyer në Evropë pas luftimeve në Siri.Autoritetet evropiane vlerësojnë se afro 2,000 evropianë kanë udhëtuar për në Siri për të luftuar krahas rebelëve në betejën për ta rrëzuar kryetarin Bashar al-Assad.SHBA dhe vendet evropiane luftuan më 1999 për të detyruar ish-diktatorin serb, Slobodan Milosevic që t’i tërheqë forcat e tij jashtë Kosovës, ku një ofensivë brutale kundër shumicës së madhe myslimane la mijëra të vdekur dhe rreth 750,000 njerëz të dëbuar jashtë shtëpive të tyre.

    Koha Jone

  2. #2

    Për: The Wall Street Journal: Priten arrestime të bujshme në Kosovë të imamëve

    Ka ardhur pikerisht koha qe qeveria e Kosoves ta shikoje me me seriozitet problemin e ekstremizmit islamik e sidomos te predikuesve ekstremiste dhe ta shkuli kete fare te keqe nga toka shqiptare. Jane te shumte artikujt nder vite me fraza urrejtje, nxitje jo tolerance nder fetare, sulme ndaj figurave kombetare...shume faktore qe tregojne se ekstremizmi gjithmone ne rritje ne rradhe te shqiptareve te Kosoves e Maqedonise nuk eshte nje fantazi por nje realitet i hidhur. Elementa te tille ka kohe qe jane hasur dhe ne forum e vazhdimisht jane evidentuar nga une dhe te tjeret qendrimet e tyre ekstremiste. Nuk eshte aspak e rastesishme qe nje grup i caktuar gjithmone sulmonte cdo gje shqiptare dhe unifikonte sjelljen e tyre me islamin. Nuk eshte e rastesishme qe krejt papritur cdo figure kombetare me perkatesi fetare jo islame filloi te denigrohet rregullisht nga ky grup antaresh. Skenderbeu, Nene Tereza, rilindasit etj kane qene vazhdimisht objekt sulmi, ofendimi, mohimi. Nuk cuditem nese ne rradhet e ketyre te arrestuareve ne Kosove apo atyre te shpallur ne kerkim, te kete dhe antare te perjashtuar ose aktualisht pjesmarres te forumit.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e PoQari
    Anëtarësuar
    14-11-2010
    Postime
    34

    Për: The Wall Street Journal: Priten arrestime të bujshme në Kosovë të imamëve

    ​Si po i përdorin takimet e Enver Hoxhajt me opozitën siriane të dyshuarit për terrorizëm


    GazetaExpress E martë, 12 Gusht 2014 18:48
    Disa nga 40 të dyshuarit për terrorizëm që u arrestuan dje deklaruan sot në seancën gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit se kanë shkuar në Siri pas thirrjes së ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, për përkrahje të forcave opozitare atje. Hoxhaj kishte takuar opozitarë sirianë në Prishtinë më 26 prill të vitit 2012.

    Të arrestuarit kanë deklaruar se i janë përgjigjur thirrjeve të Hoxhajt për mbështetje të opozitës në Siri, i cili nuk ka bërë thirrje që kosovarët të shkojnë të luftojnë atje, por vetëm ka shfaqur mbështetje për opozitën siriane – përfaqësuesit e së cilës kishin premtuar njohjen e Kosovës pas rënies së Assadit.

    “Disa nga të arrestuarit për terrorizëm në gjykatë deklaruan se kanë shkuar në Siri në kohën kur ministri Enver Hoxhaj ka dalë dhe ka bërë thirrje për përkrahje të forcave opozitare në Siri”, janë disa nga fjalët e disa prej të dyshuarve për terrorizëm që sot janë paraqitur para gjykatës.

    Siç dihet Hoxhaj e kishte takuar opozitën haptazi, në zyrat e Qeverisë së Kosovës.

    “Qeveria e Republikës së Kosovës edhe më shumë do ta mbështes opozitën në Siri. Ne jemi të shqetësuar për gjendjen në Siri për shkeljen masive të të drejtave të njeriut dhe po ashtu jemi të interesuar që në të ardhmen në një mënyrë të mbështesim edhe financiarisht opozitën në Siri dhe jemi të interesuar që çdo kërkesë që ka opozita siriane, brenda mundësive tona, realisht t’i mbështesim aspirata e tyre edhe agjendën e tyre që Siria të jetë vend demokratik”, u kishte thënë hoxha në prillin e vitit 2012 një delegacionit të opozitës siriane” kishte thënë Hoxhaj.

    Mediat ndërkombëtare pas këtyre takimeve kishin raportuar që Qeveria e Kosovës, pos mbështetjes politike, i kishte dhënë edhe mbështetje logjistike me trajnime opozitës siriane, pohime që nuk janë konfirmuar nga pala kosovare.

    Protestat dhunshme që më vonë eskaluan në luftë nisën në mesin e vitit 2012 në Siri, luftë që më vonë, si rezistencë kundër Bashar Al-Asadit u murr komplet nga grupet paramilitare islamike, Shteti Islam i Irakut dhe Shamit (ISIS) dhe krahu zyrtar i Al-Kaida’së në Siri, “Xhabhatu Al-Nusra”, derisa Ushtria për Çlirimin e Sirisë (FSA) mbeti nën hije dhe e lënë pas dore nga perëndimi që e kishte mbështetur në fillim.

    Grupet islamike tash kanë kaluar me konfiskim territoresh edhe në Irak, dhe në Siri e Irka kërkojnë shtet me sheriat, derisa FSA’ja minore ka mbetur ende me kërkesën për një Siri demokratike.

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •