Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 6
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Te gjithe kemi degjuar per Beselidhjen e Lezhes ne vitin 1444 ne krye te se ciles ishte Gjergj Kastrioti. Po per princat e tjere qe moren pjese a behet fjale ? Cili ishte roli i tyre ? Ishin te gjithe me origjine arberore apo jo ? Ka ndonje dokument se cfar ndodhi e u shkruajt ne ate kuvend ?

  2. #2

    Pėr: Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Sipas Historise se Shqiperise:


    Kuvendi i Lezhės dhe krijimi i Besėlidhjes Shqiptare (2 mars 1444)




    Ēlirimi i vendit me kryengritjen e pėrgjithshme tė vitit 1443, ishte njė fitore historike qė duhej mbrojtur e ēuar mė tej. Pėrvoja e deriatėhershme shqiptare e ballkanike, sidomos kryengritjet e viteve 30 nė Shqipėri, kishin treguar se fuqisė ushtarake mė tė madhe tė kohės, Perandorisė Osmane, nuk mund t’i bėhej ballė pa bashkimin e forcave tė brendshme politike, ushtarake dhe ekonomike, si dhe pa bashkėpunimin me vendet e tjera. Prandaj Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu ndoqi njė politikė tė brendshme e tė jashtme shumė aktive. Mė mirė se kushdo tjetėr ai e kuptoi se pėr shqiptarėt nuk do tė kishte perspektiva pėr mbrojtjen e viseve tė lira, duke qėndruar nė pozitat e vjetra, pa kapėrcyer copėtimin politik tė vendit nė njė varg zotėrimesh tė pavarura dhe pa njė bazė organizative tė qėndrueshme, e cila do tė bashkėrendonte burimet njerėzore, ushtarake e ekonomike tė vendit, si dhe gjithė veprimtarinė e zhvilluar nė rrafsh tė brendshėm me atė tė ndėrmarrė nė rrafsh ndėrkombėtar.

    Pėr zgjidhjen e kėtyre detyrave, si hap tė parė e tė domosdoshėm Skėnderbeu gjykoi mbajtjen e njė kuvendi tė pėrgjithshėm, ku tė pėrfaqėsoheshin drejtuesit e zotėrimeve tė pavarura dhe fisnikė tė tjerė tė vendit. Pėr kėtė ai zhvilloi paraprakisht me ta takime vetjake, si rrjedhojė e tė cilave u vendos qė tė mbahej nė Lezhė njė kuvend i fisnikėve shqiptarė. Kuvendet krahinore e ndėrkrahinore tė fisnikėve, tė klerikėve apo tė pleqve, ishin njė traditė e njohur kombėtare e shqiptarėve e trashėguar ndėr shekuj, nėpėrmjet tė cilave realizohej bashkėpunimi dhe bashkimi i shqiptarėve. Njė kuvend me njė pėrfaqėsi kaq tė gjerė kombėtare, qė u vendos tė mbahej nė Lezhė nga shqiptarėt, ėshtė i pari qė njihet deri tani nė historinė e tyre.

    Lezha kishte njė pozicion gjeografik tė favorshėm pėr mbajtjen e Kuvendit. Ajo ndodhej nė afėrsi me zotėrimet e pjesėmarrėsve kryesorė tė Kuvendit, ishte e veēuar nga zotėrimet e tjera tė Venedikut dhe kishte lidhje tė ngushta ekonomike me viset e ēliruara shqiptare, veēanėrisht me ato tė Kastriotėve. Pėr mė tej, duke qenė Lezha nėn zotėrimin venecian, mėnjanoheshin mosmarrėveshjet e pakėnaqėsitė qė mund tė lindnin ndėrmjet sundimtarėve shqiptarė pėr vendin ku duhej tė mbahej Kuvendi, si dhe nė drejtim tė marrėdhėnieve me Republikėn e Venedikut. Mbajtja e tij nė Lezhė ishte si njė thirrje miqėsore pėr bashkėpunim nė luftėn kundėr osmanėve, qė fisnikėt shqiptarė i drejtonin me kėtė rast Republikės sė Shėn Markut.

    Kuvendi i fisnikėve shqiptarė u mbajt mė 2 mars 1444 nė Katedralen e Shėn Kollit nė Lezhė. Nė tė morėn pjesė udhėheqės tė kryengritjeve tė mėparshme antiosmane, si dhe pjesėtarė tė tjerė tė aristokracisė shqiptare. Midis tyre ishin: Skėnderbeu, Gjergj Arianiti, Andre Topia (bashkė me dy djemtė, Kominin e Muzakėn dhe tė nipin Tanushin), Gjergj Stres Balsha, Nikollė e Pal Dukagjini, Pjetėr Spani (bashkė me katėr djemtė, Aleksin, Bozhidarin, Vruon dhe Mirkon), Lekė Zaharia, Teodor Muzaka i Riu (dhe pjesėtarė tė tjerė tė kėsaj familjeje), Zahari Gropa, Lekė Dushmani bashkė me Pjetrin e fisnikė tė tjerė fqinjė me ta, Stefan Gjurashi (Cėrnojeviēi bashkė me bijtė e tij, Gjergjin e Gjonin) etj.. Skėnderbeu mbajti fjalėn e hapjes nė Kuvend dhe u ndal nė domosdoshmėrinė dhe rėndėsinė e bashkimit politik tė shqiptarėve. Pjesėmarrėsit diskutuan format e bashkėpunimit dhe rrugėt pėr realizimin e bashkimit politik tė tyre, nė themel tė tė cilit vunė institucionin mė tė rėndėsishėm kombėtar, atė tė besės. Ata institucionalizuan Kuvendin si forumin politik mė tė lartė vendimmarrės tė fisnikėve shqiptarė. Kuvendi vendosi qė bashkimi i shqiptarėve tė bėhej nė formėn e njė besėlidhjeje politike ndėrmjet drejtuesve tė zotėrimeve tė lira dhe fisnikėve tė tjerė tė vendit, qė u njoh me emrin Besėlidhja Shqiptare e Lezhės. Ajo ishte njė aleancė politike e ushtarake. Si kryetar i saj u zgjodh Skėnderbeu, kurse si institucioni mė i lartė vendimmarrės u bė Kuvendi i anėtarėve tė Besėlidhjes, i cili do tė mblidhej herė pas here pėr ēėshtje tė rėndėsishme. Nėpėrmjet Kuvendit realizohej dhe shprehej bashkimi i shqiptarėve.

    Vendim tjetėr shumė i rėndėsishėm i Kuvendit ishte krijimi i ushtrisė sė pėrbashkėt dhe caktimi i Skėnderbeut si komandant i pėrgjithshėm i saj. Ushtria e Bėsėlidhjes pėrbėhej nga dy pjesė: nga forcat e pėrhershme dhe nga ato tė pėrkohshmet qė mobilizoheshin vetėm nė rast lufte. Ushtria e pėrhershme formohej me luftėtarėt qė fisnikėt shqiptarė dėrgonin pranė komandantit tė pėrgjithshėm sipas njė kuote tė caktuar pėr secilin, si dhe nga ushtarėt qė mobilizonte vetė Skėnderbeu. Kėta formonin bėrthamėn kryesore tė ushtrisė sė pėrhershme, e cila vazhdimisht ishte nė gatishmėri luftarake dhe nė mbrojtje tė kėshtjellave, veēanėrisht atyre tė brezit kufitar lindor nga vinin zakonisht ushtritė osmane. Detyra kryesore e ushtrisė sė pėrhershme ishte mėnjanimi i sulmeve tė befasishme tė trupave osmane mbi viset e lira shqiptare dhe pengimi i depėrtimit tė tyre nė thellėsi tė vendit, derisa tė mobilizohej ushtria e pėrkohshme. Kjo formonte pjesėn mė tė madhe tė ushtrisė sė Besėlidhjes dhe pėrbėhej nga luftėtarėt qė mobilizoheshin pėrkohėsisht, kur parashikohej fillimi i sulmeve tė ushtrive armike. Nė ushtrinė e pėrkohshme pėrfshiheshin tė gjithė banorėt e viseve tė lira qė ishin nė gjendje tė pėrdornin armėt. Nė rast nevoje ushtria e pėrbashkėt mbronte vendin nga pushtuesit osmanė e veprimet armiqėsore tė vendeve tė tjera, si dhe interesat e zotėrimet e secilit anėtar tė Besėlidhjes.

    Pėr tė pėrballuar shpenzimet e mbajtjes sė ushtrisė, tė armatimit tė saj, etj., Kuvendi vendosi qė pranė Skėnderbeut tė krijohej njė arkė e pėrbashkėt. Fondet monetare tė saj do tė formoheshin nga ndihmat nė tė holla qė secili anėtar i Besėlidhjes do tė jepte sipas njė kuote tė caktuar nga Kuvendi, nga tė ardhurat e kriporeve tė Shėn Kollit, qė kishin Kastriotėt pranė grykėderdhjes sė lumit Mat, nga taksat doganore, si dhe nga tregtia e drithit, e metaleve etj.. Besėlidhja e Lezhės u krijua si njė aleancė politike dhe ushtarake e luftės sė pėrbashkėt tė fisnikėve shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė. Nė krye tė Besėlidhjes dhe tė organeve ushtarake e financiare tė saj u caktua njė udhėheqje e vetme, e kryesuar nga Skėnderbeu. Prandaj, edhe pse Besėlidhja kishte karakterin e njė aleance politike e ushtarake, me vendimet
    e Kuvendit tė Lezhės u bė njė hap i madh e vendimtar pėrpara drejt bashkimit politik tė vendit dhe krijimit tė njė pushteti qendror pėr tė gjitha viset e lira shqiptare, pushtet qė u pėrfaqėsua nga Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu.

    Anėtarėt e Besėlidhjes Shqiptare synonin qė, nė kuadrin e saj, tė ruanin autonominė e tyre dhe Skėnderbeu, si kryetar i saj, tė mos ndėrhynte nė zotėrimet e tė tjerėve, por tė ishte si « i parė ndėrmjet tė barabartėve ». Secili prej anėtarėve tė Besėlidhjes kishte trupa tė veēanta pėr tė mbrojtur zotėrimet e interesat e veta dhe ruante tė drejtėn tė kishte marrėdhėnie vetjake me vende e forca tė tjera politike jashtė Besėlidhjes. Realisht vendimet e Kuvendit i dhanė Skėnderbeut njė pozitė tė veēantė ndaj fisnikėve tė tjerė shqiptarė, dhe kėta, siē shprehej Gjon Muzaka, nė kushtet e rrezikut tė pushtimit osman, ishin tė detyruar « t’i bindeshin » atij. Kryengritja fitimtare e vitit 1443 dhe Kuvendi i Pėrgjithshėm Shqiptar i 2 marsit 1444 shėnuan njė kthesė vendimtare nė luftėn kundėr pushtimit tė huaj osman dhe hapėn rrugėn e zhvilimit tė vrullshėm tė procesit tė bashkimit politik dhe shpirtėror tė banorėve tė krahinave
    tė ndryshme shqiptare.

    Gjergj Kastrioti-Skėnderbeu doli nė krye tė jetės politike e ushtarake tė vendit jo rastėsisht. Pėr kėtė ndikuan: roli i veēantė i tij nė organizimin e Kryengritjes sė Pėrgjithshme tė vitit 1443, pozita gjeografike e shtetit tė Kastriotėve (qė ishte nė qendėr tė viseve tė lira dhe nėpėr tė kalonin rrugėt mė tė rėndėsishme qė lidhnin krahinat veriore me jugoret dhe lindoret me perėndimoret), zotėrimi prej tij i Krujės, kėshtjellės me pozicionin gjeografik mė tė pėrshtatshėm pėr administrimin e tė gjitha viseve tė ēliruara, dhe pėr tė hyrė nė kontakte tė shpejta me shtetet e huaja antiosmane, si dhe lidhjet e shumta farefisnore e martesore tė Kastriotėve me shumė familje fisnike tė tjera, si Muzakajt, Arianitėt, Stres Balshajt, Gjurashėt (Cėrnojeviēėt), Balshajt etj.. Mbi tė gjitha ishte personaliteti i vetė Skėnderbeut qė bėri tė mundur daljen e tij nė krye tė jetės politike e ushtarake tė Shqipėrisė. Mė tepėr se cilido anėtar tjetėr i Besėlidhjes Shqiptare, Skėnderbeu kishte tė gjitha cilėsitė pėr drejtimin me sukses tė luftės. Ai i njihte shumė mirė mundėsitė ekonomike, financiare e ushtarake tė vendit tė vet. Ndėrsa karriera e tij nė radhėt e kuadrove ushtarakė osmanė e kishte bėrė Skėnderbeun njohės po aq tė mirė tė fuqisė, organizimit dhe tė artit ushtarak tė osmanėve.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    17-07-2011
    Postime
    239

    Pėr: Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Nga kjo ngjarje ne Lezhe vihen re dy pika sipas meje. 1) Kuvendi ne Lezhe nuk u zhvillua per arsye fetare. 2) Nje pjese e princave qe moren pjese kishin origjine te huaj nga e ema ose nga i ati (sidomos greke ose sllave), gje qe do te thote se mardhenjet midis Shqiptareve te asaj kohe edhe fqinjeve ne mos te shqelqyera ishin shum te mira e martesat midis tyre nuk ishin te ralla.

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Citim Postuar mė parė nga TilVolioR Lexo Postimin
    Kuvendi ne Lezhe nuk u zhvillua per arsye fetare. .
    Te flasesh per periudhen e skenderbeut e te mos permendesh fene do te thote qe ske haberin nga historia. Shkurt e qarte me teper se nje lufte e shqiptareve ajo ishte lufte ndermjet islamit dhe krishterimit.

    P.s Mori pjese ndonje musliman shqiptar ne kuvendin e Lezhes?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5

    Pėr: Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Te flasesh per periudhen e skenderbeut e te mos permendesh fene do te thote qe ske haberin nga historia. Shkurt e qarte me teper se nje lufte e shqiptareve ajo ishte lufte ndermjet islamit dhe krishterimit.

    P.s Mori pjese ndonje musliman shqiptar ne kuvendin e Lezhes?
    marre perseri nga i njejti tekst:

    Besėlidhja e Lezhės u krijua si njė aleancė politike dhe ushtarake e luftės sė pėrbashkėt tė fisnikėve shqiptarė kundėr pushtuesve osmanė
    Sa per muslimnanet qe smoren pjese pergjigja eshte fare e thjeshte. E para e punes muslimanet ne ate kohe ishin te paket dhe nuk kishin arritur sferat e larta te aristrokracise se asaj kohe. E dyta dhe ata qe ishin, ishin sherbyes te ndyre te portes se larte. Ke do fusje ne Beslidhjen e Lezhes, Ballaban Pashen apo Hamzain?

  6. #6
    Vete zot, vete shkop Maska e jarigas
    Anėtarėsuar
    21-03-2003
    Vendndodhja
    Napoli,Italy
    Postime
    5,221

    Pėr: Princat Shqiptare ne Beselidhjen e Lezhes

    Citim Postuar mė parė nga angmokio Lexo Postimin
    Te flasesh per periudhen e skenderbeut e te mos permendesh fene do te thote qe ske haberin nga historia. Shkurt e qarte me teper se nje lufte e shqiptareve ajo ishte lufte ndermjet islamit dhe krishterimit.

    P.s Mori pjese ndonje musliman shqiptar ne kuvendin e Lezhes?
    Si eshte e mundur qe,, ndonese je i vetedijshem , sic tregon shkrimi me lart qe ke shkruar me doren tende, se islami ne Evrope erdhi nepermjet dhunes se ushtruar nga osmanet, ne vazhden e dhunes qe ka karakterizuar islamin qe ne ftillesen e vet, e se qenia jote mysliman deshmon se je mbeturine e perplasjes se qyteterimit aziatik me ate te stergjysherve te tu evropiane, ti te mbetesh akoma perkrahes i osmaneve e me keq akoma, mysliman??!!!!! Si mund edhe sikur te jesh i djegur nga trute, te vazhdosh te jesh akoma osman e t'i thuash vetes shqiptar!??
    Myslimanet e Ballkanit, jane deshmi e plages qe Islami i shkaktoi Evropes, kankrene qe s'eshte sheruar akoma e qe do te vazhdoje te dhembe!!!
    Kete e kuptoi Heroi evropian qe para shtate shekujsh, ndersa dudumat, edhe sot e kesaj dite, ndonese e shkruajne te verteten, vazhdojne te jene pjese e kankrenes....e madje, krenohen !!!!...."bijt e turpit, s'kane turp"....™
    Jarigas

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •