Vetëm pak ditë pas publikimit të videos nga forcat komando greke LOK me thirrje antimaqedonase dhe anti shqiptare ka reaguar ashpër qeveria maqedonase. Përmes një deklarate për mediat ajo dënon fjalorin e dhunshëm dhe kërcënues të ushtrisë greke.
“Është shqetësues fakti për raste të tilla jocivilizuese dhe të pahijshme që paraqiten me vite të tëra dhe përsëriten në Greqi, ndërsa opinion nuk kujton që ndonjëherë ka pasur ndonjë falje publike zyrtare apo distancim të autoriteteve greke. Sigurisht se i nuk pengon fakti kur maqedonasit, shqiptarët dhe turqit lënë paratë e tyre si turistë”, thuhet në reagimin e qeverisë së Shkupit.
Qeveria e Maqedonisë i tërheq vëmendjen edhe Bashkimit Evropian që sipas saj përmes heshtjes po toleron thirrje të tilla raciste dhe kërcënuese.
Ndërsa shton se po ndërmerren hapat diplomatike për të përcjellë reagimin edhe në adresë të Athinës zyrtare.
Ndërkaq vlen të theksohet fakti se nga qeveria shqiptare ende nuk ka asnjë reagim zyrtar lidhur me këtë çështje.
Video e publikuar në rrjetet sociale që prej 15 korrikut të këtij viti shfaq trupat e Batalionit Komando që thërrasin “Gjeneral, maleve pa bukë e pa ujë, ne do pimë vetëm gjak turku , gjak maqedonasi , arabi dhe shqiptari.”
Në vargjet e këngës “patriotike” të ushtarakëve thuhet edhe se “Shën Sofia në Stamboll do të bëhet greke,” “Qiproja dhe Maqedonia janë Greqi. ndërsa ofendojnë Turqinë.
Një video e tillë është publikuar edhe në 2010 gjatë festës kombëtare të Greqisë, gjë e cila u shoqërua me shumë reagime nga shqiptarët.
Krijoni Kontakt