Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Me perfundimin e Kampionatit Kombetar te Futbollit te Kategorise Superiore, kemi kete tabele klasifikimi si me poshte:



    Skenderbeu, si Kampion i Shqiperise, mer pjese ne Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Champions League.

    Kukesi dhe Laēi, qe ne perfundim te kampionatit u renditen respektivisht te dytet dhe te tretet, marin pjese ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.Flamurtari, i cili fitoi Kupen e Shqiperise, luan gjithashtu ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.

    Pas hedhjes se shortit per Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Champions League, Skenderbeut i takoi te gjente ne short Bate Borisov.

    FC BATE Borisov (BLR) v KS Skėnderbeu (ALB)

    Ndeshja e pare do te luhet me date 15 Korrik ne Bjellorusi ndersa ndeshja e kthimit do te luhet nje jave me vone ne Korēe. Besoj se nuk duhen shume fjale per te treguar kush eshte BATE Borisov, pasi tashme te gjithe e kemi pare qe ky ekip ka qene pjese e grupeve ne UEFA Champions League ne edicionin 2012-2013 e madje shkaktoi edhe nje rezultat surprize duke mundur 3-1 Bayern Munich qe ate sezon u shpall kampion i UEFA Champions League.
    ______

    Pas hedhjes se shortit per UEFA Europa League, ekipet Shqiptare gjeten keto kundershtare:

    FC Sioni Bolnisi (GEO) v KS Flamurtari (ALB)

    FC Kairat Almaty (KAZ) v FK Kukėsi (ALB)

    NK Rudar Velenje (SVN) v KF Laēi (ALB)


    Sioni Bolnisi eshte ekip gjeorgjian, i cili e mbylli kampionatin ne vendin e 4-ti ne klasifikim. Ne kampionatin gjeorgjian marin pjese 12 ekipe dhe ne perfundim te kampionatit, 6 vendet e para luajne ndeshje mes tyre per te percaktuar Kampionin dhe ekipet qe do marin pjese ne Kupat e Europes. Ne Play-Off, Sioni Bolnisi u kualifikua i treti duke u kualifikuar per ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.

    Kairat Almaty eshte ekip nga Kazakistani i cili ka te njejtin sistem si kampionati Gjeorgjian. Kairat Almaty u rendit i 5-ti ne kampionatin e Kazakistanit ndersa ne Play-Off ne vendin e trete duke u kualifikuar per ne Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League.

    Rudar Velenje eshte ekip nga Sllovenia qe e mbylli kampionatin ne vendin e 3-te te klasifikimit te pergjithshem.

    Takimet e para te Turit te Pare para-eleminator te UEFA Europa League jane luajtur me daten 3 Korrik, ndersa takimet e kthimit jane luajtur me daten 10 Korrik. Te tre ekipet shqiptare i kane luajtur takimet e para ne transferte, ndersa takimet e kthimit ne shtepi.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  2. #2

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Si eshte katandisur futbolli ne Shqiperi. Del Kuksi e Laci vend te 2 e te 3-te. Hajde gallate hajde...

  3. #3
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Flamurtari, Laēi dhe Kukesi kane permbyllur takimet e tyre te vlefshme per Turin e Pare para-eleminator te UEFA Europa League. Pas perfundimit te takimeve kemi keto rezultate:

    E Enjte, 3 Korrik:

    Ora 16:00 - Kairat Almaty 1 - 0 Kukesi
    Darabayev '89

    Ora 19:00 - Sioni Bolnisi 2 - 3 Flamurtari Vlore
    Isiani '27, '30 / Veliu '20, Kuqi '74, Shehaj '90+3

    Ora 20:00 - Rudar Velenje 1 - 1 KF Laēi
    Klinar '17 / Adeniyi '89

    E Enjte, 10 Korrik, ndeshjet e kthimit

    Ora 17:00 - *KF Laci 1 - 1 Rudar Velenje (Penallti 3-2)
    Adeniyi '58 / Eterovic '90+3

    Ora 19:00 - *Flamurtari Vlore 1 - 2 Sioni Bolnisi
    Shehaj '85 / Ugulava '56, Kuqi '83 (autogol)

    Ora 19:30 - Kukesi 0 - 0 Kairat Almaty*

    Me * jane shenuar ekipete kualifikuara.

    Keshtu, Laēi u kualifikua fale penalltive. Duhet theksuar se Laēi ka luajtur shume me mire se Rudar dhe ka patur mundesine ta mbylle ndeshjen brenda 90 minutave nese do t'i kishte finalizuar si duhet rastet e pastra qe kishte. Ajo qe me beri pershtypje ishte se futbollistet e Laēit ishin shume me te pregaditur fizikisht se ata te Rudar. Gje e rralle kjo per ekipet Shqiptare.
    Ndersa portieri i Laēit eshte treguar fantastik nga pika e bardhe e penalltive. Arriti te neutralizoje ne menyre fantastike 3 penalltite e para qe gjuajten lojtaret e Rudar. Ishte pikerisht Vujadinoviē heroi i kualifikimit per ekipin e Laēit.

    Flamurtari kaulifikohet per ne turin tjeter te UEFA Europa League si pasoje e shenimit te me shume golave ne fushe kundershtare se sa ekipi i Sioni Bolnisi. Rezultati i pergjithshem eshte 4-4, por nga 4 golat, Flamurtari ka shenuar 3 gola ne fushe kundershtare, ndersa Sioni vetem 2. Keshtu qe Flamurtari vijon me tej fale rregullit te golit ne fushe kundershtare.

    Ndersa ekipi i Kukesit u eleminua me rezultatin e pergjithshem minimal 1 - 0. Vendosi keshtu pra rezultati i takimit te pare. Duhet theksuar se Kukesi i eshte imponuar Almatyt me lojen e vet por nuk ka mundur te finalizoje si duhet aksionet. Po ashtu i eshte mohuar edhe nje penallti flagrante nga arbitri i takimit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  4. #4
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Pas perfundimit te Turit te Pare para-eleminator te UEFA Europa League, do te kemi dy ekipe Shqiptare ne Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Europa League, nga 3 ekipet qe moren pjese ne Turin e Pare.

    Ndeshjet e radhes do te jene:

    FC Petrolul Ploieşti (ROU) v KS Flamurtari (ALB)

    KF Laēi (ALB) v FC Zorya Luhansk (UKR)

    Ndeshjet e para do te luhen ne daten 17 Korrik ndersa ndeshjet e kthimit nje jave me vone, me 24 Korrik. Flamurtari do ta luaje ndeshjen e pare ne transferte, ndersa Laci ne shtepi.

    Petrolul Ploiesti eshte ekip rumun, qe u klasifikua i 3-ti ne renditjen e pergjithshme ne perfundim te Kampionatit Rumun te Futbollit. Petrolul Ploiesti mer pjese direkt ne Turin e Dyte para-eleminator te UEFA Europa League, pasi Kampionati Rumun i Futbollit ka nje koeficient veshtiresie me te larte se Kampionati Shqiptar i Futbollit.
    Ekipi i Petrolul stervitet nga Razvan Lucescu, i cili me pare kujtojme qe ka qene edhe trajner i Rapid Bucuresti dhe trajner i Kombetares Rumune ne vitet 2009-2011. Pjese e ekipit te Petrolul eshte edhe sulmuesi veteran i Rumanise, Adrian Mutu qe ka qene pjese e ekipeve te njohura ne europe si Inter, Parma, Fiorentina, Juventus, Chelsea, etj.

    Zorya Luhansk eshte ekip Ukrainas. Zorya u klasifikua e 6 ne renditjen e kampionatit Ukrainas qe dergon gjithsej 5 ekipe ne Kupat e Europes dhe fituesin e Kupes se Ukraines, por u kualifikua per ne UEFA Europa League sepse dy ekipet Finaliste te Kupes se Ukraines ishin kualifikuar ne kupat e europes direkt nga klasifikimi i pergjithshem, e per pasoje, kualifikohet ne kupat e europes ekipi i 6 ne renditjen e pergjithshme te Kampionatit. Ndeshja e kthimit qe do te luhet ne Ukraine ne daten 24 Korrik nuk do te luhet ne stadiumin e ekipit te Zoryas per shkak te luftimeve mes Ukrainasve dhe pro Ruseve ne ate rajon. Ndeshja e kthimit do te luhet ne Kiev ne stadiumin e Dinamos se Kievit.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  5. #5
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Citim Postuar mė parė nga Darius Lexo Postimin
    Si eshte katandisur futbolli ne Shqiperi. Del Kuksi e Laci vend te 2 e te 3-te. Hajde gallate hajde...
    Thuj ēa dush ti, po ekipet me tradite si Tirana, Partizani, Dinamo e Vllaznia kane luajtur nje jete ne kupat e europes dhe kane lene kokrren e namit, ndersa Kukesi vjet mori pjese per here te pare dhe arriti deri ne raundin e fundit ku u eleminuan nga Trabzonspor i Turqise, me shume-fish buxhetin e Kukesit, ekip qe ka mare pjese ne UEFA Champions League duke fituar ndaj Interit madje ne grupe si dhe mer pjese rregullisht ne UEFA Europa League vitet e fundit.

    Ndersa Skenderbeu jo me ndonje tradite kushedi, vitin e kaluar arriti te kaloje Turin e Dyte para-eleminator dhe u takua ne Turin e Trete me Chernomorets duke u eleminuar me nje rezultat minimal ne Ukraine. Nese do arrinte te kaulifikohej me Chernomorets, do te luante ne Turin e Fundit para-eleminator te UEFA Champions League ku edhe nese eleminohej do te merte pjese ne grupet e Europa League.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e EXODUS
    Anėtarėsuar
    15-06-2003
    Vendndodhja
    Intravenous..
    Postime
    1,667

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Nuk jepet Skėnderbeu, barazim historik me Bate Borisov

    Emri:  phpimage.jpg

Shikime: 1980

Madhėsia:  140.2 KB

    Skėnderbeu bėn surprizėn e madhe, e mbyll nė barazim pa gola ndeshjen e parė tė turit tė dytė tė Ligės sė Kampioneve me Bate Borisov. Rezultat mbresėlėnės, po tė kihet parasysh se luhej nė transfertė dhe ndaj njė kundėrshtari me emėr e me njė buxhet tė konsiderueshėm financiar, qė ka provuar edhe fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve. Nė stadiumin ku kampionėt e Shqipėrisė dolėn tė pamposhtur kėtė tė martė janė mundur hic mė pak se bavarezėt e Jup Hejnkes nė vitin kur patėn sukses tė trefishtė. Kujtojmė se BATE Borisov nė vitet e fundit ėshtė klubi qė ka vėnė diktaturė nė futbollin bjellorus, pasi e fiton titullin kampion pa ndėrprerje qė nga viti 2006. Pėrpos kėsaj, BATE ka vėnė njė traditė edhe nė Europė, ku kulmin e ka nė sezonin 2012-2013, pasi kaloi nė fazėn e grupeve nė Ligėn e Kampioneve. Bjellorusėt ndodheshin nė grup me Bajernin e Mynihut, Valencian dhe Lilėn. Historike ishte fitorja 3-1 qė ata arritėn ndaj Bajernit tė Mynihut.


    BATE BORISOV-SKENDERBEU 0:0
    BATE: Chernik, Gayduchik, Khagush (Gordeychuk 70′), Filipenko, Polyakov, Karnitski, Aleksievich, Krivets (Pavlov 70′), M.Volodko, Sihnevich, Rodionov. Trajner: Aleksandr Yermakovich
    SKENDERBEU: Shehi, Arapi, Osmani, Ademir (Nimaga 74′), Vangjeli, Radaš, Progni (Jashanica 90+5′), Orelesi, Lilaj, Shkembi, Sefa (Ribaj 90+2′). Trajner: Mirel Josa
    Gjyqtare: Georgi Kabakov, Ivan Valchev, Martin Margaritov (Bullgari)
    Kartone te verdhe: Krivets 38′, Rodionov 54′ / Progni 43′, Radas 44′, Orelesi 50′, Arapi 70′, Sefa 72′
    Bate-Skenderbeu 0-0, Shkembi ne dyluftimNdeshja Skėnderbeu ka zhvilluar qė nga fillimi njė ndeshje dinjitoze, duke mos u shfaqur inferior karshi njė kundėrshtari me emėr, qė ėshtė mėsuar tė luajė edhe nė fazėn e grupeve tė Ligės sė Kampioneve. Kujtojmė kėtu se Bate Borisov luajti nė njė grup kualifikues me Bajernin e Mynihut nė Champions, madje i mundi bavarezėt me rezultatin 3-1 nė Minsk. Skuadra e drejtuar nga Mirel Josa luajti me uniforma tė reja, ato tradicionale, edhe me shpresėn se do t’i sillte fat. Fantastik me pritjet e tij portieri Orges Shehi, superndeshje pėr Kristi Vangjelin, ish-mbrojtėsin e kombėtares kuqezi, qė ka luajtur edhe nė Greqi e Ukrainė. Nė tėrėsi, Skėnderbeu funksionoi edhe si grup, ku repartet mbėshtetėn mė sė miri njėri-tjetrin dhe mundėsuan ekuilibrin e domosdoshėm nė veprimet defensive, sidomos, karshi Bate Borisovit, qė ushtronte presing, ishte tėrėsisht e orientuar nga porta korcare dhe bėri gjithcka pėr ta zhbllokuar rezultatin e bardhė. Por kampionėt e Shqipėrisė nuk ditėn vetėm tė mbroheshin, sepse rrezikuan seriozisht, iu afruan ndjeshėm golit nė minutėn e 24-t me Orelesin. Goditja e mesfushorit kuqebardhė tronditi bjellorusėt, duke ua qartėsuar edhe mė shumė idenė atyre se nuk do ta kenė tė lehtė ndaj tė besuarve tė Mirel Josės. Dy kartonė tė verdhė, tė panevojshėm, nė pjesėn e parė pėr Prognin dhe Radasin, ndėrkohė qė luftoi shumė dhe e mbajti nė panic prapavijėn kundėrshtare lushnjari Fatjon Sefa. Ai pėrbėnte majėn e ofensivės korcare, i mbėshtetur nga Lilaj dicka mė pas, por edhe Progni e Shkembi.
    Pjesa e dytė ka qenė mė dominuese pėr vendėsit, qė nuk i kanė rreshtur sulmet e tyre drejt kuadratit korcar, por kanė hasur nė njė barrikadė tė vėrtetė tė ndėrtuar dhe ideuar me kujdes nga Mirel Josa. Pas 70 minutash lojė, trajneri i Bate Borisov bėn dy zėvendėsime tė menjėhershme, duke dashur t’i japė njė tjetėr shtysė lojės sė tė tijve. Pėrforcimet bėhen nė sulm, nė pėrpjekje tė ethshme pėr tė shėnuar, duke parė kalimin e minutave. Kryesori bullgar nuk i kursen kartonėt e verdhė, sidomos pėr korcarėt, disa prej tė cilėve zverdhen rast pas rasti. Trajneri Josa vendos tė bėjė zėvendėsimin e parė nė minutėn e 74-t. Braziliani Ademir ia lė vendin Nimagės, njė lojtar tipik sulmues ky, qė i bashkangjitet Sefės nė repartin e pėrparmė. Trajneri i kampionėve tė Shqipėrisė guxon shumė nė kėtė rast, duke tentuar tė shfrytėzojė hapėsirat e krijuara nga Bate Borisov, e hedhur e tėra nė sulm. Kuqebardhėt i luajnė 15 minutat e fundit me dy sulmues tė deklaruar, duke iu pėrgjigjur me tė njėjtėn “monedhė” kundėrshtarit, qė pak e nga pak humbet qetėsinė dhe nė mėnyrė dėshpėruese kupton se ndeshja ka prekur fundin dhe goli nuk ka dalė dot nė dritė. Njė barazim mbresėlėnės i Skėnderbeut nė Minsk, ndaj njė skuadre me shumė potrencial dhe me njė buxhet dhjetėra herė mė tė madh, me eksperiencė nė Ligėn e Kampioneve, por qė kishte katėr mungesa tė rėndėsishme kėsaj here. Gjithcka do tė nisė nga zero ndeshjen e kthimit nė Korcė, kur do tė vendoset edhe fati i skuadrės qė kualifikohet pėr mė tej. Kuqebardhėt do tė kenė me vete “lojtarin e 12-tė”, tifozėt e shumtė korcarė, tė gatshėm pėr ta mbushur stadiumin e qytetit juglindor dhe pėr tė qenė pjesė e rėndėsishme e njė kualifikimi tė mundshėm tashmė, pas barazimit nė Bjellorusi.





    Burimi: http://www.panorama-sport.com/lajmi-...#ixzz37ZpLqgG4

    .................................................. .....

    Forca Kampiona, qendrese edhe nje 90minutsh tjeter, kesaj here ne Strofull: vallezim me Ujqeriiiiiit!!

  7. #7
    Emathia Maska e MaDaBeR
    Anėtarėsuar
    20-05-2003
    Vendndodhja
    Nė ēdo vend ku ka jetė
    Postime
    5,321

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    U habita edhe une kur mesova se rezultati BATE Borisov vs Skenderbeu ishte 0-0. Per vete eksperiencen, cilesine e lojtareve, infrastrukturen dhe organizimin qe ka BATE si klub, kisha menduar se fitorja per ta nuk do te ishte e veshtire perballe nje Senderbeu modest. Mesa lexova ne gazete, Kristi Vangjeli kishte qene fenomenal dje per Skenderbeun. I pakalueshem ne mbrojtje. Uroj qe Skenderbeu te beje nje ndeshje te madhe ne Korēe e te kaloje ne Turin tjeter.
    Pėr inad tė Djallit dhe Shqyptarėvet, Zoti ka me mbajtė Shqypninė mė kambė me nder e me lumni

  8. #8
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Citim Postuar mė parė nga madaber Lexo Postimin
    thuj ēa dush ti, po ekipet me tradite si tirana, partizani, dinamo e vllaznia kane luajtur nje jete ne kupat e europes dhe kane lene kokrren e namit, ndersa kukesi vjet mori pjese per here te pare dhe arriti deri ne raundin e fundit ku u eleminuan nga trabzonspor i turqise, me shume-fish buxhetin e kukesit, ekip qe ka mare pjese ne uefa champions league duke fituar ndaj interit madje ne grupe si dhe mer pjese rregullisht ne uefa europa league vitet e fundit.

    Ndersa skenderbeu jo me ndonje tradite kushedi, vitin e kaluar arriti te kaloje turin e dyte para-eleminator dhe u takua ne turin e trete me chernomorets duke u eleminuar me nje rezultat minimal ne ukraine. Nese do arrinte te kaulifikohej me chernomorets, do te luante ne turin e fundit para-eleminator te uefa champions league ku edhe nese eleminohej do te merte pjese ne grupet e europa league.
    shko rritu mor bir se je i vogel

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anėtarėsuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Citim Postuar mė parė nga drague Lexo Postimin
    shko rritu mor bir se je i vogel
    Agghiacciante Ledio,

    Bej te fala systemes,

    Do ndrrojme Pirlon me Muntarin tani...

    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  10. #10
    I love god
    Anėtarėsuar
    23-02-2007
    Postime
    8,043

    Pėr: Ekipet Shqiptare ne Kupat e Europes

    Citim Postuar mė parė nga Xhuxhumaku Lexo Postimin
    Agghiacciante Ledio,

    Bej te fala systemes,

    Do ndrrojme Pirlon me Muntarin tani...

    kto po lujn me ekipet e fermave ruse

    partizani- austria vien 2-0 kam qen personalmente ne staduim

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •