Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,977
    Postimet në Bllog
    22

    Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Edhe Shqipëria është pjesë e synimeve të ISIS për të krijuar një shtet të madh islamik.

    Emri:  siss.jpg

Shikime: 1908

Madhësia:  12.3 KB

    Një hartë që po qarkullon në internet menjëherë pasi grupi islamik ISIS shpalli se ka vendosur “kalifatin” në disa territore të pushtuara prej tij në Irak dhe Siri tregon se cilat janë synimet e kësaj organizate.

    Harta që shihni tregon se Shqipëria, Kosova, Bosnje Hercegovina, Greqia, Rumania dhe Bullgaria do të jenë pjesë e shtetit Islamik, por jo vetëm kaq kontrolli i ISIS do të shtrihet deri në Spanjë dhe Austri.

    Pjesë e hartës së publikuar nga anëtarë të ISIS janë vendet që njihen apo konsiderohen me popullsi myslimane.

    Më tej harta vazhdon me Lindjen e Mesme, Afriken e Veriut dhe disa vende aziatike.

    Ndërkaq sipas prestigjozes “Daily Mail” Spanja pritet të jetë e para që mund të pushtohet dhe flitet për hapa e plane konkrete, sipas të cilave ky shtet do të jetë nën kontrollin e ISIS brenda vitit 2020.

    Synohet që brenda 5 viteve, apo dhe cika më shumë ISIS të shtrihet pothuajse në të gjitha kontinentet, me përjashtim të Amerikës.

    Militantët islamikë u kanë bërë thirrje muslimanëve të pajtohen dhe të bëhen pjesë e kësaj aleance dhe të refuzojnë demokracinë e cdo politike tjetër të perëndimit.

    Kujtojmë se vetëm pak ditë më parë një video e publikuar në yuotube tregonte shtetasin kosovar, Lavdërim Muhaxheri, I cili po festonte “çlirimin” e Mosulit dhe marrjen nën kontroll të këtij qyteti nga ISIS.

    Koha Jone

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Kisha idene qe ISIS bente vetem vrasje por mesa shoh qenkan njesh dhe per humor
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Edhe Shqiperia...
    Keta e paskan marre gjithe Ballkanin dhe Spanjen, lere me Shqiperine.

    Cfare kane kunder Italise?!

  4. #4
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    02-11-2012
    Vendndodhja
    Vojnovc Shtime
    Postime
    412

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga angmokio Lexo Postimin
    Kisha idene qe ISIS bente vetem vrasje por mesa shoh qenkan njesh dhe per humor
    Fuqia e zotit eshte e madhe .ai nuk i thyen premtimet e as nuk genjen

  5. #5

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Ti me siper ne nje teme tjeter kishe shprehur qarte sundimin e islamit ne te gjithe boten dhe jam i sigurt qe kur lexoni kete lajm, kaloni ne masturbim mendor. Por ska per te ndodhur kurre. Enderroni me sy hapur per kalifate islame apo sheriat ne Shqiperi. Qielli me token te bashkohen, ajo gje ne Shqiperi nuk ndodh kurre.

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Enkeleu (30-06-2014),Korcar-L1 (01-07-2014)

  7. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anëtarësuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Shtimjanii Lexo Postimin
    Fuqia e zotit eshte e madhe .ai nuk i thyen premtimet e as nuk genjen
    Pse shkruan pa lidhje. Tema nuk flet per fuqine dhe premtimet e zotit por per ISIS. Kot per kuriozitet , kur vertete i beson fuqise dhe vertetshmerise se profetesise se pejgamberit a.s mbi ISIS cfare ben akome ne kosove? Pse nuk shkon e ti bashkohesh ISIS?
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Me sa mbaj mënd , më ngjan me hartën Otomane, vetëm se kësaj here paskan avancuar më shumë duke pushtuar Spanjën dhe Portugalinë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  9. #8
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Prej luftese se shpallur nga amerika kunder terrorizmit - "Boshti i se Keqes" - ,kemi arrdhur deri aty qe te shpallen shtete terroriste para hundes se Shba-se !
    Per keto kriminel te ISIS (tani e kane nderruar emrin ne IS ,shteti islam) ,qe vrasin,masakrojne civil,kryqezojne publikisht njerez,prerje te kokes ,dhunime te femrave ,duhet nderruar terminologjine dhe duhet quajtur ISLAMO- FASHIZEM....Keta islamiko-fashist jane duke e shfrytezuar destabilizimin e rajonit,por pas nje kohe ndoshta i sherben SHBA-se si justifikim per te intervenuar perseri ne kete pjese te Botes,sic e bene ne Afganistan kur atje ne pushtet ishin talebanet e cmendur,historija eshte duke u perseritur tani ne Irak dhe Siri.
    Thjesht,eshte turp qe te lejohen keta monstra te formojne kuazishtete,duhet te intervenojne fuqishem Shba dhe ti bombardoje me bomba te pasuruara me uranium ...motivi per ti fshire nga faqja e dheut eshte shume i lehte : Shkelje brutale dhe masive e drejtave elementare te Njeriut !
    Hajde Obama tregoje vehten tani,mjaft u turperove!

    Perndryshe Kalif dhe emiri i te gjithe botes muslimane eshte shpallur krimineli dhe spiuni i Mosadit,Bakir al-Bagdati dhe ka paralajmeruar qe prej ketij momenti,ne cdo shtet musliman (na kane futur edhe neve Kosove dhe Shqiperi) nuk vlejne institucionet e zgjedhura,legjitime jane vetem sherijati qe do e vendosin militantet e IS,ndersa pushtetin ne keto vende duhet ta ushtrojne gjyqet islamike.
    Al-Bagdati ka bere thirrje qe cdo musliman duhet ti bindet vullnetit te tij...

    P.S: nuk eshte qesharake ky lajm,une mendoje qe kjo ngjarje per skenen xhihadiste te islamo-fashisteve eshte e te njejtes rendesi si sulmet ne Nju Jork !
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 30-06-2014 më 20:06
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  10. #9
    i/e regjistruar Maska e semiku
    Anëtarësuar
    11-04-2010
    Postime
    1,202

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Me sa mbaj mënd , më ngjan me hartën Otomane, vetëm se kësaj here paskan avancuar më shumë duke pushtuar Spanjën dhe Portugalinë
    Jo,Jo ...harten mire e kane bere IS-et,nuk jane edhe aq budallenj sa i mendojne njerezit.Osmanet jo,por arapet e kane pasur te pushtuar Spanjen dhe Portugaline.
    Madje kane pretendime ta zgjerojne harten deri ne paralagjet e Parisit ... sic e shoh nga harta ,ja paskan marre edhe Krimene Putinit ... wow
    Ndryshuar për herë të fundit nga semiku : 30-06-2014 më 20:21
    Rri qetë dhe fol Shqip !

  11. #10

    Për: Harta e ISIS, pjesë e shtetit “islamik”edhe Shqipëria

    Ameriken s'do e pushtojne shpetova une

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •