Qellimi i Suarezit sipas te gjitha gjasave ka qene provokimi i Chiellinit dhe perjashtimi i tij nga loja...
Me perjashtim te mbrojtesve me pervoje, shume lojtare ndaj nje kafshimi te tille do te reagonin instinktivisht me kundergoditje me berryl apo ngjashem, keshtu qe referi apo referi anesor aksionin fillimisht do ta interpretonin si goditje te Chiellinit kunder Suarezit dhe jo si reagim ndaj kafshimit. Pra, Suarezi jo vetem qe ka kafshuar,por permes ketij aksioni ka tentuar ta demtoje kundershtarin per ta bere edhe me te sigurte fitoren/kualifikimin e Uruguajt. Kafshimi nuk ka ndodhur ne minuten e 89, por ne minuten 79 apo se paku 15 minuta para perfundimit te ndeshjes.
Sipas mendimt tim, kafshimi nuk ka qene i rastesishem, instinktiv apo pa paramendim. E vetmja gje qe se ka llogaritur mire Suarez ka qene reagimi i FIFA pas ndeshjes dhe lartesia e denimit. Sigurisht ka llogaritur me denim per vetem nje apo dy ndeshjet e ardhshme. Per ate, ne ato momente, kualifikimi i sigurte i Uruguajt ka qene me i rendesishem se mungesa e tij ne ndeshjen e ardhshme kunder Kolumbise.
I njejti Suarez ngjashem pat vepruar edhe ne KB 2010, kur ne minuten e fundit te ndeshjes e mbrojti me dore nje gol te sigurte te Ganes duke shkaktuar penallti, te cilen nuk arriti ta realizoje ganezi Gyan. Ne Penallti humbi Gana dhe Uruguaj arriti te kualifikohet per gjysmefinale. Suarez u ndeshkua dhe nuk pati te drejte te luaj ne gjysmefinale, por askush nuk kishte pritur qe Uruguaj do te arrinte deri ne Finale. Pra, edhe ne kete rast Suarez u "veteflijua" per ekpin dhe nacionin.
Suarezi ne momentin kur e kafshoi Chiellinin sigurisht se nuk ishte fare i bindur se Uruguaj do te fitonte kunder Italise dhe do kualifikohej.
The most memorable match of 2010
Krijoni Kontakt