Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1

    Britani, "frikë" nga emigrantët shqiptarë pas marrjes së statusit

    Britani, "frikë" nga emigrantët shqiptarë pas marrjes së statusit





    Një shqetësim i madh e ka pushtuar Britaninë e Madhe menjëherë pas marrjes së statusit të vendit kandidat nga Shqipëria, mbi një valë të mundshme të emigracionit masiv të qytetarëve të saj.

    Ministrat e 28 vendeve anëtare të BE-së, duke përfshirë edhe Mbretërinë e Bashkuar, ranë dakord për t'i dhënë Shqipërisë "statusin e kandidatit", duke hapur kështu rrugën për negociatat për anëtarësimin përfundimtar.

    Por ky vendim zemëroimjaft zyrtarë konservatorë në një takim në Luksemburg, të cilët i druhen faktit që Shqipëria pasi të bashkohet me BE-në, do të ketë liri lëvizjeje për të gjithë qytetarët e një ish-shteti komunist.

    Zyrtarët e DoWning Street, këmbëngulën se Shqipërisë do t'i duhet shumë kohë, madje dekada të tëra negociatash, përpara se ajo të bëhet një shtet me të drejta të plota në Evropë.

    Tory MP Nigel Mills, personi i cili bëri fushatë kundër lehtësimit të kontrollit të vizave me Rumaninë dhe Bullgarinë në fund të vitit të kaluar, tha se:

    "Është e vështirë të imagjinohet se Shqipëria është diku afër nivelit të zhvillimit ekonomik apo social, ose nëse ka nivelin demokratik dhe sistemin e drejtësisë në vend, të njëjtë me një anëtar të BE-së”. Shqipëria është një vend tepër i varfër, kështu që ideja që qytetarët e saj duhet të kenë lirinë e plotë të lëvizjes për të ardhur këtu, është qesharake”.

    "Nuk duhet në asnjë mënyrë që Britania të mbështesë Shqipërinë për ta lejuar në BE, në gjendjen e tanishme”, shtoi ai.

    Por pavarësisht pesimizmit dhe frikës së konservatorëve anglezë, ministri gjerman në Evropë, Michael Roth, këmbënguli se statusi i kandidatit nuk garanton anëtarësimin e menjëhershëm të Shqipërisë në BE.

    E ndërsa ky duket të jetë një lajm qetësues për britanikët, mbetet mjaft shqetësues për Shqipërinë, për reputacionin e saj në sytë e ndërkombëtarëve, dhe për punën e madhe që vendi ynë duhet të bëjë, derisa të mund të quhet me të drejta të plota "europiane".

    Gazeta Express

    Shekulli

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-11-2005
    Postime
    8,691

    Për: Britani, "frikë" nga emigrantët shqiptarë pas marrjes së statusit

    Keta britaniket jane injorant dhe kurva.
    Se i zgjidhen problemet me pakistanezet dhe tani mbeten shqiptaret per te patur frike.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e luleshtrydhe1
    Anëtarësuar
    19-06-2014
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    89

    Për: Britani, "frikë" nga emigrantët shqiptarë pas marrjes së statusit

    Citim Postuar më parë nga xfiles Lexo Postimin
    Keta britaniket jane injorant dhe kurva.
    Se i zgjidhen problemet me pakistanezet dhe tani mbeten shqiptaret per te patur frike.
    E ke thene fiks.
    Adresat e faqeve personale mund ti vendosni ne profil por jo ne firm. Stafi i Forumit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •