Close
Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314
Duke shfaqur rezultatin 131 deri 136 prej 136
  1. #131

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    The Telegraph: Shqipëria do të hapë negociatat për hyrjen në BE-në, "dorëzohet" Kamerun




    “Shqipëria do të nisë bisedimet për anëtarësimin në BE pasi David Kamerun ka tërhequr kundërshtimin”, kështu është titulli i një shkrimi të publikuar sot në gazetën britanike “The Telegraph”. Kjo është hera e parë kur flitet për hapjen e negociatave, pas marrjes së statusit, për të cilin ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së ranë dakord dje gjatë takimit në Luksemburg.

    David Cameron do të tërheqë kundërshtimin e tij të mëparshëm ndaj kandidaturës së Shqipërisë për t'u bërë kandidate për anëtarësim në BE në samitin e Brukselit të premten, pasi refuzimi i tij nuk është mirëpritur nga Zhan-Klod Junker, president i Komisionit Evropian.

    Vendimi për bllokimin e statusit të Shqipërisë, erdhi pasi Britania kërkonte që Evropa të forcojë kontrollin mbi lëvizjen e lirë të popullsisë, për të parandaluar dyndjen e shqiptarëve të varfër apo kriminelëve në vend.

    Paga mesatare mujore në Britani është pothuajse 10 herë më e lartë se në Shqipëri, një vend i varfër i Ballkanit me një popullsi prej 3.2 milionë njerëz, papunësi prej 13 për qind dhe me krim të organizuar, thotë e përditshmja britanike “The Telegraph”.

    Dhjetorin e kaluar, kryeministri premtoi se do të bllokonte marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë, deri sa BE-ja të merrte masat për të ndryshuar rregullat mbi lejimin e lëvizjes së lirë për anëtarët e rinj, për më shumë se shtatë vitet e ardhshme.

    Nga ana e tij, Cameron e ka përkrahur kërkesën e Shqipërisë për t'u bashkuar, me shpresën që procesi i "pranimit" do të ndihmojë qeverinë e re shqiptare të përshpejtojë reformat dhe të pastrojë vendin nga korrupsioni, ndërsa Britania, mban të drejtën e vetos për lejimin e Shqipërisë në BE, për 20 vitet e ardhshme.

    "Kryeministri vendosi se të gjithë anëtarësimet në të ardhmen, do të duhet të jenë subjekt i kontrolleve të reja. Kjo do të aplikohet për të gjitha rastet e ardhshme. Ky nuk është një vendim për anëtarësim", tha një zëdhënës i Downing Street. “Do të ketë negociata dhe ndonjëherë këto çështja duan dekada. Çdo vendim final, në një fund të mundshëm të procesit, do të kërkojë unanimitet.”

    "Duhet një reformim i lëvizjes së lirë. Nëse jo, ne nuk do të pranojmë që çdo shtet i ri anëtar të bashkohet me BE ", tha një diplomat britanik.

    "Statusi i kandidatit nuk është një dritë jeshile për anëtarësimin, i cili mund të jetë vite dritë larg për Shqipërinë - dhe në asnjë mënyrë nuk mund të ndryshohet kontrolli mbi lëvizjen e lirë për shqiptarët që dëshirojnë të hyjnë në BE", sipas tij.

    Ndërkohë vendimit për të lejuar Shqipërinë që të fillojë procesin e gjatë të negociatave të anëtarësimit, iu dha drita e gjelbër me takimin e ministrave të Evropës në Luksemburg të martën, para se të nënshkruhet nga liderët e BE-së të premten.





    /Shekulli Online/E.H/

  2. #132

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    "Statusi", Çekia nuk është tërhequr, Fule vihet me shpatulla pas muri







    Bashkimi Evropian tashmë e ka marrë vendimin për t’i dhënë Shqipërisë statusin e vendit kandidat, por zyrtarisht vendimi do të merret nesër nga Këshilli i BE-së.

    Çekia deri në minutat e fundit ka qenë e pavendosur. Në një intervistë për EurActiv, Komisioneri për Zgjerim, Stefan Fule argumenton se përse Çekia nuk mund të bllokojë dhënien e statusit.

    Në samitin e kësaj jave do t’i jepet statusi Shqipërisë. U duk sikur disa vende do të dilnin kundër, sidomos Çekia, e cila donte të bllokonte statusin për shkak të mosmarrëveshjes mes Tiranës dhe kompanisë çeke CEZ.

    E pranoj se është e vështirë dhe sfiduese për të gjithë, por unë nuk besoj se është e vetmja rrugë e saktë për të ecur përpara.

    Nuk mund t’i mirëkuptojmë rezervat e Çekisë?

    Kujdes: Mos i ngatërroni këto dy gjëra. Të gjitha komentet e vendeve anëtare i marrim shumë seriozisht. Kur zgjidhen çështjen e statusit kandidat për Shqipërinë vitin e kaluar dhe vendet anëtare ranë dakord që ne të përgatisnim një raport mbi zbatimin e reformave, veçanërisht në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Kjo ndodhi këtë muaj dhe Komisioni Evropian theksoi se Shqipëria ka bërë përparim të madh në përmbushjen e kushteve. Rezultati logjik nuk mund të jetë asgjë tjetër veçse rekomandimi për dhënien e statusit kandidat. Gjithashtu edhe ministrat të martën në Luksemburg e miratuan këtë gjë.

    Nuk jeni të shqetësuar se Çekia mund të kundërshtojë?

    Përmirësimi i klimës së investimeve në Shqipëri dhe zgjidhja e mosmarrëveshjes dypalësh mes Tiranës dhe Pragës në lidhje me një investim të rëndësishëm si CEZ, unë e konsideroj shumë të rëndësishme. Por, po aq e rëndësishme është e marrja në konsideratë e progresit të bërë në plotësimin e kushteve dhe kritereve që shtetet anëtare kanë përcaktuar për dhënien e statusit. Në marrëveshje me vendet anëtare, përfshirë dhe Çekinë, është vendosur që Shqipërisë t’i jepet statusi kandidat.

    Ky është një hap politik dhe në rastin e Shqipërisë nuk ka shumë kohë për të humbur. Kjo është njohja e progresit të bërë dhe inkurajim për të ndërmarrë reforma të tjera të rëndësishme në fusha të tilla si mjedisi i investimeve, të cilat shtetet anëtare e nënvizuan kur vendosën për statusin. Pa këtë, Komisioni Evropian, në të ardhme nuk mund të rekomandojë hapjen e negociatave të anëtarësimit.

    /EurActive/Shekulli Online/F.S./

  3. #133
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Bartolomeooo Lexo Postimin
    I semuri psiqik me duket se je ti...
    Edhe ky tentim-ofendimi eshte i ndalueshem dhe i denueshem...
    Mendimi yt per tjetrin nuk legjitimon asnje forme te fyerjes.


    Nuk na the se per cfare e ka gabim Berisha ne keto qe ke cituar...?!!
    Askush nuk ka te drejte ta feyj dike publikisht si "i semure psikik".
    Askush s'ka te drejte ta akuzoje dike per vepra te cilat nuk i ka bere apo nuk jane verifikuar nga gjyqesia kompetente.
    Askush nuk ka te drejte te thote " Rama ka qenë i lidhur si mishi me thoin, me bandën e rrugës..." dhe te ngjashme.
    etj...
    Mos t'harrojme, nuk po diskutojme per prononcime te personave (relativisht anonim) ne nje forum interneti!


    Ceshtje tjeter eshte se personi, personat apo personalitetet e apostrofuar, duke e njohur edhe drejtesine jofunksionale te vendit, nuk e kane interesin qe t'i japin shansin Berishes te keqperdore edhe gjykatat per akuza te ngjashme dhe propagande politike.
    Une jo pa qellim e permenda Perendimin. Atje edhe shumica absolute e mediave do e ndeshkonte secilin personalitet ne rolin dhe poziten e Berishes, i cili do te shprehej ne menyrer te ngjashme kunder kundershtareve politik. Karriera e tij politike do te mbaronte perfundimisht.
    Ne Shqiperi njeriu i tille jo vetem qe nuk ndeshkohet, por permes miratimeve nixitet dhe perkrahet per marrezira edhe me te medha. Ne vend qe te kritikohet per fjalorin qe si ka hije as politikanit te qarkut, Bersha per keto paraqitje te tij indiskutabile edhe lavderohet.



    Ne SHBA psh, te kryqeozojne po pate nje problem shendetesor, jo me te kesh probleme mendore dhe psikologjike sic ka Rama.
    Ashtu ta ha mendja ty.
    Ne asnje vend demokratik te botes nuk guxon akush te "kryeqezoje" tjetrin per shkak te gjendjes shendetesore.
    Qe ka te tille, te papergjegjshem, te pamoralshem dhe qe se respektojne as ligjin dhe as etiken, eshte e pamohueshme.
    Por pikerisht kjo eshte edhe kritika kryesore ndaj Berishes, qe po sillet ne menyre te papergjegjshme, eventualisht te jashteligjshme , te padinjitetshme per personin dhe rolin e tij... vetem per ta atakuar disi kundershtarin e tij politik.

    Rama ka patur kartele klinike, dhe aktualisht ka ngritur nje klinike ne kryeministri ku trajtohet nga nje psikologe private (ajo dhoma me flutura). Ku eshte shpifja ketu?
    Ceshtje private e Rames dhe secilit qe ka cfaredo "kartele klinke"...
    Pervec qe eshte e ndaluar te perflitet ne forme denigruese dhe te perdoret politikisht, eshte e ndaluar dhe ne pergjithesi, per shkak se aktet shendetesore te askujt, as te personave publik, nuk guxojne te publikohet ne asnje forme, pervec ne raste te jashtezakonshme apo nese pacienti eshte pajtur per publikimin.
    Interesi i Berishes per te propaganduar kunder Rames nuk eshte "rast i jashtezakonshem".
    Ka thene filani, e kam lexuar ne filan gazeten, e cila ndoshta ka vepruar gjithashtu ne kundershtim me ligjin etj. nuk eshte argument i mjaftueshem per t'i shpetura ndeshkimit per perhapje te kunderligjshme te fshehtesive private dhe te ngjashme.

    Mos valle nuk duhet te shqetesohet qytetari per gjendjen shendetesore te kryeministrit? Po sikur kryeministri te mos ishte ne gjendje dhe ne aftesi per te menduar lirisht?
    Edhe per kete rast te jashtezakonshem ka procedura, te cilat nuk guxojne te paraprihen nga shpifje, thashetheme, denigrime dhe publikime te fshehtesive private...

    Kjo do te sillte zgjedhje te gabuara te tija, qe do te binin dhe peshonin gjithnje mbi popullin. Sic edhe ndodhi ne armet kimike dhe me shume ceshtje te tjera...
    Tani e tutje, per ta plotesuar deshiren ty, cdo Kryeminister i ardhshem i Shqiperise para nominimit do te testohet per cdo semundje te mundshme fizike dhe mendore...
    Por, mos thuaj pastaj se ata qe e kontrolluan nuk ishin sa duhet te pavarur.

    Perndryshe, njerezit e votojne politikanin ashtu sic eshte, sic paraqitet, per ate cfare premton dhe sepse pak a shume i besojne me teper se konkurrenteve te tij. Dhe kjo eshte plotesisht e mjaftueshme per te legjitimuar pretendimet per pushtet apo qeverisje gjate legjislatures se ardhshme, pavaresisht gjendjes faktike shendetesore.
    E ke p.sh. rastin e John F. Kennedy , i cili nuk ka qene plotesisht i shendoshe dhe thuhet se ka perdore edhe droga te ndryshme.

    Ne pergjithesi, kjo cfare ben Berisha nuk eshte aq dramatike, pasi qe jemi te mesuar me gjera te tilla, e sidomos me Berishen e tille. Megjithate, eshte koha qe edhe ne shqipetaret te distancohemi cdo dite e me shume nga personalitete qe bejne politike me paraqitje te tille ndaj kundeshtareve apo kundershtareve politik. Politikanet duhet ti votojme dhe perkrahmin kryesisht mbi bazen e ideve konkrete dhe serioze per te ardhmen me te mire te shumices se qytetareve dhe kombit. Menyra e tille e sjelljes ndaj kundershtareve politik, si ne rastin e Berishes, nuk duhet te miratohet dhe te shperblehet, por te kritikohet, kundershtohet dhe eventualisht edhe te ndeshkohet...
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 25-06-2014 më 19:51

  4. #134
    i/e regjistruar Maska e beni33
    Anëtarësuar
    27-04-2008
    Postime
    4,230

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Shkruan Bardhyl Ajeti

    Ish-Komandanti i Shtabit të Pergjithshem të UCK-se, Sylejman Selimi, i njohur me nofken e luftes, “Sulltani,” gati gjashte vjet pas perfundimit të Luftes në Kosove, me në fund shpalos “luften intime,” dhe tregon të verteten e luftes së UCK-se. Ai me në fund nuk mundet me të fsheh luften e drejte heroike të UCK-se.
    Ky Komandant ka filluar të tregoj të verteten dhe të distancohet nga aktet e liga të Kosovës së para dhe pas luftes në Kosove.
    Ai një interviste dhene një gazete ditore në Kosove, ka treguar qarte së Hashim Thaci, Xhavit Haliti dhe Jakup Krasniqi, gjate kohes së luftes në Kosove, me shumë kanë qendruar në Zvicer, Shqiperi dhe në ato pjese të Kosovës ku nuk ka pasur lufte, së sa kanë qene në zonat e rrezikshme, apo aty ku nuk kishte lufte. në po paraqesim vetem disa nga thekset e Sylejman Selimit gjate një interviste në një gazete ditore në Kosove.
    “Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire së pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin” Sylejman Selimi në këtë interviste dhene një gazete ditore ka treguar qarte së si Hashim Thaci në vitin 1997 ishte futur në Kosove një here, por me Adem Jasharin nuk ishte takuar.Ne këtë kontekst Sylejman Selimi thekson: “Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dime mjaft mire së pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin. Shkuarja në Perendim e Hashim Thacit dhe e disa shokeve të tij, ka shkaktuar ftohje të raporteve në mes Adem Jasharit dhe Hashim Thacit e disa shokeve të tij. Pse keta të fundit nuk kanë mundur të qendojne në Kosove, kurse Ademi e Hamza, Sahit Jashari, Fadil Kodra – po.” ka thene Sylejman Selimi. Po ashtu Sylejman Selimi tregon së si me 5 Mars të vitit 1998 është sulmuar familja e Komandantit legjendar të UCK-se, Adem Jasharit dhe së si Hashim Thaci, Xhavit Haliti e të tjere gjate kesaj kohe nuk kanë qene fare në Kosove.
    Sylejman Selimi tregon së si Jakup Krasniqi e Xhavit Haliti kanë percare Popullin Shqiptar të Kosovës dhe berthamen e UCK-se, duke i injoruar në teresi Forcat e Armatosura të Republikes së Kosoves, të dala atehere nga Qeveria Bukoshi.
    Sipas Sylejman Selimit, Qeveria e Bukoshit ka ndihmuar disa here me shuma të medha të hollash UCK-ne, por kanë qene pikerisht Jakup Krasniqi, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti ata qe kanë urdheruar Radion “Kosova e Lire,” qe të thuhet së Bukoshi po e manipulon luften.
    200 mije markat e Qeverise së Bukoshit, të cilat ai ia ka dhuruar UÇK-së kanë bere qe Jakup Krasniqi të inatoset thelle dhe urdheroj drejtuesit e Radios “Kosova e Lire,” të injorojne Qeverine Bukoshi. Sipas Sylejman Selimit, Hashim Thaci dhe Xhavit Haliti mbajne barren me të madhe, pse në si Shqiptare nuk jemi bashkuar.
    “Çfarë qellimesh kanë pasur nuk e kemi ditur, por po shieht qarte së ata na kanë demtuar,” ka thene Sylejman Selimi. “Ne fund të fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter të Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen)”
    Po ashtu, ish-numri një i UÇK-së në Kosove, thekson së gjate kohes sa Delegacioni i Kosovës ishte në Rambuje, e bashke me ta edhe disa drejtues të UCK-se, ai gjate një bisede telefonike me Hashim Thacin, atij i ka thene prerazi: “Ju mund të nenshkruani dokumentin, por në rast së e beni një gje të tille, atehere me mire mos u ktheni fare në Kosove. “Ne fund të fundit, luften e kemi nisur pa Hashim Thacin, dhe pa ata pjesen tjeter të Rambujese (Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin e Rame Bujen),” ka thene Sylejman Selimi.
    Sylejman Selimi po ashtu those ai gjate kohes sa ka qene Komandant i UÇK-së ka pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, por me Bukoshin jo, sepse sipas tij ai nuk ka mundur të kontaktoj me te. Por, kur ai kishte pasur kontakte me njerezit e Bukoshit, ata i kanë thene Sylejman Selimit, së Bukoshi është i gatshem qe të ndihmoj, por për fat të keq, sic thote edhe vete Sylejman Selimi, Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, nuk ka qene i gatshem në këtë drejtim.

    Ushtaret dhe popullata kanë qene për bashkim të faktorit ushtarak, por jo edhe Shtabi i Pergjithshem i UCK-se, me në krye Hashim Thacin, Xhavit Halitin, Jakup Krasniqin…

    “Shtabi i Pergjithshem i UÇK-së nuk ishte Shtab, por një grup prej 7-8 shokesh” Sylejman Selimi, i cili tash është zevendes-Komandant i TMK-se, është bere Komandant i Shtabit të Pergjithshem të UÇK-së në kohen kur Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi dhe Rame Buja ishin në Rambuje. Me pas kater të fundit e kishin akuzuar Sylejman Selimin, së ky ka bere puc në zgjedhjen e tij si Komandant, dhe si kunderpergjigje ndaj kesaj ata me vone kishin sjelle Komandant të Pergjithshem të UCK-se, Agim Cekun.
    Ne lidhje me keto akuza të lartepermendura, në intervisten në fjale dhene një gazete ditore në Kosove, Sylejman Selimi thekson së ai nuk ka bere puc. “Emerimin e Komandantit të Pergjithshem të UÇK-së kemi mundur ta bejme edhe para kesaj kohe, pra kur keta (Hashim Thaci, Xhavit Haliti, Jakup Krasniqi v.j.) nuk kanë qene fare në Kosove, por kanë qene here në Zvicer, here në Shqiperi, por edhe në Kosove në zonat ku nuk ka pasur rrezik, pra ku nuk është luftuar,” ka thene Sylejman Selimi. Sylejman Selimi po ashtu tregon së Shtabi i Pergjithshem i UÇK-së nuk ishte Shtab, por një grup prej 7-8 shokesh qe kanë qene të izoluar edhe perkunder faktit së zhvillohej lufta.

    Cka thote Sylejman Selimi për Xhavit Halitin?

    Sylejman Selimi po në këtë interviste tregon së Xhavit Haliti pas perfundimit të luftes në Kosove është thirrur si anetar i Shtabit të Pergjithshem të UCK-se, dhe për me shumë këtë njeri nuk e kam pare kurre në Kosove. Ai ka qene në Zvicer, Shqiperi apo ku e di une… Tash po del së ai pas luftes ka qene njeri shumë i rendesishem dhe ideator i UCK-se… Po të mos ishte Adem Jashari, ketu nuk do të behej lufte. Le të harrojne keta njerezit e Shtabit të Pergjithshem të UÇK-së së do të mund të zhvillonin lufte, po të mos ishte flijimi i Adem Jasharit,” ka thene Sylejman Selimi.
    Sylejman Selimi duke folur në ate interviste, po ashtu ka bere disa pyetje: Pse nuk kanë qene në gjendje pas vitit 1993, Jakup Nura, Sami Lushtaku, Hashim Thaci, qe të takohen me Adem Jasharin? në këtë kontekst Sylejman Selimi ka potencuar së të lartepermendurit është mire qe të pergjigjen për kete. Me tej ai ka shtuar së Hashim Thaci dhe Kadri Veseli e dine mjaft mire së pse ata nuk jane takuar me Adem Jasharin.
    Sylejman Selimi po ashtu thekson për keqperdorimet e shumta qe ka bere fondi “Vendlindja Therret,” dhe për ate së si as sot e kesaj dite askush nuk ka dhene llogari për këtë fond. Pra, keto kanë qene disa nga thekset e Sylejman Selimit. në besojme së Sylejman Selimi ka edhe shumë gjera të tjera për t’i thene, por jo vetem ai, por edhe të gjithe Komandantet e tjere të cilet gjate …

  5. #135
    i/e regjistruar Maska e Xhuxhumaku
    Anëtarësuar
    19-11-2003
    Vendndodhja
    sopr'un'curva
    Postime
    13,379

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Bruksel, liderët e BE miratojnë statusin kandidat për Shqipërinë

    BRUKSEL- Liderët e Bashkimit Europian miratojnë statusin e vendit kandidat për Shqipërinë. Miratimi është bërë sot gjatë samitit të Bashkimit Europian në Bruksel.

    Më 24 qershor, ministrat e jashtëm të BE ranë dakord në Luksemburg për t’i dhënë unanimisht statusin e vendit kandidat Shqipërisë. Komisioneri për Zgjerim Stefan Fyle ishte i pari që konfirmoi marrjen e statusit kandidat për Shqipërinë. Ministrat e Jashtëm të 28 vendeve anëtare të Bashkimit Europian, kanë vendosur unanimisht që të miratojnë raportin e Komisionit Europian për t’i dhënë Shqipërisë statusin kandidat.

    Pas statusit hapi tjetër në rrugën e integrimit për Shqipërinë është hapja e negaciatave për anëtarësim.

    Ja dokumenti i miratuar nga 28 ministrat e Jashtëm të vendeve anëtare të Bashkimit Europian gjatë mbledhjes se Këshillit të Çështjeve të Përgjithshme, Luksemburg 24 Qershor 2014.

    Këshilli miratoi konkluzionet e mëposhtme:
    1.“Në përputhje me konkluzionet e 17 dhjetorit 2013, Këshilli mirëpret raportin e Komisionit Europian të 4 Qershorit dhe pas shqyrtimit të tij në lidhje me progresin e vazhdueshëm të Shqipërisë, vendosi t’i akordojë Shqipërisë statusin kandidat që pritet të marrë edhe miratimin e Këshillit Europian.

    2.Pas dhënies së statusit kandidat, Këshilli nënvizon se Shqipëria duhet të veprojë me vendosmëri në përputhje me të gjitha rekomandimet e bëra në raportin e Komisionit dhe të intensifikojë përpjekjet për të garantuar zbatimin e qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës dhe koherent të prioriteteve kyçe, kryesisht përsa i takon reformës në administratën publike, në gjyqësor dhe luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, po ashtu mbrojtjes të të drejtave të njeriut dhe politikave antidiskriminuese, duke përfshirë rajonet minoritare, trajtimit të barabartë të tyre, dhe zbatimin e së drejtës së pronësisë.

    Këshilli thekson rëndësinë që Shqipëria të intensifikojë përpjekjet antikorrupsion dhe zbatimin e strategjisë dhe planveprimit në luftën ndaj korrupsionit, gjithashtu forcimin e bashkëpunimit ndërmjet agjencive ligj-zbatuese dhe krijimit të një historiku të qëndrueshëm të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në rastet e korrupsionit dhe krimit të organizuar, në mënyrë të veçantë krimit të organizuar në emuigracion, përdorimin e dokumenteve false, pastrimin e parave, kultivimin e drogës dhe trafikun e qenieve njerëzore.

    Këshilli gjithashtu nënvizon rëndësinë për Shqipërinë që të forcojë pavarësinë, transparencën dhe besueshmërinë tek gjyqësori, duke përfshirë garantimin e sigurisë ligjore më të mëdha për operatorët ekonomikë dhe të rrisë besimin për investitorët.

    3.Këshilli gjithashtu pret që Shqipëria të intensifikojë mbështetjen e saj për reduktimin në kohë të presionit imigrator ndaj BE-së, përfshirë vazhdimin e përpjekjeve të saj në përmbushjen e të gjitha kushteve për planit të veprimit të regjimin e vizave dhe duke ndërmarrë hapa shtesë për adresimin e çështjeve të kërkimit të azilit nga shtetasit shqiptarë.

    4.Këshilli përshëndet Planveprimin mbi prioritetet kyçe që Shqipëria ka ndërmarrë në lidhje me proceset e reformave strukturore në vazhdimësi dhe ndërtimin e një historiku të zbatimit të tyre. Bazuar në këtë planveprim fton Komisionin të intensifikojë mbështetjen, monitorimin dhe vlerësimin e proceseve reformuese të Shqipërisë, përfshirë kontekstin e dialogut të nivelit të lartë për prioritetet kyçe dhe përmes bashkëveprimit të ngushtë me shtetet anëtare (të BE-së). Kjo duhet të përqëndrohet në garantimin e rezultateve konkrete për të gjitha çështjet e sipërpërmendura, të bazuara në rezultate të besueshme, të matshme në një fashë kohore të caktuar dhe të dhëna e statistika të verifikueshme.

    Në këtë drejtim, Këshilli fton Komisionin që të raportojë

    si faktor shtesë e paketës së zgjerimit dhe po ashtu mbi bazë rezultatesh të arritura nga dialogu i Nivelit të Lartë,

    në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe të detajuar, mbi progreset e Shqipërisë në prioritetet kyçe.

    5.Këshilli përshëndet angazhimin e vazhdueshëm dhe konstruktiv të Shqipërisë në bashkëpunimin rajonal dhe marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë, si dhe në përputhje me Politikën e Përbashkët të Politikës së Jashtme dhe Sigurisë së Bashkimit Europian.

    6.Këshilli përsëriti se dialogu stabël dhe i vazhdueshëm mes qeverisë dhe opozitës mbi reformat në lidhje me BE-në do të mbetet një faktor i rëndësishëm për avancimin e Shqipërisë në rrugën e saj të integrimit europian.
    (m.a/BalkanWeb)

    http://www.balkanweb.com/kryesore/1/...ne-197943.html
    --- La Madre dei IMBECILI e sempre in cinta...

    ---voudou.. ---

  6. #136

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Deklarata e Departamentit Amerikan te Shtetit pranimin e Shqiperise si kandidat

    http://www.state.gov/r/pa/prs/ps/2014/06/228545.htm

Faqja 14 prej 14 FillimFillim ... 4121314

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •