Close
Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 136
  1. #51
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    Qershori i 1924 - Qershor 2014- 90 vjet përpjekje Integrim për në BE

    Sot erdhi Lajmi i mirë i marrjes së statusit të kanditatit për në BE. Një fitore e madhe e demokracisë së brishteë shqiptare, dhe një goditje e rënë për eurskeptikët dhe radikalistëte të gjitha ngjyrave , dhe kjo ishte një fitore ku peshën më të madhe të saj e mban faktori Rilindje së bashku me disa nga faktorët e tjerë të ish koalicionit qeverisës.
    Megjithatë Statusi i Kandidatit për ne BE ishte i paralajmëruar kryesisht sepse vetë populli , vetë shoqëria shqiptare në përgjithësi e gjithë inteligencia që punon në Shqipëri, kontributet religioze dhe faktori i emigracionit shqiptar jashtë –prej kohësh kishin hyrë në BE shumë kohë përpara se sa politika dhe politikanët e Shqipërisë të përpiqeshin apo dhe të luftonin kundër njëri tjetrit se kush do të ketë flamurin e integrimit dhe të statusit kandidat për në BE.
    Fitorja politike u realizua sot më 24 qershor por fitorja sociale ka ndodhur që shumë kohë përpara që më 22 mars 1992 me parrullën gjithëpërfshirëse të popullit shqiptar të asaj kohe: `E duam Shqipërinë si Europa`, - parullë që morri licensën sot më 24 qershor 2014.
    Më 24 qershor 1924, 90 vite më pare, patriotët dhe politikanët shqiptarë pro-europino perëndimorë i dhanë dërrmën partisë popullore të ish mbretit Zog dhe politikanëve pro `dum bbaën`.
    Qeveria e re e pas 24 qershorit duke u bazuar sipas nenit 51 te Statutit te zgjeruar te Lushnjes, e kryesuar nga kryeministri Fan.S.Noli dhe Keshilli i Ministrave i cili ishte organi me i larte i administrates shteterore qe ushtronte pushtetin ekzekutiv. Në përberjen e tij hynin kryeministri, ministrat dhe ministri pa portofol.
    Pozita juridike kushtetuese e ketij organi, e percaktuar qysh ne Statutin e zgjeruar te Lushnjes, gjate periudhes qershor-dhjetor 1924, jo vetem gjeti shprehjen praktike me te plote, por u zgjerua më tej.
    Kjo per vete faktin se Qeveria Demokratike gjate kesaj kohe u be drejtuesja kryesore e jetës politike, ekonomike e shtetërore te vendit.
    Ndonese Qeveria e Nolit nuk arriti te hartoje asnje nga kodet e parashikuara, fryma demokratike per legjislacionin e ardhshem shqiptar spikat si ne dekretligjet qe nxori, ashtu edhe ne idete e projektet e saj per reformat juridike dhe jehona e këtij revolucioni demokratik dhe aspiratat e tij për tu integruar me Europën arritën të realizohen sot pas 90 vitesh.
    Duke patur parasysh se qeveria demokratike e Nolit e 24 qershorit , 20 pikat e Programit të saj të parashtruara që më 19 qershor të po atij viti ja si dy pika uji të ngajshme me kërkesat e BE ndaj politikës së Shqipërisë së sotme por që u realzuan sot 90 vite më pas.
    Revolucioni i realizuar para 90 viteve erdhi si rrjedhojë e korrupsionit, keq qeverisjes, reaksionit dhe mentalitetit feudal të politikanëve të vjetër që kërkonin një Shqipëri të lidhur me Turqinë, si rrjedhojë e mos zbatimit të lgjit, si rrjedhojë e vrasjes së poltikanit të famshëm dhe heroit të popullit Avni Rustemi prej killer-ve të Ahmet Zogut nga e cila populli nuk duroi dot më dhe përkrahu një qeversisje të re pro–europiane, e cila ndodnëse e parakohëshme , dhe e kryer në një terren shqiptar të rrethur nga mbretëri dhe konservatorizëm anakronik si jashtë ashtu dhe brënda vëndit- nuk arriti të përmbushte detyrimet e veta, por krerët e kësaj levizjeje përparimtare dhe demokratiko-borgjeze janë të skalitura në ndërgjegjen popullore dhe kombëtare si udhëheqës dhe drejtues të një revolucioni të rrallë demokratik brënda një oazi konservator anadollak të asaj kohe, të rrethuar nga armiq të betuar të Shqipërisë dhe shqiptarëve.
    Aspiratat demikratike të atij revolucioni para 90 vitesh më në fund u bënë realitet sot kur Këshilli i Europës dha statusin e Kandidatit për Shqipërinë.
    Sot, Shqipëria shtë një vënd europian dhe parrulla `E duam Shqipërinë si Europa është e realizuar më në fund.
    Rilidasit dhe udhëheqësit demokratë të së kaluarës le të prehen në paqë se detyra u krye. Shqipëria është Europë.
    Nuk ka kthim prapa. Urime dhe Suksese popullit dhe politikës shqiptare drejt integrimit të gjithashëm në Europën e Bashkuar.

  2. #52
    i/e regjistruar Maska e Marya
    Anëtarësuar
    10-05-2009
    Postime
    4,665

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    sja dhane sales apo edit
    ja dhane popullit shqiptar
    Gutta cavat lapidem non vi, sed saepe cadendo

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Marya për postimin:

    xhori (24-06-2014)

  4. #53

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Noellag Lexo Postimin
    Me gjithe respektin qe kam per mendimin tend me duhet te them qe ke injorance ne parimet baze te proceseve integruese . Parimet baze jane ndare ne disa faza ku kerkohen plotesimi i reformave dhe kritereve te caktuar.

    Nuk mund te besh krahasime me Naton me statusin sepse kriteret nuk jane njesoj dhe per me teper se ne nje faze ne procese integruese kerkon nje kohe te caktuar. Hyrja ne Nato nuk erdhi pas 8 muaj por pas 3 vjetesh. Procesi kishte nisur qe ne kohen e PS w Fatos Nanos por raportet nderkombetare asaj kohe ishte shume negativ dhe kjo e ngadalesoi procesin . Pasi erdhi PD ne pushtet u deshen 3 vjet per te hyre ne Nato, kohe e mjaftueshme per te rikuperuar dhe per te plotesuar kriteret e duhura. Kurse ne rastin statusit kandidat, statusi u dha qe ne dhjetor por u shty nga vendet e BE per te perpiluar nje raport te ri per te pare se si do vazhdonin reformat me qeverine tjeter. Reformat nuk nisen nga rilindja por nga procesi i gjate disa vite dhe ne faza te ndryshme ne baze hapave dhe kritereve nga PE
    I njoh shume mire, por kam mangesi ne shtremberimin e fakteve per te favorizuar partite. Ti e ben me se miri. Dhe sipas teje duhet ti themi bravo Berishes dhe per NATOn dhe per vizat dhe per Europen. Asgje nuk eshte nisur e mbaruar nga nje qeveri. Mund te flas dhe une si ty e the them qe Rama beri namin per 1 vit (po e rrumbullakos dhe une) sic beri Berisha per 2 vjet e gjys qe na futi ne NATO, por ja qe do behesha thjesht tifoz i nje partie dhe do mohoja realitetin.

    Hapat per ne NATO
    1992 - joined the North Atlantic Cooperation Council
    1994 - entered NATO's Partnership for Peace
    1999 - received a Membership Action Plan (MAP)
    2008 - received an invitation to join
    2009 - became a full member
    Ndryshuar për herë të fundit nga Qyfyre : 24-06-2014 më 10:46

  5. #54

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Une se marr vesh ca kane qe eksitohen dynjaja se u mor statusi i kandidatit? Kjo me tere mend eshte imbecilizem kolektiv. E ca pastaj se u mor statusi i kandidatit? Mos u zhduk varferia apo mjerimi? Mos valle shqiptaret jane me te respektuar e me te ditur e Europa do na beje temena tani? I njejti mentalitet prej rajaje si ne 90-en kur do na vinte ceku i bardhe e qe ne fakt ishte vetem 6 milion dollare. Mjaft ore fluturuat si te ishit femije kopshti. Ne jemi ne Europe, nuk ka nevoje per statuse te vecanta. Dhe kjo Europe se ka care koken asnjehere per shqiptarin. Vetem e ka abuzuar e perbuzur. Ca realiteti duan akoma shqiptaret te shohin me Europen e Bashkuar per te kuptuar qe futja aty nuk i sjell perfitim cdo vendi? A nuk mjaftojne shembujt e Greqise, Italise, Spanjes, Portugalise (pa llogaritur vendet e lindjes qe jane kthyer ne zombi-land) qe u bene troke sa u futen ne EU. Gezohuni me luge bosh o njerez. Tashme shqiptarit i eshte bere zakon te mbaje syte nga qielli apo nga bota. Ka ardhur momenti qe edhe te permjerri, fendi apo te pegeri duhet te marri lejen e botes. Njerez pa shtylle kurrizore.

  6. #55
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Ambasadorja jonë në BE: Statusi nuk reflekton në jetën e qytetarëve

    Ekzatltimi i menjëhershëm i shqiptarëve për marrjen e statusit kandidat në BE që u reflektua në rrjetet sociale dhe në media direkt pas mimoza halimivendimit të shumëpritur të BE-së në Bruksel duket se do të lërë një shije zhgënjimi të lehtë 24 orë më pas kur të mos ndjejnë asnjë ndryshim që “statusi” do i sillte në jetën e tyre të përditshme. Ambasadorja e Shqipërisë në misionin e përhershëm pranë Bashkimit Evropian Mimoza Halimi bisedoi me MAPO-n direkt pas marrjes së vendimit të Këshillit të Ministrave mbi përfitimet dhe detyrimet që i lindin Shqipërisë pas marrjes së statusit kandidat.

    Ajo nuk i fshehu emocionet e saj pas këtij vendimi por ndërsa politikisht mund të quhet si një fitore dhe një hap më afër BE-së, në jetën e qytetarëve shqiptarë ky vendim nuk do të ketë pothuajse asnjë ndikim të drejtpërdrejtë.

    “ Ky është një lajm i bukur dhe një vendim i merituar pas një pune të madhe. Por ndërkohë procesi i avancimit drejt BE është një process kompleks, ku përfshihet ecuria në procesin politik dhe ekonomik, që ndërthuren gjatë rrugës. Kur them process kompleks nënkuptoj se gjatë rrugës njëri kriter mund ta avancojë përparimin drejt anëtarësimit ose mund ta pengojë atë.

    Por ky moment është padyshim një moment i rëndësishëm i rrugës së vendit tonë drejt Bashkimit Evropian.”

    Sa ndikon ky vendim tek jeta e qytetarëve shqiptarë? Cilat janë përfitimet konkrete të Shqipërsë nga ky vendim?

    Për këto dy pyetje zonja ambasadore është me këmbë në tokë dhe në një krahasim të shpejtë me vendimin për liberalizimin e vizave ajo sqaron se ndryshe nga liberalizimi i vizave marrja e statusit kandidat nuk do të ketë ndikim të dukshëm në jetën e shqiptarëve.

    “Nesër kur të kalojnë emocionet e sotme që janë të natyrshme nuk do të ndodhë asnjë ndryshim dramatik i dukshëm në jetën e qytetarëve shqiptarë. Po ta krahasojmë me vendimin për liberalizimin e vizave, në atë rast produkti ishte i prekshëm në mënyrë të menjëhershme nga qytetarët i përkthyer në lëvizjen e lirë ne vendet Shengen, me marrjen e statusit kandidat nuk do të ndodhë e njëjta gjë”, thotë zonja Halimi.

    Por përfitimet janë sigurisht politike pasi e nxjerrin Shqipërinë nga lista e vendeve pritëse duke e afruar në një hap më të avancuar në marrëdhëniet me Brukselin.

    Ambasadorja Halimi mendon se “ky vendim i sotëm do të thotë shumë për Shqipërinë duke e dalluar atë nga vendet e tjera që janë në procesin e integrimit, ku deri një orë më parë ishim dhe ne, duke e çuar atë në një stad më të avancuar dhe duke i dhënë një prespektivë më të konsoliduar drejt anëtarësimit të plotë në BE”. Ky anëtarësim sipas saj të vijë pas plotësimit të detyrimeve tona dhe kur vetë BE të jetë në gjendje për të bërë zgjerimin me vende të reja.

    “Është një rrugë e gjatë dhe e vetmja matje është kalimi i hallkave apo i portave në të cilat avancon integrimi në BE”, thotë ajo.

    Projektet IPA, projekte konkrete me fonde në dhjetra milionë euro për vendet që janë në process anëtarësimi, nuk do të ketë ndonjë avancim apo fonde të mëdha që të na verbojnë sytë si rrjedhojë e statusit kandidat.

    Ambasadorja sqaron se nuk ndryshon mënyra apo shifra e fondeve që BE i jep Shqipërisë si mbështetje për tu përarfruar me kriteret e një vendi evropian.

    “Nuk ka ndonjë ndryshim përsa i përket përdorimit të fondeve të BE-së në këtë aspekt. Në shpërndarjen e fondeve të projekteve IPA nuk ka ndonjë ndryshim, nëse ne do të përfitojmë më pak apo do të përfitojmë më shumë. Ne tashmë kemi kaluar nga projektet IPA1 në projektet IPA2, por kjo gjë nuk është e lidhur drejtpërdrejt me statusin kandidat, por me filozofinë e dhënies së fondeve nga BE”, thotë Halimi gjatë bisedës me MAPO-n.

    Ndërkohë për të fituar këto para është Shqipëria ajo që do të duhet të bindë BE-në. A,basadorja bën të qartë se “duhen projekte të konsoliduara, të bazuara. Ajo që ne përfitojmë në këtë stand është hapja e programeve komunitare, ku ne mund të aplikojmë me projekte”.

    PO a do të thotë marrja e statusit dhe hapje e negociatave për anëtarsim? Fatkeqësisht jo…dhe nuk dihet se kur do të ndodhë kjo gjë.

    “Do të donim ta dinim përgjigjen, por është shumë e vështirë për të dhënë një parashikim e aq më shumë një datë, pasi varet nga vullneti që ka BE dhe nga vullneti ynë për të plotësuar kushtet që na dalin në këtë rrugë. Varet nga performanca jonë dhe vullneti i vendeve anëtare. Koha që do të marrë deri në hapjen e negociatave për anëtarësim është e vështirë të thuhet sa do të jetë”, shprehet diplomatja Halimi.

    Ndërkohë ajo sqaron se Shqipëria nuk ka dalë nga lista e vendeve që janë nën “monitorim” nga Brukseli për sa i përket kushteve që duhet të plotësohen për të merituar këtë stad të ri marrëdhënieve Tiranë-Bruksel.

    Tashmë nga 11 kritere që kërkoheshin nga BE janë 5 kritere të rëndësishme; 1. Forcimi i Administratës Publike;2.Lufta kundër korrupsionit; 3. Lufta kundër krimit të organizuar; 4. Respketimi it ë drejtave të njeriut dhe 5. E drejta e pronës

    Kishte një perceptim në publik sikur aksioni i policisë në Lazarat së fundmi ndikoi tek vendet skeptike ndaj dhënies së statusit. Ishin të njëjtat vende që në dhjetor thanë jo, ndërsa në qershor thanë po. E pyetur për këtë zonja ambasadore përgjigjet: “Kriteret e vendosura nga BE s’kanë një emër konkret, mënyra se si ne e përkthejmë varet nga ne. Lufta ndaj krimit nuk përfshin vetëm një aksion të vetëm, por përfshin një gamë të gjërë që nga larja e parave, lufta ndaj kultivimit të drogës, goditja e grupeve kriminale që çon pastaj dhe në luftën kundër korrupsionit.

    Lazarati ishte një operacion i vlerësuar shumë nga BE por nuk ishte natyrisht argument i vetëm për të vlerësuar vullnetin e qeverisë në luftën kundër krimit.”

    Kush është Mimoza Halimi

    Mimoza Halimi është emëruar Shefe e Misionit të RSH-së pranë BE-së si dhe Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe e Plotfuqishme e Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Belgjikës dhe Dukatit të madh të Luksemburgut në vitin 2007, post që e ka mbajtur deri më 2010. Më 2010, e në vijim, mban postin e Ambasadores së RSh-së pranë BE-së.

    MAPO

  7. #56
    i/e regjistruar Maska e xhori
    Anëtarësuar
    25-12-2006
    Vendndodhja
    MARCHE
    Postime
    1,518

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Marya Lexo Postimin
    sja dhane sales apo edit
    ja dhane popullit shqiptar
    lexoni keto o popull e mos grini sallat kot
    jeshét prèmè ne aliarèm
    jeshèm more jeshèm
    po drita skeshèm

  8. #57
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Rama: Statusi nuk është fundi i anëtarësimit në BE. LSI: Tani, të bashkohemi për reformat!

    Kryeministri Edi Rama se bashku me ministren e Integrimit Klajda Gjosha ne nje konference te posacme per shtyp pershendeten marrjendownload (2) e statusit. Rama theksoi se statusi i vendit kandidat “nuk është fundi i anëtarësimit në BE, por një hap shumë i rëndësishëm përgjatë kësaj rruge”.
    “Kjo është një shenjë shumë e qartë për drejtimin e rrugëtimit tonë që nga sot ka më shumë shpresë dhe perspektivë për të gjithë shqiptarët kudo ku janë. Falenderoj skuadrën time për punën që ka bërë. Nuk ka qenë e lehtë përsa i takon detyrave tona, ka qenë edhe më e ndërlikuar sepse vetë BE-ja sot është më e ndërlikuar. Falenderoj ministren e Integrimit dhe ministrin e Jashtëm që kanë punuar në sinkron duke rrugëtuar vazhdimisht e duke trokituar derë më derë për të lobuar me seriozitet, dinjitet dhe kompetencë të lartë për Shqipërinë dhe shqiptarët. Arsyet tona janë dëgjuar qartë dhe fort, ashtu siç tregon dita e sotme.Falenderoj ministrat në ndjekjen dhe realizimin e detyrave të vendosura nga Komisioni Europian: ministrin e Brendshëm për luftën kundër krimit; ministrin e Drejtësisë, puna e të cilit do të bëhet edhe më e rëndë…”Falenderimi i kryeministrit nuk ishte i plotë për opozitën: “Do të kisha dashur të shtoja edhe mbështetjen e opozitës, por falenderimi i shkon vetëm përfaqësisë së opozitës në tryezën e dialogut të nivelit të lartë. Shpresoj shumë që në periudhën në vijim e gjithë opozita të angazhohet me të gjitha forcat në funksion të procesit që vazhdon.”

    Rama shpjegoi pse Shqipëria nuk e mori që në dhjetor statusin: “E dinim që duhej një ndryshim i fortë për të përçuar një mesazh të fortë që Shqipëria ta merrte statusin. Në dhjetor disa vende kishin frikë për të na dhënë statusin pasi luajti rol performanca e dobët e viteve të fundit e Shqipërisë. E dimë që duhet më shumë ndryshim, por kjo arritje tregon qartë se mund të arrijmë çdo gjë nëse kemi një plan dhe nëse kemi skuadrën e duhur për atë plan.”

    LSI: Tani, të bashkohemi për reformat!

    Petrit Vasili, kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, uroi të gjithë shqiptarët për marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në të njëjtën kohë bëri thirrje për bashkimin e politikës në reformat që duhen kryer për të plotësuar kushtet për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
    “Urojmë të gjithë shqiptarët për këtë arritje pasi ata kanë meritën më të madhe. Kjo është një arritje e merituar prej kohësh për gjithçka që shqiptarët kanë bërë për ta fituar këtë mundësi dhe këtë të drejtë. Ky është një sukses që do të mbetet i skalitur në historinë e Aleancës për Shqipërinë Europiane. Tani kemi përgjegjësi dhe punë të reja”, u shpreh Petrit Vasili në një deklaratë për mediat. “Ne ndihemi më të motivuar se kurrë dhe e ndjejmë veten edhe më shumë europianë, dinjitozë dhe të përgjegjshëm për çdo detyrë që na del para’. Puna për reformat duhet të na bashkojnë të gjithëve tashmë dhe duhet të jetë prioritare”, shtoi kreu i grupit parlamentar të LSI-së.

    MAPO

  9. #58
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Berisha: Urime! Vonesa për shkak të bllokimit nga Rama

    Ish kryeministri Sali Berisha ka uruar sot per marrjen e statusit te vendit kandidat…po ska harruar te akuzoje kryeministrin aktual Edi Rama si shkaktar te voneses ne dy vite rrjesht. Berisha ka postuar nje koment ne Facebook shoqeruar me nje foto gjate dorezimit te kerkeses per marrjen e statusit 2011.

    “Urimeeee! Të dashur miq, sot Këshilli i Ministrave të vendeve anëtare të BE vendosi që Shqipërisë, ndonëse me vonesë për shkaqe kryekëput shqiptare, t’i jepet statusi i vendit kandidat për vend anëtar të Bashkimit Europian. Kjo është një arritje madhore në rrugën e integrimit të plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. Para së gjithash është vlerësim i suksesit të reformave tona që kanë sjellë Shqipërinë në stadin e meritimit të plotë të statusit të vendit kandidat.

    Me këtë rast une dua t’u shpreh një mirënjohje të thellë atyre mijëra punonjësve të administratës shtetërore që, me punën, përkushtimin e tyre në hartimin, miratimin dhe zbatimin e mijëra ligjeve, vendimeve, rregullave, kritereve, standarteve, reformave, me përgjigjet e sakta të 2284 pyetjeve dhe 2000 nënpyetjeve të pyetësorit të Komisionit Europian dhe përgjigjen e merituar, bënë të mundur që Shqipëria të zbatojë me seriozitet Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit, kërkesat për heqjen e vizave dhe të meritojë plotësisht që në tetor të vitit 2012 rekomandimin e përsëritur dhe në tetor te vitit 2013 të KE për statusin si dhe vendimin e sotëm të Ministrave të Jashtëm të BE. Një mirënjohe të thellë të gjithë qytetarëve për mbështetjen e tyre për reformat që sollën statusin si dhe Ministrave të Jashtëm të BE, qeverive të vendeve anëtare për mbështetjen e jashtëzakonshme që i kanë dhënë Shqipërisë në rrugën e integrimit dhe për vendimin e tyre të drejtë të akordimit të statusit të vendit kandidat.

    Por sot, duhet të rikujtojmë se ne morëm me vonesë statusin e vendit kandidat pasi Edi Rama, si asnjë politikan tjetër në Europë, në një akt të mirëfilltë antikombëtar, e bllokoi atë në dhjetor të vitit 2012 dhe në mars të vitit 2013, duke refuzuar votimin e tre ligjeve për të cilat ishte rënë dakord. Ftoj të gjithë shqiptarët të festojnë këtë vendim shumë të rëndësishëm në rrugën tonë drejt Europës! URIME!! sb’

    MAPO

  10. #59
    i/e regjistruar Maska e mia@
    Anëtarësuar
    11-01-2008
    Vendndodhja
    Twilight Zone...
    Postime
    10,676

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Une se marr vesh ca kane qe eksitohen dynjaja se u mor statusi i kandidatit? Kjo me tere mend eshte imbecilizem kolektiv. E ca pastaj se u mor statusi i kandidatit? Mos u zhduk varferia apo mjerimi? Mos valle shqiptaret jane me te respektuar e me te ditur e Europa do na beje temena tani? I njejti mentalitet prej rajaje si ne 90-en kur do na vinte ceku i bardhe e qe ne fakt ishte vetem 6 milion dollare. Mjaft ore fluturuat si te ishit femije kopshti. Ne jemi ne Europe, nuk ka nevoje per statuse te vecanta. Dhe kjo Europe se ka care koken asnjehere per shqiptarin. Vetem e ka abuzuar e perbuzur. Ca realiteti duan akoma shqiptaret te shohin me Europen e Bashkuar per te kuptuar qe futja aty nuk i sjell perfitim cdo vendi? A nuk mjaftojne shembujt e Greqise, Italise, Spanjes, Portugalise (pa llogaritur vendet e lindjes qe jane kthyer ne zombi-land) qe u bene troke sa u futen ne EU. Gezohuni me luge bosh o njerez. Tashme shqiptarit i eshte bere zakon te mbaje syte nga qielli apo nga bota. Ka ardhur momenti qe edhe te permjerri, fendi apo te pegeri duhet te marri lejen e botes. Njerez pa shtylle kurrizore.
    Gjithsesi eshte nje arritje ne fushen e politikes e intergrimit tone ne Europe. Sic e permende dhe ti, pervoja jopozitive e shteteve te tjera te reja te Komunitetit Europian na ben te mos presim shume, te mos mendojme qe futja ne BE do na i zgjidhi problemet ekonomike.
    Sic jam shprehur ne nje postim tjeter ketu e kemi ne ne dore ta bejme Shqiperine. Askush sdo na nxjerr nga varferia po s'punuam vet.
    Feelings change - memories don't.

  11. #60
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Zyrtare: Shqipëria merr statusin e vendit kandidat për në BE

    Ja foli vemja Sali. Nuk egzaltohet kush, se te gjithe e dine asgje nuk vjen pa pune dhe kohen e vet, por eshte nje drite jeshile, shprese per te ardhmen atje. I jep shprese e motivim qeverise & popullit qe nje dite do funksionojne gjerat si ne gjithe boten e civilizuar pa korrupsion dhe te mbizoteroj dhe te jete ne fuqi ligji. Po u siguruan keto ecen para dhe vendi me pune dhe shprese. p.s. Merium I demokrat, Te ktheva pergjigje po e fshine.
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

Faqja 6 prej 14 FillimFillim ... 45678 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •