
Postuar më parë nga
pirro10
Po ashtu nuk mund të krahasaohet kurkund me Kryepeshkopin Anastas për të cilin jam shprehur edhe në shkrimet e mëparshme se : Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nëse Noli e bëri Krishtin dhe kishën në Shqipëri të flasë shqip-Kryepeshkopi Anastas e ringjalli këtë kishë të vdekur e të mbaruar nga rregjimi komunist.
Kryepeshkopi Anastas është një nga personat më të njohur jo vetëm në botën orthodkse kombëtare si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit , Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë, por njihet shumë mirë në Ballkan dhe në Europë dhe Botë dhe ka shumë tituj dhe dekorata shkencore ndërkombëtare ndër të cilat mund të themi që është bashk drejtues i Kishave të Botës dhe ka plot dekorata si me poshte.
Një nga ato më të spikaturat është `Qytetar Nderi i Tiranës` dhe i disa qyteteve shqiptare.
Me veprimtarinë dhe praninë e saj, Kishëa Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka treguar se është një faktor serioz shpirtëror, kulturor dhe social në Shqipëri si edhe i bashkëjetesës fetare në vend. Me veprën e saj të gjerë ndërtuese, arsimore, dhe në fushën e shëndetësisë punësoi miijëra njerëz në nevojë duke fuqizuar kështu ndjeshëm ekonominë e vendit.
Me Kryqin e Shenjtë të Apostullit dhe Ungjillorit Mark të Klasit të Parë, i Patriarkanës së Aleksandrisë (1985), me kryqin e shën Katerinës të Malit Sina (Egjipt)(1985), me atë të shën Kirillit dhe Metodit të Kishës Ortodokse të Çekosllovakisë (1986); me Medaljen e Argjendtë të Akademisë së Athinës “si promotor dhe pionier i veprës dhe punës misionare” (1987), me Medaljen e Artë me Dafinën e Kryqit të Kuq të Greqisë (1994); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës Greke (1997); me Medaljen e Princit të madh Vladimirit (Klasi i Parë) të Kishës Ruse; me Medaljen e Apostull Andreas të Patriarkanës Ekumenike (Konstandinopojë/Stamboll) (1999); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Kryqtarëve Ortodoksë të Varrit të Shenjtë (Jerusalem)(2000); me Çmimin e Suksesit të Këshillit të Grekëve në diasporë (2000). Ai është nderuar gjithashtu: me Çmimin Athenagora për të drejtat e njeriut 2001 (Neë York); me “Pro humanitare” të institutit Evropian Kulturor Pro Europe (Freiburg) (2001); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Shën Pavlit të Kishës së Greqisë (2001); me Medaljen e Nderit dhe të Punës për mirëqenien e përgjithshme të qytetit të Athinës (2001); me Çelësin e Artë të qytetit të Selanikut (2002), dhe të Lamisë (2002); Qytetar Nderi i Tiranës (2005) dhe i Korçës (2007); me Çmimin humanitar polak “Eçe Homo” (2003); me Medaljen nga Presidenti i Republikës Rumune (2003); me Medaljen e Artë të Klasit të Parë, të Bashkisë së Pireut (2005); me Çmimin “për veprimtari të jashtëzakonshme në forcimin e Unitetit të Kombeve të Krishtera Ortodokse” (Moskë 2006); me Medaljen e Jarosllavit të Urtë të Republikës së Ukrainës (2008); me Medaljen e Madhe të Artë të Apostull Varnavës të Kishës së Qipros (2008); me Kryqin e Madh të Apostull Markut të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës (2009).
Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971). Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutsche Gesellschaft fur Missionsëissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen. Është anëtar Nderi i Curatoriumit të institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).
Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.
Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986). Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve
Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).
Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.
Pyetja e funditqë i bëj Nikolla Markut: atëhere çfarë kërkon përballë këtyre dy njerzve të mëdhenj e të famshëm që kanë nderuar Shqipërinë brënda dhe jashtë vendit ?
Në se je realist pendohu për shpifjet që ke bërë dhe lëre Shqipërinë të integrohet, K.O.ASH. të forcohet, dhe bashkëpunimin fetar dhe tolerancën fetarë të prosperojë.
Krijoni Kontakt