Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 15 prej 15
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e par
    Anëtarësuar
    10-09-2010
    Postime
    818

    Për: Kush është Nikolla Marku- ose prifti i rremë i `Serbisë`

    Janullatos ankohet për emisionin, Fevziu: Kisha, qëndrim qesharak

    Nga: ADELAJDA XHAMANI



    Janullatos ankohet për emisionin, Fevziu: Kisha, qëndrim qesharakTIRANE - Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë ka dërguar në "TV Klan" një letër ankese kundrejt gazetarit Blendi Fevziu dhe emisionit të tij "Opinion". Ankesa e kishës i referohej emisionit me titull "Kryepeshkopi i Serbisë dhe Kisha e Janullatosit", të datës 3 qershor. Sipas kishës, ky titull dhe vetë përmbajtja e emisionit shtrembërojnë qëllimisht të vërtetën dhe keqinformojnë teleshikuesit. Drejtuesi i "Opinion", Blendi Fevziu, i cilëson si qesharake këto akuza. Për suplementin "Summer Pages" të "GSH", ai sqaron se Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, trajtohet në emisionin e tij njësoj si të gjitha institucionet e tjera fetare, dhe madje ka pasur gjithmonë një hapësirë të gatshme për të qenë e pranishme në debat, por ka refuzuar. Fevziu saktëson se refuzimi i personazheve për të qenë në studio nuk mund ta ndalojë diskutimin e temave të caktuara, pasi ata zëvendësohen me zëra të tjerë që kanë mendime të ngjashme apo të njëjta, ndaj "askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë".
    Z. Fevziu, si i gjykoni akuzat për shtrembërim të së vërtetës dhe keqinformim nga Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, ndaj jush dhe emisionit tuaj?
    Kam përshtypjen që nuk thotë tamam këtë gjë letra. Në ankesën e Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, ka ankesa për dy gjëra. E para për titullin e emisionit, e dyta për praninë në emision, jo në studio, të At Nikolla Markut, drejtues i Kishës së Shën Mërisë në Elbasan. E para është qesharake. Titulli i emisionit, si edhe i artikujve në gazetë, vihet nga gazetari. Nuk di që, deri më sot, kisha të caktojë edhe titujt e gazetave. Edhe kësaj interviste që po ju jap sot, titullin do t'ia caktoni ju, jo unë. Ju e dini se cili titull i shkon më mirë. Emisioni 'Opinion' nuk është Protokolli i Shtetit, nuk ka detyrim të përmendë titujt nga fillimi në fund. Kishës nuk i falet të gabojë. Në letrën që çon, thotë që unë Irinejin e kam quajtur Kryepeshkop të Serbisë, po ai qenka Patriark i Serbisë. Sot pashë në 'web', që në fakt ai quhet Patriark i Serbëve, dhe kjo nuk është e njëjta gjë me protokoll. Po kjo s'ka asnjë rëndësi. E dyta, prania në emision e At Nikolla Markut, nuk është një gjë që vendoset nga kisha dhe as ka të drejtë asnjë njeri në botë, të më imponojë mua se kë të fus e kë të nxjerr nga studioja apo emisionet e mia filmike. E do apo s'e do Janullatosi At Nikolla Markun, ky s'është problemi im. Edhe nëse At Nikolla s'e do Janullatosin, sërish ky nuk është problemi im. As e kam caktuar unë atë prift dhe as e di si ka ardhur në krye të kishës së Shën Mërisë. At Nikolla Marku, Janullatosi, të krishterë apo myslimanë, të majtë apo të djathtë, do të vijnë në atë studio në varësi të zhvillimeve të ditës. Praninë e tyre e përcakton vetëm interesi i emisionit.
    A mendoni se përfaqësuesit e Kishës Ortodokse janë realisht të fyer?
    Këtë nuk e di, pyesni përfaqësuesit e saj.
    Në letrën e dërguar televizionit tuaj, shkruhej se nuk është hera e parë që emisione si i juaji shpifin kundër kishës. Ka ndodhur herë të tjera të keni marrë ankesa? Si janë raportet tuaja me këtë institucion?
    Nuk di të ketë pasur ankesa të tjera. Por di me saktësi të them që, kjo që ka ndodhur nuk është një problem i yni, por një problem i Kishës Autoqefale dhe marrëdhënieve të saj publike. Po jua sqaroj. Parimi i emisionit është që të ndërtohet mbi ngjarjen ose debatin e ditës dhe në debat ftohen palët e përfshira në të. Nëse njëra palë refuzon të vijë, ajo zëvendësohet me institucione apo persona që kanë mendime të ngjashme ose të njëjta me palën e përfshirë në debat. Dhe thelbi i debatit funksionon. Ideja që, duke u tërhequr, do ta lënë problemin të harrohet, nuk funksionon. Ua kemi bërë të qartë edhe politikanëve. Nëse nuk vijnë, vendin e tyre e zënë analistët që kanë përqasje të afërt me idetë e tyre. Askush nuk mund ta diktojë debatin publik dhe as mund ta devijojë atë. E drejta e tyre është të ftohen dhe të shprehin idetë e tyre. Nëse nuk duan, zëvendësohen me të tjerë. Për shembull, në rastin e shqiptarëve të ftuar në Siri, Komuniteti Mysliman nuk pranoi të dërgonte njeri, por debati u bë. Për heqjen e lejes së xhamisë së madhe, Komuniteti po ashtu nuk dërgoi njeri, por debati u bë. Në muajin maj kishte një debat të ngjashëm të titulluar: A po paragjykohen myslimanët në Shqipëri? Komuniteti Mysliman po ashtu nuk pranoi të vinte, por debati u bë. Nuk e kuptoj përse Kisha Ortodokse duhet të ndihet e privilegjuar?! Përse kur refuzojnë të vijnë, nuk duhen trajtuar njësoj si gjithë besimet e tjera fetare? Si Komuniteti Mysliman në këtë rast? Ka më shumë se një vit që i kemi bërë ftesë zotit Janullatos të vijë për intervistë dhe është shmangur. Kisha ka punën e saj, por edhe media ka të vetën. Të krijosh idenë se po diskriminohesh, kur edhe komunitetet e tjera fetare janë trajtuar po kështu, do të thotë thjesht të gënjesh! Ndaj kisha duhet të thotë që ka pasur disa herë kërkesa për të dhënë versionin e saj të ngjarjeve dhe s'e ka bërë. Dhe duhet të dijë që po ky qëndrim është mbajtur edhe ndaj të tjerëve.
    Po me vetë Janullatosin, çfarë raportesh keni? Ju ka rastisur ta takoni nga afër apo ta intervistoni?
    Jo, nuk e kam njohur ndonjëherë. Para një apo dy vitesh i kemi dërguar një kërkesë për intervistë, por nuk pranoi. Në këtë rast duhet të sqaroj se në studio, njeriu ftohet kur gazetari ka diçka për ta pyetur, jo për të bërë ai reklamë kur nuk ka asnjë zhvillim. Por nuk e kam njohur personalisht.
    Kisha gjithashtu ka kritikuar edhe të ftuarit që kishit në panel. Si i gjykoni veprimet e Kishës Ortodokse, si shqetësim për faktin që njerëz të caktuar vënë në dukje gabimet e tyre, apo si një mënyrë për t'u mbrojtur?
    Secili nga ne nuk ndihet mirë kur e kritikojnë; secilit nga ne nuk i pëlqen kjo gjë. Por në botë nuk ka një sistem më të mirë sesa ky i shoqërisë së hapur dhe i fjalës së lirë. Ai sistemi tjetër, kur fjalët, mendimet dhe opinionet kontrolloheshin, dështoi me turp. Dhe kisha e di mirë se çfarë lloj dështimi ishte ai. I pëlqen kishës Artur Zheji apo At Nikolla Marku, kjo s'ka rëndësi fare. S'ka rëndësi as nëse Janullatosi i pëlqen apo jo njërit prej këtyre. Gjithsecili ka të drejtë të shprehë mendimin e tij dhe kjo është fitore. Mjafton që opinioni të jetë në kufijtë etikë.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)
    Morali & Miresia
    Virtyte te trazuara nga mendje te modifikuara.

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Archon
    Anëtarësuar
    05-12-2012
    Postime
    2,280

    Për: Kush është Nikolla Marku- ose prifti i rremë i `Serbisë`

    Citim Postuar më parë nga ane Lexo Postimin
    Si guxon ta krahasosh at Nikolla Markun me sojin e Shefqeti e Irfanit !
    Ja ky gomari qesharak si perqyrravet arabisht per shi hahhah
    http://botasot.info/kosova/265731/sh...per-shi-video/
    Habitem me disa qe jane katolike,myslimane,ateiste dhe flasin me shume dashuri per kete pseudo-prift,kur e doni kaq shume shkoni tju pagezoje ai dhe mbajeni si priftin tuaj sepse ortodokset e dine mire se cfare funderine eshte.

  3. #13

    Për: Kush është Nikolla Marku- ose prifti i rremë i `Serbisë`

    Citim Postuar më parë nga pirro10 Lexo Postimin
    Po ashtu nuk mund të krahasaohet kurkund me Kryepeshkopin Anastas për të cilin jam shprehur edhe në shkrimet e mëparshme se : Kryepeshkopi Anastas e ringjalli Kishën Orthodokse Autoqefale të Shqipërisë dhe nëse Noli e bëri Krishtin dhe kishën në Shqipëri të flasë shqip-Kryepeshkopi Anastas e ringjalli këtë kishë të vdekur e të mbaruar nga rregjimi komunist.
    Kryepeshkopi Anastas është një nga personat më të njohur jo vetëm në botën orthodkse kombëtare si Kryepeshkop i Tiranës, Durrësit , Elbasanit dhe i gjithë Shqipërisë, por njihet shumë mirë në Ballkan dhe në Europë dhe Botë dhe ka shumë tituj dhe dekorata shkencore ndërkombëtare ndër të cilat mund të themi që është bashk drejtues i Kishave të Botës dhe ka plot dekorata si me poshte.
    Një nga ato më të spikaturat është `Qytetar Nderi i Tiranës` dhe i disa qyteteve shqiptare.
    Me veprimtarinë dhe praninë e saj, Kishëa Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, ka treguar se është një faktor serioz shpirtëror, kulturor dhe social në Shqipëri si edhe i bashkëjetesës fetare në vend. Me veprën e saj të gjerë ndërtuese, arsimore, dhe në fushën e shëndetësisë punësoi miijëra njerëz në nevojë duke fuqizuar kështu ndjeshëm ekonominë e vendit.
    Me Kryqin e Shenjtë të Apostullit dhe Ungjillorit Mark të Klasit të Parë, i Patriarkanës së Aleksandrisë (1985), me kryqin e shën Katerinës të Malit Sina (Egjipt)(1985), me atë të shën Kirillit dhe Metodit të Kishës Ortodokse të Çekosllovakisë (1986); me Medaljen e Argjendtë të Akademisë së Athinës “si promotor dhe pionier i veprës dhe punës misionare” (1987), me Medaljen e Artë me Dafinën e Kryqit të Kuq të Greqisë (1994); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Nderit të Republikës Greke (1997); me Medaljen e Princit të madh Vladimirit (Klasi i Parë) të Kishës Ruse; me Medaljen e Apostull Andreas të Patriarkanës Ekumenike (Konstandinopojë/Stamboll) (1999); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Kryqtarëve Ortodoksë të Varrit të Shenjtë (Jerusalem)(2000); me Çmimin e Suksesit të Këshillit të Grekëve në diasporë (2000). Ai është nderuar gjithashtu: me Çmimin Athenagora për të drejtat e njeriut 2001 (Neë York); me “Pro humanitare” të institutit Evropian Kulturor Pro Europe (Freiburg) (2001); me Kryqin e Madh të Urdhrit të Shën Pavlit të Kishës së Greqisë (2001); me Medaljen e Nderit dhe të Punës për mirëqenien e përgjithshme të qytetit të Athinës (2001); me Çelësin e Artë të qytetit të Selanikut (2002), dhe të Lamisë (2002); Qytetar Nderi i Tiranës (2005) dhe i Korçës (2007); me Çmimin humanitar polak “Eçe Homo” (2003); me Medaljen nga Presidenti i Republikës Rumune (2003); me Medaljen e Artë të Klasit të Parë, të Bashkisë së Pireut (2005); me Çmimin “për veprimtari të jashtëzakonshme në forcimin e Unitetit të Kombeve të Krishtera Ortodokse” (Moskë 2006); me Medaljen e Jarosllavit të Urtë të Republikës së Ukrainës (2008); me Medaljen e Madhe të Artë të Apostull Varnavës të Kishës së Qipros (2008); me Kryqin e Madh të Apostull Markut të Patriarkanës së Aleksandrisë dhe gjithë Afrikës (2009).
    Sekretar i Përgjithshëm i “Komitetit Ekzekutiv për Misione të Jashtme” (1958-1961), dhe zëvendëspresident i Orga-nizatës Ndërkombëtare të Rinisë Ortodokse “Syndesmos” (1964-1977). Anëtar i “Komitetit Ndërkombëtar për Studime Misionare” i Këshillit Botëror të Kishave (1963-1969). Sekretar për “Kërkimin misionar dhe Marrëdhëniet me Kishën Ortodokse”, të Sekretariatit të Përgjithshëm të Këshillit Botëror të Kishave (1969-1971). Anëtar i shumë komiteteve shkencore ndërkombëtare si: “Deutsche Gesellschaft fur Missionsëissenschaft”; i “International Society of Missionary Research”; i Komisionit të Këshillit Botëror të Kishave për Dialog me Kishat e tjera dhe ideologjitë (1975-1983); i Komisionit Miks të “Konferencës së Kishave Evropiane” dhe “i Këshillit të Konferencës ipeshkvnore Romano - katolike”, i “Islamit në Evropë” (1989-1991); i Komitetit Ndërkombëtar të “Konferencës Botërore mbi Fenë dhe Paqen” (1985-1994). Nga viti 1959 e në vazhdim, ka marrë pjesë në një numër të madh konferencash ndërkombëtare, ndërortodokse, ndër të krishtera dhe ndërfetare, në Ansamble Botërore (disa herë si folës kryesor), duke përfaqësuar Kishën, ose Universitetin apo organizatat ndërkombëtare. Ai ka ofruar leksione në shumë qendra universitare në lidhje me dëshminë e krishterë, dialogun ndërfetar dhe solidaritetin ndërkombëtar dhe paqen. Është anëtar Nderi i Curatoriumit të institutit Romano-Katolik “Pro Oriente” Vjenë (qysh prej vitit 1989 e në vazhdim). President-Moderator i Komisionit për Misionin Botëror dhe Ungjillëzimin e Këshillit Botëror të Kishave (1984-1991). Anëtar i Komitetit Qendror të Këshillit Botëror të Kishave (1998-2006). Anëtar i Këshillit Evropian të Liderëve Fetarë “Fetë për Paqen” (2001 e në vazhdim). Zëvendëspresident i Konferencës së Kishave Evropiane (2003-2009). President i Këshillit Botëror të Kishave (2006-). President Nderi i Konferencës Botërore të Feve për Paqen (2006-).
    Ka qenë anëtar: i Këshillit të Shkollës së Lartë të Puno-njësve Socialë (1977-84); i Komitetit të Lartë Zyrtar për Kishën e Greqisë (1977-85); i Komitetit të Edukimit Kishtar të Ministrisë së Edukimit Kombëtar dhe Feve (1977-1982); i Komisionit për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore të Qipros (1985-91), i Komisionit të Bursave të Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1978-94); i Fondacionit “Aleksandër Onasis” (1994-2005). Anëtar i Shoqërisë Filekpedheftiki (1994 e në vazhdim.
    Lehrbeauftragte, për mësimin e greqishtes së re dhe të filologjisë- Universiteti i Marburgut, Gjermani (1966-1969). Profesor i Asociuar i Historisë së Feve (1972-1976). Profesor i Historisë së Feve në Universitetin Kombëtar të Athinës (1976-1996). Prof. Emeritus (1996 e në vazhdim). Në të njëjtin Universitet: Drejtor i Departamentit të Shkencës së Feve (1983-1986). Dekan i Fakultetit Theologjik dhe anëtar i Senatit (1983-1986). Anëtar i Komitetit të Kërkimit të Universitetit të Athinës (1986-1990). Ai ka organizuar dhe drejtuar “Qendrën e Studimeve
    Misionare” në Universitetin e Athinës (1971-1976) dhe “Qendrën inter-ortodokse të Athinës” të Kishës së Greqisë (1971-1975). Ka qenë anëtar i Këshillit të Qendrës së Studimeve Mesdhetare dhe Arabe (1978-1982).
    Doktor Nderi i Theologjisë: i Fakultetit Theologjik “Kryqi i Nderuar”, Bruklin Ma. USA (1989), i Fakultetit Theologjik të Universitetit “Aristoteli” të Selanikut (1995) dhe i Fakultetit Ortodoks të Shën Vladimirit (2003); i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Krajovës (2006); Anëtar nderi i Akademisë Theologjike të Moskës (1998). Diploma D. Staniloae e Universitetit të Bukureshtit (vlerësimi më i lartë i këtij Universiteti) (2003). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit Pontifikal të italisë së Jugut (2009). Doktor Nderi i Fakultetit Theologjik të Universitetit të Gjeorgjisë (2010).
    Doktor Nderi i Filozofisë: i Departamentit të Historisë dhe Arkeologjisë të Fakultetit Filozofik të Universitetit të Janinës (1996); i Universitetit Agrokultural të Athinës (1996); i Departamentit të Shkencave Politike dhe Admi-nistrimit Publik të Ligjit, i Ekonomisë dhe i Shkencave Politike dhe i gjithë Departamenteve të Fakultetit Filozofik të Universitetit Kombëtar Kapodistrian të Athinës (1998); i Departamentit të Studimeve Ndërkombëtare dhe Evropiane të Universitetit të Pireut (2001); i Departamentit të Filologjisë të Universitetit të Kretës (2002); i Departamentit të Fizikës, Mjekësisë, Edukimit primar dhe inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit të Patras (2002); Doktor i Letrave Humane i Universitetit të Bostonit (2004); i Historisë së Departamentit të Universitetit Jonian, Korfuz (2007); i Universitetit të Korçës (2008); i Departamenteve të Historisë dhe të Etnologjisë, si edhe të Gjuhëve dhe Kulturës të Universitetit “Demokriti” të Thrakës (2009). Partner i Akademisë Ortodokse të Kretës (2001). Anëtar Korrespondent i Akademisë së Athinës (1993-2005). Nga viti 2005 e në vazhdim Anëtar Nderi i Akademisë së Athinës.
    Përveç greqishtes së re dhe të vjetër zotëron gjuhët e huaja anglisht, frëngjisht, gjermanisht. Njeh gjithashtu për përdorim latinishten, italishten, spanjishten, shqipen, rusishten, suahilin.
    Pyetja e funditqë i bëj Nikolla Markut: atëhere çfarë kërkon përballë këtyre dy njerzve të mëdhenj e të famshëm që kanë nderuar Shqipërinë brënda dhe jashtë vendit ?
    Në se je realist pendohu për shpifjet që ke bërë dhe lëre Shqipërinë të integrohet, K.O.ASH. të forcohet, dhe bashkëpunimin fetar dhe tolerancën fetarë të prosperojë.
    Se mora vesh kete shkrim. E ke hapur temen te sulmosh At Nikolla Markun apo te ngresh ne qiell Janullatosin? Ka me qindra tema nga me interesantet te mundshmet ky forum, ka me miejra kuriozitete e gjera qe ja vlen te lexohen e mesohen e megjithate shpenzohet kohe pa fund me budallalliqe fetare, sherre e inate. Mjer ju per trute qe keni.

  4. #14
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Kush është Nikolla Marku- ose prifti i rremë i `Serbisë`

    Citim Postuar më parë nga Archon Lexo Postimin
    Habitem me disa qe jane katolike,myslimane,ateiste dhe flasin me shume dashuri per kete pseudo-prift,kur e doni kaq shume shkoni tju pagezoje ai dhe mbajeni si priftin tuaj sepse ortodokset e dine mire se cfare funderine eshte.
    Edhe une habitem me disa nga ju qe adhuroni njerez qe ju kane fyer gjuhen e nenes

    Meqe ra fjala .. ke ne plan te ti laj mekatet Kozmai apo ende ske vendos?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  5. #15
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Kush është Nikolla Marku- ose prifti i rremë i `Serbisë`

    Sipas tij na qenkesh hirotonisur prift ne maqedoni, prandaj marku e quan veten "prift'. Eshte 2 here ne kundershtim me kanonet e Kishes Orthodhokse.
    se pari, nuk ka fuqi hirotonisja e nje personi nga nje episkop qe nuk eshte i vendit ku ndodhet ky person.
    se dyti, Kisha e maqedonise eshte ineksizstente, prandaj eshte quajtur Kisha Serbe, sepse de fakto nen kete Kishe (sic thote ai) eshte hirotonisur

    marku eshte 2 hera me shkelje ndaj Kishes Orthodhokse
    kaq te verteta jane keto, saqe nuk e njeh kurrkush ne bote per "Prift", me perjashtim te AKZ-se,...

    Dhe, me se fundi (sic tha dikush me lart) nese muslimaneve apo katolikeve, u duket "prift" le ta marrin ne gjirin e tyre,...
    Duaje te afermin tend si veten

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •