Paskan bere gabim qe e paskan falur. Nje njeri qe hap zjarr kundra shtetit, duhet asgjesuar.
Paskan bere gabim qe e paskan falur. Nje njeri qe hap zjarr kundra shtetit, duhet asgjesuar.
Feelings change - memories don't.
Ti qenke me trap se Albo
Ti se ke idene fare se kush eshte ai qe i thua qytetar i thjeshte. A kujton ti se ka qytetar te thjeshte ne Shqiperi qe denohet me 23 vjet burg dhe ben nje vit e lirohet?
Eshte denuar me 23 vjet burg dhe megjithese operacioni per kapjen e tij ne Lazarat ka qene teper i rrezikshem per forcat e Reneas, sa erdhi Berisha ne pushtet e liruan.
-----------------------------
Kush ėshtė Razip Mahmutaj, i “forti” i Lazaratit,qėlloi nė 2004 helikopterin
Shtetasi i shumė kėrkuar Razip Mahmutaj, datėlindja 1968, lindur dhe banues nė Lazarat tė Gjirokastrės, ėshtė autor i plagosjes me armė zjarri tė njė punonjėsi policie nė datėn 17. 05. 2000 nė rrugėn nacionale Gjirokastėr-Kakavijė, nė vendin e quajtur kthesa e Lazaratit. Ky shtetas ka qėlluar mė armė zjarri tip kallashnikov nė drejtim tė automjetit tė grupit tė gatshėm tė policisė tė cilėt patrullonin aksin e sipėr pėrmendur. Pėr kėtė prokuroria ka kėrkuar 28 vite burg, gjykata ka vendosur 23 vite e ndėrsa ka bėrė vetėm 1 muaj burg. 20 gusht tė vitit 2004 Razip Mahmutaj hap breshėri mitolozi ndaj helikopterit tė Interforcės Italiane qė monitoronte me pajisje tė specializuara, filmime dhe fotografime apo skanime tė territorit tė Lazaratit pėr drogė. Breshėritė e njė mitralozi pėr pak se nuk e rrėzuan helikopterin me ekuipazh italian dhe specialistė shqiptarė tė Antidrogės. Mjeti fluturues u shpua nė tre vende, po pėr fat tė mirė pa tė lėnduar. Kurse nga tė shtėnat e vetė banorėve u plagos nė kėmbė edhe njė grua e fshatit prej plumbi qorr. Nė atė kohė, ministėr i Rendit, Igli Toska, nuk do tė kursente kėtė incident. Duke ngritur shqetėsimin se Lazarati ishte kthyer nė njė bastion droge e trafiku, informoi ambasadat e huaja pėr gjendjen dhe kėrkoi hetime pėr zbulimin dhe arrestimin e autorėve me ēdo kosto. Ndėrkohė qė opozita e asaj kohe nisi tė kritikonte Toskėn pėr ndėrhyrjen nė Lazarat dhe pėrgatiti njė protestė kundėr tij. Njė muaj pas incidentit, mė 27 shtator 2004, dy skuadra speciale tė RENEA-s, nė sekret tė plotė dhe operacion spektakolar, depėrtuan nė fshat me sukses tė plotė. Lokalizuan nė njė prej lokaleve tė dyshuarin Razip Mahmutaj, njė i dėnuar nė mungesė me 22 vite burg nga Apeli pėr vrasje, por edhe i identifikuar si njeriu qė pėr pak sa nuk rrėzoi helikopterin italian me plumba. Ja si ndodhi operacion nė vitin 2004 Razip Mahmutaj ndodhej nė njė nga lokalet nė qendėr tė fshatit Lazarat. Nė bazė tė planit tė hartuar ėshtė kryer ndėrhyrja nė katin e dytė tė lokalit tė shtetasit Drini Aliko. Nė momentin qė forcat e policisė hynė nė lokal, duke bėrė thirrje ”Kontroll, policia”, personat qė ndodheshin aty kanė reaguar duke qėlluar me armė zjarri. Brenda pak ēastesh edhe persona tė tjerė nga jashtė lokalit filluan tė qėllojnė nė drejtim tė policisė. Nė kėto kushte, duke vlerėsuar situatėn mjaft kritike tė krijuar forcat “RENEA” janė detyruar t’u pėrgjigjen me armė sulmeve ndaj tyre, veēanėrisht sulmeve tė personave qė ndodheshin nė lokal. Nė njė situatė shumė tė vėshtirė dhe me njė rrezikshmėri tė lartė, forcat speciale “Renea” me njė profesionalizėm e shkallė tė lartė efikasiteti, kanė arritur tė neutralizojnė dhe tė kapin shtetasin shumė tė kėrkuar Razip Mahmuti, i njohur me nofkėn "Gate", i cili ishte njėri prej atyre qė po qėllonin me armė ndaj policisė. Personat e tjerė tė ndodhur nė lokal, tė cilėt nuk kanė qenė objekt i ndėrhyrjes sė forcave “Renea”, kanė mundur tė largohen nga lokali tė ndihmuar dhe nga disa persona tė tjerė tė fshatit, tė cilėt kanė qėlluar nė drejtim tė forcave tė policisė, menjėherė sapo ata kanė nisur ndėrhyrjen. Personat, tė cilėt kanė qenė nė lokal dhe qė kanė qėlluar nė drejtim tė policisė, janė identifikuar si shtetasit: Razip Mahmuti, Drini Aliko, Ali Rabi, Abaz Rabi, Altin Bejko, Kastriot Basha, Lorenc Basha, Sabri Shurdhi si dhe disa persona tė tjerė, tė cilėt nuk janė arritur tė identifikohen. Nga shkėmbimi i zjarrit gjatė largimit tė kėtyre personave, ka mbetur i plagosur shtetasi Altin Bejko.
-----------------------------
Ky Alikoja qe ka sulmuar policine kur kane arrestuar Razipin eshte vellai i kryekomunarit PeDe-ist te Lazaratit. Edhe ky i arrestuar dhe akuzuar per vrasje dhe i liruar nga Gjykata e larte ne 2009 megjithese gjurmet e gishtave te tij ishin gjetur ne automjetin e krimit.
P.S. Megjithese pa lidhje me kete teme, na thuaj kush jane keta kater deputete me precedente penal neper Europe? Na i trego pak ti meqe i njeh.
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 16-06-2014 mė 09:15
Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Bravo, me ne fund nderhyrje ne Lazarat qe ka vite qe eshte njolla e Shqiperise. Shpresoj te arrihet dicka dhe mos ngelet thjesht nje aksion sa per te thene qe nuk sjell asnje rezultat. Sigurisht qe qeveria shqiptare eshte me e forte se sa nje fshat droge, por varet se sa serioze eshte qeveria per te asgjesuar njehere e pergjithmone drogen e Lazarartit.
Me kete lloj gjuhe te marr me shkelma qe ketej. Provoje prape nese ste mbushet mendja.
E ke idene e termit qytetar i thjeshte ti? Ai mund te jete vllai i kujtdo (apo vazhdon me teorine e sigurimit ti qe i denonte deri ne brezin e 7-te), serisht mbetet nje qytetar i thjeshte dhe aspak nje person publik ose deputet.Ti se ke idene fare se kush eshte ai qe i thua qytetar i thjeshte. A kujton ti se ka qytetar te thjeshte ne Shqiperi qe denohet me 23 vjet burg dhe ben nje vit e lirohet?
Eshte denuar me 23 vjet burg dhe megjithese operacioni per kapjen e tij ne Lazarat ka qene teper i rrezikshem per forcat e Reneas, sa erdhi Berisha ne pushtet e liruan.
Emrat sme kujtohen por u tregova modest kur thashe te pakten 4 se fjalet aty ne Shqiperi jane per me shume.P.S. Megjithese pa lidhje me kete teme, na thuaj kush jane keta kater deputete me precedente penal neper Europe? Na i trego pak ti meqe i njeh.
Absence Of Evidence Does Not Correlate To Evidence Of Absence... © Deny Ignorance © Autochthonox
Gjurmet e Civilizimeve te zhdukura Dodona pjese e trashegimise se vjedhur Fshehje te Zbulimeve Arkeologjike Shtetet Ilire Antropologjia e Ballkanit
Mesjeta Shqiptare dhe periudha e pushtimit Osman Rilindja Kombetare Illuminati ! Kulti i syrit qe sheh cdo gje Lufta Dulces Mistere Histori e Letersise Shqiptare
O shoku Xinxo,
Po mustaqja i policise dhe Bizhga na thane qe Lazarati nuk eshte problematik dhe ne te nuk ka me hashash?
Na genjyen domethene?
Une them qe Qeveria e Rilindjes, ti vere minat e ushtrise Lazaratit nga te kater anet, e ta hedhi ne ere sic po hedh ne ere gjithe pronat e shqiptareve. Jo per gje, po ia keni marre doren hedhjes ne ere, u bene 1 vit ne qeverisje.
Albo
Policia nė Lazarat, banorėt sulm me mortaja. Tahiri: S'ka Zot qė iu del pėr zot, dorėzohuni!
GJIROKASTĖR-Policia e Shtetit po zhvillon qė prej orėve tė vona tė natės sė djeshme njė aksion nė Lazarat me qėllim asgjesimin e njė sipėrfaqe tė identifikuar tė kultivuar me kanabis sativa.
Gjatė veprimeve tė ndėrmarra nga strukturat e Policisė sė Shtetit nė kuadėr tė kėtij operacioni nga njė grup personash tė identifikuar ėshtė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė forcave tė policisė, ku si pasojė e tė shtėnave kundėr kėtyre forcave mbeti i plagosur dhe njė 45- vjeҫar, banor i fshatit Lazarat.
Forca tė shumta policie dhe postblloqe rreth mesditės kanė hyrė nė pjesėn e sipėrme tė fshatit. Policia po i afrohet banesės sė Mahmutaj, ku janė lokalizuar personat e armatosur.
Nė drejtim tė forcave pjesėmarrėse nė operacion prej mbrėmjes sė djeshme po vijon tė qėllohet me armė zjarri nga ky grup personash, duke pėrdorur dhe armė tė rėnda si antitank, mitroloz i rėndė e i lehtė,mortaja e armė tė tjera-thuhet njė njoftimin zyrtar tė policisė sė shtetit. Nė operacion janė angazhuar 500 forca policie.
Kjo e fundit konfirmon se tashmė ėshtė identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qėllon me armė zjarri, ku janė lokalizuar nė banesėn e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentė kriminalė, i arrestuar nga forcat RENEA, i dėnuar me vendim gjykate dhe i falur mė pas nga Presidenti i Republikės.
Po ashtu policia ka kėrkuar bashkėpunimin e pushtetit lokal dhe tė banorėve tė fshatit Lazarat, qė tė distancohen nga ky grup personash dhe tė japin kontributin e tyre nė drejtim tė kapjes sė kėtyre personave.
MAHMUTAJ: JAM VIKTIMĖ E POLITIKĖS, S’KAM LIDHJE ME TRAFIKUN E DROGĖS
Ora:15:56- Jam viktimė e politikės. Kėshtu deklaroj nė njė lidhje telefonike pėr News24, Gjate Mahmutaj, njė nga tė akuzuarit se ka qėlluar nė drejtim tė policisė mbrėmjen e djeshme nė Lazarat.
“Nuk kam fare punė me kėtė punė qė ka ndodhur dhe nuk kam tė bėjė mė kėto fakte. Me kėto gjera qė kanė ndodhur gjatė natės nuk kam lidhje dhe dorė. Unė i dėgjova tė gjitha se ēfarė thonė pėr mua. Kam qenė viktimė e politikės dhe jam pėrdorur.”-ka rrėfyer pėr News24 Mahmutaj.
Sipas tij, ai nuk ka qenė mbrėmjen e djeshme nė banesė, por ishte duke kullotur bagėtitė. “Isha me bagėti mbrėmė dhe nuk kam qenė aty. Unė kam vetėm stallėn e bagėtive atje ku ka shkuar policia. Nuk jam unė nga ata tipat kriminel. Unė vi ku tė doni dhe mė keni nxjerrė sikur jam kriminel dhe kam 4 fėmijė. Skam lidhje me tė shtėnat dhe me armėt. Nuk kam qenė fare tek shtėpia ime mbrėmė dhe kam qenė mė bagėti. Kur tė duan ata do shkoj tė dorėzohem, kur tė dojė policia dhe do dorėzohem nė prani tė avokatit tim. Skam mbjell kurrė kanabis. Jam mbi fshat tani. Edhe Dasho Aliko mė tha tė dorėzohem nė polici.”-ka thėnė mė tej Mahmutaj.
ALBION ALIKO: ISHA NĖ GJUM, MĖ LAJMĖRUAN ME TELEFON QĖ MĖ KISHTĖ DALĖ EMRI NGA POLICIA
Ora 15:00- Njė tjetėr person qė ka emrin nė listė mohon tė ketė drejtuar armėt ndaj efektivėve tė policisė. Albion Aliko nė njė prononcim pėr News 24 shprehet se lajmin e ka marrė vesh nga televizioni dhe nga telefonata e disa miqve tė tij. Ai shprehet se nuk ka armė nė shtėpi dhe se nuk ka shoqėri me persona me precedent penal.
“Ju flas nga shtėpia ime dhe sapo jam ngritur nga gjumi. Nuk e kam kuptuar pse e kam emrin nė listė. Vetėm zoti mund ta di. Unė po flija gjumė dhe tani qė po ngrihem nga gjumi mėsoj qė kam emrin. Lagjia ime ėshtė shumė e qetė nė kėto momente. Shikojnė hallin tonė, punėn tonė dhe jemi njerėz tė qetė. Kam parė lajmin nė televizor. Mė morėn nė telefon mė thanė ku je, ēfarė ka ndodhur. Mė thanė qė mė ka dalė emri nė televizion. Do shkoj nė komisariat pėr tė hequr emrin,”- ka deklaruar Aliko.
MINISTRIA E BRENDSHME- THIRRJE BANORĖVE: DISTANCOHUNI NGA ELEMENTĖT KRIMINALĖ, EVITONI DALJET NGA SHTĖPITĖ
Ora 12:50- Ministria e Brendshme nėpėrmjet njė njoftimi pėr media u bėn thirrje banorėve tė Lazaratit tė distancohen nga elementėt kriminalė dhe tė evitojnė daljet nga banesat.
NJOFTIMI I PLOTĖ
Prej dy ditėsh Policia e Shtetit ka ndėrmarrė njė operacion tė gjerė nė zonėn e Lazaratit nė Gjirokastėr ndaj disa personave tė armatosur tė cilėt kanė qėlluar me armė ndaj uniformave blu. Nė kuadėr tė kėtij aksioni, Ministria e Punėve tė Brendshme dhe Policia e Shtetit u bėjnė thirrje tė gjithė banorėve tė fshatit Lazarat, tė distancohen nga elementėt kriminalė qė janė duke u konfrontuar me armė me policinė dhe pėr arsye sigurie, tė evitojnė daljen nga banesat e tyre.
Tė gjithė qytetarėt e tjerė, tė evitojnė plotėsisht hyrjen pėr nė fshatin Lazarat deri nė njė njoftim tė dytė zyrtar tė policisė. Personat, emrat e tė cilėve janė listuar nga policia si tė dyshuar pėr goditjen me armė ndaj forcave tė policisė dhe qė pretendojnė se nuk kanė lidhje me kėtė ngjarje, tė drejtohen nė Komisariatin me tė afėrt pėr tė dhėnė dėshmitė dhe sqarimet e tyre. Banorėt e zonave pėrreth fshatit Lazarat kėshillohen tė bėjnė kujdes me lėvizjen jashtė banesave tė tyre, deri nė pėrfundim tė kėtij operacioni policor. Shėrbimet e Policisė sė Shtetit janė nė gadishmėri tė plotė pėr t’u ardhur nė ndihmė nė ēdo kohė, tė gjithė qytetarėve qė do tė kenė nevojė.
KANĖ EMRAT NĖ LISTĖN E POLICISĖ, ADRIATIK GABA, E.ALIKO DHE MAJTAZ BOCI: S’KEMI LIDHJE ME TĖ SHTĖNAT
Ora 14:20-Disa nga personat tė cilėve u figuron emri nė listėn e publikuar nga policia e Shtetit si pjesėmarrės nė “revoltėn” nė Lazarat kanė telefonuar nė News 24 pėr tė thėnė se nuk kanė lidhje me tė shtėnat. Adriatik Gaba, E.Aliko dhe Matjaz Boci kanė deklaruar se u ėshtė vendosur nė mėnyrė tė pa drejtė emri nė listat e policisė.
“S’kam qėlluar me armė ndaj policisė. Unė kam qenė nė shtėpi. Emri im nuk duhet tė ishte nė listėn e policisė. Jam i gatshėm tė vijė dhe tė kontrollojė policia u jap edhe filmimet e kamerave tė shtėpisė pėr tė treguar se ku kam qenė.”- ėshtė shprehur Gaba.
Ai ka theksuar se banorėt janė tė frikėsuar dhe situata ėshtė e acaruar. Sipas tij tė shtėnat vazhdojnė dhe aksidentalisht mund tė plagoset ndonjė fėmijė.
“Nuk kemi lidhje me tė shtėnat. Nė nuk jemi fare nė Lazarat jemi tė paktėn 4 orė larg tij. Kemi qenė nė Tiranė qė prej mėngjesit. Nuk kemi probleme me policinė. Po mendojmė qė tė shkojmė nė komisariatin mė tė afėrt. Ka kamera qė konfirmojnė se ku kemi qenė. Emrat nė ato lista na janė vėnė pa arsye.”- deklaruan Emiljano Aliko e Matjaz Boci.
TAHIRI-BANOREVE TE LAZARATIT: HIDHNI ARMET, S'KA ZOT QE U DEL PER ZOT
Ora 14:10-"Banorėt e Lazaratit tė hedhin armėt dhe tė lejojnė policinė tė bėjė detyrėn". Apeli ėshtė bėrė nga ministri i Brendshėm Sajmir Tahiri gjatė njė deklarate pėr mediat ku prezantoi provat e sekuestruara nė operacionin antidrogė tė pak ditėve mė parė nė Fushe Kuqe tė Mamurrasit ku u zbulua laboratori i drogės nė vilėn tre katėshe tė Gėzim Ēelės, i konsideruar si baron i drogės e qė ėshtė shpallur nė kėrkim nga Policia e Shtetit.
“Ne jemi tė vendosur tė ecim nė rrugėn e drejtėsisė dhe sundimit tė ligjit.I bėj thirrje dhe atyre qė nė kėto momente kanė marrė armėt nė Lazarat kundėr Policisė sė Shtetit. I keni bėrė llogaritė shumė gabim. Mos mendoni kurrė se ka zot nė tokė qė mund t’u dali zot nėse kundėrshtoi me armė Policinė e Shtetit. Hidhni armėt dhe lini Policinė e Shtetit tė bėjė detyrėn. Nė tė kundėr forca e ligjit do veprojė si asnjėherė tjetėr. Ju siguroj qė Policia e Shtetit do bėjė detyrėn pa asnjė dallim. Jemi tė vendosur tė sigurojmė shoqėrinė e tė drejtės dhe sundimin e ligjit nė kėtė vend.”- u shpreh ministri Tahiri.
Mė tej ministri ka theksuar se ėshtė rritur sasia e marijuanės, kokainės sė kapur. Ai u shpreh se po luftohet mafja dhe krimi i organizuar. Sipas ministrit politik e ka pėr detyrė tė bėhet palė me qytetarėt. Ai u ka bėrė thirrje banorėve tė Lazaratit tė distancohen nga kriminelėt.
ALIKO: SITUATA ĖSHTĖ ACARUAR PAS PUBLIKIMIT TĖ EMRAVE, KUSH NUK ĖSHTĖ I PĖRFSHIRĖ TĖ PARAQITET NĖ POLICI
Ora 13:40-Situata nė Lazarat ėshtė acaruar pas publikimit tė listės me emrat e personave qė mendohet se u kanė drejtuar armėt efektivėve tė policisė. Lajmi bėhet me dije nga Kreu i Komunės sė Lazaratit, Dasho Aliko nė njė prononcim pėr News 24. “Jam duke negociuar me banorėt e Lazaratit qė tė ruajnė qetėsinė sepse problemi nuk mund tė zgjidhet duke drejtuar armėt. Problemi ėshtė shumė i vėshtirė. Situata mund tė agravojė. Njė pjesė e kėtyre banorėve qė panė emrat nė listė ishin shumė tė shqetėsuar dhe u drejtuan nė komunė sepse ata shprehen se nuk kanė qėlluar drejt policisė. I bėj thirrje banorėve qė janė tė qetė dhe qė nuk kanė qėlluar ndaj policisė tė drejtohen nė Drejtorinė e Policisė nė Gjirokastėr dhe tė heqin emrat. Ai qė ka probleme me ligjin duhet tė pėrgjigjet. Unė u bėj thirrje banorėve tė Lazaratit gjithsecili tė futet nė banesėn e tij. Shteti nuk ka ardhur pėr tė pushtuar Lazaratin.”- u shpreh Aliko.
Mė tej ai ka theksuar se 60-70% e emrave tė publikuar i ka takuar nė qendėr tė fshatit dhe nuk kanė qenė nė zonėn ku po qėllohet me armė.
“Unė jam duke takuar bashkėqytetarė tė mi pėr tu kėrkuar qetėsinė dhe mbėshtetjen pėr tė qetėsuar njerėzit e tyre tė afėrt qė mund tė jenė irrituar nga probleme apo faktorė tė ndryshėm. Pėr mua kryesore ėshtė jeta e njė qytetari. Dhe jeta e njė qytetari dhe e njė polici janė tė barabarta. Njė veprim i pa matur dhe njė veprim adoleshent mund tė krijojė situata tė rėnda. Qė njė pjesė e komunitetit tė njollosin gjithė komunitetin kjo ėshtė e pafalshme. Pėr mua e shenjtė ėshtė jeta e njerėzve. Pas publikimit tė emrave qė ka bėrė Policia e Shtetit nė media situata filloi tė agravohet. Sepse janė dėshmitarė qė njė pjesė e tyre kanė qenė nė shtėpi ose kanė qenė nė lėvizje jashtė terrenit ku gjuhet me armė. Qytetarėt qė kanė qenė jashtė ēėshtjes ti drejtohen policisė pėr tė hequr emrin. Nuk mund tė digjet i njomi me tė thatin bashkė. Pash disa emra qė ishin me mua nė qendrėn e komunės nė njė moment. 60-70% e kėtyre njerėzve kanė qenė me mua nė qendrėn e komunės. Ėshtė momenti qė tė gjithė personat qė shikojnė emrat e tyre nė ekranet e televizion ti drejtohen policisė sė qarkut pėr tė dhėnė deklaratat e tyre dhe pėr tė dhėnė shpjegimet nėse kanė qenė apo jo pjesė e kėsaj revolte,”- ka sqaruar Aliko.
PLUMBAT DĖMTOJNĖ NJĖ DYQAN NĖ DERVIĒAN, NUK KA TĖ LĖNDUAR
Ora 13:25-Breshėria e plumbave kanė dėmtuar njė dyqan nė fshatin Derviēan. Fatmirėsisht nuk ka persona tė lėnduar nė njerėz. Plumbi ka goditur xhamin e dyqanit dhe ka rėnė mbi karrige. Nė momentin e ngjarjes nė dyqan ka qenė pronarja por fatmirėsisht nuk ka pasur lėndime.
POLICIA HYN NĖ LAZARAT, MERR NĖN KONTROLL BANESĖN E GATE MAHMUTAJ
Ora 13:00- Policia tashmė ka hyrė nė fshatin Lazarat dhe ka mbėrritur nė kapanonet e Gate Mahmutaj. Sipas policisė objekti i Gate Mahmutaj ėshtė nėn kontroll. Aksioni po vijon me synim kapjen e 26 personave qė qysh prej natės sė djeshme kanė qėlluar me armė nė drejtim tė efektivėve tė policisė.
POLICIA BĖN PUBLIK EMRAT E PERSONAVE QĖ KANĖ QĖLLUAR ME ARMĖ
Ora 12:40-Policia e Shtetit ka publikuar mesditėn e sotme emrat e personave qė kanė qėlluar me armė nė drejtim tė efektivėve tė policisė qė po zhvillojnė operacionin anti-drogė nė Lazarat. Sipas policisė personat qė kanė qėlluar me armė janė:
1 Albion Aliko
2. Alban Aliko
3. Jurgen Boci
4. Jeton Kalemi
5. Abaz Rabi
6. Emiljan Aliko
7. Matjaz Boci
8. Ali Basha
9. Adem Sala
10. Shkelqim Krishti
11. Artur Gjini
12. Sherif Kazma
13. Sokol Skendi
14. Florijan Shurdhi
15. Sevdi Shurdhi
16. Martin Muho
17. Adriatik Gaba
18. Carcan Gaba
19. Haki Buci
20. Hamza Buci
21. Agim Avduli
22. Syrja Sinani
23. Izmir Hebovija (Shkodrani)
24. Kostandin Xhuvani
25. Erjon Haxhiaj
26. Arsen Banaj
Ndėrkohė nga informacionet e fundit bėhet me dije se forca tė shumta policie dhe postblloqe kanė hyrė nė pjesėn e sipėrme tė fshatit. Policia po i afrohet banesės sė Mahmutaj. 3 mjetė tė blinduara qėndrojnė nė gatishmėri tek postblloqet, ndėrsa prej dy orėsh ka qetėsim tė tė shtėnave.
ALIKO: PO NEGOCIOJMĖ ME BANORĖT QĖ TĖ MOS QĖLLOJNĖ
Ora 12:00-Kryetari i Komunės sė Lazaratit shprehet se prej mėngjesit tė ditės ės sotme sė bashku me kryepleqtė e fshatrave ka nisur pėrpjekjet pėr negociata me banorėt. Nė njė prononcim pėr News 24 Aliko shprehet se ka folur edhe me babanė e Gate Mahmutajt presonit qė mendohet se po strehon grupin qė ka shkrehur armė nė drejtim tė efektivėve tė policisė. “Kam folur me babanė e Gate Mahmutajt pėr tė negociuar. Babai i Gate Mahmutajt mė tha se e kishte marrė lajmin nga TV. Po negociojmė me banorėt qė tė mos qėllojnė,”- ėshtė shprehur Aliko.
(Ne foto pjese nga dekreti i presidentit Moisiu)
KUSH ĖSHTĖ GATE MAHMUATAJ
Ashtu sikundėr konfirmon dhe policia e shtetit, Razip Mahmutaj i njohur me pseudonimet Gate dhe Beligrad ėshtė njė person i njohur nė dosjet e policisė, pėr ngjarje tė ndodhur mė parė po nė Lazarat. 46-vjeēari po nga fshati Lazarat ėshtė autor i plagosjes me armė zjarri tė njė punonjėsi policie mė 7 maj tė vitit 2000 nė rrugėn nacionale Gjirokastėr–Kakavijė, nė vendin e quajtur Kthesa e Lazaratit. Ky shtetas ka qėlluar me armė zjarri kallashnikov nė drejtim tė automjetit tė grupit tė gatshėm tė policisė,ngjarje pėr tė cilėn Gjykata e Shkallės sė Parė Gjirokastėr dėnoi me 25 vjet burg, ndėrsa mė pas apeli e uli dėnimin ne 22 vite.
Drejtuesit e lartė tė policisė nė atė kohė bėnė tė ditur se 46-vjeēari ėshtė autor i dyshuar pėr disa vjedhje me armė tė ndodhura nė aksin rrugor Gjirokastėr–Kakavijė dhe nė bashkėpunim me disa persona tė tjerė, ėshtė autori kryesor i dyshuar i goditjes me armė zjarri tė tipit mitraloz, tė helikopterit tė misionit italian Interforcė, i cili po kryente njė mision monitorues mbi fshatin Lazarat 18 gusht tė vitit 2004, datė qė shėnon ndėrhyrjen e fundit nė Lazarat.
Mahmuatj rezulton tė jetė arrestuar mė 27 shtator tė vitit 2004 pas negociatave dhe ndėrmjetėsimit nga autoritetet vendore, por nga 22 vite ka kryer vetėm 2 vite pėr shkak tė amnistisė nga presidenti i asokohe Alfred Moisiu pėrmes dekretit tė vitit 2006. Ndėrkaq nė dosjen e tij kriminale Mahmutaj ėshtė autor i dyshuar i goditjes me mitraloz tė rėndė tė forcave tė policisė nga banesa e tij, ngjarje e ndodhur mė datė 12 shtator tė vitit1998, ku si pasojė mbetėn tė plagosur 8 punonjės policie.
RRETHOHET FSHATI, SHOQĖROHEN NĖ POLICI DISA PUNĖTORĖ
Ora 10:43-Mjetet qė udhėtojnė nė aksin Gjirokastėr-Kakavijė po kontrollohen nga policia ndėrkohė qė 500 efektivė kanė rrethuar tashmė fshatin Lazarat. Gazetarja e News 24 Eri Baēo bėn me dije se policia ka shoqėruar tashmė disa persona qė dyshohet se vijnė nga zonat pėrreth pėr tė punuar nė Lazarat nė kultivimin kanabisit. Dhjetra forca policia dhe tre mjete tė blinduara ndodhen tek postblloku nė Derviēian Drejtori i Pėrgjithshėm i Policisė sė Shtetit ka vėnė nė gatishmėri gjithė strukturat operacionale tė Policisė sė Shtetit, tė cilat do tė vihen nė lėvizje nė varėsi tė situatės. Aktualisht nė terren janė rreth 500 forca policore, tė cilėt kanė bėrė rrethimin e zonės. Policia e Shtetit thekson se ėshtė e vendosur pėr realizimin e misionit tė saj, si dhe pėr tė “ēliruar” dhe popullin e Lazaratit nga ky grup personash kriminal. Ndėrkohė strukturat drejtuese ndodhen nė Drejtorinė e Policisė sė Qarkut Gjirokastrės.
POLICIA: NUK TĖRHIQEMI NGA AKSIONI
Ora 09:25-Burime konfidenciale nga policia bėjnė me dije pėr News 24 se nuk do tė tėrhiqen nga operacioni nė Lazarat deri nė asgjėsimin e plotė tė parcelave me kanabis dhe kapjen e personave qė kanė shtėnė me armė nė drejtim tė efektivėve tė policisė. Operacioni ka vazhduar pėrgjatė gjithė natės. Tė njėjtat burime bėjnė me dijes e efektivėt e policisė kanė hyrė nė pjesėn e poshtme tė Lazaratit. Ndėrkohė theksohet se aksionio do tė vazhdojė edhe nė ditėt nė vijim.
KRYEKOMUNARI I LAZARATIT DASHO ALIKO: JAM NĖ TERREN
Ora 09:00- Nė njė prononcim tė shkurtėr pėr News 24 Kryetari i Komunės sė Lazaratit Dasho Aliko ėshtė shprehur se nuk mund tė japė detaje lidhur me operacionin qė po zhvillohet sepse ndodhet nė terren. “Nuk jam disponibėl nė kėtė moment sepse jam nė terren”- u shpreh Aliko.
POLICIA E SHTETIT JEP DETAJE PER OPERACIONIN NE LAZARAT
Strukturat e Policisė sė Shtetit nė kuadėr tė masave tė marra pėr identifikimin e asgjesimin e sipėrfaqeve tė kultivuara me bimė narkotike, prej disa ditėsh kanė ndėrmarrė njė operacion nė shkallė tė gjėrė nė fshatin Lazarat pėr asgjesimin e njė sipėrfaqe tė identifikuar tė kultivuar me kanabis sativa.
Gjatė veprimeve tė ndėrmarra nga strukturat e Policisė sė Shtetit nė kuadėr tė kėtij operacioni nga njė grup personash tė identifikuar ėshtė qėlluar me armė zjarri nė drejtim tė forcave tė policisė, ku si pasojė e tė shtėnave kundėr kėtyre forcave, mbeti i plagosur dhe njė 45 vjeҫar, banor i fshatit Lazarat.
Strukturat e Policisė sė Shtetit, pėrkatėsisht forca tė Drejtorisė sė Policisė sė Qarkut Gjirokastėr tė mbėshtetura dhe nga forcat speciale RENEA dhe forcat e Ndėrhyrjes sė Shpejtė po vijojnė veprimet, me qėllim asgjesimin e sipėrfaqes sė identifikuar tė kultivuar me bimė nakotike kanabis sativa dhe kapjen e personave qė qėlluan nė drejtim tė forcave tė policisė, disa banorė tė fshatit dhe disa nga zona tė tjera.
Nė drejtim tė forcave pjesėmarrėse nė operacion prej mbrėmjes sė djeshme po vijon tė qėllohet me armė zjarri nga ky grup personash, duke pėrdorur dhe armė tė rėnda si antitank, mitroloz i rėndė e i lehtė, mortaja etj.
Nga vepiemt e ndėrmarra ėshtė identifikuar vendi, prej nga ky grup personash po qėllon me armė zjarri, ku janė lokalizuar nė banesėn e shtetasit Gate Mahmutaj, person me precedentė kriminalė, i arrestuar nga forcat RENEA, i dėnuar me vendim gjykate dhe i falur mė pas nga Presidenti i Republikės.
Nga strukturat e Policisė sė Shtetit nė kuadėr tė kėtij operacioni po bashkėpunohet me Prokurorinė e rrethit.
Po ashtu ėshtė kėrkuar bashkėpunimi i pushtetit lokal dhe i banorėve tė fshatit Lazarat, qė tė distancohen nga ky grup personash dhe tė japin kontributin e tyre nė drejtim tė kapjes sė kėtyre personave.
Policia e Shtetit po vijon me masat e ndėrmarra nė kuadėr tė kėtij operacioni.
(a.n/BalkanWeb)
Ndėrhyrja nė Lazarat, Rama: Pse s'flet PD-ja?!
Operacioni antidrogė qė po zhvillohet sot nė Lazarat nga Policia e Shtetit, ka gjetur mbėshtetjen e kryeministrit Rama dhe kryetarit tė Kuvendit Meta, ndėrkohė asnjė prononcim nuk ka nga opozita deri mė tani.
Kėtė shqetėsim ka shprehur Edi Rama nė faqen e tij zyrtare nė facebook, ku shkruan:
"Pse s’flet PD-ja, dhe e mbėshtet a jo Policinė e Shtetit pėrballė atyre qė qėllojnė me armė ne Lazarat", ka deklaruar Rama.
Shekulli
Po e perkthej "Policia shqiptare 'rrethon' Lazaratin" per t'ju pershtatur titullit te temes
Albanian police storm lawless marijuana village
Reagimi i djalit tė deputetes Xhuvani, pasi u pėrfshi nė listėn e policisė pėr ngjarjen nė Lazarat
Nė listėn e personave, qė qėlluan me armė nė drejtim tė forcave tė rendit nė Lazarat, ėshtė pėrfshirė edhe djali i deputetes socialiste, Luiza Xhuvani. Kostandin Xhuvani deklaroi se nuk ka asnjė lidhje me ngjarjet e ndodhura nė Lazarat.
- “Unė kur e pashė emrin u shqetėsova dhe nuk e kuptova pse ndodhi. Si tifoz futbolli isha duke parė ndeshjen nė njė lokal tek “Piazza”, dhe ambienti ishte me kamera. Kam luajtur edhe njė skedinė dhe sot jam nė shtėpi. Nuk e di fare pėr ēfarė ndodhi kjo. Mbase ėshtė njė lapsus, njė gabim. Por unė nuk kam lidhje me kėtė histori do t’u lutesha mos tė mė pėrmendnin. Nuk kam asnjė lidhje me Lazaratin. Nuk mė lidh asgjė me atė vend aty. Nuk kam pėrse tė paraqitem nė komisariat. Kam prova qė jam kėtu nė Tiranė. Besoj do jetė ndonjė ngatėrresė, apo gabim nuk e di. Unė nuk kam lidhje fare me emrin nė listė dhe as me Lazaratin. Kam venė skedinė rreth orės 4 tė drekės, e kam dhe skedinėn me vete, rreth orės 10:00 tė mbrėmjes se djeshme kam qenė nė lokal qė ka kamera. Ėshtė thjesht njė gabim. Nuk kam tė bėj fare me Lazaratin apo Gjirokastrėn. Nuk njoh askėnd atje”- deklaroi Kostandin Xhuvani.
Koha Jone
O Xinxo, i paska dale nga burgu per vrasje djali i deputetet socialiste nga Saranda, aktores se mirenjohur, Luiza Xhuvani, mo? Po mire bre, gjithe horrat e Shqiperise te gjithe socialista i kemi?
http://www.forumishqiptar.com/thread...-Luiza-Xhuvani
Po lexoje lajmin mo dhe ti. Kot qe e poston![]()
Lexoje ke ajo tema tjeter kush eshte Konstandini se te kam thene qe e kam mik shpie te emen dhe te atin. Keto jane filma qe bejne mediat per te terhequr vemendjen e njerezve.
Po si ska dale asnje ke PeDe-ja te thote gje sot?
Mos kushedi kane vajtur te sulmojne policine, te ruajne drogen
P.S. Ketij Darius gjithmone e vogel i ngeli, s'ju rrit hic te shkretit![]()
Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Xinxerfilli : 16-06-2014 mė 12:31
Kliko pėr tė mėsuar se pėrse nuk duhen marrė seriozisht ato qė shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU
Krijoni Kontakt