Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Nga Anila Jole

    GREQI-1 ton heroinë është sekuestruar gjatë një aksioni antidrogë në Greqi, gjatë të cilit janë vënë në pranga 10 persona, shumica të huaj. Operacioni është zhvilluar nga njësitë antidrogë të policisë greke, Rojet e Marinës, në bashkëpunim me ekspertët amerikanë të Agjencisë Kundër Drogës, DEA.

    Heroina, që thuhet se kap shifra marramendëse në treg, është sekuestruar protin e Pireut dhe zona të ndryshme të Atikës. Ajo ishte fshehur nëpër konteniere, një pjesë tjetër në magazina e më pak nëpër banesa. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se droga hynte në territorin grek nga Turqia dhe disa nga të arrestuarit janë shtetas turq.
    Hetimet për zbulimin e rrjetit të trafiku vazhdojnë.

    (d.b/BalkanWeb)

  2. #2

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, dyshohet se vinte nga Turqia

    1 ton heroine eshte nje shifer e frikshme.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, dyshohet se vinte nga Turqia

    Greqi, ja shqiptari i përfshirë në trafikun e 1 ton heroine, u dorëzua vetë

    Emri:  stavri-llajo1.jpg

Shikime: 81

Madhësia:  54.9 KB

    Greqi – Zbulohet identiteti i shqiptarit të përfshirë në trafikun e 1 ton heroine në Greqi.
    Ai quhet Stavri Llajo dhe është dorëzuar vetë në policinë greke.
    Llajo ishte pjesëtar i grupit të narkotrafikut, që u zbulua më 13 qershor të këtij viti, kur policia greke sekuestroi mbi 1 ton heroinë dhe arrestoi 11 personar në Athinë.
    Sipas mediave greke, operacioni u zhvillua në bashkëpunim me rojen bregdetare të Greqisë, departamentit të Antidrogës ,krimit ekonomik në Policinë Greke, si dhe agjentë të Agjencisë Amerikane të Antidrogës, DEA.
    Mediat greke shkruanin se në mesin e të arrestuarve dyshohej se mund të kishte edhe shtetas shqiptarë dhe kjo u vërtetua sot.

    ORA NEWS

  4. #4
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Kur policia greke te kap mallin qe eshte 1 ton heroine, trafikanti ndihet me i sigurt per jeten e tij ne burg, se sa ne rruget e Greqise. Ai vetedorezohet ne polici.

    Po heton Prokuroria e Shqiperise kete ngjarje mo?

    Domethene:

    - Hashashin e Lazaratit e kemi problem.
    - Kokainen e Kolumbise e kemi problem.
    - Heroinen e Turqise dhe Afganistanit e kemi problem.

    Po dhe keta trafikantet, Shqiperine e shqiptaret gjeten per trafiqet e tyre? Nuk e dine keta qe Berisha nuk eshte me ne pushtet e kemi Qeverine e Rilindjes ne pushtet qe i lufton me Tahirin trafikantet e droges?

    Albo

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e derjansi
    Anëtarësuar
    14-04-2005
    Postime
    6,730

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Kur policia greke te kap mallin qe eshte 1 ton heroine, trafikanti ndihet me i sigurt per jeten e tij ne burg, se sa ne rruget e Greqise. Ai vetedorezohet ne polici.

    Po heton Prokuroria e Shqiperise kete ngjarje mo?

    Domethene:

    - Hashashin e Lazaratit e kemi problem.
    - Kokainen e Kolumbise e kemi problem.
    - Heroinen e Turqise dhe Afganistanit e kemi problem.

    Sa perpara kemi ecur ne shqiptaret.

    Albo
    qlidhje ka shqipria me ket ngjarje?

    heroina ka shku nga turqia ne greqi dhe u kap ne greqi.

    mos ka per detyre shqipria te kontrrolloj komplet trafikun e droges neper bote?
    JO NEGOCIATA VETËVENDOSJE

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    qlidhje ka shqipria me ket ngjarje?

    heroina ka shku nga turqia ne greqi dhe u kap ne greqi.

    mos ka per detyre shqipria te kontrrolloj komplet trafikun e droges neper bote?
    Po ja o derjanso, nje shtetas shqiptar na u kap i implikuar ne trafikun e heroines se kapur e na shkon e vetedorezohet ne policine greke.

    Jo jo, Shqiperia nuk ka pse kontrollon gjithe trafikune droges neper bote. Po ja qe me ardhjen e pushtet te Qeverise se Rilindjes, keta trafikantet e droges se botes, na i sjellin gjithe drogat e botes neper Shqiperi!

    Do jete vetem rastesi, nuk do te thote qe Qeveria e Rilindjes eshte e implikuar ne trafiqe te tilla.

    Edhe ministri yne i rendit, keshtu nxitoi e tha, kokaina e Ekuadorit nuk ka lidhje me Shqiperine. Pastaj i lepiu te vjellat e tij si qeni disa dite me vone kur kolumbiani u arrestua ne Rinas.

    Albo

  7. #7
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    grrrrrr grrrrrr grrrrrr

    Shqiptari këtu e Shqiptari atje !! Si nuk u lodhe o demokrati Albo. Një gjë nuk ma ke thënë akoma edhe pse të kam pyetur edhe herë të tjera: Cilat janë interesat e tua që gërmon lart e poshtë për të gjetur historira me krimielë Shqiptar e të na i përplasësh këtu në forum sikur don të na thuash : Ja se kush jeni "JU" Shqiptarët ? Te cili krah bën pjesë ti ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Pune e sizifit..



    Per cdo vjet sekuestrohen qindra dhe mijera ton droge ne Greqi dhe vende te ndryshme te Evropes dhe sasia vetem shtohet.

  9. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    30,458
    Postimet në Bllog
    17

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    grrrrrr grrrrrr grrrrrr

    Shqiptari këtu e Shqiptari atje !! Si nuk u lodhe o demokrati Albo. Një gjë nuk ma ke thënë akoma edhe pse të kam pyetur edhe herë të tjera: Cilat janë interesat e tua që gërmon lart e poshtë për të gjetur historira me krimielë Shqiptar e të na i përplasësh këtu në forum sikur don të na thuash : Ja se kush jeni "JU" Shqiptarët ? Te cili krah bën pjesë ti ?
    Une kam qejf qe ti bej te gjithe shqiptaret kriminele, trafikante, te korruptuar, te famshem ne perjetesi. Qe t'i mesojne bemat e tyre jo vetem shqiptaret e kohes se sotme, por edhe ata brezat qe do te vijne pas tyre. Qe femijet, niperit e mbesat e tyre neser, kur te futen ne Internet e te kerkojne te mesojne per origjinen e familjes se tyre, ti dalin ne google bemat e gjyshit e stergjyshit, e te mburret pak.

    Merru edhe ti me trafiqe qe te behesh i famshem si keta!

    http://www.forumishqiptar.com/tags.php?tag=antidroga
    http://www.forumishqiptar.com/tags.php?tag=kokaina
    http://www.forumishqiptar.com/tags.php?tag=heroina

    Po mire ky Alboja i forumit qe i ben keta kriminelet shqiptare te famshem, po ti kur i degjon e lexon keto lajme, si ia ben valle? Nje vesh shurdh, nje sy qorr?

    Albo

  10. #10
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Greqi: Sekuestrohet 1 ton heroinë, arrestohet një shqiptar

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin

    Po mire ky Alboja i forumit qe i ben keta kriminelet shqiptare te famshem, po ti kur i degjon e lexon keto lajme, si ia ben valle? Nje vesh shurdh, nje sy qorr?

    Albo
    Ndryshe nga ti unë i qortoj dhe i dënoj.. nuk them një e dy siç thua ti : Shqiptari bëri këtë e Shqiptari bëri atë ! Pse nuk thua ti : Wordless është kriminel, shpërndarës droge apo 1001 të zeza, por thua Shqiptari kapet këtu, Shqiptari vret atje, Shqiptari shpërndan etj etj ëë ?

    Pse nuk i përgjigjesh pyetjes time kur të pyes se ti dhe forumi yt ( me emër të nderuar por që në të vërtetë përmban postime alla Albo brënda) kë përfaqson ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •