Close
Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 72
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta



    Tre vjet pasi erdhi në krye të Bashkisë së Tiranës me premtimin madhor të ndërtimit të Tramit, Lulzim Basha prezanton projektin për ndërtimin e këtij Trami të linjës Kombinat-kinostudio. Lulzim Basha e konsideroi projektin e Tramit si një baze të ndërtimit të Tiranës Europiane. Basha deklaroi se Bashkia është gati të nisë zbatimi i projektit, por duhet vullnet i mirë nga ana e qeverisë.
    “Ështqë një kënaqësi e madhe të jemi këtu për të jetësuar atë çfarë 3 vite më parë e premtuam, ndoshta disa të tjerë, madhje edhe dashamirës e mosbesuan , por sot ka mbëritur finalzimi i projektit të tramit.”, tha Basha.
    “3 vite më parë shpalla synimin tim për zhvillimin e qytetit afatgjatë me përmasa metropolitan duke përmirësuar jetesën e qytetarëve dhe duke hedhur bazat e Tiranës europiane.”

    Basha: Nëse qeveria ka vullnet ne jemi gati të nisëm zbatimin e projektit

    “Unë jam optimist për jetësimin e këtij projekti duke u mbështetur edhe të besimi i qytetarëve të Tiranës. Ndaj sot jam para jush, në këtë prezantim të projekteit të parë të linjës së parë të Tramit. Për realizimin e këtij projekti ka interes nga kompani të vendeve të ndryshme të botës. Me pak vullnet të mirë të qeverisë, Bashkia e Tiranës është që sot gati të nisë zbatimin e këtij projekti që do të ndryshojë jetën e qindra dhe mijëra qytetarëve.Falenderoj me këtë rast qeverinë franceze dhe ambasadën për besimin që treguan duke thënë një grant prej 720 mijë euro me anë të cilës u krye studimi dhe projekti i linjës”

    Basha: Me Tram, Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    “Transporti me tram do të përgjysmojë kohën e udhëtimit, intinerari Kombinat-Kinostudio do të përshkohet për 24 minuta pasi linjat e Tramit janë ta papenguara nga trafiku. Transporti me tram do të ulë koston e transportit në qytet dhe do të ofrojë një shërbim shumë më cilësor i cili orjenton shumë qytetarë drejt përdorimit të transportit publik”.
    Basha: Komoditet dhe çmime të përballueshme
    “Linja që ka një gjatësi prej 9 km në fazën e parë do të transportojë 90 mijë pasagjerë në ditë, me një perspective dyfishimi deri në 186 mijë pasagjerë në ditë në periudhën afatmesme. Kostoja e transportit sipas studimit parashikohet deri në 50 lekë për persona, ndërsa shërbimi i mesatarizuar duke përfshirë edhe shërbimet e aboneve mujorë apo vjetore është 41 lekë për person. Ka qenë synimi jonë që përvec shërbimit komod ofrojmë edhe çmime të përballueshme për qytetarët tanë.”
    Kosotoja e projektit 120-155.5 mln euro
    “Kosotoja e projektit vlerësohet mes të jetë në rendin mes 120-155.5 milionë euro. Realizimi parashikohet me konçesion ose partneritet publik privat, ku partneri publik është natyrisht Bashkia e Tiranës.

    ex/oranews online/

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    26-09-2003
    Vendndodhja
    varavingo
    Postime
    1,084

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    L. Basha qenka kryetar i bashkise te Tiranes? Hera pare qe e degjojme u kujtua mbas tre vitesh te thoje dy fjale per Tiranen.

  3. #3

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    perderisa thote "Nëse qeveria ka vullnet" domethene qe nuk behet

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Citim Postuar më parë nga vagabondo_nyc Lexo Postimin
    L. Basha qenka kryetar i bashkise te Tiranes? Hera pare qe e degjojme u kujtua mbas tre vitesh te thoje dy fjale per Tiranen.
    Ka qene me pushime

    Basha e di qe i pret humbja shume e thelle jo vetem ne Tirane por ne te gjithe Shqiperine, prandaj dhe nuk do kandidoje perseri, sepse do ja shtypin koken cakejte e PeDe-se.
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Po si nuk u lodhe duke shkruar ne cdo teme te njejtat budallalliqe o tope? Flet per humbje te thella me nje patetizem deri ne ekstaze qe te neverit. Paskeni qene specie te cuditshme ju militantet.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Po une shty kohen mer burre. Cke me mua ti?

    Une kam qejf kur i acaroj keta trapat PeDe-ist me Albon ne krye.

    Une skam lidhje me militantizmin, une vetem shtyj kohen duke u tallur. Biles si per ironi shume nga familja ime dhe te njohur kane qene zyrtare ne kohen e Berishes, disa dhe te larte fare
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 10-06-2014 më 10:46
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  7. #7

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    E si e shtyn kohen ti mer daj? Duke u bo toc kuklle me gjerat qe thua. Sa vjec je ti pash zotin?

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    drague (12-06-2014)

  9. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Gjashtëmbëdhjetë

    Mendo kur thua për mua që tall trapin toç kuklle, cfarë i bie të thuash për drejtorin?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  10. #9
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Ore keta demokratet nuk marrin vesh fare!

    Ne shqiptaret nuk duam ore te ndertojme rruge, as tramvaje, e as trena!

    Ne duam te shkaterrojme me tritol pallate te ndertuara me leje e pa leje!
    Ne duam te ngrejme taksat qe te shendoshim shtetin se na eshte dobesuar shume!
    Ne duam te fusim ne burg gjithe opoziten se eshte e korruptuar, qe punet Qeverise se Rilindjes t'i shkojne mire!

    Ne suksesin e masim se sa shume jemi ne gjendje te shkaterrojme e jo ndertojme!

    Budallenjte ndertojne e mbjellin, ne te zgjuarit e rilindjes shkaterrojme e mbledhim!

    O Edi! Tiranen e le pa bulevard, lere edhe pa tram! Duan edhe tram ky popull i rrenuar pale.

    Pse c'na u be Tirana, Paris?

    Albo
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-06-2014 më 11:34

  11. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Prezantohet projekti i Tramit në Tiranë: Kombinat- Kinostudio në 24 minuta

    Ja foli drejtori
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 0 prej 8 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •