Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 21
  1. #11
    Dark Angel Maska e smokkie
    Anëtarësuar
    08-01-2004
    Vendndodhja
    verdalle
    Postime
    1,137

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Nje i moshuar shkon te beje kerkese per vize afat-gjate per te dale jashte shtetit.
    Nenpunsja e zyres e pyet:
    -Xhaxha, ju jeni goxha i moshuar, pse ju duhet nje vize me afat te gjate? Nuk do ishte me mire qe vitet e arta t'i kalonit prane te afermve, ne atdhe?
    -Eh moj bije, ne kohen e gjermatit te digjnin nese ishte homoseksual, me vone kjo gje denohej me burg.
    Ne vitet e para te demokracise nuk te luante njeri, nese ishe homoseksual kurse ne ditet tona homoseksualiteti mbrohet me ligj!
    -Arsyeja pse me duhet vize eshte sepse dua te iki qe ketu perpara se homoseksualizmi te behet me detyrim!
    Cdo gje eshte relative...

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Elian70
    Anëtarësuar
    30-07-2006
    Vendndodhja
    Vlorë
    Postime
    1,938

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    tipike e te semurve patologjike e psiqike qe kerkojne edhe te martohen...po spermatozoidet kur te arrijne aty ku duhet si do thone: uuuu kemi gabuar rrugen???!!!
    me e tmerrshmja eshte se duan te mbajne edhe femije...e si do i bejne? si veten e tyre? psikopate? pthuuuu...
    duan te bejne parada se eshte tipike paaftesi dhe mungese personaliteti, frike te perballen si gjithe te tjeret...si gjithe normalet. nuk jam per rrahje si beri Putin se keta i shoh si te semure...
    homoseksualizmi NUK eshte demokraci sic pretendojne...
    Te Dish, te Besh, te Dish te Besh, Bej te Ditur!

  3. #13
    Orthodhoks Maska e ilia spiro
    Anëtarësuar
    02-02-2009
    Postime
    3,588
    Postimet në Bllog
    1

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Kjo ishte gje qe pritej, pasi nuk eshte cudi dhe kjo eshte kerkuar nga BE (ambasadori hollandez tekstualisht). Kisha Orthodhokse eshte prononcuar per kete qellim, per keto ligje si "shkaterrim i familjes".
    Ky ligj hap rrugen per kontakte seksuale pa kurrfare kufizimi mes njerezve dhe ketyre dhe kafsheve, etj. I hapet rruga kafsherimit total te njeriut, por shkohet edhe nen nivelin e kafshes ku nuk ndodhin gjera te tilla, por gjithcka kerkon bashkimin me te kunderta.

    Kuptimi i fjales "familje" merr fund...
    Duaje te afermin tend si veten

  4. #14
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Nuk merr fund familja nga disa imbecila o Ilia Spiro. Dun me e legalizu le ta legalizojne, ata qe e kan nda menjen me bo sene antinatyrale kan me i bo si e ligjerove si jo. Familja mer fund edhe nga kurvlliku por jo te gjithe e bejne ate gje te ndyre. Si tja bejme ta ndalojme edhe kurverine me ligj ?
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  5. #15

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Ore dakort , eshte e drejta jote te neveritesh , as une nuk e konsideroj dicka normale . Por edhe reklamimi i tyre bene qe shoqerja ti pranoje sa do pak , sidomos nje shoqeri primitive sic eshte ajo shqiptare .

    Gjithsesi do me lejosh qe une personalisht te mos te keme te njetin mendim per denatyralizem , per te vetmin arsye se kjo dukuri eshte e pranishme edhe te kafshet . Pra nuk eshte shpikje njerezore , por NE FAKT mekanizem natyror ( ne te kundert nuk do gjendeshte te te gjitha specjet ) .

    Une personalisht konsideroj se per deri sa ata respektojne ligjet edhe kodin civil edhe shoqeror e drejta e marteses ligjore eshte nje e drejte elementare njerezore e cila duhet respektuar ( per te vetmen gje qe nuk jam dakort edhe nuk do jeme KURRE eshte adoptimi i femijeve ) . Tek e fundit jane njerez tamam sic jemi neve , nuk i ndryshon asgje pervec preferencave seksuale .
    Se kuptoj pse te bezdiska kaq shume opinioni im mbi kete ceshtje.

    Fakti qe ekziston tek kafshet nuk do te thote se eshte dicka normale. Denatyralizimi ska te beje me shtrirjen e fenomenit. Kjo nuk e ben me pak denatyral. E megjithate po e perseris, mua nuk me shqeteson fare se cfare bejne ata brenda mureve te tyre. As nuk po i konsideroj si me pak te vlefshem per shoqerine. Mua nuk me duket normale ulerima ne publik dhe imponimi qe duan t'i bejne shoqerise mbi preferencat e tyre seksuale. Dhe ketu nuk kam parasysh fare Shqiperine se nuk e kam idene sesi sillen aty. E kam per vendin ku jetoj. Sa here behet parada e tyre ketu (cdo qershor) te hapet barku te shkosh ne downtown. Meshkuj pothuajse te zhveshur komplet, me te mbathura fare te vogla ku vihen ne pah pothuajse cdo detaj i organeve seksuale, femra 3/4 te zhveshura qe se bashku me meshkujt japin nje show duke bere ekzibicionistin dhe treguar afeksion publik duke lepire e puthur partnere te te njejtit sex, tullumbace gjigande ne forme penisi, pantomima seksuale apo gjera te tjera te kesaj natyre etj. Hajde dil me femijet e me familje po deshe. Eshte dicka qe tek cdo njeri normal krijon neveri. Kjo eshte ajo qe une nuk jam dakort. Se cfare ben cdo njeri brenda mureve te shtepise apo ne dhomen e gjumit, ato jane gjera personale dhe mbeten te tilla.

  6. #16
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,965
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Xinxerfilli Lexo Postimin
    Kjo eshte kerkese e BE. Prandaj eshte mbeshtetur edhe me fort nga PeDe-ja, deri ne lejimin e martesave.

    http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/8177544.stm
    Dhe cfare pastaj se eshte kerkesa e BE? Ne mos jemi gje bageti qe duhet te na japi urdhra BE e te na mesoje se cfare eshte e mire e cfare eshte e keqe?

    Cfare m.. rilindasi je ti kur nga nje ane thua qe je kunder kesaj e nga ana tjeter nuk ke kurajon te ngresh zerin kunder ketij vendimi te Qeverise se Rilindjes?

    Behuni ore njerez se ngelet bageti. Po nuk keni faj ju, se ne krye te shtetit keni nje nga keta te ngjyrave te ylberit, qe deri dje i vishte corapet ngjyra-ngjyra?

    Mire zyren e tij qe e ka rinovuar ne Kryeministri, po Dash Pezes i ka bere ndonje zyre?

    Apo nuk e zeme ne goje Dash Pezen tani qe kemi Linden nuse?

    Albo

  7. #17
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Vendi eshte ne krize, qeveria deshtoi. Rama ik!
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  8. #18
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    24-09-2010
    Postime
    778

    LGBT, Familja Shqiptare, dhe Integrimi në BE

    Pranimi i LGBT si një grup shoqëror si i barabartë apo i njëjtë me shoqërinë shqiptare dhe respektimi i të drejtave dhe lirive për grupe shoqërore të tilla jashtë normalitetit, është një sfidë e madhe si për shoqërinë shqiptare ashtu dhe për shumë shoqëri dhe popullata sidomos ato ballkanike të cilat me mijra vite i kanë quajtur këto grupime njerëzish jashtë normës morale dhe etike dhe jashtë traditës kombëtare.
    Historia e përpjekjeve të shoqërive të civilizuara për të pranuar grupe të tilla shoqërore të neveritura nga pjesa më e madhe e popullatave në të gjithë botën si grupe apo shoqëri me të drejta dhe liri të jëta si të gjitha grupet e tjera shoqërore është bizarre dhe jo shumë e kuptueshme sidomos në shoqërinë shqiptare e cila njihet gjithashtu edhe për indiferentizmin si dhe për tolerancën e madhe foetare apo dhe sociale.
    Një nga argumentat është se grupet e tjera shoqërore si invalidët e të gjitha llojeve, pacientët, mosha e tretë, apo edhe shoqatat e ndryshmë si konsumatorët, shoqatat profesionale, shoqëria civile, romët, etj, etj, nuk kanë asgjë të përbashkët me LGBT përsa i përket motivit për të cilën kërkohet të mbrohet ky grupim nga shtresat e tjera të shoqërisë.
    Dhe argumentat janë mjaft të fortë dhe aspak për ti nënvlerësuar sepse në këtë aspekt, pranimi pa kushte në shoqërinë shqiptare po ashtu dhe ballkanike apo edhe në një pjesë të mirë të familjes europiane është më tepër hipokrizi se sa një bindje e sinqertë.
    Në Shqipëri sidomos, nënkuptimi për të kushtëzuar pranimin pa kushte të një grupimi të tillë i cili edhe në të kaluarën nuk shihej me sy të mirë por se, edhe me ligj dënohej (të paktën pjesa gay ose veprimet sodomike) me qëllim integrimin në BE, të lë një shijë të hidhur në se do të ishte e vërtetë.
    Kërkesat e BE për të pranuar kontigjentin LGBT si një kontigjent normal brënda shqoërisë shqiptare në aspektin e respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut është në pamje të parë mëse normale, dhe në këtë aspekt edhe shoqëria shqiptare e ka respektuar këtë grupim fare të vogël në Shqipëri edhe më përpara viteve `91; dhe me shumë maturi duke u treguar indiferentë ose duke i u shmangur këtyre njerëzve pa treguaras racizëm dhe as Homofobi (Homophobia- frika dhe urrejtja ndaj homoseksualëve), aq të trumbetuar nga përfaqësues të BE dhe të shoqatave ylberiste ndërkombëtare.
    Pak Histori
    Përpara revolucionit seksual të viteve `60, nuk kishte asnjë fjalor përçmues për jo-heteroseksualitetin, dhe termi gjinia e tretë që e ka zanafilën që nga viti 1860 në Angli.
    Termi homoseksual sigurisht me tingëllim negativ zëvëndësohej shpesh me fjalën homofil (dëshirë për të njëjtin seks) rreth viteve `50, e më vonë u përdor fjala angleze `gay` nga vitet `70. Sidoqoftë fjala `Lesbian` ose siç thuhet shqip lesbiket së bashku me fjalën gay filloi të përdoret gjithashtu në vitet `70. Sa për lesbiket ato morën njohje në SHBA që në vitin 1955 nën emrin e `Vajzat e Bilitis` ose `DOB`, një organizatë e krijuar në San Francisko në të cilën egzistonte një lokal që quhej `Bari Lesbian`. Kjo në fillim ishte një rrymë feministe e cila luftonte pabarazinë patriarkaliste midis femrave dhe meshkujve, por që u transformua në një rrymë seksualiste.
    Deri ne vitin 1990 nuk flitej për këto katër grupimeve seksualiste jo normale : Lesbian-Gay-Bisexual-Transsexual që të kalonin një një lëvizje apo grupim që kërkonte `pasaportë` brënda shoqërive përkaatëse perëndimore , dhe më vonë lindore dhe në vëndet e botës së tretë.
    Për herë të parë aktorja transseksuale Candis Cayne në vitin 2009 i quajti këto njerëz si Komuniteti LGBT , pra si një komunitet `minoriti i fundit i madh`, duke vënë në dukje se `...ne akoma ngacmohemi (pra ofendohemi fizkisht dhe me fjalë) hapur` dhe na kërkojnë (për këtë veçori) në televizion...`
    Traditat dhe Morali në vëndet perëndimore
    Sidoqoftë disa vënde nuk e miratojnë solidaritetin social dhe politik, si dhe vizibilitetin e fushatës së të drejtave të njeriut që përfshin edhemarshimet apo paradat e krenarinë `gay`.
    Disa vënde të tjera besojnë që grupimet me orientime jo-heteroseksuale përjetësojnë mitet se LGBT janë persona deficientë e të ndryshëm nga shumica e njerzve të tjerë.
    Mospranimi i heshtur grupimit jo normal LGBT në Shqipëri nga shumica e popullatës, bie ndesh me hipokrizinë e politikës shqiptare dhe disa indivdië në krye të disa shoqatave të cilët siç e thashë më sipër- identifikojnë pranimin apo më mirë dhënien e `pasaportës shqiptare` me integrimin në BE dhe kjo përpjekje është e gabuar dhe e dëmshme.
    Në vëndet e Europës Perëndimore, në SHBA, Kanada, Australi, por dhe në vëndet hispaniketë amerikës latinë si dhe në lindje ku religionet luajnë rol të rëndësishëm në jetën e përditëshme të popullatave , qëndrimi ka qënë homobofik ndaj kësaj kategorie që sot quhet LGBT por në tëkaluarën njihej si sodomite ose pederasti e cila dënohej me ligj si në perëndi ashtu dhe në lindje.
    Në SHBA diskriminimi ndaj hoseksualëve ishte shumë më i madh se sa ndaj minoriteteve të tjera.
    Deri në vitet `80 homoseksualët ishin shumë të diskriminuar sidomos nga religjioni dhe nga shoqëritë biblike që e quanin këtë nje ves ose mëkat në kundërshtim më urdherat e Zotit.
    Në Testamentin e RI në pjesën Romanët, 1:18-32 thuhet: Ja pse Zoti i braktisi ata për shkak të dëshirave të tyre të turpshme.Madje gratë dolën kundër rrugës natyrale për të bërë sex dhenë vënd të kësaj nxiteshin për të bërë sex me njëra tjetrën Dhe burrat në vënd të pasjes lidhje normale sekuale me gratë (heteroseksualiteti) ndizeshin për njëri tjetrin. Burrat bënin gjëra të turpshme me burra të tjerë dhe si rezultat I këtij mëkati, ata vuajtën brënda vehtes së tyre me dënimin që ata merituan.
    Ose në Judenjtë, 7: Dhe mos harroni Sodoman, Gomorrah, dhe qytetet e tyre fqinjë, të cilët ishin të mbushur më imoralitet dhe çdo lloj perversioni seksual. Këto qytete u shkatërruan nga zjarri dhe shërbejnë si një paralajmërim i zjarrit të përjetshëm ndaj dënimit të Zotit.
    Në vëndet myslimane gjitashtu qëndrimi ndaj Pederastisë dhe Homoseksualitetit mjaft i ashpër.Kjo vjen nga tradita religjioze dhe në terminologjinë islamikë homoseksualiteti quhet al fahsha (akt i ndyrë), ose amal qaën Lut (sjellja e njerzve të Lutit ose Lothi). Islami mëson që besimtarët nuk duhet as të marrin pjesë dhe as të përkrahin homosekualitetin.
    Megjithatë, ligjet islamike sjellja si homoseksual dhe veprimet homoseksuale dënohet dhe I nënështrohet dënimit ligjor. Ndëshkimi ligjor për këtë veprim është rrahja deri në dënimin me vdekje si nëIran Arabi Saudite dhe Jemen.
    Shumë lider fetarë konservatorë janë shprehur kundër komunitetit gay dhe kanë paralajmëruar për rrezikun që sipas tyre po përballet Amerika, Televizioni Club 700 ftoi predikuesin Pat Robertson i cili tha se `shumë nga njerëzit e Adolf Hitlrit ishin satanistë, shumë nga ata ishin homoseksualë- pra dy gjëra që duket se shkojnë ë bashku``.
    Megjithatë, krahas Homofobisë që vërehet herë pas here në vëndet e Europës Perendimore , SHBA, Australi, Kanada, këto vënde nëpërmjet politikave liberale, nëpërmjet nxitjes për të zbatuar të drejtat dhe liritë e njeriut, kanë arritur që të komunietetet LGBT të marrin `leje qëndrimin` duke u kthyer në këto vënde një komunitet që tregokërka civilizim, përparim, dhe liberalizëm seksual.
    Vëndet Perëndimore gjithashtu indirekt po u thonë vëndeve në zhvillim dhe atyre që aspirojnë integrimin në BE se, pranimi i LGBT-ve, jo vetëm si komuniteti që duhet trajtuar si një `minoritet i madh` por edhe si formë e shoqërisë liberale, shoqëri multikulturale, multietnike, dhe post-kapitaliste, ku familja vazhdon të dëmtohet e të prishet.
    Tradita dhe Morali në Shqipëri
    Në këtë aspekt pranimi i një grupimi të tillë siç thotë aktorja transseksuale Candis Cayne si `minoritet i fundit i madh` do të ishte më tepër një mos-njohje e realitetit shqiptar (por dhe ballkanik) por edhe sepse në Shqipëri ky grupim nuk është as minoritet dhe as ndonjë grupim që të luante ndonjë rol sado pak të vogël në shoqërinë shqiptare.
    Shoqëria shqiptare në këtë pikpamje është një shoqëri shumë më e maturuar dhe me tradita të shëndosha morale qoftë në famlije qoftë në shoqërinë shqiptare ku kodi i nderit për individin dhe familjen, ka qënë dhe mbetet një një element spikatës për mijra vjet.
    Maturiteti dhe Tradita shqiptare përsa i përket kësaj anomalie shoqërore qëndron në faktin se kjo shoqëri e ka respektuar të drejtën e tjetrit për të jetuar dhe të jetë i lirë qoftë edhe për këtë kategori sepse tradita shqiptare për të qënë tolerant madje dhe në formën e indiferencës ndaj grupeve shoqërore (jo të njëjta me shqiptarët) është fabuloze. Kujtojmë këtu mikpritjen dhe mungesën e racizmit të shqiptarëve, mbrojtjen ndaj hebrejve në kohën e luftës, tolerancën fetare, dhe mbrojtjen e nderit të familjes, nder falë të cilit familja shqiptare është akoma e fortë dhe e patronditur nga të ashtuquajturit `revolucioni ose emancipim seksual` i cili ka dëmtuar rëndë familjen europiano-perëndimore dhe atë të SHBA-Kanada-Australi.
    Ndaj këtij grupimi që unë e quaj jo-normal shoqëria shqiptare ka gjetur dhe zbatuar indiferentizmin i cili nuk e anashkalon problemin por i jep mundësi këtij grupimi të ketë të drejtat dhe liritë e tij (edhe përpara se BE ta kërkonte respektimin e të drejtave dhe lirive të njeriut ), por duke bërë të ditur se ky grupim duhet të jetojë jetën e tij pa ndikuar në jetën e shoqërisë shqiptare.
    Në kundërshtim me lajthitjet dhe hipokrizinë e disa liderëve të të ashtuquajturave shoqata LGBT, apo të disa politiknëve të cilët përqafojnë me tepri slloganet dhe flamurët e ylberizmit dhe të pacifizmit seksual, nuk mund të deformojnë traditën e shëndoshë të familjes shqiptare e cila është e bazuar në traditën dhe religiozitetin e saj dhe në kodin e nderit mijra vjeçar të shqiptarit. Nuk mund të marrim si tregues të shpejtësisë së afrimit dhe të integrimit në BE, me anë të LGBT-ve.
    LGBT për fat nuk është detyrë shtëpie për Shqipërinë, dhe mbrojtja e të drejtave dhe të lirisë së këtij Komuniteti, është një detyrë e fare e lehtë por shoqërinë shqiptare e cila siç e thashë më lart e pranon në heshtje dhe indeferentizëm, prej kohësh e jo më tani. Pra nuk përbën problem. Por nuk mund të pajtohemi që jetën e LGBT-ve ta marrim për standart jetese të shoqërisë shqiptare sepse dihet që ky komunitet apo minoritet sipas aktores transseksualiste:
    -së pari nuk është njëlloj si minoritetet e tjera sepse LGBD përbejne një anomali sociale e cila ndonëse u duhen respektuar të drejtat dhe liritë e tyre, nuk mund të bëjnë një jetë ssociale të përbashkët me shumicën e shoqërisë shqiptare, përveçse duhet të bëjnë një jetë sociale dhe individuale, në lokale dhe ndërtesa të veçantë.
    -së dyti shoqëria shqiptare është thellësisht konservuese e moralit dhe etikës tradicionale në ruajtje të një familjeje të shëndoshë shqiptare.
    -së treti shoqëria shqiptare mezi pret integrimin e saj në BE, por BE nuk duhet të insistojënë pranimin nga kjo shoqëri si shoqëria shqiptare të ekstremeve sociale që nuk kanë asnjë lidhje historike, religioze, dhe sociale me këtë kategori që ylberizmin e përdor si parrullat e dikurshme të PPSH të tipit `... Shqipëria e ka çarë rrugën me .. në dorë...`.
    E parë në këtë aspekt, edhe festivali europian Këngës 2014 i cili u fitua nga Austria me transvestitin me mjekër, Conchita Wurst, i cili këndoi “Rise Like A Phoenix” ngjalli një pakënaqësi dhe zhgënjim të madh duke vënë në pikpyetje edhe dëshirën për tu integruar në BE, sepse të ballafaqohesh në fushën e artit dhe kulturës me një transvestit i cili përbëka për vitin 2014 kulmin e artit e të këngës- nuk është ajo që ëndërojnë dhe kanë zgjedhur shqiptarët.
    Kjo fitore e LGBT-ve në festivalin e këngës 2014 ngjalli gjithashtu pakënaqësi edhe në disa vende të Evropës Lindore.
    Duke njohur indiferentizmin shqiptar LGBT janë hedhur në Shqipëri në sulm kundër religjioneve shqiptare sidomos kundër komunitetit mysliman por dhe ndaj atij ortodoks. Me baza të shëndosha ishte dhe kritika e deputetes Mesila Doda kundër kërkesave për martesat gay, dhe pavarësisht justifikimeve të homoseksualit Pinderi dhe ndonjë tjetri të ngjashëm me të, të cilet deklaruan se: Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta! Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet ti adresojmë përmes një debati të shëndetshëm ????!!
    (http://ëëë.shqiptarja.com/aktualitet....toYTgzIj.dpuf).
    Këto janë justifikime të njerzve të cilët nuk mund të kenë skrupullin që ti mbushin mëndjen shqoërisë shqiptare se kauza e tyre është e drejtë. Ajo është një kauzë e njerzve që nuk janë seksualisht normal, që nuk janë në mënyrë morale normal, që nuk veprojnë nga ana sociale si jerëz normale.
    Prandaj e ardhmja e tyre nuk duhet të jetë e lidhur me të ardhmen e shoqërisë shqiptare, pra ndonëse do tua respektojme liritë e e të drejtat kundër homofobisë, ata nuk mund ta detyrojnë shoqërinë shqiptare tu shkojnë pas.
    Nga ana mjekësore mendoj se kjo kategori njerëzish ka nevojë për mjekim terapeutik dhe kujdes social të vecantë që ky lloj komuniteti të mos shtohet por të pakësohet në se është e mundur.
    E them këtë sepse ka akoma psikologë dhe qytetarë që LGBT e konsiderojnë si një komunitet normal kur dihet fare mirë që këta njerëz nuk janë normal, por për ta duhet të kihet kujdes mjekësor dhe social, nga institucionet sociale.
    Shumica dërrmuese e këtyre individëve mund të jenë të gatshëm të jenë edhe pedofilë, por pedofilia dënohet. Shumica e tyre kanë sëmundje SST dhe HIV-AIDS për shkak të anormalitetit të kryerjes së marëdhënieve seksuale dhe këto mjekohën. Përse të mos mjekohen ata? Disa nga ata janë hiperseksualë apo hiperseksuae dhe kjo përbën sëmundje dhe duhet mjekuar. Atëhere përse të mos diagnostikohen e trajtohen në mënyrë mjekëosre këta?
    Kujdes mjekësor sepse një e treta e tyre (LGBT) ka probleme me deficiencën apo teprinë e hormoneve seksulae të shoqëruara ose jo me difekte genitale, ose janë fëmijë me problem mendore që më vonë futen në katëgorinë e LGBT për shkak se janë përdorur që në fëmini nga ana seksuale.
    Një e treta e tyre preferencën seksuale jo normale (LGBT) e kanë fituar gjatë moshës fëminore apo në kohën e pubertetit ose nga marëdhëniet e incestit brënda familjes apo dhe marëdhënie sekuale të dhunshmenga njerëz të afërm të familjes ose dhe të panjohur, po në atë moshë.
    Dhe një e treat e tyre e kanë fituar këtë preferencë seksuale jo normale (LGBT) në moshë të rritur ose në ushtri, në luftë, drogaxhinjtë, personat me HVI-AIDS, sociopatët e pasur apo të varfër pra ekstremet e shoqërisë.
    Nëse një pjesë e tyre mund të mjekohet , pjesa tjetër nuk mund të mjekohet sepse ose janë në drejtim dhe të mbrojtur nga ligji, ose është e pa mundur të zbulohen për tu kuruar.
    Së fundmi prania e LGBT në Shqipëri, valavitja e flamurit të ylberizmit, nuk duhet trumbetuar si një sukses i politikës dhe i shoqërisë shqiptare vetëm e vetëm sepse mund të na lejojë të integrohemi në BE, por duhet trajtuar si një komunitet q ka nevojë për kujdes që të mos shohet, që të mos dëmtojë shoqërinë shqiptare, dhe të mos kkemi homofobi ndaj tyre. Duket si paradox? Epo kjo është rruga që duhet ndjekur.

  9. #19
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga ilia spiro Lexo Postimin
    Kjo ishte gje qe pritej, pasi nuk eshte cudi dhe kjo eshte kerkuar nga BE (ambasadori hollandez tekstualisht). Kisha Orthodhokse eshte prononcuar per kete qellim, per keto ligje si "shkaterrim i familjes".
    Ky ligj hap rrugen per kontakte seksuale pa kurrfare kufizimi mes njerezve dhe ketyre dhe kafsheve, etj. I hapet rruga kafsherimit total te njeriut, por shkohet edhe nen nivelin e kafshes ku nuk ndodhin gjera te tilla, por gjithcka kerkon bashkimin me te kunderta.

    Kuptimi i fjales "familje" merr fund...

    Brazia para ligjit e njerezve homoseksual nuk shkaterron asnje familje, por vetem mund te permiresoje dukshem gjendjen e individeve (mashkuj dhe femra) me orientim te tille seksual...
    Partneriteti i regjistruar prane notarit apo prane nje organi tjeter zyrtar nuk eshte martese tradicionale dhe nuk rregullohet as permes te njejtit ligj.
    Martesa mbetet martese ne mes te gruas dhe burrit, ndersa partneriteti i regjistruar eshte nje ligj krejtesisht i pavarur qe rregullon bashkejetesen vullnetare te dy personave homoseksual (mashkull me mashkull apo femer me femer). Nje bote tjeter qe s'na perket ty apo mua, nese deshiron keshtu.

    Partneriteti seksual dhe jetesor, pa certifikate te marteses, ne mes te njerezve te gjinise se kundert, eshte i njohur edhe ne viset shqipetare, sidomos ne qytete te medha. Ne shume vende evropiane, atje ku deshirojne te jetojne gati te gjithe shqipetaret, muslimanet, afrikanet, aziatiket etj., nje femer dhe nje mashkull qe jetojne ne partneritet te ngjashem me partneritetin martesor, gezojne shume te drejta ligjore si partneret e martuar me certifikate.

    Pranimi i partneritetit te regjistruar per homoseksualet ne parim nuk eshte asgje tjeter pervec barazi e obligueshme para ligjit e individeve ne rrathana te njeta apo identike te jetes. Ligji nuk mund te diskriminoje individin mbi bazen e orientimit te tij seksual apo te asaj se me kend jeton apo ka marredhenje seksuale. Kushtetutat e shumices se shteteve demokratike, per te mos thene e te gjithave, nuk lejojne nje diskriminim te tille. Pavaresisht se ne shtete te caktuara, sidomos ne shtete me tradita te caktuara fetare, me pak liberale, me demokraci te reja, me sistem instabil politik dhe ekonomik etj., njerezit, institucionet dhe pushtetet ende jane te gatshem te mos e respektojne kushtetuten dhe ligjin ku jane ne pyetje "tabu" te caktuara. Mosrespektimi dhe moszbatimi i duhur i kushtetutes dhe ligjeve ne keso raste mund te zgjase edhe dekada, nese mungon vullneti i duhur politik i qeveritareve. Ne shume shtete, edhe ne disa me te medha, ndikimi politik ne sistemin e drejtesise dhe sidomos ne Gjykaten kushtetuese eshte ende mjaft i madh, keshtu qe nuk eshte asgje e cuditshme qe ne keso shtete GJK ndonjehere apo me shpesh te gjykoje konform vullnetit te pushtetit aktual apo edhe te vullnetit te shumices, duke shkelur parime themelore te kushtetutes dhe diskriminuar tjeret apo pakicat.
    Ne disa prej ketyre shteteve si pasoje ekzistojne menyra te ndryshme te trajtimit te homoseksualeve, ku fati i tyre ne disa aspekte shpesh i lihet vullnetit te lire te organeve te caktuara dhe njerezve ne pergjithesi. Ngjashem, nganjehere edhe me keq se ne rastin e disa kafsheve. Edhe pse ligjet e kafsheve ne shume shtete jane mjaft te zhvilluara, dhe asnjera prej tyre nuk e ndalon homoseksualitetin dhe bashkejetesen homoseksuale te tyre.

    Shkurt, per te mos e lejuar partneritetin homoseksual, kushtetutat e shteteve perkatese (kryesisht demokratike) ishte dashur te shqpallnin homoseksualitetin apo cdo orientim tjter seksual, pervec seksit ne mes te femres dhe mashkullit, si ilegal dhe te denueshem. Njerezit homoseksual ishte dashur te denoheshin dhe te burgoseshin, ne fund edhe me burgim te perjetshem. Por faktikisht as kjo nuk do te mjaftonte. Ne disa vende islamike, ku deri diku praktikohet sheriati, njerezit e tille denohen me vdekje permes masakrave te ndryshme. Megjithate, ata qe kane lindur homosekisual apo jane homoseksual perseri gjejne menyren dhe format, edhe duke rrezikuar jeten, per te kryer nevojat e tyre te natyrshme. Pra, shoqerite do te duhej te ishin te gatshem qe nje pjese te njerezve, njerez qe faktikisht nuk i bejne dem dhe nuk shkelin te drejtat e askujt, t'i shpallin dhe t'i trajtojne si shtrigat ne mesjete dhe t'i djegin publikisht ne menyre ceremoniale ne prani te perfaqesuesve te kishes etj.
    Asnje shoqeri e zhvilluar evropiane e shek. 21, 22, 23... nuk eshte dhe nuk do te jete ne gjendje qe njerezit t'i diskriminoje hapur per shkak te natyres se tyre.
    Forma te caktuara te diskriminimit jane te paperputhshme dhe te pazbatueshme ne sistem te caktuara socio-politike dhe ekonomike.
    Bota nuk eshte parajse, ku cdo gje eshte e mundur dhe ku plotesimi i cdo deshire te secilit eshte si kompromis minimal i bashkejeteses se njerezve te ndryshem, me aftesi, mundesi dhe nevoja te ndryshme.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Shaboni (31-05-2014)

  11. #20
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Shqiperia ne BE apo diskriminim kunder personave LGBT?

    Cfare do te zgjidhnit?
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •