Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 21
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Propozimi i ministrit Veliaj: Gay-t, njohje te noteri si “partnerë”

    Nga: OLA MITRE

    TIRANE - Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë i ka propozuar Ministrisë së Drejtësisë ndërmarrjen e një ndryshimi në Kodin e Familjes, që mundëson njohjen e partneriteteve nga komuniteti LGBT përpara një noteri". Deklarata është bërë nga ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, Erion Veliaj, gjatë raportimit në Komisionin parlamentar të Integrimit Evropian. Ndërkohë që, ekspertët e drejtësisë shpjegojnë për "Gazeta Shqiptare", se njohja e partneritetit të personave që i përkasin komunitetit LGBT (lesbike, gay, biseksual, transgjinor) përpara një noteri është i barazvlefshëm me një akt martese. "Kjo kontratë që do të nënshkruhet para noterit nënkupton se këta persona kanë një marrëdhënie, ndërsa është i barazvlefshëm me një akt martesor. Kjo do të thotë se këtyre personave u jepen të gjitha të drejtat që Kodi i Familjes i jep një familjeje", - u shpreh avokati Hysen Spahiu për "GSH". Ndërkaq, në kuadër të masave antidiskriminim, Veliaj bëri me dije se MMSR ka përfunduar dhe nisur për miratim një ndryshim në Kodin e Punës, që synon mbrojtjen e qytetarëve ndaj çdo lloj diskriminimi në vendin e punës si rrjedhojë e orientimit seksual të personit. Gjithashtu, në këtë kuadër është nënshkruar edhe deklarata IDAHO, për avancimin e të drejtave të komunitetit LGBT.

    Dhuna ndaj grave
    Ministri i Mirëqenies Sociale dhe Rinisë ka raportuar edhe shifrat më të fundit për dhunën ndaj grave. Sipas tij, për 3- mujorin e parë të vitit 2014 ka një rritje të shifrave, çka tregon rritjen e raportimit në sistem. "Në lidhje me raportimin e rasteve të dhunës në familje, gjatë tremujorit të parë të vitit 2014 janë evidentuar e trajtuar gjithsej 903 raste të dhunës në familje, kur gjatë së njëjtës periudhë të vitit 2013 janë evidentuar e trajtuar gjithsej 586 raste të dhunës në familje. Duke krahasuar të dhënat statistikore të 3-mujorit të parë, viti 2014, me ato të periudhës respektive të vitit të mëparshëm, rezulton të kenë pësuar rritje me 317 raste. Ky është tregues i rritjes së raportimit në sistem dhe është tregues pozitiv", - u shpreh Veliaj. Ndërkaq, ai paraqiti edhe disa masa të ndërmarra nga dikasteri që ai drejton në fushën e barazisë gjinore dhe luftës kundër dhunës ndaj grave. Një prej tyre është edhe administrimi i ndihmës ekonomike nga gratë, i cili pritet të fillojë gjatë muajit qershor. "Janë marrë masa për vendosjen në eficiencë të plotë të Mekanizmit Kombëtar të Barazisë Gjinore, përfshirë sigurimin e funksionimit normal të Këshillit Kombëtar të Barazisë Gjinore, ngritjes dhe funksionimit të rrjetit të nëpunësve gjinorë në nivel qendror dhe lokal, dhe buxhetimit gjinor. Me miratimin e ndryshimeve të fundit ligjore në ligjin për Ndihmën Ekonomike, do të fillojë brenda qershorit aplikimi i administrimit të ndihmës ekonomike vetëm nga gratë kryefamiljare. Kjo masë, si dhe incentivat shtesë në masën e ndihmës ekonomike për frekuentimin e rregullt të shkollës dhe vaksinimin e fëmijëve, pritet që të kenë një rol të rëndësishëm në mbrojtjen e familjeve më vulnerabël në shoqëri. Strategjia e re e Punësimit dhe Aftësive parashikon rritjen me 10% të numrit të grave që përfitojnë nga programet tona të trajnimit profesional dhe rritje me 75% të numrit të grave që sigurojnë punësim të qëndrueshëm përmes Fondit të Nxitjes së Punësimit", - u shpreh Veliaj.

    Fëmijët
    Sa i takon mbrojtjes së fëmijëve, Veliaj u fokusua te pilotimi i skemës së re të ndihmës ekonomike, e cila sipas tij do të stimulojë familjet për të çuar fëmijët në shkollë. Kjo pasi, sipas kritereve të reja, që një familje të përfitojë ndihmën ekonomike, duhet të çojë në shkollë dhe vaksinojë fëmijët. "Reforma e Shërbimeve Sociale dhe Modernizimi i Ndihmës ekonomike kanë një impakt të qëllimshëm tek fëmijët. Pilotimi i skemës së NE në qarqet Tiranë, Elbasan, Durrës, do stimulojë familjet të çojnë fëmijët në shkollë dhe vaksinojnë fëmijët, përmes stimulit, si dhe shoqërimit me programin e shërbimeve sociale (me punonjës socialë që do merren me edukimin e familjeve)", - u shpreh ministri.

    Romët
    Në lidhje me komunitetin rom dhe egjiptian, Veliaj e vuri theksin sërish te skema e re e ndihmës ekonomike, e cila sipas tij do të rrisë me 20% numrin e përfituesve që i përkasin këtij komuniteti. "Për herë të parë, skema e ndihmës ekonomike që pilotojmë në tri qarqet kryesore të vendit do të çojë në eliminimin e barrierave që pamundësonin përfitimin e ndihmës ekonomike nga kjo shtresë. Pritet që vetëm nga ky program të rritet me të paktën 20 për qind numri i përfituesve të ndihmës ekonomike nga këto familje", - tha Veliaj.

    (er.nu/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,964
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Komunitetet fetare në një qëndrim: Homoseksualizmi një e keqe kërcënuese, familja shqiptare në rrezik

    Emri:  lgbt.jpg

Shikime: 1631

Madhësia:  48.9 KB

    Një javë pas paradës së komunitetit LGBT në Tiranë, komunitetet fetare mblidhen bashkë për një mesazh pro familjes. “E keqja po përhapet, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar betejën me ne”

    Një javë pas marshimit të përfaqësuesve të aleancës kundër diskriminimit gjinor LGBT në ditën ndërkombëtare të tyre, drejtues të komuniteteve fetare në Shqipëri gjatë një simpoziumi theksuan rëndësinë e familjes, si themeli i një shoqërie të shëndoshë. Myslimanë e të krishterë janë bërë bashkë me një mesazh pro familjes, duke e cilësuar paradën e javës së kaluar si një sulm ndaj këtij institucioni. “E keqja përhapet nëpërmjet rasteve, qofshin edhe sporadike, të këqija, duke krijuar përshtypjen se ata e kanë fituar tashmë betejën me ne. Ndërkohë që orientimi nga e mira, nga vlerat, e zvogëlon të keqen dhe e orienton shoqërinë drejt së mirës. Dhe nëse ne do të merremi vetëm me dhunën, me veset, me të keqen, duke mos e vënë theksin tek e mira, do të lëmë hapësira për të keqen, që të prezantohet si normalitet brenda nesh”,- tha Ilir Hoxholli, kryetar i Komitetit Shtetëror për Kultet. Këtij mesazhi i është bashkuar edhe përfaqësuesi i Komunitetit Mysliman. “Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”, – u shpreh Genti Kruja, përfaqësues i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Të kujdesshëm për të mos sulmuar përfaqësuesit e komunitetit LGBT, klerikët e kanë vënë theksin tek mbrojtja e familjes gjatë mesazheve të tyre. “Familja është në të vërtetë ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikro. Një familje e shëndetshme në këto drejtime, natyrisht që do të profetizojë apo do të qëndrojë si një lapidar për një shoqëri po aq të shëndetshme”, – tha Reverent Akil Pano, Sekretar i Përgjithshëm i Vëllazërisë Ungjillore. Edhe përfaqësuesit e komunitetit katolik e ortodoks theksuan se vetëm besimi në Zot mund të ulë sulmin që po përjeton institucioni i familjes. “Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtave. E drejta e homoseksualëve që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimin. Politika mund t’i ndryshojë strukturat, por vetëm besimi mund t’i ndryshojë zemrat”, – tha Don Henri Val-Kepm, përfaqësues i Kishës Katolike.

    “Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”, – tha Thoma Çëmeni, përfaqësues i Kishës Ortodokse. Përfaqësues të komuniteteve fetare kishin shprehur të njëjtin qëndrim edhe vitin e kaluar, pas promovimit të lëvizjes LGBT, ndërsa kjo është hera e parë që ata artikulojnë qëndrimin e tyre në mënyrë të përbashkët, nëpërmjet një simpoziumi dedikuar vlerave të familjes.


    Genti Kruja/ Komuniteti Mysliman

    “Familja është elementi themelor i shoqërisë. Ajo është shtylla më e rëndësishme e saj. Nëna është elementi më i rëndësishëm i familjes që përgatit një komb. Nëna është dora e shenjtë që e gatuan një komb, si dhe ngritësja e folesë familjare, që përbën qelizën e parë të shoqërisë”,- u shpreh Genti Kruja

    Akil Pano/ Vëllazëria Ungjillore

    “Familja është në të vërtetë ajo pjesë mikro e shoqërisë njerëzore, ku të gjitha sistemet makro të shoqërisë në çdo nivel, atë të moralit, kulturës, etikës, drejtësisë sociale, barazisë dhe paqebërjes, brenda familjes zhvillohen në fazën e tyre të plotë, veçse në nivelin mikro”


    Don Henri Val-Kepm, Kisha Katolike

    “Familja sot është e sulmuar dhe shumë i çuditshëm është fakti që këto sulme po bëhen nën maskimin e të drejtave. E drejta e homoseksualëve që të formojnë një marrëdhënie, që të njihet si martesë me të gjitha të drejtat e të martuarve. Politika ka pushtet, por besimi ka diçka më të fortë: ndikimin”

    Thoma Çëmeni/ Kisha Ortodokse

    “Besimi fetar e ushqen familjen, ose bëhet një ndihmës i rëndësishëm në formizimin, zhvillimin dhe qëndrueshmërinë e familjes, nëpërmjet dialogut, debatit dhe përvojës shoqërore dhe familjare që jetojnë brenda besimit”



    LGBT: Nuk jemi në luftë me fetë, të fyer nga kreu i Kulteve

    Komuniteti LGBT ka reaguar pas simpoziumit të bashkësive fetare. Pyetja për Hoxhollin: Zoti drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve, pse nuk e pyesni ministrin Veliaj se çfarë mendon për këtë çështje?

    Pas simpoziumit të bashkësive fetare, ka reaguar edhe komuniteti LGBT. Përmes një njoftimi për mediat, përfaqësuesit e këtij komuniteti, Pro LGBT dhe Aleanca LGBT deklarojnë se nuk janë në luftë me komunitetet fetare. “Ne u njohëm sot me një aktivitet të organizuar nga bashkësitë fetare nën drejtimin e Komitetit Shtetëror të Kulteve. Ne duam t’u themi “mbrojtësve të moralit” apo të “së mirës” se ne nuk jemi në luftë me ta. Dhe ndoshta edhe ata duhet të kuptojnë se motivimi i tyre hyjnor nuk u thotë në asnjë moment të jenë në luftë me ne!”,-thuhet në këtë deklaratë. Më tej, LGBT shton se e keqja nuk janë homoseksualët, por shumë fenomene të tjera negative që ndodhin në vend. “E keqja, nuk jemi ne. E keqja ka shumë fytyra dhe shumë emra po të doni. I keq është korrupsioni. E keqe është braktisja e fëmijëve. E keqe është vrasja brenda në familje. E keqja është vjedhja dhe mashtrimi. E keqe është të jesh i pasinqertë, të abuzosh me pushtetin, të vrasësh e të bësh tradhti bashkëshortore, po të doni.

    Ne nuk debatojmë as me dogmat, as me ata që i përfaqësojnë. Por ne ndihemi të fyer që një institucion shtetëror si ai i Kulteve merr përsipër të shkelë Kushtetutën e Shqipërisë dhe me fonde që vijnë nga lekët që edhe ne, LGBT paguajmë si taksapagues, organizon një event ku edhe mban qëndrim kundër nesh. Kjo është e pafalshme! Zoti drejtues i Komitetit Shtetëror të Kulteve, pse nuk e pyesni, psh, ministrin e linjës, z. Veliaj, se çfarë mendon për këtë çështje?”,-mbyllet deklarata e LGBT për këtë çështje. Parada e zhvilluar në ditën ndërkombëtare të të drejtave të homoseksualëve ka krijuar tashmë një debat edhe në opinionin publik shqiptar, ku nuk mungojnë reagimet e të tëra ngjyrave për të drejtat e komunitetit LGBT.

    MAPO

  3. #3

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Keta e duan tja u besh sic ja u beri rusi qe jo vetem i mohoi cdo te drejte ne Dumen e Vogel dhe ate te Madhe, po dhe i futi drurin ne mes te sheshit. Freaking pillow-biters...

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Kjo eshte kerkese e BE. Prandaj eshte mbeshtetur edhe me fort nga PeDe-ja, deri ne lejimin e martesave.

    Albania 'to approve gay marriage'

    Albanian Prime Minister Sali Berisha has announced his party will propose a law legalising same-sex marriage.
    It is an unexpected move in a country that is still one of the most conservative in Europe and where homosexuality was illegal until 1995.
    Mr Berisha acknowledged the proposed law might provoke debate but maintained that discrimination in modern Albania had to end.
    The bill was drawn up by a group of non-governmental organisations.
    It has been accepted by Mr Berisha's Democratic Party and will now come before parliament in the autumn.
    In a predominantly Muslim country with almost no open homosexual community, the announcement by a conservative PM has taken people by surprise.
    Goran Miletic, a Belgrade-based human rights lawyer, working partly on lesbian, gay, bisexual and transgender (LGBT) issues said it was an important step forward for the country.
    "(It is) encouraging for the LGBT community in Albania, bearing in mind that they are not visible comparing to some other Balkan states like Serbia, like Macedonia or Croatia."
    But he said he did not think the law would be passed easily in the face of immediate opposition from religious communities
    The reaction by Islamic and Catholic leaders has been vehement.
    Under the isolationist rule of Enver Hoxha, Albania was officially an atheist state.
    But since the fall of Communism almost two decades ago, religion has once again grown and its leaders' voices are influential.
    Albania, though, has set its sights firmly on the goal of European Union membership, and it seems this proposed law is aimed at showing Brussels a progressive new image.
    If it is passed in the autumn, it could move the country one step further on its European path.
    http://news.bbc.co.uk/1/hi/world/europe/8177544.stm
    Ndryshuar për herë të fundit nga Xinxerfilli : 28-05-2014 më 14:22
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Keta e duan tja u besh sic ja u beri rusi qe jo vetem i mohoi cdo te drejte ne Dumen e Vogel dhe ate te Madhe, po dhe i futi drurin ne mes te sheshit. Freaking pillow-biters...
    une nje gje nuk e kuptoj darjus . Perse te shqetesojne kaq shume sec fare bejne ata ne krevatin e tyre ? Nqs jane ashtu , ashtu i ka bere zoti . Ty perse te afektohet jeta me aktet e tyre , apo pelqimet e tyre seksuale se nuk e kuptoj dot kete ceshtje per ate zot .

    Lejni o njerezit qe jane minorance ( qofshin seksuale , qofshin shoqerore etc. ) te jene te barabarte ... ! Pra mos i beni tjetrit ate qe nuk do donit te ta benin te tjeret nqs ishit ne gjendjen e tyre !!!

  6. #6

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Mua nuk me shqeteson fare se cfare bejne ata ne krevatin e tyre. A nuk paskan ngrene koken. Po me bezdis mania qe kane per te "uleritur" publikisht preferencat e tyre seksuale. Gjithe bota duhet ta marri vesh qe ata jane gay, qe kane te drejte te dashurojne te njejtin sex, te martohen e te krijojne familje etj etj etj. E kane nje mani shume te theksuar per ta reklamuar shume life style te tyre. Nuk e di per ne Shqiperi por ketu ku jetoj, keta pillow biters te merzisin shpirtin me ato gjera qe sapo shkruajta. Sa per menyren sesi e shtron ti problemin, sic kane ata te drejte te shprehin ate qe ndjejne, ashtu e kam dhe une te drejten te mos e pelqej apo neveris.

    Argumenti qe une perdor ne mendjen time eshte qe homoseksualizimi eshte denatyralizim, perversitet dhe anomali. E megjithate ekziston dhe nuk ke ca i ben por jo ta reklamosh me te madhe sikur eshte vlere e dicka mese normale. Kete llogjike se pranoj dot.

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e IllyrianPatriot
    Anëtarësuar
    27-06-2010
    Postime
    1,027

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Mua nuk me shqeteson fare se cfare bejne ata ne krevatin e tyre. A nuk paskan ngrene koken. Po me bezdis mania qe kane per te "uleritur" publikisht preferencat e tyre seksuale. Gjithe bota duhet ta marri vesh qe ata jane gay, qe kane te drejte te dashurojne te njejtin sex, te martohen e te krijojne familje etj etj etj. E kane nje mani shume te theksuar per ta reklamuar shume life style te tyre. Nuk e di per ne Shqiperi por ketu ku jetoj, keta pillow biters te merzisin shpirtin me ato gjera qe sapo shkruajta. Sa per menyren sesi e shtron ti problemin, sic kane ata te drejte te shprehin ate qe ndjejne, ashtu e kam dhe une te drejten te mos e pelqej apo neveris.

    Argumenti qe une perdor ne mendjen time eshte qe homoseksualizimi eshte denatyralizim, perversitet dhe anomali. E megjithate ekziston dhe nuk ke ca i ben por jo ta reklamosh me te madhe sikur eshte vlere e dicka mese normale. Kete llogjike se pranoj dot.
    Ore dakort , eshte e drejta jote te neveritesh , as une nuk e konsideroj dicka normale . Por edhe reklamimi i tyre bene qe shoqerja ti pranoje sa do pak , sidomos nje shoqeri primitive sic eshte ajo shqiptare .

    Gjithsesi do me lejosh qe une personalisht te mos te keme te njetin mendim per denatyralizem , per te vetmin arsye se kjo dukuri eshte e pranishme edhe te kafshet . Pra nuk eshte shpikje njerezore , por NE FAKT mekanizem natyror ( ne te kundert nuk do gjendeshte te te gjitha specjet ) .

    Une personalisht konsideroj se per deri sa ata respektojne ligjet edhe kodin civil edhe shoqeror e drejta e marteses ligjore eshte nje e drejte elementare njerezore e cila duhet respektuar ( per te vetmen gje qe nuk jam dakort edhe nuk do jeme KURRE eshte adoptimi i femijeve ) . Tek e fundit jane njerez tamam sic jemi neve , nuk i ndryshon asgje pervec preferencave seksuale .

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    28-09-2009
    Vendndodhja
    Ke dollari
    Postime
    1,402

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Me thene te drejten une per vete si duroj dot. Nje shoqj ime u martua me te dashuren e vet dhe une vetem kam qeshur gjithe kohes sepse ishin te dyja me fustan lol por kjo eshte sepse sme duket aq e neveritshme ke femrat fale filmave pronografike por kur vjen puna tek meshkujt qe i shoh ne rruge duke ecur perdore a duke u puthur me neveritet dhe megjithese jam ateist i lutem zotit qe vetem ajo mos me ndodhte tek femijet!

    Martesa eshte nje hap shume i perparuar i cili nuk do te pranohet per te pakten disa dekada ne Shqiperi por njohja ligjore e marredhenive eshte kerkese e BE, ndaj dhe do te duhet te pranohen si partneritet civil i cili do te jepte te drejtat e martese nga ana ligjore por nuk do te jete martese sic thote Albo budallai tek titulli i temes.

    Propagande e mashtrim ne cdo lajm kerkon te beje, ska ngel nje teme me titull "te sakte"
    Kliko për të mësuar se përse nuk duhen marrë seriozisht ato që shkruan Albo => http://bit.ly/1fAVbUU

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Ja shtetet evropiane ku ligji ne fjale ekziston dhe zbatohet qe disa vite...


    Danemark 1989-2012 registreret partnerskab
    Norwegji 1993–2008 registrert partnerskap
    Suedi 1995–2009 registrerat partnerskap
    Gronland 1996 inooqatigiittut nalunaarsorsimasut
    Hungari 1996 élettársi kapcsolat
    (Hungari 2009 bejegyzett élettársi kapcsolat)
    Islande 1996-2010 staðfesta samvist
    Holande 1998 geregistreerd partnerschap
    Spanje 1998 unión estable de pareja
    France 1999 pacte civil de solidarité
    Belgjike 2000 wettelijke samenwoning/cohabitation légale/gesetzliches Zusammenwohnen
    Gjermani 2001 Eingetragene Lebenspartnerschaft
    Portugali 2001 união de facto
    Finlande 2002 rekisteröity parisuhde/registrerat partnerskap
    Kroaci 2003 životna zajednica
    Luksemburg 2004 partenariat
    Andorra 2005 unió estable de parella
    Britani e Madhe 2005 Civil partnership
    Ceki 2006 registrované partnerství
    Slloveni 2006 registrirana istospolna partnerska skupnost
    Zvicer 2007 Eingetragene Partnerschaft
    Austri 2010 Eingetragene Partnerschaft
    Irlande 2010 Civil partnership
    Isle of Man 2011 Civil partnership
    Lihtenstein 2011 Eingetragene Partnerschaft
    Jersey 2012 Civil partnership
    San Marino 2012 Unregistrerte Partnerschaft
    GJibraltar 2014 Civil partnership
    Malta 2014 Civil union



    Ne Portugali, Spanje, Belgjike, Holande, Britani te Madhe, Norvegji, Suedi, Danimarke, Islande...eshte e pranuar edhe martesa homoseksuale

    Gjermani, Finlande, Zvicer, Austri, Slloveni, Ceki... vetem partneriteti

    Ne Itali, Greqi, Shqiperi, Maqedoni, Kosove, Bosnje, Rumani, Sllovaki, Turqi, Rusi... e panjohur dhe e papranuar

    etj...

    Tash shikone vete harten se ciklat vende i kane punet me mire, ato qe pranojne partneritetin dhe martesen homoseksuale apo tjerat qe nuke njohin, nuk e pranojne apo e ndalojne...?!



    Situata aktuale sipas ILGA:
    Emri:  Side A - Rainbow Europe Map May 2014-1_01.png

Shikime: 1013

Madhësia:  170.6 KB
    http://www.ilga-europe.org/home/publ...rainbow_europe
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-05-2014 më 21:40

  10. #10

    Për: Qeveria e Rilindjes: Të njihen ligjërisht martesat homoseksuale në Shqipëri

    Nevoja e gabuar e një parade

    ILIR HOXHOLLI

    Edhe pse në shoqërinë shqiptare mund të kenë mbetur fanatikë të sistemit të shkuar, shumica absolute janë pro vlerave të demokracisë. Por, në të njëjtën kohë, shumica e shqiptarëve duhej ti ishte përgjigjur pyetjes: a do ti integrojë vlerat e veta në demokraci, apo vetëm do të importojë ide? Sepse të eksperimentosh me shoqërinë tonë të brishtë në emër të civilizimit të Amsterdamit, Romës, e kudo tjetër, pa përfillur traditat dhe vlerat e kësaj shoqërie, do të thotë të ndërtosh një shoqëri pa fytyrën e vet, ndërkohë që në familjen europiane gjithsecili mundohet të integrohet me vlerat e tij më të mira. Në kuadër të ndjekjes së asaj që quhet modern, edhe debati mbi paradën gay fitoi vëmendjen mediatike duke shfrytëzuar të gjithë brishtësinë e shoqërisë shqiptare dhe shoqërisë civile. Dhe, edhe nëse nuk zhvillohet, duket se organizatorët ia arritën qëllimit që të vijojnë të ankohen te donatorët e tyre për të marrë sërish mbështetje në emër të asaj që ata mund ta quajnë nevojë për emancipim. Dhe aleat në këtë aventurë, kanë faktin se askush nuk dëshiron të akuzohet si arkaik, i prapambetur, intolerant, sepse kjo gjë tani trajtohet si blasfemi ndaj demokracisë.
    Thelbi i këtij shkrimi buron nga morali, i cili në origjinë ka burim hyjnor, prandaj nuk mund të mos ngacmojë heshtjen apo hapat e pamjaftueshëm të komuniteteve fetare për të shpjeguar në emër të moralit, familjes, rrezikun e kësaj aventure për të mos arritur në fenomen. Vërtet që homoseksualizmi është i lashtë sa vetë lashtësia, por ajo shërben për të nxjerrë mësime, dhe jo si një e drejtë e lindur. Të përmendësh lashtësinë e popullit të Lutit (Sodomit) duke ditur shkatërrimin e tmerrshëm të tyre, nuk mund të justifikohemi, pasi historia përsëritet sa herë që njerëzit përsërisin të njëjtat gabime. Prandaj heshtja e komuniteteve fetare është e papranueshme.
    Në vetvete unë mund të gjej njëzet argumente që duhet të qëndroj i zhveshur përpara njerëzve, por asnjë prej tyre nuk mund të justifikojë lakuriqësinë time para komunitetit që më rrethon. Lexuesi e di mirë se kur një çift martohet, urimi për ta nuk është bëfsh qejf, por u trashëgofshi, pasi qejfi si parësor në vetvete ka trashëgimin njerëzor, vlerën më të lartë që e mban në këmbë një familje e më pas gjithë shoqërinë. Ti japësh përparësi kënaqësisë trupore pa mrekullinë e frytit, riprodhimit të jetës, ti ndash ato nga njëra-tjetra, është si të duash vdekjen para jetës.
    U ndjeva pak i çoroditur duke lexuar avokat Totozanit në media, pasi në këtë rast nuk mund ta quaj Avokat të Popullit, se kush nxit dhunë do të ndiqet penalisht. Do të isha bashkë me ty avokat në rast se do të dëgjonim se dikush u dhunua për shkak të devijimit të tij seksual. Sepse këta njerëz, në këndvështrimin tim, kanë nevojë që shoqëria ti mbajë pranë për tiu dhënë dhe njëherë mundësinë e rikthimit të jetës normale. Në Tiranë homoseksualët, të paktë në numër, kanë ekzistuar edhe në kohën e diktaturës, dhe askush nuk i ka dhunuar, përkundrazi, shteti ka mundësuar integrimin e tyre në shoqëri me vende pune etj. Kjo duhet të ishte lufta juaj, i nderuar avokat Totozani, dhe jo mbrojtja e një parade, e cila përveç skenave, devijimeve seksuale, nuk mund tu tregojë shqiptarëve asgjë. A duhet që në emër të të drejtave eksploruese të njeriut, të nxjerrim në pah privatësinë e krevatit rrugëve të Tiranës?
    I nderuar lexues, në fund e shoh të nevojshme të ndaj një pyetje me ju ndaj z. Altin Hazizaj, si kryetar i kësaj organizate, se si mund tua shpjegoj fëmijëve të mi këtë paradë kur më 17 maj të buçasin televizionet si lajmi më interesant i ditës? Të drejtohem ty, z. Altin, pasi në të njëjtën kohë shfaqesh edhe si përfaqësues në televizion i një organizate për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve. A i mbrojnë fëmijët tanë të tilla parada dhe a mund të jesh ti në të njëjtën kohë edhe ambasador i fëmijëve, edhe i homoseksualëve?
    Sot shoqëria shqiptare është në testin e radhës për të reaguar dhe ndarë vlerat e përbashkëta me vendet europiane dhe pjesës së cilës shoqëria jonë ka ditur të reagojë duke u thënë jo proceseve të stisura, sepse pasi jo çdo gjë që vjen nga Perëndimi mund të adoptohet te ne. Një popull paqedashës, humanitar, me tradita të mrekullueshme, të vlerave të mikpritjes që habitën Europën dhe mbarë botën me luftën e Kosovës, nuk i duhet, qoftë edhe artificialisht, ti shesë Perëndimit imitacionin më të keq në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve…
    Besoj se edhe Europa nuk na e kërkon integrimin duke hyrë drejt tyre me të prapmet, por me kokat tona.

    Panorama - 3 PRILL 2012
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •