Ne shtete ku femra mbulohet me shami dhe ne shumicen e rasteve eshte amvise dhe kujdeset vetem per femijet dhe shtepine, ndoshta...
Por ne asnje menyre ne shoqeri ku ekzistone barazi e mjaftueshme apo relativisht e mjaftueshme gjinore, ku edhe burri edhe gruaja marrin pjese ne pothuajse te gjitha aktivitetet e perditshme, pa kufizime te medha dhe pa obligime dhe dallime fetare mbi baza gjinore, sic eshte p.sh. bartaj e shamise.
Demokracia "e vertete" nuk percaktohet vetem permes rezultatit te votimit.
Ne nje vend ku p.sh. gjysma e popullit jane te pashkolluar, te painformuar drejte, te varfer dhe nuk kane te drejta te barabarta, nuk mund te kete demokraci, lere me "demokraci te vertete". Ne keso vende, nese presupozojme nje sistem te caktuar vlerash, normash dhe tabush shoqerore dhe fetare te pershtatshme, eshte pothuajse e sigurte se rezultati i cfaredo votimi/mosvotimi do te ishte ose diktatura klerikale apo fetare, ose diktatura despotike.
Eshte e vetekuptueshme qe mbeshtetesit e sheriatit do te bazoheshin ne rezultatet e votave per ta legjitimuar diktaturen klerikale apo fetare, bile edhe duke e quajtuar demokraci apo "demokraci te vertete". Por, kjo s'ka lidhje me realitetin apo demokracine, por vetem me bindjen dhe deshiren e simpatizanteve te sheriatit.
Krijoni Kontakt