Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 17
  1. #1
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Emri:  Gjenerata-e-oficereve-rezerve-te-periudhes1952-1953-kur-ishte-edhe-Anastas-Janullatosi-600x285.jpg

Shikime: 1654

Madhësia:  51.5 KB


    Në foto, gjenerata e Oficerave rezervë kur ka qenë edhe Anastas Janullatosi (1952-1953)




    ARBEN LLALLA
    Shumë pak është shkruar për biografinë e vërtetë të Kryepeshkopit të Shqipërisë z.Anastas Janullatosit. Mediet në Shqipëri ose e kanë frik hirësinë e tij z.Janullatosin ose ju vjen keq për të sjellë fakte rreth të shkruar së tij të vërtetë, biografisë për të cilën dikush duhet ta thotë të vërtetën, atë të vërtetë që të gjithën ne kemi nevojë ta dimë për drejtuesin më të lartë të kishës së pavarur të Shqipërisë.



    Nga kërkimet e mia gjeta se Anastas Janullatosi rrjedh nga një familje me rrënjë shqiptare, babai i tij Gerasimos është me origjinë nga ishulli Qefalonia, që është populluar nga viti 1502 me leje të Senatit të Venedikut nga shqiptarët. Gerasimos Janullatos ka lindur në Lefkada, por për shumë vite ai jetoj dhe punoj familjarisht në Prevezë ku u martuar me Roksani Malltezin. Familja e nënës së Janullatosit janë nga Preveza e Çamërisë nga fisi i Malltezëve. Ishte daja, akademiku Kostandin Malltezi (1869-1951) që i dha përkrahje Anastas Janullatosit të vazhdonte shkollën e lartë për Teologji pasi mbarojë gjimnazin.

    Gerasimo Janullatos ka qenë tregtar dhe mori pjesë në luftërat ballkanike dhe u kthye pas përfundimit të tyre me gradën kapiten në Prevezë. Gjatë viteve 1920-1923, Gerasimos Janullatos humbi të gjithë pasurinë e tij dhe shkoj bashkë me familjen për të punuar në Pirea.

    Anastas Janullatosi nuk e filloj jetën e tij si njeri i përkushtuar për përhapjen e kristianizmit qysh në fëmijëri apo në manastir, ashtu siç ka ndodhur me shumë titullar të kristianizmit, por e nisi karrierën fetare pasi mbaroj universitetin dhe filloj punë si profesor i teologjisë dhe historisë në shkollat fetare ortodokse.

    Emri i pagëzimit prindëror i tij është Tasos, ndërsa kur u bë peshkop pas viteve 1970 mori emrin fetar Peshkop Andrusis Anastas Janullatos.

    Në vitin 1947 mbaroj gjimnazin dhe më 1952 shkollën e lartë për teologji.

    Më 1952-1954, shkojë ushtar në shkollën për oficerë rezervë në Siru, DEA, duke u bërë më tej edhe udhëheqës-komandant i grupit. Gjatë periudhës së vazhdimit të shkollës Anastas Janullatosi ishte shok gjenerate me deputetin dhe ish-ministrin e jashtëm të Greqisë Petro Moliviatin të partisë Demokracia e Re të Miçotaqit, Karamalisit që sot e drejton Andoni Samaras. Janullatosi dhe Moliviatis kanë qenë studentë me rezultate dhe inteligjentë të lartë në këtë shkollë. Gjatë një interviste në vitin 2011 Anastas Janullatosi ka deklaruar se në shkollë ka mësuar taktikat ushtarake për tu zbatuar në terrenin e Shqipërisë.

    Shkolla ushtarake që ndoqi Janullatosi është themeluar më 1887 me vendim të mbreti të Greqisë Georgjios. Të njëjtën shkollë e ka mbaruar në vitin 1941 Kostandin Miçotaqi, dhe kur ishte kryeministër i Greqisë Miçotaqi erdhi në krye të kishës Autoqefale shqiptare Anastas Janullatosi.

    Në vitin 1960, Anastas Janullatos u shurukua Dhjak dhe më 1964 fitoj titullin Arqimadrit dhe në vitin 1972 Peshkop me emrin Andrusis Anastas Janullatos.

    Gjatë periudhës së juntës ushtarake në Greqi 1967-1974, Anastas Janullatos ka qenë njeri i afërt me kryepeshkopin e Greqisë Jeronimo Koçonit, arvanitas edhe ky si shumë figura të ndritura të Greqisë Moderne. Misionet fetare jashtë Greqisë të prof.Anastas Janullatos gjatë viteve 1967-1974 janë financuar nga Pavlos Çipras i cili ishte nga Arta e Çamërisë. Çipras ka mbështetur fuqishëm ekonomikisht Kryepeshkopin Jeronimos Koçonis. Pavlo Çipra është babai i kryetarit të partisë së majtë greke Synanizmos Aleksi Çipras me rrënjë nga Arta.

    Anastas Janullatos ka mbështetur që në fillim protestat e studentëve të Politekniut, ai bashkë me disa profesor të shkollës Teologjike kanë qenë jashtë dyerve të Politekniut duke mbështetur fort protestuesit dhe dërguar fshehtas ushqime dhe ilaçe.

    Më 1976, në Pirea u mbajtën zgjedhjet për Mitropolit të kësaj qyteze dhe Anastas Janullatos humbi me 10 vota diferencë kundrejt fituesit Rogon Kallinikos i cili u zgjodh Mitropolit i Pireas.

    Për shumë vite Anastas Jnaullatos nuk e fitoj kurrë titullin me vota Mitropolit. Gjatë periudhës 1974-1998, kur në krye të Kishës Autoqefale greke ishte Serafinis, Janullatosi trajtohej si njeri i përbuzur dhe i dënuar prej Kryepeshkopit të Greqisë Serafinit pasi peshkop Andrusis Anastas Janullatos kishte qenë i përkëdheluri i ish-kryepeshkopit Jeronimo Koçonit.

    Postin për të riorganizuar kishën Autoqefale të Shqipërisë Anastas Janullatos e ka të dhuruar nga Patriarku i Sinodit të Shenjtë të Fanarit në Stramboll z.Bartolomesos.

    Vallë rastësi është që Anastas Janullatosi erdhi në krye të kishës Autoqefale të Shqipërisë gjatë periudhës që kryeministër i Greqisë ishte Kostandin Miçotaqi? Rastësi është që hirësia e tij ka mbaruar shkollën për oficer rezervë, atë shkollë që e kanë mbaruar shumë figura të larta të politikës greke si ish-Kryeministri Aleksandër Korizi, ish-kryeministri dhe ministër i jashtëm Georgjios Rallis, ish-kryeministri Kostandinos Georgakopulos, ish-kryeministri Miçotaqi, ish-ministri Panajoti Papaliguras, ish-ministër i jashtëm Petro Moliviatis, ish-ministri i jashtëm Janos Kranidhiotis, Mitropoliti i Selanikut Anthimos, Mitropoliti i Ileas Germanu, Mitropoliti i Nikeas Georgjios, Mitropoliti Kou dhe Nisiru etj.? Ndoshta! Por është më e pëlqyeshme të shkruhet biografia e vërtetë e kryepeshkopit Anastas Janullatosi tani që është gjallë se sa të thuhen kur ai të vdesë.


    Vërej: Nëse hirësia e tij z.Anastas Janullatosit ka dyshime në këto të dhëna që i paraqes lexuesve pa ndonjë prapavijë politike, atëherë unë si historian e ftoj të vërtetojë të kundërtën që këto sa kam shkruar janë gënjeshtra dhe unë deklaroj se do të heq dorë njëherë e përgjithmonë nga jeta publicistike dhe e dorëzoj diplomën time të historisë sepse historiani i vërtetë nuk bënë asnjë marrëveshje në dëm të historisë reale. Para fakteve edhe vetë ZOTI përkulet.

    http://lajmpress.com/opinion/26861.html
    Fotografitë e Bashkëngjitura Fotografitë e Bashkëngjitura  
    Ndryshuar për herë të fundit nga iliria e para : 03-06-2014 më 14:22
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  2. #2

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Citim Postuar më parë nga iliria e para Lexo Postimin
    Nga kërkimet e mia gjeta se Anastas Janullatosi rrjedh nga një familje me rrënjë shqiptare...
    Përshëndetje Iliria e para,

    Janullatosi qenka me prejardhje shqiptarë!

    Përse atëherë bëhet shumë propagandë se një Grek udhëheq kishën Ortodokse shqiptare? Edhe unë deri tani kam menduar se është Grek, dhe habitësha me faktin se si Shqiptarët e fesë Ortodokse lejonin që një Grek të udhëhiqte kishën e tyre, kur dihet se si shqiptarët në Amerikë në kohën e Fan Nolit u diskriminuan pa masë nga kisha Ortodokse Greke, sidomos atëherë kur refuzuan ti bënin ritet e varrosjes Kristaq Dishnicës nga Hudson Massachusetts, vetëm për arsyen se ishte patriot shqiptar.

    Gjithashtu nga ky artikull mësojmë se gjatë kohës kur kryepeshkopi I kishës Ordodokse Greke paska qenë shqiptarë (Jeronimo Koconi) edhe Janullatosi paska qenë më I respektuar dhe paska arritur një famë më të madhe, ndërsa atëherë kur udhëheqës I kishës Ortodokse Greke qenka zgjedhur një Grek, Janullatosi paska qenë I përbuzur dhe I dënuar. Nga kjo unë kuptoj se shqiptarët në Greqi paskan arritur pozita të larta dhe nuk paskan harruar që janë shqiptare prandaj si duket nga prapavija edhe e paskan përkrahur njëri tjetrin, ndërkohë që nuk paskan qenë të respektuar nga Grekët.

    Se Janullatosi është me origjinë shqiptarë kjo për mua është shumë e rëndësishme, - edhe pse ka qenë shtetas Grekë dhe është rritur dhe shkolluar në Greqi - sepse është vështirë të paramendosh një shqiptarë të punoj kundër interesave to popullit të tij. Ne që me vite të tëra jemi larguar nga vendëlindja jonë shumë mirë e kuptojmë gjendjen e kësaj situate.

    Megjithatë unë nuk di shumë për të. Në qoftë se ka punuar dhe punon kundër interesave të shtetit Amë ai si cdo shqiptarë tjetër që do vepronte në të njëjtën mënyrë Historia e popullit shqiptarë do ti shpallë tradhëtarë.
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  3. #3

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Citim Postuar më parë nga ocean Lexo Postimin
    Përshëndetje Iliria e para,

    Janullatosi qenka me prejardhje shqiptarë!



    Se Janullatosi është me origjinë shqiptarë kjo për mua është shumë e rëndësishme, -.
    ...fakt qe Janullatosi se ka permendur kurre nga ana e tij. Sma ha mendja qe se ka ditur qe na paska origjine shqiptare.

    Përse atëherë bëhet shumë propagandë se një Grek udhëheq kishën Ortodokse shqiptare
    Kjo nuk eshte propagande, eshte nje fakt. Sic e thashe, Janullatosi nuk e ka permendur kurre te kete origjine shqiptare.

  4. #4

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    ...fakt qe Janullatosi se ka permendur kurre nga ana e tij. Sma ha mendja qe se ka ditur qe na paska origjine shqiptare.



    Kjo nuk eshte propagande, eshte nje fakt. Sic e thashe, Janullatosi nuk e ka permendur kurre te kete origjine shqiptare.
    Në qoftë se Arben Llalla i ka falsifikuar informacionet në këtë arikull atëherë nuk kam koment, meqenëse nuk e di historinë e Janullatosit. Do ishte mirë ndonjëri që e di të sigurtë se të dhënat e Arben Llallës në këtë artikull nuk janë të vërteta të dalë dhe me fakte ti demantojë.

    Nganjëherë nga dëshira që dicka të jetë e vërtetë, njeriu nxiton së besuari.

    Njëherë kam pasë një bisedë (në lidhje me Janullatosin) me një patriot të shquar shqiptaro/amerikan (I kohës së Nolit) I përkatësisë fetare ortodokse këtu afër Bostonit, dhe më habiti që e përkrahte Janullatosin. Ishte kjo para disa viteve dhe nuk më kujtohet mirë biseda, mandej e pash këtë artikull dhe thash, o, ndoshta paska qenë e vërtetë. Po kush e di?
    "Koka duhet përkulur zemrës"

  5. #5
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Po po me origjinë Shqiptare që ç'ke me të , bile nga Vuçidoli është me origjinë
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  6. #6
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Keto jane pohimet e Arben Llalles dhe jo te miat. Sidoqofte Anastas Janullatosi eshte antishqiptar i perbetuar. Nese ka rrenje shqiptare, aq me keq. Nuk do ishte i pari e as i fundit. Kemi patur bejlere e pashallare ( e prifterinje e kapidana) qe kan qene antishqiptare.Ky eshte nje i radhes dhe asgje tjete.
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  7. #7
    Shqiperia eshte Evrope Maska e iliria e para
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Cunami ne Indonezi zgjati per disa minuta, kurse ne trojet tona 500 vjet.
    Postime
    4,907

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Keto i ka publikuar Arben Llalla

    Anastas Janullatosi ne shtepine e ish-kryeministrit grek Kosta Micotaqin ne Krete 2012, dhe me vajzen e tij Dora Bakojanin e cila se shpejti behet ministri ne Greqi. Do te thoni ju cfare i lidhin bashke keta? Gruaja e Micotaqit qe i bie te jete mema e Dores eshte came nga Preveza dhe flet shqip shume bukur, edhe Janullatosi eshte cam nga Preveza nga mema. Por Micotaqi me Anastasin cfare e lidh? Micotaqi dhe Anasatsi kane mbaruar te njejten shkolle per oficer DEA ne Siru, dega zbulim dhe kunderzbulim ne terren per ne Shqiperi ne raste lufte. Ne vitin 1990 ishte kembengulja e Micotaqit i cili ishte kryeminister ne Greqi qe e solli kryepeshkop Anastasin ne Shqiperi. Qe te dy keta jane me origjine arvanitase edhe nga baballaret. Micotaqi ka daje Elefteros Venizellos, nje antishqiptar por qe ishte arvanitas nga Kreta. SA CUDIRA KA ME SHQIPTARET, GJITHNJE JA KEMI FUTUR VETVETES PER INAT TE TE TJEREVE.


    Emri:  Janulla1.jpg

Shikime: 844

Madhësia:  45.0 KB
    Lumi ka ujin e paster ne burim


    Kombi mbi te gjitha

  8. #8

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Citim Postuar më parë nga Wordless Lexo Postimin
    Po po me origjinë Shqiptare që ç'ke me të , bile nga Vuçidoli është me origjinë
    Numri i arvanitasve ne Greqi eshte shume i madh. Shume i madh se sa mund te mendohet. Mos u habit nese nje perqindje e konsiderueshme e popullsise ka te pakten nje pjestar te familjes me gjak arvanitasi.

  9. #9
    Veritas liberatis Vos
    Anëtarësuar
    07-10-2006
    Postime
    2,204

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Numri i arvanitasve ne Greqi eshte shume i madh. Shume i madh se sa mund te mendohet. Mos u habit nese nje perqindje e konsiderueshme e popullsise ka te pakten nje pjestar te familjes me gjak arvanitasi.
    prandaj kur shikon greket , eshte njelloj sikur shikon veten tende ne pasqyre :P
    Shqiperia ka rreshtur se ekzistuari qe kur jevgjit i thane vetes "shqiptar".
    xfiles

  10. #10

    Për: Disa të dhëna interesante për Kryepeshkopin e Shqipërisë z.Anastas Janullatosin

    Une jam bjond me sy bojqielli. Kete shoh kur jam para pasqyres. Nuk shoh as grek, as serb, as turk e as maqedonas.

  11. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    iliria e para (09-06-2014)

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •