Bie kryqi në Itali, vdes 21 vjeçari (FOTO-LAJM)
Një 21- vjeçar mbeti i vdekur ndërsa një tjetër u plagos në veri të Italisë nga shembja e një kryqi të ngritur për nder të Papa Gjon Palit II. Mësohet se Marco Gusmini u vra në vend, kurse një tjetër u dërgua në spital.
Struktura e lartë 30 metra u rrëzua pak ditë përpara se Papa Gjon Pali të shpallet shenjt në një ceremoni që do organizohet të dielën.Kryqi ishte ngritur për të përkujtuar vizitën e Papës në këtë zonë në vitin 1998. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2014, ora 10:35
Krijoni Kontakt