Close
Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 195
  1. #31
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Shko tek seksioni " shtepiaket e deshperuara", mos u merr me gjera qe ske kapacitetin minimal etik dhe intelektual te marresh pjese.

    Meqe po thoni se Erdogani e pranoi genocidin, atehere silleni ketu, ta degjojme dhe lexojme edhe ne te tjeret. Une per vete se gjeta askund, qe te kete thene se ka pasur nje genocid ndaj Armeneve.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #32

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Pyetja me e madhe shte, PSE kjo deklarate e erdoganit ???.....cfare miqesie kerkon ???
    Kujt po i behet vone se cfare miqesie kerkon ai. Fakti eshte qe megjithe qendrimin e prere per te mos e pranuar genocidin per pothuajse 1 shekull, me ne fund ai pranon ate qe dihet publikisht.

  3. #33

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Meriamun Lexo Postimin
    Na e sill fjalimin e Erdoganit, dhe na e trego ku ai shprehet se Perandoria Osmane ka bere genocid ndaj armeneve.
    pas deklaratës së Kryeministrit Erdogan se vrasja e popullisë armene në vitin 1915 ishte çnjerëzore
    Nuk ka thene genocid ka thene cnjerezore. Perkufizimin se ben Erdogani po e ben vete ngjarja sesi ka ndodhur. Rendesia qendron qe Erdogani pranon ate qe Turqia ka refuzuar per 100 vjet. Genocid apo jo, ate se vendos njeri pervec historise.

  4. #34
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    25-05-2008
    Postime
    3,745

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    =Meriamun;3733902]Shko tek seksioni " shtepiaket e deshperuara", mos u merr me gjera qe ske kapacitetin minimal etik dhe intelektual te marresh pjese.
    oki xhaxhi polic ,so mundohem te ndjek keshillen tende dhe te behen intelektuale si ty


    Meqe po thoni se Erdogani e pranoi genocidin, atehere silleni ketu, ta degjojme dhe lexojme edhe ne te tjeret. Une per vete se gjeta askund, qe te kete thene se ka pasur nje genocid ndaj Armeneve.
    [/QUOTE]
    Mjafton qe e ka pranuar vrasjet ,pak rendesi ka termi ..meqe ra fjala ..me gjen ti nje zyrtar serb qe pranon se ne Kosove eshte masakru popullesia e pafajshme(gra ,femije e pleq) nga ushtria serbe?
    There is a special place in hell for women who don't help other women.
    Madeleine Albright

  5. #35

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Nganjehere jam i kenaqur qe tema te tilla hapen se njihen me mire disa surreter ketu ne forum. Mjafton te shahet Turqia ose te vihet ne pozicion pergjegjesie dhe e nxjerrin koken me vrap turkoshaket. Gjysma e te keqes. Te pakten te dihet se me ke flasim edhe neper tema te tjera.

  6. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    jarigas (25-04-2014)

  7. #36
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nuk ka thene genocid ka thene cnjerezore. Perkufizimin se ben Erdogani po e ben vete ngjarja sesi ka ndodhur. Rendesia qendron qe Erdogani pranon ate qe Turqia ka refuzuar per 100 vjet. Genocid apo jo, ate se vendos njeri pervec historise.
    "Kadim ve eşsiz bir coğrafyanın benzer gelenek ve göreneklere sahip halklarının, geçmişlerini olgunlukla konuşabileceklerine, kayıplarını kendilerine yakışır yöntemlerle ve birlikte anacaklarına dair umut ve inançla, 20. yüzyılın başındaki koşullarda hayatlarını kaybeden Ermenilerin huzur içinde yatmalarını diliyor, torunlarına taziyelerimizi iletiyoruz."
    Ky eshte shkrimi origjinal i Erdoganit, shkrim ne te cilin nuk permendet aspak versioni qe ti ke cituar me siper. Por gjithsesi vrasjet ishin te tmerrshme, sepse ishin si pasoje e hakmarrjes se atyre qe humben gjithcka qe kishin, familjet dmth driten e syve, motivin e jetes, nga hanxhari, cfurku dhe bajoneta e pameshirshme armene.
    Normalisht qe vrasja eshte vrasje edhe kur behet per hakmarrje, ska asgje te bukur ne nje krim apo monstruozitet, por fjala genocid eshte e rende, keto lloj pislleqesh i bejne greket dhe serbet.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. #37

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Edhe turqit i bejne. Jane po aq barbar sa greket dhe serbet. 500 vjet nen thundren e tyre e kemi patur vete rastin ta provojme ne kurriz. Argumenti qe po sjell ti ketu eshte i njejte me ate qe perdorin greket kur vjen puna per te justifikuar genocidin ndaj cameve. Edhe camet u shperngulen me dhune, u perdhunuan e vrane, ju sekuestrua pasuria etj. Dhe justifikimi ishte qe bashkepunuan me gjermanin. Prandaj them qe ju jeni hipokrita dhe njerez me shume standarte. Kur ju intereson mbeshtesni nje teori dhe ulerini per te. Kur ju shkelet interesi (ne kete rast ai fetar) beheni komplet si te paditur e filloni nga justifikimet.

    AJo qe nuk kuptoj eshte se cfare i duhet nje shqiptari te mbroje me kaq zell Turqine dhe te mohoje nje genocid kur e gjithe bota e klasifikon si te tille dhe ku faktet historike jane me qindra e mijera. Turqia ka qene i vetmi vend qe se ka pranuar. E disa shqiptare mbrojne po me aq terbim teorine qe ska patur genocid. Shqiptari duhet te jete nje nga popujt e fundit qe te justifikoje apo mbroje nje genocid. Gjate gjithe historise na kane vrare, prere, perdhunuar e shperfytyruar. Na kane bere padrejtesi e keqtrajtuar ne permasa po aq te medha sa ato te nje genocidi e megjithate lexon shqiptare qe justifikojne qendrime cnjerezore.

    Shume turp. Ju jeni njerez qe nuk meritoni as tju hedhesh syte e jo me te diskutosh.

  9. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    alnosa (25-04-2014),jarigas (25-04-2014)

  10. #38

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Nganjehere jam i kenaqur qe tema te tilla hapen se njihen me mire disa surreter ketu ne forum. Mjafton te shahet Turqia ose te vihet ne pozicion pergjegjesie dhe e nxjerrin koken me vrap turkoshaket. Gjysma e te keqes. Te pakten te dihet se me ke flasim edhe neper tema te tjera.
    jane dy grupe, ai turko-arab dhe grupi Greko-sllav
    fushe beteja forumi shqiptar

  11. #39
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Turqia e konsideron këtë shifër të hiperbolizuar (1.5 milionë) dhe insiston në atë se humbje pësuan të dyja palët dhe se ato janë të lidhura me kryengritjen e armatosur të armenëve.

  12. Anetarët më poshtë kanë falenderuar ATMAN për postimin:

    Meriamun (25-04-2014)

  13. #40
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Problemi eshte se une per vete si them dot katranit zbardhellon. Nuk i them dot, si kam thene ndonjehere dhe me shprese tek perendia nuk do ti them as ne te ardhmen. E kam shprehur bukur dhe qarte ne nje postim me siper qe nuk me interesojne aspak turqit dhe skam asnje lidhje botekuptimi, gjeografie apo ekonomie me ata por kur behet fjale per te thene te verteten, do ta them dhe do te kembengul sepse e verteta eshte ajo qe te mban gjalle dhe te jep nder.
    Per inat te sime vjehrre apo per hater te filan fistekut apo ku di une gjepura dhe justifikime te ketij lloji se gjoja ne arnautet e kulluar kemi lenguar nen hanxharin dhe konopin e tjereve per qindra mijera vjet, per mua nuk jane aspak motiv dhe arsye qe te them se gomari fluturon, ne rastin konkret qe kemi te bejme me nje genocid armen.

    Shpreh ngushellimet e mia me te sinqerta per tere ata armene qe humben jeten gjate asaj periudhe sepse fundja vrasja eshte veper e djallit, qofte per hakmarrje apo per arsye tjera te ketij lloji por gjithashtu nuk dua te lej pa permendur dhe ngushelluar edhe tere ata familje turke, te cilet pervecse se kishin diten me te zeze te historise tyre, kohe ne te cilen shteti dhe gjithcka kishin ndertuar me qindra vite sakrifice dhe luftera tepke ashtu sic jane krijuar tere shtetet dhe perandorite e botes, u deshen te perballen edhe me pabesine me te madhe, me shemtine me te shemtuar, me krimin me monstruoz, te goditesh pas shpine prej atyre qe ke ndare 500 vite bashkejetese. Ngushellime per te gjithe ata te cilet mbyllen syte nen hanxharin, cfurkun, bajoneten dhe litarin e pameshirshem armen.

    Bota ka nevoje per paqe, dhe paqja nuk vjen nese mes popujve nuk ngrihen urat lidhese. E shikoj nje hap shume te arsyeshem kete qe Erdogan beri dhe me ndihmen e Perendise le te shpresojme qe edhe Armenet te kerkojne falje per masakrat qe bene ne Turqi dhe Azerbajxhan dhe te denojne ashper pjesmarrjen e tyre intensive ne organizimin dhe veprimtarine e PKK qe i ka kushtuar shtetit modern turk me mijera dhe mijera te vrare.

    Neve si popull i vuajtur dhe neperkembur nuk i duam te keqen dhe te zezen askujt. Le te mbizoteroje paqa ne gjitha vendet dhe popujt e botes por, pa drejtesi nuk ka paqe.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

Faqja 4 prej 20 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •