Close
Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 171 deri 180 prej 195
  1. #171
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Per cfare historianesh shqiptar po flet, nuk te mjafton fakti qe per nje periudhe fare te paperfillshme ne historine e nje kombi, vetem nje gjysme shekulli, i kane thene derrit daje, dhe dajes derr, apo kane peshtyer dhe pastaj jane kthyer dhe lepire ate qe kane peshtyer. Nese deshiron lexo librat e autoreve mesiper, te cilet e shohin ceshtjen pa paragjykimet dhe inatet e neonacionalisteve ballkanike.

    Ti a mund te imagjinosh katrahuren e te ashtuquajturit departamenti i historise shqiptare, pretendojne se kane shkruar ne lidhje me 500 vjet histori te Perandorise Otomane dhe asnje prej tyre, as edhe nje i vetem, ne kohen qe kane shkruajtur historine nuk kane ditur osmanisht dhe as qe kane marre mundimin te shqyrtojne arkivin e Perandorise ne Topkapi.

    I vetmi arkiv i mirefillte shqiptar qe duhej shqyrtuar ishte ai i kuvendit te Arres Madhe ne Shkoder, i Franceskaneve qe per fatin e keq u dogj dhe masakrua nga barbaria komuniste.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  2. #172

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Une jo me kot ta bera pyetjen sepse di dicka me shume se sa normalja. Kam patur ne familjen time si arkeologe ashtu dhe historiane, nga ata qe kane studiuar arkivat osmane dhe kronikanet osmane, jo thjesht llafolloge te komunizmit apo te politizuar, shule apo minoritare. Kjo qe thua ti eshte jashtezakonisht e pasakte. Historia e pushtimit e me pas sundimit osman eshte nxjerre pikerisht nga vete kronikanet osmane si Akçe Hisar, Hoxha Sadeddin, Tursuni (keta jane ata qe me vijne nder mend tani po ka shume te tjere). Dhe nuk eshte e vertete qe ska patur njohes te osmanishtes ne Shqiperi. Ka patur madje dhe shume te pergatitur qe punonin ne Institutin Historisë dhe te Gjuhësisë.

    Nese rregjimi komunist ka patur tendence per te injektuar nacionalizem ne histori, kjo tendence mund te shihet deri diku tek teza e prejardhjes sone nga pellazget, vazhdimesia e rraces tek iliret e me pas tek ne dhe aty mbaron. E vetmja periudhe historike qe eshte me e debatuara per nga sasktesia eshte ajo ku ndikimi i rregjimit eshte me i dukshem. Kjo eshte periudha e Mbreterise se Zogut, Luftes Nacionalclirimtare dhe periudha e socializmit. Edhe grupi i historianeve dhe akademikeve qe u mblodh kohet e fundit perfshi dhe Bernard Fischer pikerisht kete gje po mundohen te bejne. Zhveshja e historise nga emocionet dhe pasthirrmat nacionaliste, paraqitja e fakteve historike pa interpretime dhe shtrembrime. Jane faktet historike ato qe e pershkruajne Perandorine Osmane ashtu sic eshte, jo deshira e shuleve dhe minoritareve.

    Ti mund te besosh cfare te duash. Mund te etiketosh historianet shqiptare si te duash per hir te besimit apo bindjes tende personale. Por kjo sdo te thote qe eshte e sakte dhe as e llogjikshme. Eksperienca me ka mesuar qe indoktrinimi e ben nje person jo rracional dhe jo objektiv. Per hir te besimit (qofte ky fetar apo i cfaredolloji tjeter) njeriu ka gjithmone tendencen te pershtase faktet dhe historine ne funksion te asaj qe beson.

  3. #173

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Mund te lexohet dhe kjo me poshte



    Osmanet Nuk E Ndryshuan Dot Gjakun, Gjuhen As Kulturen Tone Europiane


    Per shkak te nje periudhe te gjate te pushtimit osnam, u krijuan mjaft sjellje dhe qendrime fallco, servile, mohuese, stresante dhe vete diskredituese. U krijuan sjellje dhe deklarata absurde qe kulmojne me ato shprehjet e njohura “jam turk e hamdyryla”, “n’je turk”, “me turqit jemi vellezer te nje gjaku”, e deri tek absurditeti qe degjuam keto dite (para 1 viti) “Kosova eshte Turqi”. Faik Konica me te drejte porosiste shqiptaret qe te distancohen nga trashegimia, historia dhe krimet e kryera nga Perandoria Osmane. Ai theksonte se shqiptaret nuk duhet te paguajne per fatkeqesite qe ushtria dhe administrata osmane i ka shkaktuar popujve te rajonit te Ballkanit e me gjere.





  4. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (30-04-2014),geom (30-04-2014)

  5. #174

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore





    Shkrimi eshte nga Prof Lush Susaj



    Kjo me siper ja vlen te lexohet

  6. 2 antarët më poshtë falenderuan Darius për mendimin e shprehur në këtë postim:

    Cen Durimmadhi (30-04-2014),geom (30-04-2014)

  7. #175
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Ju pretendoni se keni prova dhe keni njerëz të afërt që kanë punuar në nxjerrjen e fakteve historike nga arkivat Otomane, ndërsa nga ana tjetër na sillni shkrime të Lush Susës. Çfarë është kjo që sjell shkrimet e një agronomi të tipit Lush Susaj që merr vesh nga historia e periudhës otomane aq sa merr vesh dhia nga tagjia.

    Nejse e lëmë fare këtë debat se përfundimisht më duket i pafrytshëm. Unë po prisja që të mësoja ndonjë gjë meqë paske njerëz që kanë ditur osmanisht, ndërkohë na sjell shkrimet e Lushit. Të ishte ndonjë temë në lidhje me kultivimin e sheshit bardhë (lloj rrushi) do e lexoja me gjithë qejf por jo shkrime mbi historinë.
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Meriamun për postimin:

    ATMAN (30-04-2014)

  9. #176

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Tipike!!!

    Devijimi i subjektit per te shmangur nje pergjigje qe mungon. Teoria llomotit llomotit se dicka do mbetet nuk pi uje. Tipike turkoshake.

    Shkrimi i Lushajt qe nuk ka te beje fare me pergjigjen mbi njohesin e osmanllishtes nuk e solla si material historik por si material me te cilin ndaj te njejtin sentiment. E mendoj (jo vetem une po cdo shqiptar me tru ne koke) ne te njejten menyre.

  10. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Darius për postimin:

    Cen Durimmadhi (30-04-2014)

  11. #177
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    duhet te hapen arkivat dhe ta percaktojne historianet e paanshem nese ka qene gjenocid apo jo

    nese politikanet kerkojne te bejne historine do kete ne mes gjithmone keq interpretime ku sejcili do mbroje ne anen e vet te preferuar

    erdogani eshte nje politikan shume i deshtuar sot beri nje tjeter gafe

    http://www.dw.de/koment-erdoan-trego...keq/a-17601670

  12. #178

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Po pse ata qe e kane konsideruar gjenocid deri tani ca kane qene, historiane armene?

    Ta shkruajta qe ne fillim te temes qe direkt sa ndodhi ngjarja u konsiderua si gjenocid (megjtihese termi ende nuk ekzistonte por u quajt shfarosje masive) nga fuqite e kohes. Dhe qe nga ajo kohe deri me sot eshte konsideruar si gjenocid. Ca historianesh te paanshem kerkon dhe ke klasifikon si historian te paanshem?

  13. #179
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    19-06-2004
    Postime
    6,063

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Po pse ata qe e kane konsideruar gjenocid deri tani ca kane qene, historiane armene?

    Ta shkruajta qe ne fillim te temes qe direkt sa ndodhi ngjarja u konsiderua si gjenocid (megjtihese termi ende nuk ekzistonte por u quajt shfarosje masive) nga fuqite e kohes. Dhe qe nga ajo kohe deri me sot eshte konsideruar si gjenocid. Ca historianesh te paanshem kerkon dhe ke klasifikon si historian te paanshem?
    Eshte e veshtire te gjenden historiane te paanshem ne te tilla raste sepse shumica jane te ndikuar ,mbi te gjitha jane te pakte ata historiane qe jane larg asaj qe quhet geo sentiment dhe asaj qe quhet social sentiment , kerkohen historiane me vision neohumanist dhe keta nuk gjinden as ne turqi dhe as ne armeni dhe as ne france apo ne eu dhe usa

  14. #180

    Për: Deklarata historike, Erdogan: Vrasja e armenëve, çnjerëzore

    Atman, spara i kam qejf debatet pa frut se nuk sjellin asgje ne teme. Po kjo qe ke thene me siper nuk eshte argument. Mos ngulni kembe kot me kokefortesi. Qenka e veshtire te gjenden historiane te paanshem? Po ti ku e mesove ate historine qe nuk paska patur gjenocid turk dhe se armenet kane vrare turqit? A nuk e mesove ate nga historiane (ne kete rast turq). Me duket paksa paradoksale te gjykosh historiane te nacionaliteteve te ndryshme te cilet nuk bejne gje tjeter vecse ju referuan dokumentave te kohes. Cpune ka nje gjerman apo frances apo anglez apo amerikan te kete sentiment ndaj armeneve apo turqve? Clidhje ka vizioni neohumanist? Dhe meqe ra fjala, a ka me neohumanizem sesa t'i vesh gjerave emrin qe kane, ne rastin konkret quajtja gjenocid e shfarosjes masive te armeneve nga turqit? Dhe per tju pergjigjur frazes tende te fundit, nese keta historiane te paanshem dhe neohumaniste nuk gjehen gjekundi atehere kush do e bej historine? Njerezit pasionante qe nisen nga indoktrinimi fetar apo ata qe kane mllefe ndaj x apo y vendi?

    Mund te vazhdohet e te kundershtohet dhe te sillen "argumenta" si ato qe me siper po sme duket se thuhet me ndonje gje qe ka vlere. Na pelqen apo jo, perputhet me deshiren tone apo jo, eshte tregues dhe tipar i nje feje te caktuar apo jo, keto jane gjera qe skane asnje efekt ne faktet historike. Dhe eshte fakt qe 1.5 milione armene u shfarosen nga turqit. Nuk i rrembeu Big Foot, nuk i hengri ariu apo ujku. I vrau turku. Llafet e tjera jane fukarallik.

Faqja 18 prej 20 FillimFillim ... 81617181920 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •