Në luftën civile të Sirisë, nga komuna e Skenderajt marrinë pjesë të paktën pesë persona, identitetin e të cilëve është i njohur për Policinë e Kosovës, por numri i tyre mund të jetë edhe më i madh.
Ketë e ka pohuar komandanti i Stacionit Policor në Skenderaj, toger Basri Durmishi, derisa ka folur në mbledhjen e Komitetit Lokal për Siguri Publike, të martën.
“Kemi informata se 5 qytetarë nga komuna e Skenderajt kanë shkuar në Siri, mirëpo ky numër mund të jetë edhe më i madh, por të dhënat që kemi flasin për 5 persona”, ka deklaruar i pari policisë lokale në Skenderaj, raporton korrespodenti i “Kohës Ditore” nga Skenderaj.
Ai ka shtuar se motivet e shkuarjes atje janë të ndryshme, por nuk ka dhënë detale tjera rreth identitetit të këtyre vullnetarëve por as për rrethanat dhe mënyrën e shkuarjes në atë rajon të luftës.
Javën e kaluar ka ndodhur vrasja e një qytetari të Skenderajt i cili kishte shkuar në atë luftë. Një i ri nga fshati Tushilë i Skenderajt, është vra në Falluxha të Irakut, derisa po shkonte në Siri, siç ishte thënë me qëllim që të luftojë kundër forcave të presidentit Bashar Al Assad.
Sipas burimeve të gazetës, viktima kishte shkuar në luftë së bashku me një vëlla tjetër, i cili ende gjendet në frontin e luftës.
http://koha.net/?id=27&l=6473
Perndryshe, Skenderaj eshte edhe bastioni kryesor i kryeministrit aktual Thaci dhe partise ne pushtet PDK...
Krijoni Kontakt