Grate serbe u kerkojne falje shqiptareve per krimet serbe.
Beograd, 26 mars Gratė nė tė Zeza (serbe) kanė zhvilluar sot njė performansė komemorative nė Sheshin e Republikės nė qendėr tė Beogradit, nė shenjė pėrkujtimi tė krimeve serbe tė kryera ndaj civilėve shqiptarė gjatė bombardimeve tė NATO-s para15 vjetėsh, raporton Koha.
Koordinatorja e Organizatės Joqeveritare Gratė nė tė Zeza, Stasha Zajoviq, u tha gazetarėve se pėrmes aksionit Rikonstruimi i krimit tė kolektivit artistik Arti i Klinikės dhe Fryma e Tetarit rikujtohen krimet e kryera nė emrin tonė ndaj shqiptarėve.
Sot pėrkujtojmė pogromin mbi popullatėn shqiptare, e cila, pėrveē bombardimeve tė NATO-s, iu ekspozua edhe terrorit tė armatosur dhe pastrimit etnik nga regjimi serb, tha ajo.
Shprehim ngushėllimet tona tė thella dhe solidaritetin me familjet e viktimave, tha Zajoviq.
Gratė nė tė Zeza nga qeveria e ardhshme e Serbisė kėrkojnė tė zbulojė tė vėrtetėn dhe tė dhėnat pėr tė zhdukurit gjatė kohės sė bombardimeve nė Kosovė dhe tė hapė varrezat masive nė cilat janė mbetjet mortore tė shqiptarėve nga Kosova.
Zajoviq ka thėnė se deklaratat e deritashme dhe premtimet e pushtetit kanė qenė retorikė boshe, meqė 15 vjet pas, shumica e fakteve mbi krimet nė Kosovė nuk dihen.
Ajo tha se ka shumė rėndėsi nė mėnyrė qė pushteti tė tregojė se me tė vėrtetė mendon seriozisht tė ballafaqohet me tė kaluarėn dhe tė shkėputet nga barra e madhe e politikės sė krimit tė regjimit tė Sllobodan Millosheviqit.
Nėse nuk e bėn kėtė do tė konsiderojmė se e gjitha ėshtė frazė boshe dhe se Marrėveshja e Brukselit nė fakt paraqet instrument pėr mbetjen nė pushtet tė elitės, tha Zajoviq.
Aktivistet para monumentit Knjaz Mihaili shpaluan banerin E mbajmė nė mend krimin nė Kosovė nė gjuhėn shqipe e serbe, me mesazhin Gratė nė tė zeza kundėr luftės.
Nė parulla ishin tė shkruara emrat e vendeve tė krimit mbi shqiptarėt nė ksovė, ndėr to Suhareka, Raēaku, Podujeva, Dubrava, Qyshku, Poikleku, Tėrnja, Meja, Lubizhda...
Gjithė protestėn e siguroi policia.
Nė thirrjen me titull PAMTIMO/ Kujtojmė krimet nė Kosovė pėr protestėn nė 15 shenjė tė vjetorit tė krimeve mbi civilėt shqiptarė nė Kosovė, Gratė nė tė Zeza rikujtuan dėbimin e mbi 800 mijė shqiptarėve nga shtėpitė e trojet e tyre, krahas marrjes sė dokumenteve, keqtrajtimit, vrasjes sė civilėve e tė zėnėve robėr si dhe dhunimit tė grave, shkatėrrimit tė shtėpive, djegies sė tė gjitha objekteve, plaēkitjes... Me kėtė rast shprehim ngushėllimet dhe solidaritetin me familjet e tė vrarėve pėr humbjen e mėt ė dashurve, vuajtjet e pamatura dhe poshtėrimit tė pafund, qė ua ka shkaktuar regjimi i atėhershėm i Serbisė, thuhet nė thirrje.
Ato kėrkuan:
-tė zbardhen dhe tė publikohen tė dhėnat pėr personat e zhdukur shqiptarė gjatė bombardimeve tė NATO-s;
-tė publikohen tė gjitha tė dhėnat pėr varret masive nė Serbi ku ndodhen mbetjet mortore tė personave me kombėsi shqiptare;
-tė ndėrmerren tė gjitha veprimet me qėllim tė procedimit tė pėrgjegjėsve pėr krimet e bėra ndaj personave me kombėsi shqiptare dhe kryesit e krimeve tė marrin dėnimet pėrkatėse.
G.E
Krijoni Kontakt