Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Ana e errėt e Vatikanit

    Ana e errėt e Vatikanit

    Aty ku ra njė perandori, u ngrit njė tjetėr perandori. Por nėse e para ishte perandori lufte e pushteti ushtarak, e dytė ishte njė perandori shpirtėrore. Cila ėshtė historia e Vatikanit, shtetit brenda shtetit, pushteti i tė cilit nė sferėn ndėrkombėtare s’krahasohet aspak me masėn e tij territoriale. Gazeta “Tirana Observer” iu sjell njė speciale tė rrallė.


    Historia


    Perandori Kaligula (37-41) nisi ndėrtimin e cirkut nė kėtė zonė, i cili u pėrfundua mė pas nga Neroni “Circus GAii et Neronis”, i quajtur thjesht Cirku i Neronit. Obelisku i Vatikanit fillimisht u mor nga Heliopolis nga Kaligula, pėr tė dekoruar cirkun e tij dhe ėshtė mbetja e fundit e dukshme. Kjo zonė u bė pjesė e martirizimit tė shumė tė krishterėve pas zjarrit tė madh tė Romės nė vitin 64. Ky ėshtė vendi ku u kryqėzua dhe Shėn Pjetri. Pėrballė cirkut ishte njė varrezė e ndarė nga rruga “Cornelia”. Varret dhe mazoleumet, si dhe altaret e zotave paganė tė tė gjitha llojeve u ndėrtuan dhe qėndruan aty deri pėrpara ndėrtimit tė Bazilikės Konstantiniane tė Shėn Pjetrit nė gjysmėn e parė tė shekullit tė katėrt. Mbetjet e kėtij nekropoli tė lashtė kanė dalė nė dritė nė mėnyrė sporadike, gjatė rinovimeve tė ndryshme nga papė tė ndryshėm nėpėr shekuj, me frekuencė mė tė lartė gjatė Rilindjes, deri sa nisėn gėrmimet sistematike me urdhėr tė Papa Piut XII nga viti 1939-1941. Nė vitin 326, kisha e parė, Bazilika Konstantiniane u ndėrtua nė zonėn, ku arkeologėt e shquar italianė pranojnė se ėshtė varri i Shėn Pjetrit. Qė atėherė, zona filloi tė bėhej mė e populluar, por mė sė shumti nga shtėpi tė lidhura me aktivitetin e Shėn Pjetrit. Njė pallat qė filloi tė qeveriste rajonet pėrreth dhe nėpėrmjet strukturės papnore qeverisnin njė pjesė tė madhe tė gadishullit italian pėr mė shumė se njė mijė vjet, deri nė mesin e shekullit tė 19-tė, kur pjesa mė e madhe e shteteve papnore u formuan mbretėrinė e re tė Italisė. Nė kėtė kohė, Vatikani nuk ishte banesa e zakonshme e papėve, por pallati “Lateran” dhe mė vonė ai “Quirinal”, ndėrkohė qė rezidenca, nga viti 1309 – 1377 ishte nė Avinjon, Francė. Nė vitin 1870, zotėrimet e papės u pėrballėn me njė situatė tė pasigurt, kur Roma u aneksua nga forcat, tė cilat kishin bashkuar pjesėn tjetėr tė Italisė. Nga viti 1861 – 1929 statusi i papės konsiderohej si “Ēėshtja Romake”. Ato nuk shqetėsoheshin nė pallatin e tyre dhe kishin njė farė statusi, duke pėrfshirė tė drejtėn pėr tė dėrguar dhe pritur ambasadorė. Por ato nuk e njihnin tė drejtėn e mbretit italian pėr tė qeverisur nė Romė dhe refuzuan tė largoheshin nga Vatikani derisa ēėshtja u zgjidh, nė vitin 1929. Shtetet e tjera vazhduan ta njohin nė rang ndėrkombėtar Selinė e Shenjtė, si njė njėsi sovrane. Nė praktikė, Italia nuk bėri asnjėherė pėrpjekje pėr tė ndėrhyrė nė ēėshtjet e Selisė sė Shenjtė, brenda mureve tė Vatikanit. Sidoqoftė, shumė prona tė kishės nė vende tė tjera u konfiskuan, duke pėrfshirė dhe pallatin “Quirinal”, dikur banesa zyrtare e papės. Papa Pio IX, udhėheqėsi i fundit i shteteve papnore pretendonte se pasi Roma u aneksua ai ishte “i burgosur nė Vatikan”. Kjo situatė u zgjidh mė 11 shkurt 1929 ndėrmjet Selisė sė Shenjtė dhe Mbretėrisė sė Italisė. Traktati u nėnshkrua nga Benito Mussolini, nė emėr tė mbretit Victor Emmanuel III dhe Sekretari Kardinal i Shetit, Pietro Gasparri si pėrfaqėsues i Papa Pio XI. Traktati pėrcaktonte pavarėsinė e Shtetit tė Vatikanit dhe i jepte katolicizmit status special nė Itali. Nė vitin 1984, njė marrėveshje e re mes Selisė sė Shenjtė dhe Kishės modifikoi disa kushte tė vjetra, duke pėrfshirė pozicionin e katolicizmit si besim shtetėror nė Itali.

    Sistemi politik


    Qeveria e Vatikanit ka njė strukturė unike. Papa ėshtė sovrani i shtetit. Autoriteti legjislativ zbatohet nga Komisioni Peshkopal i Vatikanit, njė trup kardinalėsh tė caktuar nga Papa, pėr njė periudhė pesė-vjeēare. Pushteti ekzekutiv ėshtė njė duart e presidentit tė kėtij komisioni, i asistuar nga Sekretari i Pėrgjithshėm dhe Zėvendėssekretari i Pėrgjithshėm. Marrėdhėniet e jashtme tė shtetit i janė besuar Sekretariatit tė Selisė sė Shenjtė dhe shėrbimit diplomatik. Sidoqoftė, papa ka pushtet tė plotė ekzekutiv, legjislativ dhe gjyqėsor mbi Vatikan. Ai ėshtė aktualisht i vetmi monark absolut nė Evropė. Gjithashtu, ka departamente specifike qė merren me shėndetėsinė, sigurinė dhe telekomunikacionin.

    Marrėdhėniet diplomatike

    Vatikani ėshtė njė territori i njohur kombėtar sipas ligjit ndėrkombėtar, por ėshtė Selia e Shenjtė qė kryen aktivitetin e marrėdhėnieve diplomatike nė emėr tė tij. Vatikani, thuajse nuk ka shėrbim diplomatik vetjak. Ambasadat e huaja nė Selinė e Shenjtė janė tė vendosura nė qytetin e Romės. Influenca e madhe nė ēėshtjet botėrore ėshtė nė pėrpjesėtim krejtėsisht tė zhdrejtė me masėn fizike tė Vatikanit.

    Ekonomia

    Ekonomia unike, jo komerciale mbėshtetet financiarisht nga kontributet e katolikėve nė gjithė botėn, me shitjen e stampave postare dhe relikeve turistike, tarifave pėr vizitimin e muzeve dhe shitjen e botimeve. Tė ardhurat dhe standardet e jetesės sė punonjėsve janė tė krahasueshme, ose disi mė tė mira se ato tė homologėve tė tyre qė punojnė nė qytetin e Romės. Vatikani ka gjithashtu bankėn e tij “Istituto per le Opere di Religione”.


    Popullsia dhe gjuhėt


    Thuajse gjithė banorėt e Vatikanit jetojnė brenda mureve tė Vatikanit ose shėrbejnė nė ambasadat e Selisė sė Shenjtė nėpėr botė. Popullsia e Vatikanit pėrbėhet nga dy grupe: kleri, pjesa mė e madhe e tė cilit ėshtė nė shėrbimin e Selisė sė Shenjtė dhe disa zyrtarė tė shtetit, si dhe rojet zvicerane. Shumica e tre mijė punėtorėve, tė cilėt pėrbėjnė forcėn punėtore tė Vatikanit jetojnė jashtė Vatikanit dhe janė shtetas italianė pėrgjithėsisht. Si rezultat, gjithė banorėt e Vatikanit janė katolikė. Vatikani nuk ka asnjė gjuhė zyrtare. Nė legjislacion dhe komunikim zyrtar pėrdoret gjuha italiane. Nė Gardėn Zviceriane pėrdoret gjuha gjermane, ndėrkohė qė faqja zyrtare e internetit tė Vatikanit ėshtė nė italisht, anglisht, frėngjisht, gjermanisht dhe spanjisht.

    vijon...
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  2. #2
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Dy kampet qė luftojnė kundėr njėri-tjetrit, pastrimi i parave tė pista nga banka e Vatikanit

    Ana e errėt e Vatikanit, njė histori dhe orgji pas mureve tė shenjta

    Nga Josef Nary, BILD

    Kisha Katolike numėron 265 Papė nė historinė e saj 2000 vjeēare- por jo tė gjithė pasardhėsit e Pjetrit ishin shenjtorė. 30 vdiqėn si martirė, katėr nė mėrgim ose nė burg, gjashtė u vranė, njėri madje nė krevat nga burri i tė dashurės. Pėrsėri e gjithmonė dėgjojmė pėr thashetheme dhe skandale, madje edhe pėr krime.

    Vatikan, Vatikrim, Vatileaks: a ėshtė zemra e Kishės Katolike nė fakt njė gropė gjarpėrinjsh? A janė nė Romė nė pushtet forca tė errėta, qė lajnė duart me ēdo Papė, qė nuk u pėrshtatet atyre? Gjithmonė e mė qartė zbulohet njė betejė e hidhur pėr pushtet nė Kolegjin e Kardinalėve. Ka dy kampe, qė punojnė kundėr njėri- tjetrit- natyrisht tė mbuluar, por tė ndarė nė aleanca dhe intriga.

    Edhe gjatė drejtimit tė Papa Benediktit XVI, ato u pėrpoqėn qė tė shtyjnė pėrpara interesat e tyre. Menjėherė pas zgjedhjes, Benedikti vendosi nė postet kyēe njerėzit e besuar, si pėr shembull Tarcisio Bertne. Ai mori pėrsipėr si Sekretar i Shtetit politikėn dhe diplomacinė.

    Beteja mes tė besuarve tė Papės dhe kundėrshtarėve tė tij shpėrfaqet hapur nga kriza nė bankėn e Vatikanit, IOR. IOR menaxhon njė pasuri gjigande, rreth 10 miliard euro, mes tyre pasuri tė patundshme nė mbarė botėn. Kaq shumė para janė padyshim tė rrezikshme edhe pėr njerėzit e Kishės. Pas thashethemeve tė kėqija pėr pastrim parash dhe kontakte me mafien, Papa dėrgoi nė vitin 2009 ekspertin e ekonomisė, Ettore Gotti Tedeschi pėr tė rregulluar gjėrat nė IOR. Por mbikėqyrja dhe rregullat e tij pėr transparencė injorohen shpesh dhe nė vitin 2012 ai jep dorėheqjen, pas pėrplasjeve me Bertonen. Ditėn tjetėr fluturon nga detyra mazhordomi Paolo Gabriele. Paolo kishte hyrė vjedhurazi nė dhomėn private duke marrė materiale nga tavolina e Papa Benediktit XVI. Pasi kontrollonte me sy disa herė, futej pa zhurmė brenda, duke bėrė punėn e tij. Lexonte letrat private, studionte dokumentet sekrete, hapte sirtarėt. Dokumentet mė tė rėndėsishme i fotografonte. Pastaj i vendoste sėrish tė gjitha letrat nė vendet e tyre me kujdes dhe largohej nga dhoma.

    Paolo Gabriele ėshtė dėnuar, por punėdhėnėsit e tij mbeten tė panjohur pėr publikun deri mė tani. A i ka treguar ai ato pėr policinė? A i njeh Benedikti emrat e tyre? Letrat qė ai kishte vjedhur flisnin kryesisht pėr makinacionet e dyshimta tė Bankės sė Vatikanit. Ajo bankė qė dikur ishte implikuar nė njė komplot tė dyshimtė pėr vrasje. Dhe thashethemet nuk reshtin.

    Njė plan pėr tė hetuar pastrimin e parave duket se i ka kushtuar edhe jetėn Papa Gjon Palit tė Parė. Ishte 29 shtator 1978, ora pesė e mėngjesit. Murgesha qė kujdesej pėr Papėn, Motėr Vincenza, futet nė dhomėn e gjumit tė tij. Ajo ishte e shqetėsuar pasi njė natė mė parė, Papa, qė kishte vetėm 33 ditė nė detyrė, ishte ankuar pėr kollė dhe dhimbje. Pėrpara syve i shfaqet Papa, i shtrirė nė krevat, me njė buzėqeshje tė stampuar nė fytyrė dhe me njė dokument nė dorė- por ai ėshtė i vdekur pas njė ataku kardiak. Kėshtu shkruhet nė certifikatėn e vdekjes. Por pėr shkak se familja dhe Vatikani e refuzuan njė autopsi, lulėzuan teoritė konspirative.

    Anglezi David Yallop shkruante nė vitin 1984 se Papa ishte helmuar, pasi kishte rėnė nė gjurmė tė makinacioneve tė korruptuara tė Bankės sė Vatikanit. Si vrasės, ai akuzonte kardinalin francez Jean- Marie Villot. Ai e kishte vrarė Papėn, qė donte ta shkarkonte, me njė helm nė pije. Vetė Kardinali do deklaronte mė vonė se Papa kishte marrė mė shumė mjekim nga sa duhej. Ėshtė njė nga kėto krime qė tregon se jo vetėm nė Mesjetė, por edhe sot nė Vatikan ka skandale, afera dhe lojėra pėr pushtet, qė nuk e lėnė tė qetė shtetin e vogėl. Ndoshta janė pikėrisht kėto qė i kanė shterur fuqinė Papa Benediktit XVI. Fuqi qė tani i mungon.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  3. #3
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Papa i vrarė nė krevatin e dashnores

    Ėshtė errėsirė kur konti kthehet nė kėshtjellėn e tij, dy orė me kalė larg nga Roma. Negociatat me Vatikanin kishin pėrfunduar shpejt dhe konti i devotshėm mezi priste tė kthehej tek gruaja e tij e re. Nė kėshtjellė ėshtė qetėsi, por nga dhoma e gruas dėgjohen rėnkime tė lehta. I alarmuar, i zoti i shtėpisė hap derėn dhe sheh: Bukuroshja e tij nuk ėshtė vetėm nė krevat. I tėrbuar nga zemėrimi, me gjithė fuqinė e tij godet nė kokė personin qė ishte nė krevat.

    Kur drita e llambadarit bie mbi fytyrėn e tė goditurit, ai mbetet pa frymė: mėkatari ėshtė vetė shenjtėria e tij, Papa Gjoni XII, sundimtar i Romės, pėrfaqėsues i Zotit nė Tokė dhe kreu i krishterimit. Shėrbėtorėt nxitojnė pėr ta vendosur tė dėmtuarin nė krevat. Njė mjek vjen me shpejtėsi. Por Papa nuk jetoi mė shumė se njė javė. Ndėrsa vetėdija nuk iu kthye as gjatė kėsaj kohe.
    ***

    Sot ėshtė njė sensacion kur njė Papė paraqet dorėheqjen. 1100 vjet mė parė ishte diēka normale- vetėm se shumica e pasardhėsve tė Pjetrit nuk hiqnin dorė vullnetarisht nga detyra: vetėm nė 20 vite mes viteve 896 dhe 916 janė 12 Papė tė zhdukur, tė mbyllur nė manastir ose nėn tokė. Por kėta mėkatarė nuk janė asgjė me periudhėn e Mesjetės. Nė shekullin e 10-tė nė Vatikan ekzistonte njė gjendje qė historianėt e pėrshkruajnė me terma si “pornokraci” apo “regjimenti i kurvave”.

    Nė fokus ėshtė e bukura dhe e keqja Marozia (892-932). Ajo kishte tre dashnorė dhe njė nga ta u bė Papė: Serxhio III. Qė nė moshėn 22- vjeēare ajo kishte kontrollin mbi shtetin kishtar. Edhe nėna e motra e saj ishin dashnore tė njerėzve tė fuqishėm. “Ajo filloi me kujdes tė pėrdorte Papėt e madje t’i vriste,” shkruan njė kronist i kohės. Tė gjithė kandidatėt vinin nga familjet e pėrēara fisnike tė Romės. I preferuari i Marozia-s, Serxhio III, vrau tre Papė. Madje vendosi njė rekord tė tmerrshėm: nė pėrplasjet pėr zgjedhjen e Papės, pėrkrahėsit e tij zhvarrosėn Papėn Formosus, tė vdekur pėrpara 11 muajsh, e vendosėn kufomėn e tij nė njė bankė tė akuzuarish, e dėnuan, e gjymtuan dhe e hodhėn nė Tiber. Me vendimin pėr paraardhėsin e tij tė vdekur, Papa vrasės mund tė legjitimonte sundimin e tij.
    ***

    Nė kėtė kohė Vatikani ishte si njė bordello. Kardinalėt bėnin festa dhe orgji. Por kur Marozia kėrkoi qė tė bėhej perandoreshė, i biri i saj, Alberich, nuk e pranoi. Ai nis njė luftė kundėr mamasė sė tij dhe e flaku atė nė burg, ku vdiq nė mjerim, pa i mbushur akoma 40 vjet. Pesė Papėt e tjerė janė marionetat e Alberich. Duke vdekur, ai vendosi djalin e tij 16- vjeē nė fron si Papa Gjoni XII: ai bėhet mė i keqi i tė gjithėve, njė simbol i Papės sė padenjė. Historianėt e quajnė atė njė nga personazhet mė tė mjerueshėm dhe mė tė neveritshėm qė ka luajtur rol ndonjėherė nė Kishė. Papa ftonte miqtė e tij nė orgji masive nė Vatikan dhe paguante qindra prostituta me thesaret e Kishės. Peshkopi Liutprang i Kremonės ka shprehur keqardhje pėr vrasjet, gjymtimet, tradhtitė, incestin, simoninė, bixhozin, dėshmitė e rreme dhe blasfemitė nė kėtė kohė. Uria pėr pushtet e Marozia bėri qė mė vonė tė thuhej se dikur kishte qenė njė Papė femėr, “Xhoana”.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  4. #4
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Borgiat- orgji, helmime dhe inceste pas mureve tė shenjta

    Vatikani ėshtė nė gjumė tė thellė, por nė banesėn e Papės shkėlqejnė dritat e shandanėve tė ēmuar. Salla e mbingarkuar me vepra arti gjėmon nga tė qeshurat dhe gromėsimat e tė dehurve: kreu i krishterimit ka miq.
    Miqtė e shquar janė priftėrinj, peshkopė e kardinalė. Zonjat nė fakt nuk janė dhe aq tė nderuara. Ato vijnė nga bordellot e Romės. 25 prostitutat mė tė bukura janė rezervuar pėr Papėn. Ata ēiftėzohen nė sy tė tė gjithėve duke ndėrruar vazhdimisht partnerėt deri nė orėt e para tė mėngjesit.

    Nė kohėt mė tė errėta tė Kishės, Vatikani nuk ėshtė vetėm njė shpellė kusarėsh, por edhe njė ēerdhe e paudhėsisė: Papa Aleksandri VI (1431- 1503) e ktheu vendin e shenjtė tė krishterimit nė vendin mė imoral nė botė. “50 prostituta tė pashme, jo tė zakonshme, por nga ato qė thirreshin kurtizane, ishin aty,” theksonte Johannes Burckard, peshkopi i Ostias, pretonotar i Selisė sė Shenjtė dhe Mjeshtėr i Ceremonive nė kurinė romake. “Pasi hanin darkė, fillimisht ato kėrcenin me rroba nė trup dhe mė pas zhvisheshin. Mė vonė shpėrndaheshin lajthi dhe kurtizanet e zhveshura zvarriteshin nėpėr dysheme dhe i mblidhnin ato me buzė”.

    Papa ėshtė mėsuesi i tyre mė me pėrvojė: ai ėshtė fisniku spanjoll Rodrigo Borgia, i derės sė famshme. Bashkėkohėsit e pėrshkruajnė si njė burrė tė pashėm dhe njė pushtues tė papėrmbajtshėm. Ishte i madh, i fuqishėm dhe me sytė e pėrgjumshėm.

    Qė nė moshėn 25- vjeēare, Rodrigo u bė kardinal dhe u zhyt nė jetėn e egėr. Pėrmes pasurisė gjigande qė kishte prej tokave, ai u bė i famshėm pėr qejfin e shfrenuar.

    Kur ishte 61 vjeē, Rodrigo Borgia kishte grumbulluar mjaftueshėm pasuri sa pėr tė blerė kolegjin e kardinalėve dhe pėr t’u zgjedhur Papė. Rivalėt i heq nga rruga duke i helmuar. Nė kėtė mėnyrė bien edhe bastionet e fundit tė devotshmėrisė dhe moralit.

    Menjėherė sapo zgjidhet Papė, nis njė tregti tė fuqishme me objektet dhe parimet fetare. Me shumė dėshirė ai nis qė tė shkėmbejė mėkatet pėrkundrejt pagesės: kėshtu, njė fisniku italian ai i shet pėr 24 mijė copa ari tė drejtėn kishnore pėr tė bėrė seks me tė motrėn.

    E dashura e tij, Giulia Farnese ėshtė 16 vjeē, por ėshtė e martuar, kur fle pėr herė tė parė me tė. Si falėnderim, ai ia bėn tė vėllain kardinal. Nė atė kohė romanėt e quanin bukuroshen “gruaja e Krishtit”, kurse vėllain e saj “kardinali i p…”. Ai ngjizi njė numėr fėmijėsh me gratė e panumėrta me tė cilat shkonte.

    Tre prej fėmijėve tė tij kanė hyrė nė histori: Cesare, Giovanni dhe famėkeqja Lucrezia Borgia (1480-1519). Djemtė pėrdorin pushtetin e babait pėr tė gjetur bukuroshe. Vajza ia jep veten atij. Mė vonė Lucrezia Borgia shkon nė krevat edhe mė vėllain e saj, Cesare.

    Historiani Ferdinand Gregorovius e quan atė femrėn mė fatkeqe nė historinė moderne. Vajza e Papės rritet e bukur mes murgeshave. “Ajo ėshtė mesatare pėr gjatėsi, por ka forma tė kėndshme”, shkruan njė bashkėkohės. “Ka hundė tė prerė bukur, flokėt e artė, gojėn e madhe, dhėmbėt e bardhė dhe tė shndritshėm, qafėn e hollė dhe tė bukur, gjinjtė e formuar mrekullueshėm”. Babai i saj e marton atė tre herė nė mėnyrė tė kalkuluar me njerėz tė fuqishėm. Kur u fejua pėr herė tė parė ishte 11 vjeē. Burri i saj vdes nga helmimi, pėr tė cilin janė tė famshėm Borgiat. Burrin e dytė e vret vėllai Cesare, qė kishte njė fėmijė ndėrkohė me motrėn e tij.

    Por Lucrezia nuk ėshtė vetėm e bukur, por edhe e zgjuar. Ajo bėhet pėrfaqėsuesja e Papės dhe drejton Selinė e Shenjtė derisa zhvendoset me burrin e tretė, Dukėn e Este-s nė Ferrara. Fundi i babait tė saj tė pashenjtė ėshtė njėsoj si jeta: Pas njė feste tė tepruar, trupi i tij u fry dhe mė pas u bė i zi. Thashethemet thoshin se ai vdiq ngaqė e mori djalli. Kurse shkencėtarėt thonė se ai ra viktimė e helmit tė tij. Cesare ėshtė po kaq pėrbindėsh sa babai. Ai vret vėllain e tij, Giovanni, nga xhelozia pasi ai kishte gjetur njė bukuroshe ekzotike nga Spanja pėr Papėn. Lucrezia promovon artistėt e shkencėtarėt, jep pėr tė varfrit dhe tė sėmurėt, i jep tė shoqit tetė fėmijė, vdes gjatė lindjes sė tė nėntit dhe mė pas nderohet si njė e shenjtė, ndėrkohė qė vendi pikėllohet.
    ——–
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Historia e Vatikanit pėrmes shekujve, nga teksti i censuruar te templarėt

    Vatikani, sekrete pėrvėluese nga dhomat e errėta

    Arkivi i fshehtė i Vatikanit ruan njė pasuri unike nė botė. Nė 85 kilometrat e rafteve tė tij, nė fakt, janė vendosur dorėshkrimet origjinalė qė kanė shėnuar historinė e Kishės, por jo vetėm, duke filluar nga shekulli VIII: bėhet fjalė pėr dekrete shkishėrimi, proces verbalė (pėr procese si ai kundėr Templarėve), privilegje perandorakė e shumė tė tjerė.

    Ndodh, ndonjėherė, qė tė mundėsh tė rijetosh kohėra tė largėta nga dėshmitarė okularė dhe pa artificin e realitetit virtual. Njė rast i jashtėzakonshėm, pikėrisht nė kėtė kuptim, shfaqet kėto kohė nėpėrmjet dokumenteve sensacionalė tė ekspozuar pėr herė tė parė pėr publikun nė Muzetė Capitolini tė Romės, nė Campidoglio: qė nga Dictatus Papae i Gregorit VII tek dekreti i dėbimit pėr Frederikun II, qė nga aktet e procesit kundėr Templarėve francezė deri tek miratimi i rregullit tė San Francesco d’Assisso, qė nga Privilegium i Ottonit I deri tek origjinali i Concordato di Worms, nga Unam Sanctam e Bonifacit VIII deri tek akti i shkishėrimit tė Martin Luterit.

    Ekspozita epokale qė mban emrin Lux in arcana, pėrmban 100 dorėshkrime tė ēmuara me burim Arkivin e Fshehtė tė Vatikanit dhe parashtron ngjarjet e mėdha tė historisė sė Kishės, nga Mesjeta deri nė Nėntėqindėn. Vetėm disa studiuesve tė pėrzgjedhur, pėr qėllime kėrkimesh shkencorė, u ishte lejuar nė tė kaluarėn tė admironin kėta tekste. Askush, nė fakt, nuk kishte mundur ndonjėherė tė konsultonte dokumentet nė tė ashtuquajturėn “periudhė e mbyllu”, pra nga 1939 deri nė ditėt tona, edhe kėta tė shfaqur nė itinerarin e ekspozitės.

    Zgjedhja e vendit tė ekspozimit ka njė domethėnie simbolike tė veēantė: Lindja e Muzeve Capitolini nė fakt i detyrohet njė Pape, Sisto IV i cili nė vitin 1471, i dhuroi disa thesare tė rėndėsishme artistike dhe arkitektonikė qytetit tė Romės. Me iniciativė tė vetė Sisto IV papėt kishin filluar tė ruanin nė njė vend tė sigurtė dokumentet e historisė sė Kishės, shumė kohė pėrpara krijimit tė Arkivit tė Fshehtė, duke u lėnė kėshtu pasardhėsve njė pasuri shumė tė madhe dėshmish tė drejtpėrdrejta.

    Ekspozita ėshtė e ndarė nė seksione tematikė. Ēdo dorėshkrim ėshtė i shoqėruar nga materiale multimedialė, tė nevojshėm pėr tė inkuadruar kontekstin e gjerė historik. Mund tė thellohesh mė tej me ndihmėn e teknologjive tė reja duke shkarkuar, pėr shembull, njė aplikacion nė smartphone apo nė tablet. Pothuajse tė gjithė seksionet kanė dokumente tė shumtė tė periudhės mesjetare, qė po i paraqesim nė mėnyrė tė detajuar dhe nė mėnyrė kronologjike. Ėshtė si tė shfletosh, qė nga fillimi, faqet e njė libri magjik, autorėt e tė cilit janė aktorėt protagonistė tė historisė sė rrėfehet.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  6. #6
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Teksti i censuruar

    Analiza e shkrimeve qė i pėrkasin epokės sė Mesjetės fillon me njė formular letrash papnore tė shekullit VIII qė shkaktuan skandal nė mjediset eklesiastike. Teksti, me emrin Liber diurnus Romanorum Pontificus, sjell njė dėnim formal tė shprehur nga Kėshilli i Tretė i Kostandinopojės i vitit 680, kundėr papės Onorio I, i konsideruar pėrgjegjės se kishte favorizuar, ndonėse nė mėnyrė indirekte, pėrhapjen e monotelizmit (tezė heretike qė pohonte praninė nė Krisht tė vetėm vullnetit hyjnor). Ai dėnim pėrbėnte njė pikėmbėshtetje tė rėndėsishme pėr ata qė kontestonin parimin e pagabueshmėrisė sė Papės dhe mbizotėrimin e linjės sė tij politika ndaj vendimeve tė kėshillave. Ja pėrse publikimi i formularit, i transkriptuar nė vitin 1646 nga njė studiues gjerman pas njė serie rrethanash misterioze, u bllokua nga censura eklesiastike. Nė 1700 origjinali gjeti vend nė Arkivin e Vatikanit dhe vetėm nė 1889 u bė i mundur publikimi.

    Njė prej “xhevahirėve” tė ekspozitės i pėrket shekullit X dhe sjell njė epokė dobėsie tė papėve kundrejt perandorisė: bėhet fjalė pėr pergamenin shumė tė bukur ngjyrė tė purpurt e me gėrma tė arta qė pėrmban tekstin e Privilegium tė Ottone I. Me kėtė akt Papa, nė njė moment tė parė, mori prej perandorit gjermanik njohjen e parė tė pronave tė Kishės nė gadishullin italian.

    Marrėveshje e befasishme


    Papa i atėhershėm, Giovanni XII kishte lidhur njė miqėsi tė fortė politike me Ottone, sepse i trembej ekspansionizmit tė Mbretit Berengario II i Ivreas. Por, pak kohė mė vonė, Giovanni bėri njė marrėveshje tė befasishme me tė birin e Berengarios, Adalberto, duke u pėrpjekur qė tė ndėrtonte njė bllok antigjerman me mbėshtetjen e Kostandinopojės dhe mbretėrisė sė Hungarisė. Ottone, i irrituar nga tradhėtia, arriti me nxitim tė madh nė Romė nė vitin 963 dhe dėboi papėn: qė nga ai moment e tutje, perandori do tė mund tė ndikonte nė zgjedhjen e papės, duke rezervuar pushtetin pėr tė vėrtetuar zgjedhjen. Kopja kaligrafike qė kemi sot i pėrket vitit 963.

    Mė pas, udhėtimi tė ēon nė njė epokė kur rolet mes Kishės dhe perandorisė duken krejt tė pėrmbysur. Tė paktėn sipas pohimeve tė Dictatus Papae tė Gregiorio VII, kopja e tė cilit qė i pėrket vitit 1075 ndodhet nė seksionin “Tiara e Corona”. Me 27 aksiomat qė pėrmban teksti, papa shpallte supremacinė e tij absolute mbi ēėshtjet spirituale dhe gjithashtu mbi ato tokėsore, duke i rezervuar Kishės sė Romės tė drejtėn pėr tė rrėzuar perandorėt.

    Vite tė trazuar dhe vendimtarė

    Njė vėllim shumė i trashė pergamenėsh nė lėkurė risjell vitet e trazuar e nė terr tė papatit tė Giovanni VIII. Ėshtė njė kopje e rregjistrit tė tij origjinal, transkriptuar nė shekullin Xi nga dy murgj nė Montecassino tė ngarkuar nga Abati Desiderio, qė nė tė ardhmen do tė bėhej Papa Vittore III. Nga ata shėnime Desiderio kish pėr qėllim tė nxirrte elementė tė dobishėm pėr tė rindėrtuar fakte tė spikatur tė biografisė sė Giovanni VIII, qė sipas tezės sė “Annali” tė Fuldas kish qenė viktimė e njė komploti dhe ishte vrarė brutalisht. Ndjehet ende, nė disa shekuj distancė, atmosfera e ngjarjes sė madhe, po tė vėresh nga afėr pergamenin origjinal tė Concordato di Worms tė vitit 1122, me tė cilin i jepej fund “luftės pėr poste”. Firmosur nga sovrani gjermanik Henriku V dhe nga Papa Callisto II, marrėveshje i jepte vetėm Kishės tė drejtėn e emėrimeve eklesiastikė tė peshkopėve, ndėrkohė qė perandorit i takonte ajo feudale. Dokumenti qė ka mbijetuar deri sot ėshtė kopja qė Henriku V i dėrgoi Callistos.

    Plaēkitja e Zara

    Shekulli i XIII pėr Kishėn u hap nė mėnyrė tė trazuar. Nė vitin 1202 Papės Innocenzo III iu desh tė marrė masa tė ashpra kundėr besimtarėve qė po merrnin pjesė nė kryqėzatėn e IV. Tė hipur nė anije veneciane, ushtarėt e krishterė kishin kuptuar qė nuk kishin mjaftueshėm para pėr tė paguar udhėtimin nė Tokėn e Shenjtė: kėshtu qė, kishin plaēkitur njė qytet tė Adriatikut, Zara, duke kryer mizori tė parrėfyeshme nė njė qytet qė binte nėn juridiksionin e mbretėrisė katolike tė Hungarisė. Innocenzo III, sapo mori lajmin, nxorri njė dekret shkishėrimi kundėr atyre qė kishin marrė pjesė. Ky regjistėr pergamenik e ruan tė paprekur hieratikizmin e vet dhe tė habit pėr ashpėrsinė e disa rreshtave. Disa vite mė vonė, pasardhėsi i Innocenzo, Onorio III sanksionoi zyrtarisht lindjen e Urdhėrit tė Fretėrve tė Vegjėl tė San Francesco d’Assissi. Dokumentit i shtohet edhe dekreti Solet annuere, qė pėrmbante plot 12 kapituj qė i pėrkisnin jetės sė komuniteteve franceskanė. Dokumenti, edhe ai njė regjistėr pergamenik, ėshtė njė prej dėshmive mė tė rėndėsishme qė pėrmban seksioni fillestar i ekspozitės.

    I tė njėjtės periudhė ėshtė njė dokument qė pėrmban njė masė tė ashpėr kundėr heretikėve, i firmosur nga Gregorio IX, statutet Capitula contra Patarenos, botuar nė mars 1236. Papa, viktimė e kundėrofensicės sė mbėshtetėsve tė Frederikut II, ishte detyruar tė largohej nga Roma nė 1228. Por ishte kthyer pak kohė mė pas, nėn brohoritjet e popullit, nė vijim tė disa kataklizmave natyrore qė romanėt i kishin interpretuar si shenjė e njė ndėshkimi hyjnor.

    Luftė herezive

    Gregorio u gjend menjėherė pėrballė disa emergjencave, mes tė cilave pėrhapja e pakontrolluar e herezive tė patarinėve (lėvizje nė brendėsi tė kishės milaneze). Pėr t’i luftuar, u frymėzua pikėrisht nga njė Kushtetutė e vjetėr e armikut tė tij Frederiku II, Cum ad conservandum, qė jepte dėnim me vdekje pėr herezinė, apo tortura tė tmerrshme. Lindėn kėshtu statutet e pėrmendur tashmė Capitula contra Patarenos qė u jepnin gjykatave laike detyrat e represionit. Kopja e statuteve e ruajtur prej harresės falė Arkivit tė Fshehtė tė Vatikanit mban datėn 7 mars 1236 dhe iu dėrgua prej Papės Urdhėrit Domenikan, shumė aktiv nė atė shekull nė praktikėn e inkuizicionet.

    Lufta mes Frederikut II dhe Kishės pėrshkoi papate tė ndryshėm, por nė mėnyrė tė vecantė ajo e Gregorio IX dhe Innocenzo IV. Kėtij tė fundit i takoi tė firmosė rrėzimin e perandorit, qė ishte shkishėruar prej kohėsh. Dhe e bėri nė vitin 1245, nė fundin e Kėshillit tė Lionit I, me dekretin mė tė lashtė papnor qė ka mbėrritur deri nė ditėt tona, edhe ky mes dokumenteve mė pikantė tė ekspozitės.

    Pėrpara kremtimit tė Kėshillit francez, Innocenzo IV mblodhi dhe publikoi plot 91 dokumente tė firmosur nga sovranė tė ndryshėm – mes tė cilėve rezultonte edhe emri i Frederikut II – qė vendosnin tė drejtat dhe pushtetet e kishės. Ishte njė mėnyrė pėr tė demonstruar qė perandori kish marrė prerogativa politikė qė nuk ishin konform kompetencave tė tij. Pėrmbledhja e kėtyre dokumenteve, qė mban emrin Transunto di Lione, pėrmbante 17 dekrete. Sot kanė mbetur vetėm shtatė prej tyre, dhe njėri (identifikuar me shenjėn A.A., Arm.I-XVIII 95) paraqet 28 vula. Edhe numri i vulave, fatkeqėsisht rezulton i reduktuar krahasuar me kopjen origjinale qė kishte plot 40 tė tilla.

    Nė pragjet e konklavės

    Njė letėr e shkruar nė vitin 1250 nga kalifi i Marokut Abu Hfs Umar al-Murtada drejtuar Papės Innocenzo IV dėshmon pėr ekzistencėn e njė marrėdhėnie tė mirė diplomatike mes njėrit prej krerėve mė tė fuqishėm islamikė dhe Kishės sė Romės nė atė periudhė. Pergameni pėrmban njė kėrkesė tė Kalifit sa i pėrket zgjedhjes sė peshkopit tė ri pėr t’u dėrguar nė dioqezėn “e toleruar” marokene nė Fez. Al-Murtada vlerėsonte shumė peshkopin nė ikje, Lope, dhe kėrkonte njė zėvendėsues po aq tė aftė. Papa, pas njė reflektimi tė vėmendshėm, vendosi tė konfirmojė Lopen pėr detyrėn delikate, duke kėnaqur kalifin. Dokumenti pėrfaqėson njė prej kontakteve tė fundit tė ngrohtė mes papatit dhe autoriteteve politike tė Marokut, pėrpara njė periudhe tė gjatė ftohjeje mes dy palėve qė zgjati deri nė shekullin XIX.

    Zgjedhja e njė prej pasardhėsve tė Innocenzo IV, Gregorio X ishte shumė e vuajtur dhe solli njė seri tė pafundme votimesh tė kardinalėve qė nė atė rast ishin mbledhur nė Viterbo dhe ishin ndarė mes filofrancezėve dhe italianėve. Konsultimet vazhduan kaq gjatė saqė bezdisėn banorėt e qytetit qė, pasi pritėn disa vite pėr “tymin e bardhė”, vendosėn tė marrin iniciativėn. U futėn me forcė nė Pallatin e Papėve, duke marrė peng disa kardinalė. Pavarėsisht kėrcėnimeve, kėshilli i kardinalėve vazhdoi edhe disa muaj pėrpara se tė orientonte votat e veta tek njė kandidat, kleriku Tedaldo Visconti, qė nė vitin 1271 mori emrin Gregorio X.

    Tre vjet mė vonė, Papa i ri, pėr tė shmangur pėrsėritjen e votimeve tė pafund, nxorri Ubi periculum, njė kushtetutė qė reduktonte privilegjet e prelatėve gjatė votimeve. Veē kėsaj vendosi qė konsultimet do tė kryheshin nė njė vend tė mbyllur, nė mungesė tė kontakteve me jashtė. I shpallur gjatė Kėshillit tė Lionit II nė 1274, ky dekret solli praktikėn e konklavės dhe nė momentin e parė hasi nė rezistencėn e kardinalėve. Nė kopjen qė ka mbijetuar deri sot vėrehen 27 vulat qė vėrtetojnė aprovimin e dokumentit nga prelatė tė shumtė tė pranishėm nė kėshillin francez.

    Njė patriark jo i lumtur

    Njė pergamen i prillit 1277, i firmosur nga arkivisti i patriarkatit tė Kostandinopojės, Joannis Vekkos, tregon njė histori tė ēuditshme. Autori, qė ishte kundėr hipotezės sė njė bashkimi tė ri mes Kishės sė Romės dhe asaj tė Kostandinopojės, pėrfundoi nė burg pėr shkak tė pozicioneve tė tij pėrēarės, qė atėherė kundėrshtoheshin nga perandori Michele VIII Paleologo. Arkivisti, nė burg, ndryshoi qėndrim dhe u bė mbėshtetės i bashkimit tė dy Kishave. Pasi u bė patriark i Kostandinopojės, deklaroi publikisht se Bizanti duhej tė shkrihej sėrish me krishtėrimin perėndimor dhe i shkruajti Papės Giovanni XXI. Nė letėr, qė ka mbėrritur nė gjendje tė mirė deri sot, spikat firma e Vekkos, nė krah tė njė kryqi tė vogėl. Ėndrra e tij u shkatėrrua disa vite mė vonė, kur nė fronin e Bizantit hipi perandori Andronico II, i cili ishte kundėr procesit tė afrimit me papatin. Dhe pėr patriarkun u rihapėn dyert e burgut.

    Njė dokument me 11 vula dylli tė kuq i komunikoi Celestino V zgjedhjen e tij si Papė. Letra zyrtare, e dėrguar mė 11 korrik 1294, zgjidhte situatėn e radhės tė impasit nė tratativat mes kardinalėve pėr zgjedhjen e Papės sė ri. Celestino modest, mblodhi kardinalėt qė ia jepnin mesazhin nė gjunjė. Nuk ndihej i gatshėm qė tė merrte pėrgjegjėsi kaq tė madhe dhe e pranoi me shumė hezitim detyrėn. Pas vetėm 4 muajsh, dorėzoi mandatin nė duart e kardinalėve. Krejt ndryshe ishte pasardhėsi i Celestinos, Bonifacio VIII, qė botoi nė vitin 1302 manifestin e teokracisė papnore tė Mesjetės: Unam Sanctam, qė teorizonte nė mėnyrė edhe mė tė vendosur supremacinė e Kishės mbi perandorinė edhe nė cėshtjet e kohės. Nė kopjen origjinale, tė ekspozuar tashmė, shfaqet shpesh herė nė tekst njė frazė me ngjyrė tė kuqe: “Declaratio quod subesse romano pontifici est omni humanae creaturae de necessitate salutis” (nėnshtrimi ndaj papatit roman ėshtė i domosdoshėm pėr shpėtimin e ēdo krijese njerėzore). Bonifacio VIII donte tė theksonte se cila ishte ideja kryesore e argumenteve tė tij.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  7. #7
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    “Rrėzimi” i templarėve

    Seksioni “Heretikė, kryqėzata dhe kalorės” ka si protagonistė dy dokumente tė nxjerrė nga procesi kundėr Templarėve tė Francės. I pari, njė pergamen i vitit 1308 pėrmban proces verbalin e marrjes nė pyetje tė pjesėtarėve mė tė rėndėsishėm tė Urdhėrit, kryer nga tė dėrguarit e Papės Clemente V. Kalorėsit, e arrestuar nga Mbreti Filipi i Pashėm dhe tė mbyllur nė Kėshtjellėn e Chinon, siguruan nė atė rrethanė shfajėsimin, nė kėmbim tė rrėfimit tė krimeve. Papa donte me ēdo kusht nėnshtrimin e Templarėve ndaj gjykimit laik dhe procedurave tė inkuizicionit francez, por hasi nė vullnetin e Filipit qė pretendonte ndėshkime ekzemplarė.

    Procesi, nė fund, u mbėshtet nga Papa nė 1309, por megjithatė ai nuk arriti tė shpėtojė tė akuzuarit. Shumė dėshmi shprehnin me vendosmėri qė Urdhėri nuk kish lidhje me krerėt e fajėsuar, duke e pėrkeqėsuar paradoksalisht situatėn. U profilizua nė fakt njė tėrheqje nė masė pėr nga rrėfimet qė templarėt francezė kishin bėrė pėrpara gjykatėsve tė Inkuizicionit dhe tė dėrguarve tė Papės, me rrezikun qė tė ndeshnin nė krimin e rėndė tė Relapsit. 54 kalorės, pėr shkak tė tėrheqjes sė tyre, pėrfunduan nė turrėn e druve, tė dėnuar nga njė kėshill provincial. Ekzekutimi shtyu pjesėtarė tė tjerė tė Urdhėrit qė tė rrėfenin spontanisht pėrpara magjistratėve, duke konfirmuar fajin e tyre mes mijėra dyshimeve. Plot 231 nga kėto deklarata nė njė pergamen tė gjatė 60 metra, shfaqen sot pėrpara publikut nė njė hapėsirė tė madhe.

    Njė prej akteve tė lindjes sė Universitetit tė famshėm tė Cambridge ėshtė njė dekret papnor (Inter singula) i vitit 1318, i ruajtur nė mėnyrė tė pėrsosur. Giovanni XXII e nxorri me kėrkesė tė mbretit anglez Eduardi II, qė i kėrkonte kishės njohjen e tė gjithė privilegjeve tė dhėnė nė mėnyrė tė pėrkohshme universitetit, nė mėnyrė tė veēantė statusin e Studium generale (domethėnė i hapur pėr studentėt e tė gjithė botės). Sipas legjendės, Universitetin e Cambridge e themeluan disa studentė nė arrati nga Oxfordi pas dėnimit tė padrejtė me vdekje tė disa shokėve tė tyre tė shkollės, pėr shkak tė njė vrasjeje misterioze.

    Simptomat e ndarjes sė Perėndimit

    Fillimi i Ndarjes sė Perėndimit, qė mundoi shumė Kishėn duke filluar qė nga shekulli XIV, e pati prologun me dėbimin e Urbani VI nga froni i Pjetrit. I zgjedhur nė vijim tė njė presioni tė fortė popullor, qė kėrkonte zgjedhjen e njė pape italian pas njė serie tė gjatė papėsh francezė, ai humbi pėr disa muaj besimin e kardinalėve pėr shkak tė karakterit tė tij shumė zemėrak. Pėr kardinalėt, ngjitja e papės sė ri ishte favorizuar prej akteve tė dhunės dhe kėrcėnimeve, kėshtu qė duhej zhvlerėsuar. Ekspozita romane pėrmban deklaratėn e anulimit tė zgjedhjs sė Urbano VI. Nė vijim kardinalėt vendosėn qė tė zgjedhin njė tjetėr francez, Clemente VII, i cili pas pak kohėsh u largua pėr nė Avignone. Urbano VI qėndroi nė Romė dhe Kisha pėrjetoi periudhėn e saj mė tė dhimbshme, e ndarė mes papėve dhe antipapėve.

    Pėr njė periudhė tė shkurtėr kohe, nė shekullin XV, krishtėrimi perėndimor dhe ai lindor u gjendėn sėrish tė bashkuar. Nė korrik tė vitit 1493, me iniciativė tė perandorit bizantin Giovanni VIII Paleologo, Roma dhe Kostandinopoja u pajtuan, duke firmosur letrėn e paktimit Laetentur coeli. Nė bazė tė marrėveshjes ishte nevoja e Bizantit pėr t’u rrethuar nga aleatė tė fortė kundėr rrezikut otoman. Nė atė kohė u prodhuan 300 kopje origjinale tė kėtij akti, me qėllim qė tė informoheshin shumė shtete tė krishterė pėr ngjarjen e madhe. Sot kanė mbetur vetėm 18 ekzemplarė, njė prej tė cilėve ruhet nė Arkivin e Fshehtė tė Vatikanit.

    Nė shekullin XV, pėrpara lindjes sė Arkivit, dokumentet e lashtė papnorė ruheshin nė Bibliotekėn e vjetėr Apostolike. Kur Sisto IV vendosi qė tė transferonte disa privilegje tė rėndėsishėm dhe diploma tė historisė nė Kishėn nė Castel Sant’Angelo, ngarkoi bibliotekarin e tij, Bartolomeo Saēhi, i quajtur Platina, qė t’i kopjonte. Puna zgjati disa vite dhe pėrfundoi nė vitin 1480, me dorėzimin tek Papa tė Liber privilegiorum Romanae Eēlesiae, tre vėllime mė mė shumė se 1000 faqe, njė kryevepėr qė mund tė admirohet nė seksionin “Floriri dhe boja” tė ekspozitės.

    Nga Barbarossa tek Lucrezia Borgia

    Mes dokumenteve mesjetarė me njė interes tė veēantė, kujtojmė njė diplomė tė Frederico Barbarossa, njė vėllim me aktet mė tė lashtė zyrtarė tė Kishės sė Tivolit tė shekullit XII, regjistrin e hyrjeve dhe daljeve tė Dhomės Apostolike tė shekullit XIII, dokumentin mė tė lashtė nė letėr nė gjuhėn mongole i vitit 1279, njė biografi e vitit 1469 nė gjuhėn romane mbi Santa Francesca Romana dhe letra e Lucrezia Borgia drejtuar babait, papės Alessandro VI.

    Pėr Papėn Borgia janė ekspozuar edhe dekreti Inter Cetera, qė vendoste ndarjen e tokave tė Botės sė Re mes spanjollėve dhe portugezėve, dhe njė sistem kompleks pėr tė koduar mesazhet. Meritojnė tė pėrmenden edhe dokumentet modernė dhe bashkėkohorė tė pėrzgjedhur nga organizatorėt e ekspozitės: mes mė interesantėve janė proces verbalėt e gjyqit tė Galileos, akti i shkishėrimit tė Martin Luterit, letra qė shpall konvertimin e perandoreshės Helena e Kinės nė krishtėrim, akti i heqjes dorė nga froni i Kristinės sė Suedisė, si dhe njė letėr zyrtare e “shkruar” mbi njė lėvore mėshtekne nga ana e indianėve tė Amerikės, drejtuar Leonit XIII.
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

  8. #8

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Nje institucion i neveritshem qe i ka shkaktuar shume te zeza njerezimit. Llum, hipokrizi, shthurje morale e shpirterore, armike e betuar e progresit dhe e zhvillimit, burg mendor e shpirteror per miliona e miliona njerez, vrasese e pashembullt, shkaterruese vlerash e objekte arkeologjike te kulturave te ndryshme neper bote...Dhe kane ende surrat te predikojne ne emer te nje Zoti qe e kane neperkembur e tallur me veprimet e tyre cnjerezore. Fatkeqesia me e madhe eshte qe njerezimi ka memorie te shkurter. Sesi mund te jete njeriu fetar mbas ketyre palacolliqeve kete vetem ata e dine. Kur do e kuptojne njehere e mire qe feja eshte krijimi me djallezor i njeriut qe te kontrolloje njeriun. Ska asgje te perbashket me Perendine (nese ekziston) po eshte pjelle e mendjeve me perverse qe ka njohur ky planet. Dhe ky definicion eshte per cdo fe. Asnjera nuk ben perjashtim !!!

  9. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar Darius pėr postimin:

    ane (05-03-2014)

  10. #9

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Per mua dhe titulli i temes eshte gabim. Jo ana e erret e Vatikanit por duhet quajtur Fytyra e Vertete e Vatikanit.

  11. #10
    I regjistruar diku … Maska e Le dévoué
    Anėtarėsuar
    20-08-2012
    Postime
    2,185

    Pėr: Ana e errėt e Vatikanit

    Njerzimi pa besim, eshte i deshperuar ! Ketu nuk jan fajtor katoliket e gjore, por sistemi i cili i ngre pas vete !

    Para ca vite, deklaruan se ēuditerisht Bankes se Vatikanit i mungonin 40 miliard euro ! Dhe kte e hutuan pas s'di sa vite,... si i bie kjo qe mos ta hetojn nje numer kaq te madhe parash ? Ne evrope, besove apo jo, taksat qe i paguan shtetit (shembull Zvicrra), nje % nga ēdo qytetar i ciles do fe qoft, shkon ne konton e Kishės !

    Kjo vjedhje vazhdon edhe sot, kur pretendojn dhe besojn se tani kan qelluar nje "pape" te ndershem !
    … ///

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •