Close
Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123
Duke shfaqur rezultatin 21 deri 26 prej 26
  1. #21
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Si dhe pse Napoleoni i masakroi 4500 shqiptar ?

    Sa i perkete Ali Pashes dhe Napoleonit kete e di forte mire nga libri i njohur i Bopit me nja 200 faqe, shume liber më vlera, sa i perkete permbajtjes së librit ku nê tê shifen interesat e medha qe ksihte Napoleoni për ti mbajtur në dor keto treva tê rendesishme.

    Qe ka patur shqiptar ne ushtrine napolioniane kete e kemi ditur nga shume kronika, ka patur edhe shume kroat si dhe dalmatin me se shumti, Akadamiku i njohur francez Fransua Denijo ishte me origjine dalmatine ku i pari i tij me emerin Daniloviç kishte shkuar me ushtrin e Napoleonit deri në Moskë edhe në betejen finale të Vaterlos me 1815.

    Mirepo një gjë ende nukë e marr vesh mirë apo ndoshta eshte edhe per te na ardhur keqë qe neve levdrojmi vetem çastet e famshme te historise por ato njollat e kqija nga e kaluara napoliane ndaj shqiptarve nuke i tregojmi apo i kemi harruar ose, nuke jane te njohura ende per opinjonin e gjere shqiptar....
    Para se te behej perandor Napoleoni beri nje fushat te madhe ne Egjiptë, kete e dini, atëhere ishte vetem se nje kaporal i shquar ku me ate rast mezi shpetoi koken nga anglezët dhe duke u kthyer ne rrugen toksore permes Palestines aty afer Jafes, ne izraelin e sotem ushtria e tij kishte rrethuar një fortifikatë ne te cilën ishin izoluar me se 4000 shqiptar dhe pas disa dite negociatash me ne fund shqiptarët ngrejne flamurin e bardh per tu dorzuar, siç iu kishte premtuar vete Napoleoni do i lente te lirë...Pasi dolen nga fortifikata shqiptarët e mjerë qe ne mesin e tyre kishte gra dhe femijë, Napoleoni qendroi tërË natën i menduar se si t 'ia bente me këta shqiptar...ku ti qonte, ushqim as për vete nuk kishte, ti liroje keta do shkonin në Egjiptë dhe do beheshin forcë e fuqisë angleze..!

    Së pari, ua lidhen duart te gjithëve, i afruan buzë detit të Jafës dhe pritnin urdhërin nga Napoleoni, do i lironte apo pushkatonte ?
    Një masakër i hatashem u be mbi ta, sa qe ata qe kan shpetuar nga armet e zjarrit, ne menyr që të kursehej baroti sa më shumë, jane therrur me bajoneta pa e lenë as një te gjallë, një krim i tmerrshem e i pafalshëm !

    Pasi e perfundojne kete krim në gjak, Gjenerali Croisier i thote Napoleonit; "kete krim qe kemi bere këtë ditë ndaj ketyre njerzve te pafajshem qe u dorzuan vete, i vram në pabesi, duar lidhur, as perendia nuke do na e fali"... dhe ashtu iu ndodhi, pas një jave e tere ushtria e Napoleonit u shtri nga kolera ku vdiqen me qindra ushtar.
    Siç e thash, ne kujtojmi vetem raste te kendshme e jo te hidhshme te perandorise se Napoleonit

    Prandaj me befason se si dhe perse Napoleoni paska ndrruar mendim ndaj shqiptarve duke i integruar pastaj ne ushtrine e tij, kete e dijmi, veproi keshtu me suliotet...

    Nejse, ka mundesi qe edhe nuke i ka njohur mire shqiptarët atehere me 1798 dhe tani kur behet perandor i ka njohur me mire se kush jane shqiptaret, sepse Tajlerani i shkruan letër dhe i thotë; "Asgjë nuk është për ne më e rëndesishme se sa të rikëmbemi Shqiperinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe te gjitha krahinat e perandorisë turke te europës te cilat një dite do te na ishin teper te nevojshme"

    Edhe një gje desha te shtoja se, keta 4500 shqiptaret qe i masakroi Napoleoni në Palestinë ishin ne rrugë per ne Egjiptë dhe ka mundesi që Napoleoni kishte frike apo dyshonte se këta trupa posa te arrijin ne Egjiptë do te inkuadroheshin ne radhet e ushtrise Angleze keshtuqe, nga frika dhe pa kurrfare arsye dhe kurrfare prove dhe pa kurrfare faji e pa gjykim, ka dhene urdher qe ti pushkatoje te gjithë, ne mesin e tyre kishte gra, pleqë e fëmijë.

    Para se ti pushkatoje shqiptaret shumica e tyre kishin shprehur deshiren qe te behen ushtar francez por Napoleoni kishte hedhur poshte kete propozim duke thene se kishte mungese per ushqimë, me fjalet , " si ti ushqej 4500 goj njeri kurse vete ne kemi munges uji e buke"...

    Pra, per mua ky rast apo ky krim i pafalshem i Napoleonit ndaj shqiptarve nuke mundet te me mashtroje aqe shume qe ti qoj ne qielle lavdratat e tij per neve se gjoja na ka dashur shume neve dhe se ky liber sot qe ka dalur me deshmi se Napoleoni paska patur ushtri e gard shqiptare ne ushtrine e tije nuke me bejne te mbetem krenar fare ngase ne rende te pare shqyrtohet e keqja se çka bere ai ndaj shqiptarve te pafajshem njehere e pastaj nese gjendet diku ndonje leter se Napoleoni paska kërkuar falje ndonjehere ndaj këtij krimi qe e permenda atehere eshte diçka tjeter dhe tek e fundit nje njeri qe jep urdher qe te vriten 4500 njerez te pafajshem per mua ai eshte kriminel e gjakpires, nuk ka fjalë tjetër !

    E megjithe keto levdata qe sot lexojmi ne per kete epoke nuke duhet te turprohemi qe te shkruajmi te verteten per Napoleonin, per te keq apo per te mire pra ketu kemi dy faqe napoleoniane, njera eshte teejt e zymt e tjetra e ndritshme.

    Dhe me e keqja prap po e permendi, faqet e internetit jane te mbushura me tituj si; A ishte napoleoni ndonjehere ne Shqiperi ?

    Po mirë, ka dasht zoti qe nuk e ka qua në Shqipëri se ai ndoshta do na shfaroste edhe me keq se që bëri Pol Emili 167 (aty rreth) para krishti qe masakroi me se 150 000 apo me shumë epirotë...Disa thonë se kishte shkelur Napoleoni ne Shqipëri, edhe pse asnjë argument nuk ekziston perpos dy frazave te nje autori qe pershkruan jeten e tij ku, aty ne nje rast Napoleoni gjatë një fushate atje në Spanjë, disa vite me vonë pra, pasi qe i kishte masakruar shqiptarët, dhe ketu në Spanjë shef fshatarët dhe i thote nje eprorit te tij; "interesante si i paskan keta fshatarë me kepucat (opingat) si te shqiptareve)...dhe menjehere kjo fraz ka ndikua tek kerkuesit tanë dhe zgjuar kurreshtjen; Athua ku i ka parë Napoleoni opingat e shqiptareve diku tjetër perpos se ne Shqiperi ? ..dhe kështu kanë pjellur lajme te një pas njëshme neper gazetat tona si dhe internet me bindjet se, Napoleoni ka shkelur edhe në Shqipëri..?

    Po ju garantoi pra se; këmba e Napoleonit kurrë nuk ka shkelur në Shqipëri por, këto opinga qe i ka parë ai në Spanjë tek baskët, ia kujtonin me siguri edhe ato opingat e shqiptarëve të mjerë që i pushkatoi pa faj në brigjet e Jafës !

    Mos të flasim pastaj per sa e sa trillime te tjera ku ne e bejmi këtë antishqiptar edhe me origjinË shqiptare, gjë qe kalohet çdo kufi më trillimet tona...dhe ende nuk e kuptoj se ku është qellimi i ketyre titujve, për të mashtruar kë, vetveten apo te tjerët ?

    Referime;

    *Bonaparta nga autori Andre Castelot ne faqen 366 tek volumi i pare, jane me se 3000 deri ne 4000 Arnaute shqiptare,

    Ky masaker eshte ekzekutuar me 8 Mars te vitit 1799, nga gjenerali Croisier me urdher te Napoleoinit i cili ishte aty ne vend te ngjarjes...

    Letra qe i dergon gjenerali Croisier te shoqes se tij ku i flete per murtajen qe i kishte shtrua per toke ku me qindra ushtar kishin gjetur vdekjen nga kjo smundje, ai i flete edhe epr mallkimin e perendis se ketyre arnauteve qe ra mbi ta pasi ua moren shpirtin ketyre njerezve te pa fajshëm....
    Zoti i shqiptareve pra me siguri u hakmirr, pastaj u'a mori edhe ketyre shpirtin si e meritonin..

    Pra kjo leter origjinale sot ruhet ne Biblioteken Kombtare Franceze në Paris !


    *Le 23 août 1797, Talleyrand écrivit à Bonaparte : "Rien n'est plus important que de nous mettre sur un bon pied avec l'Albanie, la Grèce, la Macédoine et autres provinces de l'Empire turc d'Europe, et même toutes celles qui baignent la Méditerranée, comme notamment l'Égypte, qui peut un jour nous être d'une grande utilité"

    Talleyrand Tajeran i shkruan letër Bonapartes; " Asgjë nuk është për ne më e rëndesishme se sa të rikëmbemi Shqiperinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe te gjitha krahinat e perandorisë turke te europës te cilat një dite do te na ishin teper te nevojshme".

    Për Rilindjen=ilire=shqiptare=kreksi
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  2. #22
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    24-03-2014
    Vendndodhja
    BOSH
    Postime
    102

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Thone qe te flasesh keq per vendin tend nuk eshte mire, dhe une po respektoj kete tradite te mendjeve te ndritura shqiptare qe per hir te se vertetes po veniten. Por ju lutem jini me realiste dhe mos postoni çdo paçavure qe gjeni lart e poshte. Do kisha vertete deshire te thosha me ze te larte diku ketej ne europe JAM SHQIPTAR, por ul koken e belbezoj lehte jam nga shqiper...a. Me vjen vertet keq, shume keq.

  3. Anetarët më poshtë kanë falenderuar NIKOLA TESLA për postimin:

    Kreksi (27-03-2014)

  4. #23
    i/e regjistruar Maska e Kreksi
    Anëtarësuar
    20-11-2004
    Vendndodhja
    Francë
    Postime
    5,636

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Citim Postuar më parë nga NIKOLA TESLA Lexo Postimin
    Thone qe te flasesh keq per vendin tend nuk eshte mire, dhe une po respektoj kete tradite te mendjeve te ndritura shqiptare qe per hir te se vertetes po veniten. Por ju lutem jini me realiste dhe mos postoni çdo paçavure qe gjeni lart e poshte. Do kisha vertete deshire te thosha me ze te larte diku ketej ne europe JAM SHQIPTAR, por ul koken e belbezoj lehte jam nga shqiper...a. Me vjen vertet keq, shume keq.
    Po ju garantoi pra se; këmba e Napoleonit kurrë nuk ka shkelur në Shqipëri por, këto opinga qe i ka parë ai në Spanjë tek baskët, ia kujtonin me siguri edhe ato opingat e shqiptarëve të mjerë që i pushkatoi pa faj në brigjet e Jafës !

    Mos të flasim pastaj per sa e sa trillime te tjera ku ne e bejmi këtë antishqiptar edhe me origjinË shqiptare, gjë qe kalohet çdo kufi më trillimet tona...dhe ende nuk e kuptoj se ku është qellimi i ketyre titujve, për të mashtruar kë, vetveten apo te tjerët ?
    Askush nuk te pyt: ç'ka bere atedheu per ty por ç'ke bere ti per Atedheun ! - JFK

  5. #24
    i/e regjistruar Maska e fegi II
    Anëtarësuar
    19-10-2012
    Postime
    630

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Dy krizat e para te qeshtjes lindore 1832-1859
    lindja e dy shteteve te krishtere ne teritorin e Dar al-Islamit, i dyti (Greqia) lindi me nderhyrjen e drejtperdrejt te Fuqive- e bente Perandorin osmane <>
    mundet te numrohen kater krizat deri ne funde te Perandorise: ajo e viteve 1830-1840,e shkaktuar nga pashai i Egjiptit Mehmet Aliu ;luftes se Krimes qe " nje e treta ose 11000 ushtar britanike vdiqen ne ate Dimer" Ne historine e saj te hershme, Krimea ishte pjese e disa perandorive te medha. Ne shekullin e 13-te, ajo u pushtua nga tataret - nje popullsi myslimane turqisht-folese, qe ishin pjese e Perandorise Mongole(1853-1856) qe u tha ndal synimeve te hegjemonise ruse ne Ballkan; e viteve 1875-1878 qe qoi ne Traktatin e Berlinit dhe ne nje hart te re te Gadishullit; e viteve 1912-1918 e cila nepermjet bashkimit te luftrave ballkanike dhe luftes se par botrore solli zhdukjen e Perandoris Osmane
    Ndryshuar për herë të fundit nga fegi II : 28-03-2014 më 03:47

  6. #25

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Me fal po cfare lidhje ka ky postimi jot me temen?

  7. #26
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anëtarësuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033

    Për: Shqiptarët, për dhjetë vjet ishin zotër të Jerusalemit

    Citim Postuar më parë nga Kreksi Lexo Postimin
    Si dhe pse Napoleoni i masakroi 4500 shqiptar ?
    Napoleoni sipas shume gjasave s'ka masakruar 4500 shqiptar, por ndoshta 4500 osman apo musliman...
    Edhe nese i ka masakruar, jo pse ishin shqiptar, por sepse kane qene armiq, kundershtar apo thjeshte ne vendin e gabur ne kohe te gabuar.
    Napoleoni do te masakronte edhe francezet, gjermanet, polaket , ruset, greket etj. ne rrethana te njejta.

    Edhe një gje desha te shtoja se, keta 4500 shqiptaret qe i masakroi Napoleoni në Palestinë ishin ne rrugë per ne Egjiptë dhe ka mundesi që Napoleoni kishte frike apo dyshonte se këta trupa posa te arrijin ne Egjiptë do te inkuadroheshin ne radhet e ushtrise Angleze keshtuqe, nga frika dhe pa kurrfare arsye dhe kurrfare prove dhe pa kurrfare faji e pa gjykim, ka dhene urdher qe ti pushkatoje te gjithë, ne mesin e tyre kishte gra, pleqë e fëmijë.
    Cfare kerkonin 4500 shqiptar atje, ne Egjipt...?
    Kush i dergonte ne Egjipt dhe pse?
    Ku ishin tjeret, turqit, palestinezet, arabet...pse ishn te gjithe shqiptar?

    Pra, per mua ky rast apo ky krim i pafalshem i Napoleonit ndaj shqiptarve nuke mundet te me mashtroje aqe shume qe ti qoj ne qielle lavdratat e tij per neve se gjoja na ka dashur shume neve dhe se ky liber sot qe ka dalur me deshmi se Napoleoni paska patur ushtri e gard shqiptare ne ushtrine e tije nuke me bejne te mbetem krenar fare ngase ne rende te pare shqyrtohet e keqja se çka bere ai ndaj shqiptarve te pafajshem njehere e pastaj nese gjendet diku ndonje leter se Napoleoni paska kërkuar falje ndonjehere ndaj këtij krimi qe e permenda atehere eshte diçka tjeter dhe tek e fundit nje njeri qe jep urdher qe te vriten 4500 njerez te pafajshem per mua ai eshte kriminel e gjakpires, nuk ka fjalë tjetër !
    Perseri po thua "ndaj shqiptarve"...
    Sigurisht se nje masaker e tille eshte krim, por me duket se po ben krahasime te paduhura.
    Nuk krahasohen krimet e asaj kohe me ato te kohes sone. Se paku nuk eshte e lejushem qe krimet e Napoleonit kunder osmaneve, mulimaneve apo thjeshte nje grupi njerezish qe ishin armiq apo ne cfaredo forme e rrezikonin ndermarrjen e tij, te interpretohet si krim i Napoleonit "ndaj shqiptarve". Ne kohen tone, duke pasur parasyesh edhe disa epoka te marredhenjeve jo mjaft te mira te francezeve dhe shqipetareve, ky intepretim merr nje kuptim krejtesisht tjeter. Ngjashem me ato te armiqesive dhe urrejtjeve tradicionale shekullore ne mes te nacioneve. Nje armiqesi e tille ne mes te shqipetareve dhe francezeve, pavaresisht pozicionimeve te ndryshme gjate periudhave te caktuara, nuk ka ekzistuar kurre. Shqiptaret ne rastin me te keq kane qene vetem viktima te lufterave ne mes te superfuqive dhe fuqive. Shqiptaret nuk kane qene asnjehere aq faktor relevant ne Ballkan dhe ne Evrope. Faktorizimi me i madh i shqipetareve ka ndodhur gjate fundit te 90-ave te shek. 20 dhe deri sot. Se si e shfrytezojme dhe a do te perfitojme sa duhet nga kjo situate relativisht e favorshme, eshte ceshtje tjeter. Edhe pse perseri nuk jemi aq faktor i rendesishem sa ndoshta mendojme. Edhe me tutje jemi pas serbeve, grekeve dhe bullgarve. Superfuqite dhe fuqite ende nuk na trajtojne me seriozitet te njejte si serbet, greket dhe bullgaret...

    Dhe me e keqja prap po e permendi, faqet e internetit jane te mbushura me tituj si; A ishte napoleoni ndonjehere ne Shqiperi ?
    Kjo eshte bere tradite...
    Nuk jane vetem shqiptaret te tille, por te gjitha kombet qe kane perjetuar histori dhe tragjedi te ngjashme. Te ndare ne shume shtete, te shperngulur, te perndjekur dhe te emigruar ne te gjitha anet e botes dhe ende pa arritur te krijojne nje shtet kombetar, i cili do e meritonte te quhej i tille.

    Referime;

    *Bonaparta nga autori Andre Castelot ne faqen 366 tek volumi i pare, jane me se 3000 deri ne 4000 Arnaute shqiptare,

    Ky masaker eshte ekzekutuar me 8 Mars te vitit 1799, nga gjenerali Croisier me urdher te Napoleoinit i cili ishte aty ne vend te ngjarjes...

    Letra qe i dergon gjenerali Croisier te shoqes se tij ku i flete per murtajen qe i kishte shtrua per toke ku me qindra ushtar kishin gjetur vdekjen nga kjo smundje, ai i flete edhe epr mallkimin e perendis se ketyre arnauteve qe ra mbi ta pasi ua moren shpirtin ketyre njerezve te pa fajshëm....
    Zoti i shqiptareve pra me siguri u hakmirr, pastaj u'a mori edhe ketyre shpirtin si e meritonin..
    Stil gati standard i shkrimeve kritike te kohes per ngjarje te tilla...
    I vrame te pafajshmit, na denoi Zoti i tyre.

    Pra kjo leter origjinale sot ruhet ne Biblioteken Kombtare Franceze në Paris !
    *Le 23 août 1797, Talleyrand écrivit à Bonaparte : "Rien n'est plus important que de nous mettre sur un bon pied avec l'Albanie, la Grèce, la Macédoine et autres provinces de l'Empire turc d'Europe, et même toutes celles qui baignent la Méditerranée, comme notamment l'Égypte, qui peut un jour nous être d'une grande utilité"

    Talleyrand Tajeran i shkruan letër Bonapartes; " Asgjë nuk është për ne më e rëndesishme se sa të rikëmbemi Shqiperinë, Greqinë, Maqedoninë si dhe te gjitha krahinat e perandorisë turke te europës te cilat një dite do te na ishin teper te nevojshme".

    Për Rilindjen=ilire=shqiptare=kreksi
    Shume mire...
    Megjithate, eshte e pabesueshme qe autori te kete menduar ne Shqiperine, Greqine dhe Maqedonine e sotme. Prandaj duhet diferencuar shume qe te mos krijohen keqkuptime.
    Shqiperia s'ka ekzistuar kurre deri ne ate kohe, keshtu qe eshte mjaft e cuditshme se si autori vjen tek ideja e rimkembjes se "Shqiperise".
    Cila ishten harta e Shqiperia, cila Greqise dhe cila e Maqedonia ne mendjen apo vizionin e autorit?
    Ndryshuar për herë të fundit nga Antiproanti : 28-03-2014 më 08:48

  8. Anetarët më poshtë kanë falenderuar Antiproanti për postimin:

    Kreksi (28-03-2014)

Faqja 3 prej 3 FillimFillim 123

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •