Kryeministri i Turqisė, Recep Tayyip Erdogan, pretendohet t’i ketė kėrkuar djalit tė tij qė tė heq qafesh shumėn prej 30 milionėve, nė ditėn kur u zbulua ryshfeti nė kabinetin e tij. Biseda ėshtė postuar nė YouTube, por Erdogan pohon se fjala ėshtė pėr njė falsifikim.
Zyra e Erdoganit tha se ky audio-incizim ėshtė i pavėrtetė. Ndėrkaq, agjencia Reuters ende nuk ka mundur tė verifikojė kėtė postim, qė tė hėnėn vonė ėshtė bashkėngjitur nė YouTube.
Nė audio pretendohet se flasin Erdogani dhe djali i tij Bilali, se si shumat e parave duhet t’i sjellin nė “zero”, duke i ndarė mes disa njerėzve tė biznesit. Nė njė moment, pretendohet se Bilal thotė se duhet hequr edhe nja 30 milionė euro tjera.
Incizimi shfaqet dy ditė pasi partia e Erdoganit - e Drejtėsisė dhe Zhvillimit - zyrtarisht ka filluar fushatėn pėr zgjedhjet lokale nė fund tė marsit. Erdogan pohon se gjithēka ėshtė orkestruar pėr ta pėrmbysur atė nga pushteti.
“Incizimet e postuara nė internet, bashkė me pretendimet se fjala ėshtė pėr bisedėn telefonike mes kryeministrit Recep Tayyip Erdogan dhe djalit tė tij, janė krejtėsisht tė pavėrteta dhe produkt i montimit tė pamoralshėm”, kanė thėnė nga zyra e Erdoganit. "Ata qė e kanė krijuar kėtė komplot tė pistė drejtuar kryeministrit tė Turqisė, do tė pėrgjigjen para ligjit”.
Pas kėtij publikimi ėshtė mbajtur edhe njė takim i veēantė i Erdoganit me zėvendėskryeministrin Besir Atalay, ministrin e Brendshėm Ekfan Ala, dhe shefin e inteligjencės Hakan Fidan. Po ashtu, janė takuar edhe krerėt e opozitės, tė Partisė Popullore Republikane, zėdhėnėsi i sė cilės parti, Haluk Koc, ka kėrkuar dorėheqjen e qeverisė.
“Turqia nuk mund tė vazhdojė nė rrugėn e saj me kėtė ndyrėsi, me kėtė barrė”, ka thėnė Koc.
Skandali i korrupsionit shpėrtheu mė 17 dhjetor me burgosjen e biznesmenėve tė afėrt me Erdoganin dhe djemtė e tre ministrave. Ky ishte skandali mė i madh nė 11 vitet e qeverisjes sė tij. /Telegrafi/
Pronto-Afera e "vellait" turk te Hashim Thacit...!
Krijoni Kontakt