Close
Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 41
  1. #31
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Citim Postuar më parë nga derjansi Lexo Postimin
    o qna the more
    pse kur te ndalojn per DUI ne amerik nuk te merr xhaxhi polici e te qon ne burg e aty do presesh deri sa te te boj dikush bail?

    apo te jep gjoben e thot hypi prap makines i pim e shko ke shpija.

    do na tregojsh ne ameriken tash ti
    Eh eh ashtu eshte. Amerikanet te lene te flesh ne burg per nje nate, qeveria e rilindjes te le te flesh ne burg per 10 dite.

    Albo

  2. #32
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Eh budallai i varfer!

    1. Kujton se duke nxjerre nje ligj te tille, njerezit nuk do te pijne me alkool e nuk do te dehen e ti japin makines.

    2. Kujton se njerezve do t'iu hyje frika nga ligji.
    Albo
    Ne naten e vitit te ri kam pire vetem 0,33 litra birre. 4 ore feste 1 birre 0,33 litra ... sepse me eshte dashur te ngas makinen per t'u kthyer ne shtepi e me ndodhe me te ndale policia me perberje te larte te alkoolit ne trup direkt te marrin te fusin ne burg, pastaj te hapin gjyq per rrezikim te sigurise se pergjithshme. Mos e krahaso me perendimin, sepse shtetet perendimore ne vitet 1700 kane patur organizim me te mire se qe kemi ne sot. Ne mund te krenohemi me njerez si Referin qe per cdo 3 jave hyn ne forum dhe i shpalle lufte ndonje shteti ne ameriken jugore.

    Mos me fol per ameriken vlla, shtet qe ta ka cuar njeriun ne hene para 40 viteve. Mos te ishte ky civilizim perendimor ne do te jetonim sikur ne vitet 1800.

  3. #33

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ne ne Amerike, kur kapim shofere te pire:

    1. I bejme te paraqiten ne gjyq para nje gjykatesi.

    2. U heqim patenten e te drejten e ngarjes se makines.

    3. Ne raste te vecanta u sekuestrojme edhe makinen kur nuk kane para te paguajne gjoben e demet.
    Dhe ju amerikanet kujtoni se duke nxjerre nje ligj te tille, njerezit nuk do te pijne me alkool e nuk do te dehen e ti japin makines. Kujtoni se njerezve do t'iu hyje frika nga ligji?

    Ligjet jane te kota, nuk sjellin asgje te mire.

  4. #34
    i/e regjistruar Maska e Nete
    Anëtarësuar
    13-04-2009
    Postime
    8,688

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Mire do te ishte 1 muaj,se le qe shkaktojne fatkeqsi per veten,por edhe per te tjeret!

  5. #35

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Une per nje gje cuditem me keta te mendjehapurit e ndritur te Forumit.
    Nqs larg qofte,do tu ndodhte ketyre ti shtypte nje i dehur per vdekje nje pjestar te familjes se tyre,cdo benin keta...do kerkonin ta vrisnin me duart e tyre ate person apo do thoshin une ty te kam lene allahun ?

  6. #36
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Pse Shqipëria ka numrin më të madh të viktimave në aksidente?

    Shqipëria ka dyfishin e numrit të viktimave të regjistruara në aksidente në krahasim me shtete e tjera të Evropës

    Shqipëria shënon numrin më të madh të viktimave të regjistruara në aksidentet automobilistike në raport me vendet e Bashkimit Europian.

    Nëse në vendet e Evropës humbin jetën 40 deri në 60 shtetas për çdo një milion banorë, në vendin tonë humbin jetën 119 persona në vit për çdo një milion banorë.

    Që nga viti 1992 deri në vitin 2013 në Shqipëri kanë humbur jetën në aksidentet automobilistikë 6 939 persona. Vihet re një trend në rritje i aksidenteve automobilistikë, të cilat për këtë hark vitesh kanë regjistruar shifrën e 19 441 aksidente.

    Sipas raporteve policore, shkak kryesor i aksidenteve është shpejtësia tej normave të lejuara apo shkelja e rregullave nga drejtuesit e mjeteve.

    Por, shumë rrugë në vendin tonë janë lënë përgjysmë dhe të papërfunduar, duke bërë në këtë mënyrë që të mungojë sinjalistika, e cila në të shumtën e rasteve është dhe shkaku kryesor i aksidenteve.

    Raporti thotë së nga statistikat, rreth 10 për qind ë aksidenteve bëhen në rrugë të lagura duke qenë se akset mbajnë pellgje me ujë. Si shkak i dytë i aksidenteve radhitet rritja e numrit të mjeteve motorike, e për rrjedhojë kjo rritje e numrit pa u paraprirë nga planifikime të mirëfillta të zonave urbane dhe në mungesë të aksit për këmbësorët dhe biçiklistët, çon në rritjen e rrezikut të tyre në përfshirjen në aksidente rrugorë dhe uljen gjithnjë e më shumë të numrit të udhëtimeve të pamotorrizuara dhe të transportit publik.

    /Shekulli

  7. #37
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet në Bllog
    22

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si ore nuk qenka krim te pish dhe te ngasesh? Ai qe pi mund te vrase njerez kur nget makinen. Nga cfare universi vjen ti se na plase me keto komente idiote qe shkruan?
    Ligji nuk gjykon e denon njerez per krime qe nuk i kane bere akoma apo qe "mund" ti bejne. Ligji i denon njerezit per krime qe i kane bere. Po te ndiqej kjo menyre fataliste e te menduari, duhet ti denojme njerezit edhe po paten arme ne shtepi pasi "mund te bejne krime e vrasin njerez me ate arme".

    Ligjet nuk zgjidhin probleme te tilla pasi po ti zgjidhnin, kemi 100 vjet qe kemi nje ligj per vrasjet dhe njerezit prape vrasin. E njejta gje edhe me te dehurin. Njerezit do te pijne e do ti japin makines, dhe kjo nuk eshte e lejuar per nje shoqeri normale. Por ndeshkimi duhet ti pershtatet vepres e jo "do te fus ne burg per 10 dite". Burgu per te pirin eshte hotel falas. Parate e hotelit per pijanecet i paguajne taksapaguesit shqiptare, ata taksapagues qe jane te pergjegjshem, nuk i japin makines se pire dhe respektojne rregullat. A do te heqi dore nga alkooli dhe makina pijaneci pasi del nga hoteli falas i 10 diteve? Sigurisht qe jo.

    Problemi tjeter i madh eshte qe Shqiperia eshte demokraci dhe qytetaret jane te lire, e nuk mund ti nenshtrohen "ligjeve te Maliqit" qe nuk jane gje tjeter vecse cfare pjell mendja e semure e Edi Rames sot. Neser mund te pjelle dicka tjeter. Nuk mund te denosh nje qytetar si te pire e ta fusesh ne burg se keshtu i do qejfi kryeministrit apo se keshtu tha nje polic rrugor. Fajesine apo pafajesine e qytetarit e gjykon Gjykata. Dhe jo vetem kaq, por perpara se te thuash: "do te denoj cdo te pire me 10 dite burg", duhet te kesh perpiluar nje proces qe polici duhet te ndjeki, duhet te pajisesh cdo polic rrugor me mjetet per te matur sasine e alkoolit ne gjak, duhet ti trajnosh policet si te trajtojne qytetaret ne kushte te tilla. Nese nuk i ben keto, atehere eshte fjala e policit perballe fjales se qytetarit. Dhe nje polic qe do te te xhvati ty para, do ti beje te gjithe njerezit qe ndalon te pire, ne menyre qe t'iu marri gjoben, qe nuk i shpie ne burg per 10 dite.

    Ky ligj, apo nje ligj akoma me i forte se ky, nuk do te kene asnje efekt ne parandalimin e aksidenteve. Por nje gje eshte e sigurt qe do te beje: do te shtoje e ushqeje korrupsionin ne rradhet e Policise se Shtetit shqiptar, ne kurriz te qytetareve te atij vendi.

    Do te besh qe pijanecet te mendohen mire para se ti japin makines?

    1. Hiqu patenten.
    2. Detyroi qe te bejne X ore pune komunitare ne pastrimin e territorit e rrugeve.
    3. Detyroi qe te rimarrin nje kurs te ri makine.

    Kjo eshte kosto mbi jeten e tyre, e mbi xhepin e tyre, jo mbi xhepin e taksapaguesve shqiptare.

    Albo

  8. #38
    Fortis Et Honoris Maska e Meriamun
    Anëtarësuar
    04-04-2009
    Postime
    1,730

    Për: 10 ditë burg për shoferët e dehur

    Kur dikush kapet me arme, denohet per armbajtje pa leje dhe jo per vrasje apo plagosje. Poashtu nese dikush nget automjetin i pire denohet per faktin se te ngasesh i pire perben penalitet. Mendimi im eshte qe dhjete dite burg jane shume pak nese nuk shoqerohet me gjobe dhe heqje patente.

    PS. Duhet llogaritur qe do ta mbash dhjete dite me te ngrene dhe te pire ate, pijanecin !!!

    Kur i ven gjobe dhe kur i heq patenten me kusht riperseritje i tera praktikave per te poseduar nje te re atehere normalisht qe do krijohet nje qarkullim i mirefillte leku dhe do pakesohen tej mase rastet e shofereve te pishem.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Meriamun : 16-02-2014 më 12:12
    No amount of guilt can change the past and no amount of worrying can change the future

  9. #39
    Intifada verzioni 4.0 Maska e mesia4ever
    Anëtarësuar
    01-12-2006
    Vendndodhja
    Guinea
    Postime
    6,386

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Publikuar: 16.02.2014 - 16:31

    Një burrë është duke u përballur me 5 vjet burg per shkak te aksidentimit me tre vetura pasi e ka urdhëruar djalin e tij tetëvjeçar ta vozisë atë për në shtëpi sepse ai ishte shumë i dehur.

    Mikolaj Tomaszewski, 38, ka qenë duke pirë me shokët në Gielniow të Polonisë gjatë gjithë pasdites.

    Kur vendosi të shkojë në shtëpi, ai e kuptoi se ishte shumë i dehur për të vozitur.

    Kështu ai gjeti një alternativë për t`u kthyer në shtëpi: Në vend se të thërriste një taksi, babai telefonoi djalin e tij dhe i tha që të vinte me biçikletë në klubin ku po qëndronte ai, dhe pastaj ta vozite atë në shtëpi, transmeton Koha.net.

    Ai i tha policisë se kishte lejuar djalin e tij të bënte praktikë në vozitje gjatë vikendeve në parkingun e supermarketit, dhe mendoi se do të ishte në rregull që djali i tij ta voziste në një distancë të shkurtë.

    Por teksa tetëvjeçari po voziste Opel Corsan, ai pësoi aksident me tri vetura. Të tre veturat kanë pësuar dëme të konsiderueshme.


    --------------

    Krejt mentalitet tjeter eshte ne perendim dhe krejt mentalitet tjeter eshte ne vendet ku ka qene mbisunduese ideologjia ateiste e komunizmit. Ta shtin femiun 8 vjet per ta ngare makinen, shkakton ndeshje me 3 vetura. Mund te denohet me burg deri ne 5 vjet.

  10. #40

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Citim Postuar më parë nga Albo Lexo Postimin
    Ligji nuk gjykon e denon njerez per krime qe nuk i kane bere akoma apo qe "mund" ti bejne. Ligji i denon njerezit per krime qe i kane bere. Po te ndiqej kjo menyre fataliste e te menduari, duhet ti denojme njerezit edhe po paten arme ne shtepi pasi "mund te bejne krime e vrasin njerez me ate arme".
    Une nuk jam jurist dhe as e lodh koken te analizoj ligjet. Por citova frazen e mesiperme meqe eshte permendur arma. Ti nuk denohesh per armen kur e ke ne shtepi sepse ligji te lejon por denohesh nese kapesh me armen ne rruge apo ne publik. Vete armbajtja jashte baneses konsiderohet krim. Nuk ka nevoje te kryesh krim tjeter me te qe te denohesh. E njejta gje eshte me pijen. Prania e larte e alkoholit ne gjak konsiderohet kriminale sepse ne ndryshim nga arma qe mban ne brez dhe nuk e perdor, kur je dru me alkol do besh gjemen qe cke me te. E di qe ne USA ka shtete qe nuk e trajotjne menjehere si kriminale kur eshte first time dhe e quajne si traffic offense po ne Ontario ku jam une te hedhin prangat direkt sepse klasifikohet si kriminale.

Faqja 4 prej 5 FillimFillim ... 2345 FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •