Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 41
  1. #1
    Perjashtuar
    Anëtarësuar
    26-03-2013
    Postime
    22

    10 ditë burg për shoferët e dehur

    Emri:  shoferët-e-dehur-300x159.jpg

Shikime: 1513

Madhësia:  18.8 KB10 ditë burg për shoferët e dehur

    Policia e qarkullimit rrugor ka arrestuar në 5 muajt e fundit, 660 shtetas të cilet janë kapur në automjet në kushtet e përdorimit të alkoolit, ose e kane drejtuar atë pa patur leje drejtimi.

    Sipas statistikave te policise thuhet se 152 prej tyre jane ndaluar per perdorim alkooli dhe te tjeret ose nuk kane patur patente, ose nuk i kane qendruar patrullave te policise, kjo e fundit per shkak se kane patur njohuri per akisonin e nisur.

    Por Prokuroria dhe gjykatat kane kerkuar dhe kane dhene masen e arrestit me burg vetem per 83 prej tyre. Duke u bazuar ne statistika, gjate kater muajve te fundit, organet e drejtesise ne 400 rastet e ndodhura arrestuan vetem 17 prej tyre.

    Por diçka ndrysoi ne janar, ku nga 207 raste te ndaluara, 51 prej tyre, ose nje e katerta e tyre u mbajtën ne arrest. Policia serish mbetet e pakenaqur ne lirimin sidomos te personave problematike ne qarkullimin rrugor emrat e cileve nuk behen publike. Fakti qe vetem numri i te ndaluarve per pije alkoolike eshte sa dyfishi i atyre, qe u eshte dhene masa me burg nga gjykata, ka reflektuar ne pakenaqesi jo vetem tek policia por edhe tek Ministria e Brendshme.

    Duke patur rezerva per menyren se si po trajtohet nga drejtesia aksioni i qarkullimit rrugor per disiplinimin e drejtimit te mjeteve ne vend, Ministria e Brendshme eshte duke pare me larg. Juristet e saj jane duke punuar per hartimin e nje projektligji per ndryshime ne Kodin Rrugor dhe Penal, per te dhene ne menyre automatike dhjete dite burg per te gjithe ata qe kapen ne gjendje te dehur ne automjetet e tyre. Kjo sipas juristeve nuk do t’i jape shume mundesi gjykatave dhe prokuroreve per te liruar problematiket e qarkullimit rrugor. Duke perdorur afatin dhjeteditor te burgut si afatin me te shkurter per burgosjen e drejtuesve te dehur, Ministria e Brendshme synon te ule numrin e aksidenteve, qe vine si pasoje e shofereve qe konsumojne alkool.

    Burimi: Lajm Shqip
    Ndryshuar për herë të fundit nga Albo : 10-02-2014 më 14:12

  2. #2
    Updating.... Maska e Wordless
    Anëtarësuar
    19-06-2002
    Vendndodhja
    Undercover
    Postime
    3,154

    Thumbs up Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    TIRANË-Qeveria ka gati paketën e re për sigurinë rrugore. Drafti u prezantua nga ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto dhe ai Brendshëm, Sajmir Tahiri të cilët do e prezantojnë sot në qeveri për miratim.

    Sipas ministrave, cdo drejtues mjeti do të kryejë një sërë testesh që të meritojë patentën e drejtimit të mjetit, por sipas ministrave, kjo paketë do të shmangë njëherë e përgjithmonë pagesat nën dorë.

    Haxhinasto

    Siopas ministrit Haxhinasto, paketa e re për sigurinë rrugore ka një qëllim, të krijohet siguri në rrugë si për drejtuesin dhe për kalimtarin, si dhe të shmanget njëherë e përgjithmonë pagesa nën dorë. “Ndërhyrje në sigurinë rrugore, qëllimi i kësaj pakete është që të krijojmë një siguri më të madhe në rrugët e vendit dhe do të merremi me të gjithë elementët përbërës që e realizojnë këtë qëllim. Do të merremi me vetë rrugën, automjetin, drejtuesin e automjetet. Do vendosim një sistem të tillë cilësie që të mos korruptohet më”.

    “Do merremi me zbatimin e ligjshmërisë, aftësimin për ndërhyrje në raste emergjencash dhe me ndërgjegjësimin e publikut sepse mendojmë që para së gjithash kjo është një cështje me përmasa kombëtare. Kontroll të detyrueshëm edhe për elementë të tillë si cilësia e motorëve dhe per cilësine e gazrave”- tha gjithashtu Haxhinasto.

    Sipas tij do të ketë rikonceptim te elementëve të testimit, prezantim të teknologjisë së informacionit, do të kemi një teknologji shumë konkrete që askush të mos abuzojë me ata që janë persona të aftë e që mund të marrin provimet, praktikë e teori, t’ i japim fund njëherë e përgjithmonë pagesave nën dorë.

    “Do prezantojmë edhe një testim të domosdoshëm në procesin e aftësimit që është ai psiko fizik, një mjet shumë i rëndësishëm për të dalluar aftësinë e individëve në funksion të aftësive të tyre për drejtimin e automjeteve dhe për të mos shkaktuar aksidente. Ndërhyrje do të ketë sa i takon sinjalistikës në rrugë dhe elementeve të tjera të sigurisë”- tha ai.

    Tahiri

    “10 ditë burg nëse do të kapesh duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur”. Sipas ministrit të Brendshëm, Tahiri kjo është masa më drastike e marrë ndaj një drejtuesi mjeti. Po kështu Tahiri theksoi se do të ndalet përdorimi i transportit me furgon. “Do të ndalet për të shmangur aksidentet me pasoaj ët rënda. Kur them tani, them menjëherë!”, tha Tahiri.

    “Kjo është paketa më e plotë në ndërhyrje dhe e ndërgjegjësimit tonë për të garantuar jetën dhe shëndetin e drejtuesve të pasagjerëve dhe kalimtarëve. Jemi të vetëdijshëm që siguria rrugore është një problem, e njohim si problem duam ta adresojmë dhe ndaj së bashku me kolegun Haxhinasto, do prezantojmë në qeveri, një paketë masash të plotë për administrim”.

    Sipas Tahirit, masat do të mbeten në letër nëse nuk zbatohen ndaj kërkoi që ndaj cdo shkelësi të jepet dënimi që parashikon ligji. “Masat do mbeten në letër nëse nuk kujdesen dhe nëse nuk zbatohen dënimet për gjithë shkelësit e qarkullimit rrugor. Aksidentet rrugore dhe masat do jenë prioritet i qeverisë”.

    Tahiri theksoi që para kolaudimit, drejtuesi duhet të ketë shlyer një për një të gjitha detyrimet që ka në shtet.

    Po kështu Tahiri shpjegoi se fotografimi i shkelësve në qarkullimin rrugor do të jetë një praktikë që do të ndiqet në vazhdimësi nga policia. “Fotografimin e shkelësve dhe njoftimin e shkelësit nëpërmjet postës ku do i bëhen të ditur shkeljet sëbashku me fotografi të shoqëruar. Dhe kështu do të eliminohen dhe debatet e ndryshme mes qytetarit dhe policit rrugor”.

    Janë mbi 50 masa që do të ndërmerren në mënyrë të përshkallëzuar, nga më emergjentet te më pak problematiket, për të zgjidhur çështjen e sigurisë në rrugë. Një hap tjetër që do të mbikëqyret në mënyrë specifike është edhe pjesa e testimit të kandidatëve. “Kontrolli i procesit të testimit të kandidatëve për drejtues mjeti nëpërmjet sistemit online për vlerësimin e kandidatëve, regjistrimin dhe administrimin e gjithë procesit në autoshkolla”, thuhet në masën numër 25.

    (d.b/BalkanWeb)
    Ky shtet është ky që është sepse qytetarët tanë janë këta që janë !

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anëtarësuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    pak jan 10 dit burg.
    i dehuri vret njerez.

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Citim Postuar më parë nga Brari Lexo Postimin
    pak jan 10 dit burg.
    i dehuri vret njerez.
    nuk eshte krim te pish dhe te ngasesh.
    heren e pare duhet ti hiqet 5 pikeshi. heren e dyte 7 pikeshi. heren e trete e gjithe patenta per 1 vit.

  5. #5

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Si ore nuk qenka krim te pish dhe te ngasesh? Ai qe pi mund te vrase njerez kur nget makinen. Nga cfare universi vjen ti se na plase me keto komente idiote qe shkruan?

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    22-01-2011
    Postime
    2,425

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Citim Postuar më parë nga Darius Lexo Postimin
    Si ore nuk qenka krim te pish dhe te ngasesh? Ai qe pi mund te vrase njerez kur nget makinen. Nga cfare universi vjen ti se na plase me keto komente idiote qe shkruan?
    ore ti, aksidentet nuk po behen per shkak te alkolit, naten, se ne shqiperi s`ka jete nate si ne amerike.
    aksidentet ne shqiperi nuk vijne as nga shpejtesia, as nga vera dhe birrat, as nga rruget e keqija. vijne ne mes te dites nga pakujdesia, mungesa e kontrollit, neglizhenca, arroganca , por edhe nga stresi per shkak te kontrollit policor.

  7. #7
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Ziti, aksidentet behen edhe nga ato qe thua ti se behen, por me shume behen nga ato qe thua ti se s'behen.
    Ndryshuar për herë të fundit nga BOKE : 11-02-2014 më 22:27

  8. #8
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Te ngasesh makinen i pire NUK eshte krim ( felony). Nuk e di perkthimin ne shqip te (misdemeanor).
    Where does a thought go when it's forgotten?

  9. #9
    Moderator
    Anëtarësuar
    24-04-2002
    Postime
    2,009

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Mi Korazon mos e ngatorro kete pune me Ameriken. Edhe misdemieanor, ne shqip krim dtth me sa di, por i nje shkalle me te ulet. Ne Amerike varet edhe nga sasia e alkoholit qe ke ne gjak dhe sa eshte e lejuara; ke DUI dhe DWI. Provo pastaj te kesh bere aksident, me plagosje e vdekje njerezish dhe do shikosh pastaj se ku del me alokolin qe kishe pire; eshte felony apo s'eshte. Dhe po hyre ne burg, qofte edhe per ca dite, behesh me "politike ne biografi" e s'te ndahet gjithe jeten.

    Qe duhet bere dicka ne Shqiperi per kete pune, duhet bere. Po vriten e vdesin njerezit kot me kot, se i teket tjetrit te pije si ja do qejfi, i hipen makines e s'i thote njeri marshalla. Qe ne mengjez, nje kafe e dopio raki. Jam dakord me 10 dite burg, plus edhe ndonje gjobe te majme, qe t'i therrsin mendjes para se te pijne prape.

  10. #10
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anëtarësuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Për: Paketa, 10 ditë burg nëse kapesh i dehur në timon. Do hiqen furgonat!

    Boke, une thashe te ngasesh makinen i dehur nuk eshte krim, por te vrasesh njeri me makine, i pire ose i pa pire dhe t'i marresh jeten tjetrit me dashje ose pa dashje eshte krim. Jo vetem ne US, por ne tere boten.

    Ke te drejte, une kisha parasysh US kur fola pak me pare. Nuk di c'te them per Shqiperine. Se s'di statistika per shkaqet e aksidenteve rrugore.
    Where does a thought go when it's forgotten?

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Fjalët Kyçe për Temën

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •